Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare »
Pėr: Arvanitėt e Greqisė

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 7th January 2016, 05:09

Xhufi: Shqiptarėt ua shpallėn pavarėsinė grekėve

Skėnderbeu mund tė jetė grek, aq sa ē'mund tė jetė shqiptar Eleuther Venizellosi. Kėshtu u pėrgjigjet deklaratave tė partisė ultranacionaliste greke "Agimi i Artė", historiani i njohur Pėllumb Xhufi.
Nė njė prononcim pėr "Gazeta Shqiptare", historiani thotė se deklaratat e drunjta tė "Agimit tė Artė" nuk do tė meritonin asnjė vėmendje, nėse nuk do tė shprehnin njė shqetėsim real tė nacionalizmit grek dhe tė historiografisė nacionaliste greke.

Kjo forcė politike ultra-nacionaliste, pėrmes njė shkrimi nė faqen zyrtare, shprehej se shqiptarėt nderojnė si hero kombėtar njė grek, Jorgo Kastriotin, i cili zhvilloi njė luftė tė ortodoksisė kundėr turqve, pėr tė mbajtur tė lirė rajonin. Nė shkrim shtohej gjithashtu se shqiptarėt pėrdorin nė mėnyrė tė padrejtė flamurin e Perandorisė Bizantine si flamur kombėtar dhe nėnvizonin se Epiri ishte grek.

Por, cilėsimi si grek i Skėnderbeut, pėr Xhufin ka tjetėr domethėnie. "Fakti ėshtė se historia e ka lėnė Greqinė pa heronj e pa vepra heroike. Nė 500 vjetėt e sundimit osman, nė Greqi nuk arrin tė shquash njė lėvizje, njė kryengritje ēlirimtare, si pėrkundrazi ndodhi me shqiptarėt gjatė shekujve XIV-XIX", tha ai.

Nga ana tjetėr, profesori vėren se "fakti qė aktorėt kryesorė tė kryengritjes sė vitit 1821 dhe tė ēlirimit tė Greqisė ishin shqiptarėt, Ali Pashė Tepelena, Marko Boēari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej tė pėrtypej lehtė".

Sipas Xhufit, ėshtė pikėrisht pėr kėtė arsye qė historiografia dhe politika greke bėnė gjithēka pėr t'i 'adaptuar' e pėr t'i paraqitur ata si grekė.

"Madje qysh nė shekullin XIX, ndonjė ideolog i 'megali-idesė' shkoi mė tutje: duke ndjerė si frustrim kombėtar boshllėkun nė histori, e nė heronj pėr Mesjetėn greke, mendoi tė 'rrėmbejė' edhe Skėnderbeun", shton ai, duke theksuar se cilėsimet mbi heroin janė krejt tė hershme. Pėr Pėllumb Xhufin, njohės i mirė dhe autor i disa librave pėr kėtė periudhė historike, "Agimi i Artė" nuk bėn gjė tjetėr veē shkel nė rrugė tė perėnduara.

"Askush nė Evropė e Amerikė nuk ua ka vėnė veshin kllapive tė tilla. Madje edhe nė vetė Greqinė, brenda dhe jashtė botės akademike po shtohen gjithnjė e mė shumė zėrat, qė denoncojnė nervin nacionalist e shovinist tė historiografisė e tė vetė politikės greke", nėnvizon ai. Nė fund, ai kėshillon qė "ndaj kėtyre duhet tė tregohemi (dhe duhet tė tregoheni edhe ju gazetarėt) tė vėmendshėm dhe jo ndaj kakarisjeve tė sorrave tė 'Agimit tė perėnduar'". /Telegrafi/



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi