Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionGurra Popullore Came

more_horiz
Nga Sejdi Kondi.

Fjalë të Ali Pashës për Camërine e sipërme

Agallaret markaqote
Hoxhallaret ninaqote
Namuslite janjarjote
Nikoqiret shalsjote
Gunedhiret dishaqote
Grurestreloshit vervjote
Bukedhenesit lopsjote
Luftetaret Kocjote
Bujqemirete mursjote
Fukarenjte ciftiqote
Ata pandalejmonite
Te humburite ne ullite,
Filaqot' konispolite
Te nderuarit, sojlite.
Spartajote, palle-lare
Verselote trima te rralle,
Skupicot' are me are.
Cameria lule me ere
Bujare dere me dere.

Fjalor:

Cameria e siperme - shih shenimin e meposhtem
Namusli - i ndershem
Gundedhire - cobane, barinj
Grurestreloshit - qe e nxjerrin grurin nga stralli
Bujqemiret - bujqit e mire
Fukarenjte - te varferit
Sojlite - fisniket.


Shenim:

Thuhet se rreth viteve 1795-1796 Ali Pashe Tepelena i Janines ka bere nje udhetim nga Butrinti, Borshi, Delvina, Markati, ne Konispol, Filat e ne te gjitha fshatrat e Camerise se siperme(pjesa e krahines se Camerise nga lumi Kallama deri ne lumin e Shalesit, Pandalejmon e Qafa e Kullucires).

Konispol 1985

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
Kenge Dasme (1-36)


1.
FRIJTI ERA E TE NGRITI

Frijti era e te ngriti
Moj hunaze,
Mu ne Shales te verviti
Dolli vjehera e te priti
Me flori te doraviti
Me llokume te gostiti
Moj hunaze.

Frijti era e te ngriti
Prapa malit te verviti
Dolli kunata te priti
Te puthi e te rufiti
Frijti era e te ngriti
Mu ne Kondaj te verviti
Dolli dhendri e te priti
Me sahat daroviti
Moj hunaze.

Moj nane sishkruare
Fle apo je zgjuare,
Vajzene ta muarrme.

Nuk e muarrt' e dhash vete
Te trashegonet per jete...!

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
2.

C'TE NDRIT GUSHA MOJ ESMA

C'te ndrit gusha moj Esma
Jarna, jarna. jarnana*
Nga florite o baba.
C'te ndritin duart, Esma
Nga beleziqet baba.
C'tu mbush oda** moj Esma,
Jane krushqit o baba;
Do te marrin moj Esma
Erdhi kali jashte, ja:
Ku do shkosh moj Esma?
Prapa malit o baba,
Ne ato kullat e ra
Nenoja*** keshtu me tha...

Fjalor:

*Perseritje pas cdo vargu
Oda** - dhoma
Nenoja*** - nena

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
3.

C'MA KE BALLIN-O ME LULE

C'ma ke ballin-o me lule
Moj bardhule,
Lulet-o jepi hua
Ballin-o nema mua,
Lulet o jepja Ylberit
Balline mua te mjerit.
C'mi ke ke faqet-o me lule
Moj bardhule,
Lulet-o jepi hua
Faqet-o nemi mua,
Lulet-o falja Ylberit
Faqet o mua te mjerit*.
Merri lullet po i do
Dhender-o,
Nuk t'i jap u** faqet-o
Jo mor jo...***

Fjalor:

*Kenga vazhdon edhe me gjate, me gushen, site(syte) etj.
U** - une
*** Kater vargjet e fundit perserite pas cdo pjese (strofe)

Shenim:
Eshte kenge dasme qe kendohet kur hyn nusja ne shtepine e dhendrit.

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
4.

C'U NISE U BERE ILL

C'u nise* u bere ill*
Nuse guri xhevahir
Sa bukur rrobat te rrine
Nana*** sec te ben sehir.

C'u nise u bere ill
Safo guri Xhevahir
Me harxhe e ke pelshine****
Dupke***** te madhe florine
Jelekun mbushur tertire.

Fjalor:

Nise* - stolise
Ill** - yll
Nana*** - nena
Pelshine**** - bluze e bukur e qendisur
Dupke***** - monedhe floriri

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
5.

ULU MAL TE DALE HENA

Ulu mal te dale hena
Te na hije feksi berna*,
Qe te dale grikezena,
C'e ka stolisur e jema**
Stolisure allafrenga.
Aman trendafil me glema***
Aman trendafil gonxhe,
Mua nje fjale s'me the.
E bukura ne bahce,
Lule permbi lule je.
E mira e shoqeve
Dukesh qe sojleshe**** je.

Fjalor:

Te ha hije feksi berna* - te hyje drita brenda.
E jema** - nana, nena e vajzes qe do te martohet.
Trendafil me glema*** - trendafil me gjemba.
Sojleshe**** - fisnike.

Shenim:
Zakonisht kendohet nga vajzat-shoqet te asaj qe martohet ate dite.

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
6.

NGREU NUSE NGREU

Ngreu nuse ngreu
Ngreu moj e mire,
T'ju bec vjehres, e vjeherit
Kafe per te pire.
Ngreu nuse ngreu
Odat per te fshire,
Beje nuse beje
Feks e llams* shtepine.
Vere nuse vere
Poshin me tertire**,
Kur te fshice shkallet
Te te bejne sehire***.
Ngreu nuse ngreu
Moj duar argjende,
Se shtepija burrit
Eshte shtepija tende.
Ngreu nuse ngreu
Lule trendeline,
Se sot kemi miqe
Shtroje moj shtepine!

Fjalor:

Feks e llams* - ndritoje, lllamburise qe te ndricoje
Poshi me tertire&** - shamija mandilja me hoja te qendisura me disa ruaza te vogelza cilindrike.
Te te bejne sehire*** - te te shohin komshijte e te gezohen.

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
7.

ENI SHOQE TE KENDOJME


Eni shoqe te kendojme
Do t'ju thome nje histori,
C'me nglau mua te zezes
Tek po rrinja ne shtepi,
Qe nje djale shume i mire
Djal' i urte fshatari,
Sa here qe shkoj ne udhe
Ai del ne port' e rri,
Isharet ma ben me dore;
Hajde te fejohemi!
Dale bandill, dale, dale
Te behem dhe u sa ti,
Dale sa te marr te kuq
Dhe te kuqerroheme,
Dale sa te marr te bardhe
Dhe te zbukuroheme,
Dale sa te marr pasqiren
Bukur te veshtroneme...
Eja moj sorkadhe eja
Se besnik mua me ke,
S'kam nevoje per bukurira
Te dua keshtu si je!

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
8.

MOS QAJ NUSE

Mos qaj nuse, mos qaj drite
Se te prishene stolite,
-Le te prishene s'i dua
-Isha vajze u bera grua.

Mos qaj nuse moj manare
Se vjehera qe e ke prane'
Mu ne si* ti* te veshtron
Zemra shpirti i kendon.

Mos qaj nuse moj e mire
Mos e deshpero bandille,
Bej te fala vajzerise
Sot gezoniu*** nuserise.

Ti mos qaj por hidhu valle
Packa se benesh**** me halle,
Gezoje ti nuserine
Hallet ikne vene e vine.

Fjalor:
Si* - sy
Ti** - ty
Gezoniu*** - gezoju
Benesh**** - behesh

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
9.


HAPE VALLEN!

Hape vallen mos e mbill (mbyll)
Moj xhane, mos e mbill,
Ne mes te ballit ke nje ill(yll)
Moj zogez, ke nje ill.
Hiqen vallen shtruar-o
Moj nuse sishkruar-o,
Se vjeheri eshte zgjuar-o
Moj lule, zgjuar-o.
Te veshtron ai ne si(sy)
Nuse gusha-farfuri.
Sa lezet vallja te ka
Nusja jone e zgjedhura.
Hape vallen mos ju nda.
Te ka trimi me sevda
Moj lulez. me sevda...

Shenim: Kendohet nga kunatat dhe kusherirat diten e pare te ardhjes se nuses, ne mbremje vone.

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
10.

O VELLA

O vella qostek-ergjend*
Ngrehu dhe mos rri i rende**
Vish rrobat e dil te porta
Te te shohin e gjithe bota,
Te te shohij vilajeti
Nga Filati njam*** te deti.
O vella te keqen motra
Dil dhe nje here ne lodra****
Se neser te qeshin bota;
Neser hyn ne rradhe te madhe
S'je me bari me cangadhe*****.

Fjalor:
Qostek-ergjend* - zinxhir ore prej argjendi
Mos rri i rende** - ne kete rast i merzitur
Njam*** - deri, gjer.
Ne lodra**** - ne loje, dil te lozesh dhe nje here me shoket, se neser martohesh behesh burre i madh.
Bari me cangadhe***** - bari me nje tufe te vogel, te formuar nga kafshet e imta te disa familjeve.

Shenim: Kjo kenge kendohet nje dite para fillimit te dasmes.

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
11.

LUHEJ VALLJA NE FSHAT

Luhej vallja ne fshat
Gjegj cobani* lart ne mal;
Te cobani kush na vete?
Thote vasha vete une!
U nis vasha edhe vate,
Cobani porsa e pa
Foljedan** vasho i tha.
Rri vasho te flem' nje nate,
S'ta jap beson o coban.
Vate nate e mesnate,
Gjegji nana zen e vashes;
Cobani e hodhi qafes,
Pa i ra nje rrukullime***
Sot ne stan presin urime..

Fjalor:
Gjegj cobani* - degjon bariu
Foljedan** - miresevjen
Rrukullime*** - tatepjete

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
TRËNDAFILI I ÇAMËRISË

Ah Trëndafil i Çamërisë
Te Qafa e Botës u nda bota jonë
E unë shumëherë u turpërova pranë fletës së bardhë
Që m’u desh ta mbush me shkronjat e zeza të pafuqisë
Shumë herë u turpërova nga dheu pa mëmë e mëma pa dhe
Se njërën pa tjetrën se quaja dot mëmëdhe

Një natë në ëndërr m’i pëshpërite ca fjalë të qëmotshme:
Më the: “Jemi tre: ti, unë e dhimbja.
Nëse vjen, dhimbjen do ta mund me ty
Nëse s’vjen, dhimbja do na mundë të dy”
Të thashë: ja ku jam, po flasim me një zë
Por ëndrra na iku e ne s’ishim Një

Ah Trëndafil i Çamërisë!
Do të doja të më shponin gjembat tu
Që ta ndjeja afërsinë tënde thellë në brendinë e qenies
Që trupi im të përgjakej për hir të aromës sate
Se shpirti i mërzitur nga mungesa e asaj që do
I ngjanë shpirtit të mërzitur nga prania e asaj që nuk e do
E prania e jetës pa ty, më bënë që asnjë pamje të mos m’i kënaq këta sy

Mbase nuk di të shkruaj por dhimbja më bëri poet
Këto fjalë nuk vijnë në botë nga lapsi por nga malli i ndarjes
Si mund të bëjë trupi diçka që shpirti s’e mban brenda e tij?
Si mund të shkruaj e të mos jem vetë poezi?
Si mund të të puth edhe një herë o trëndafil në Çamëri?
E të mbahem mend si puthje e përgjakur në histori!

Njëzet e shtatë qershor!
Më shumë se njëzet e shtatë dhimbje për shpirtin njerëzor
Ky muaj që shënon mesin e vitit
Më bën të mendoj për ditën kur do ndahet trupi prej shpirtit
Trupin nuk mund t’ua lë amanet se ai i takon tokës
Shpirtin nuk mund t’ua lë amanet se ai i takon Qiellit
Amanet vetëm këtë poezi t’ua lexoni të gjithë njerëzve të mi
Për Trëndafilin tim të tharë në Çamëri
Nëse e kërkojnë përgjigjen time të fundit,
Mund ta gjejnë në pyetjet e mia,
A mund të mos shkaktojë dhimbje ndarja pa dëshirë?
A mund të mos ua kujtojë ndarjen fjala “lamtumirë”?

Fatmir Muja
2010

descriptionRe: Gurra Popullore Came

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi