Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare »
Shpallet Bashkėsia Ortodokse e Shqiptarėve tė Maqedonisė

Share

avatar

Posted prej 12th January 2016, 01:30



Shqiptarėt Ortodoksė tė Maqedonisė tashmė kanė komunitetin e tyre fetar tė regjistruar dhe tė barabartė me tė gjitha komunitetet e tjera fetare nė Maqedoni. Ishin mbledhur qindra Shqipėtarė, ortodoksė e muslimanė , nga gjithė trevat shqipėtare pėr shpalljen e bashkėsisė fetare tė Shqiptareve Ortodoksė.
Shqiptarėt ortodoksė duhet pėrkrahur nga popullata myslimane dhe bashkėjetesa mes besimeve tė ndryshme fetare duhet tė bėhet sipas shembullit tė Shqipėrisė, thanė tė pranishmit nė manifestimin e sotėm kushtuar shqiptarėve ortodoksė tė Maqedonisė.

Kjo ėshtė njė arritje historike pėr shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė, thotė kreu i Bashkėsisė sė re tė Shqiptarėve Ortodoksė, Akademiku prof.dr.Branisllav Sinadinovski.

Kjo bashkėsi ėshtė e barabartė me tė gjitha kishat dhe grupet religjioze qė ekzistojnė nė Maqedoni. Kjo pėr ne shqiptarėt ortodoksė paraqet njė vepėr historike, sepse tregon qė tė gjithė ata qė na mohuan ne ju treguam se ekzistojmė. Babai im ka bėrė njė studim qė tregon se nė Rekėn e epėrme jetojnė 60-70 mijė shqiptarė ortodoksė. Ata u asimiluan e u mohuan nga tė gjithė, po nuk hoqėn dorė nga pėrkatėsia e tyre fetare dhe etnike

Nė fund u promovua edhe libri i prof.dr. Branisllav Sinadinoskit, “Nga shėnimet e babait tim”, i pėrkthyer nė shqip, qė sjell shumė tė dhėna nga hulumtimet shumėvjeēare qė Sinadinovksi ka bėrė nė krahinėn e Rekės dhe shifra konkrete pėr ekzistencėn e shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi