Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Hedh vargjet e ditės se ikur ....!

Share

avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 12th October 2008, 11:51

Libri i Poetit dhe Poezia e Shpirtit !


1-U nisa me veten

Pa mall u nisa, larg tė mbetesha nga ju,
Pa lotė strukur, akrepit tė sekondave .
As hija ime s’mė ndjek buzė bregut...,
Si shkėmbi qė lėngon nga pėrplasje vale !
Marr mallin nė shpirt, e lotėt vishen duarve,
Jam..., mbetem..., brenga e njė deti nė stuhi...,





2-Ēaste ndjenjash !

Preva vėshtrimin, nga krismat u ēua qielli,
Theva orėt jetime, prej heshtjes rrahu zemra,
Ecja..., dhe ecjeve hidhja kohė nė letėr,
Tė ngrihesha pas pritjes, fshirė dashurinė e vjetėr!
Nga thellėsitė e shpirtit u ēua njė qiell i ri,
Sytė krahė-shtrirė tė ishin pas kohe tė lirė.
Ecja nėn hijet e hapave e vitet numėroja si minuta,
Tė ndieja dashurinė pranė, qė e humba dikur...,






3-..., ..., ...,

U fėrkua dielli nė kurriz tė malit,
Me shigjeta rrezesh ia ēau trupin vesės.
U shtrua horizontit, hapėsirės sė blertė,
Hidhte mesazhet e para tė ditės fytyrė-ējerrė!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 12th October 2008, 11:57

Poete, po se gjetem veten ne mes vargjeve tona..........., atehere
kerkoni,kerkoni tek miqte qe kini t'u japin me shume se keto vargje ?!!






Kreha rrezet...,...

Kreha rrezet me gurė resh ..., ...,
Pėrkulej shkėndija nė gji tė kodrės,
Mes kaltėrsisė ngrihej pėr nė perėndim.
Shkėrmoqte copėza dallge qė vinin vėngėr,
Njė mall qė shukte nga brigjet, shkėmbenj loti!


Mendja djeg

Shkrendem midis flakėve tė qiririt,
Trazoj, frymė mė frymė, trupin e heshtur.
Lėkunden hijet e turbullta, natės rreth pene,
Mendja bėrė shpuzė, djeg mendime nė fletė!


U var mjergulla....,

U var mjergulla mbrėmjes, nė fytyrė tė qiellit,
Yjet u strukėn nė furrikun e natės ..., ...,
Endur, si varfanjake, nisi tė bridhte mjergulla,
Zbardhi hapėsirėn, deri nė agim ...,
..., ..., u shkri prej rrezeve .


Pėrpėlitej nė hi !

Duarve dridhej loti, pėr sythėt qė s’ēelėn kurr,
Nė degėt e thara, damarėve endej jetė.
Fshehur lastarėve nė trup digjej nga pak,
Loti i dashurisė, rėnkonte e pėrpėlitej nė hi!
Linte shenjė kohe, nė hartėn e viteve .



Mendimet e dallgėve

Kėputen mendimet tek shkojnė perėndimit...,
Diku, detit palosin dallgė tė mavijosura.
Nėpėr thellėsi trembin e ndajnė grumbuj peshqish,
Lodhen pas tyre..., humbasin thellesive

Detit kėpus dallgė !

Detit ia preva dallgėn, tek vinte bregut,
Me penė ia shemba ngjyrėn nėn gurinj.
Letrėn e shtriva pėr sė gjati nė hapėsirė,
Tė merrte nė bardhėsi, “mėkatet e shenjtorit”!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 20th December 2015, 04:10

Heshtur-Shkruajme e Heshtur Ikim nga kjo BOTE !

1-Dy lotėt e fundit !

Nė thelpi tė gurit t’a zhvesha atė’ vėshtrim,
Dhe “mallin” eshtėr-copėtuar e hodha larg….,larg…,
Larg tė ikte , pa mė pėrqafuar ..., si dikur me mall,
Larg tė ikte, pa parė…, si dikur me ėmbėlsi…,
….,dhe shuka nė trup tė gurit tė thelpisur dy lotėt e fundit !!



2-Portreti nė zarfin e lotėve !

As kurrė se ndjeva vėshtrimin e cjerrė qė kishe marrė nė fytyrė,
Presjen mbi ballin e menduar ndjekur nga reticensa se pash nė ndarje,
Kėmbanat e lotit s’i ndjeva tė binin mė, shpirtit tėnd….,….,….,
Ti ishe kthyer nga njė tjetėr botė…., nga njė hije lak-mbėshtjellė,
E s’e njohe kurrė mė, portretin tim tė mbetur nė zarfin e lotėve !!








3-Nė faqe tė dheut…,…,

Nė faqe tė dheut rrėshkiti njė plis mendimi…,…,
U shkėput thėrrime pėrmbi pellgun-kufomė,
Portret-qielli i rėnė si nė grackė, rrotullonte retė ujit,
….,dhe unė e heshtura para shiut qė binte rrėmbimthi,
Mblidhja plisa dheu e shiu tė mbetura jetimė pas vijės sė ylberit!





4-U pėrdrodh mall-koha nė kthim !

Nė vėshtrimin tėnd e theva pabesinė e njė ėndrre,
Lakuar nė hije tė kohės, humbe shteg-shpirtit tė lotit,
U harrove si lastari rrėzė trungut, shekuj me diell ,
E ndjeva tė tė dhimbte, dhimbja si kockė e ciflosur,
E pash tė tė kapte malli, si nėna pėr fėmijėn mėrguar,
Si blutėsia mbulohet me re formė-shprishura e tė nxira,
U pėrdrodh cdo gjė nga e para, mall-koha u thye nė kthim!













5-Mbi shpatull tė agimit !

Qesha me fjalėn qe zhytej llumit nė heshtje….,
Qesha t’ia humbisja rrėnjėt egoiste…,…,
E shtrydha vėshtrimit, njė nate tė pa hėnė,
Hijen e harbutėrisė e bėra me kėmbė, shtėng !
Nisa t’a harroja fytyrėn e ditės sė shtrembėr,
Mbi shpatull tė agimit vara shpresat pėr tė ecur.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 20th December 2015, 04:42

Derdhur vargje per kete jete, derdhur si uji shkembinjeve!

*** *** ***
U rrokullis nga lartėsia, guri i harresės…,
Mes rrėkesė njerėzore ra, e mbuloi llumi,
Ngeli harresė e harruar nė gurė shekullorė.

*** *** ***
Ndahej dhembja, nė dhembje kredhur pritja,
Shtynte me kėmbėt e lodhura, fuqinė e kohės.
Nė rrugėt pa jetė, ku kėputej muzgu.

*** *** ***
E kapa vargun t’a merrja me vete,
Nga dora m’u shkėput, si gjethe e tharė,
Ndjeva gėrmat tė rėnkonin nga dhembja.

*** *** ***
Halli ēan dhe dyert e blinduara tė lotit,
Njė pasqyrė thyhet mė dysh pėr ters,
Nė mijėra tė tjera, halli e copėton fatin e trokitur.


*** *** ***
Gjėmonte zėri, si rrjedha nė grykė tė malit,
Prej frikės shkundte copėza zemre.
Mbeti harresė nė sytė e qiellit blu.

*** *** ***
Diku ngeci, ngrinte akujt pėr tė qenė aty,
Diku mbeti, shtypte faqe tė tėra pėr kronika,
Diku rėnkoi, gishtat hoqi zvarrė mbi letėr.

*** *** ***
E dua njerinė, ku dashuria tė ēeli e para,
E dua njerinė, ku ndjenja tė mos mbytet,
E dua njerinė, ku vdekjes mos ti trembet zemra.

*** *** ***
Errėsirės, dallgė e detit mė shembi kujtimet,
Statujė mendimi, s’tunden hapat vendit,
Trembet zbehtėsia, fytyrės sė dallgės sy rjepur.


*** *** ***
Pentagrm m’u bė heshtja qė sorollatej hapėsirės,
Notat krodhi pa pyetur vetminė qė ruante kohėn.
Ēelėsi merrte mungesė, prisnin t’i sillte nė formė.

*** *** ***
Kapa yjet, me sy ua mbėrtheva vezullimin,
Nisa t’i numėroja nė natėn e lagėsht,
Ca fikeshin, ca ndizeshin, dita erdhi shpejt.

*** *** ***
Fijes sė barit mbėshteta lodhjen e djegur,
Trupit iu pėrkul me butėsi vesa e parė.
Ngjalli lodhjen, plagėt ia shėroi shpejt.

*** *** ***
Vijave pa numėr uji ēante i sigurtė,
Rrėnjėve njomte jetėn, qė flinte e calė.
Sythet e para kokėn ngrihnin me agimin.


*** *** ***
Mu var buzėqeshja degėve tė mėnit,
Kokėrrave tė ėmbla, ēante lotin e largėt,
Ranė radhė, mbi tokėn qė heshtėte.

*** *** ***
U shtri dhembja shtratit, e shqeu me dhėmbė,
Mbi zemėr shoshiti pak derte pėr jetėn.
Kafshohej gjer nė kockė me sytė dėshmimtarė.

*** *** ***
Mė iku sythi i qeshjes, u preh buzė shtratit,
Kapej me njeriun errėsira, si lugati mes hienave.
Diku grryente loti, kripėsinė e kohės.

*** *** ***
U shtri loti i shpirtit, ēau zinė trupit,
Dhembja, dejeve tė trungut qė le, nėnė.
Ike larg, larg shtegėtoi urtėsia e fjalės.


*** *** ***
Jam harruar nė kujtesėn tuaj eshtake,
Nga lotėt m’u zhduke, mbete buzėve tė mia.
Puthjet me shpirt, mė tė shenjtat e kujtesės.

*** *** ***
U shtri loti i shpirtit, ēau zinė trupit,
Dhembja, dejeve tė trungut qė le, nėnė.
Ike larg, larg shtegėtoi urtėsia e fjalės.


*** *** ***
Qiellit tė kaltėr dorėn ngriti vėshtrimi,
Yjėsinė e fundit ta kapte fort me shpirt.
Prej vehtes njė copė malli, t’a shkėpuste pėr atje.

*** *** ***
Griste sytė loti, para orėve tė mėngjesit,
Me etje ēalonte, buzėve tė njeriut,
Tė mbante mos’harresės fytyrėn qė treti Janari.



Shiko profilin e anėtarit


#5

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi