Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare »
Branisllav Sinadinovski: Janė 100 mijė shqiptarė ortodoks nė Maqedoni!

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 12th January 2016, 01:55



Sot festohet nata e Buzmit, qė ėshtė njė festė familjare pėr tė gjithė tė krishterėt ortodoks. Ekipi ynė televiziv nė prag tė kėsaj feste, vizitoi familjen shqiptare ortodokse, tė kryefamiljarit Branisllav Sinadinovski. Ai thotė se kėtu mungojnė kishat ortodokse shqiptare, ndėrsa nga ana tjetėr, nuk mungojnė, sipas tij, kėrcėnimet dhe sulmet pėr tė penguar deklarimin e hapur dhe zyrtar tė tyre si shqiptarė.

“Mesazhi im ėshtė tė festojmė edhe njėmijė vjet tė tjera dhe tė pėrparojmė edhe mė shumė, tė ndėrtojmė jo njė, po mė shumė kisha, ēdokėnd ku do tė kėrkojė dhe do tė jetė e nevojshme pėr popullin shqiptar ortodoks, meqenėse atė e ndėrtojnė maqedonasit, nuk shoh arsye pėrse ne jo, nuk kėrkojmė shumė financa nga shteti sepse kemi edhe pėrkrahje nga gurbetēarėt dhe njerėzit tanė”, thotė Sinadinovski.

Ai pėr gjendjen e Rekės sė Epėrme, theksoi se duhet angazhim dhe ndihmė prej popullit shqiptar, pa dallim feje. Sipas tij, numri i shqiptarėve ortodoks arrin mbi 100 mijė, dhe ata shėrbejnė nėpėr funksione tė ndryshme.

“Mangėsia jonė ėshtė se Reka e epėrme gjate kohė, jo rastėsisht ėshtė e anashkaluar. Njė numėr i madh i objekteve ndodhen nė gjendje mizore, duhet mjete qė tė riparohen; Njė pjesė e madhe nga tė rinjtė ortodoks tė komunitetit shqiptar e kanė harruar gjuhėn, dhe nė kėtė plan ėshtė punė e vėshtire qė tė ripėrtėrihet. Jemi optimist dhe besojmė se me ndihmėn e vėllezėrve tanė myslimanė e katolikė, jo vetėm tė Maqedoni por edhe tė Shqipėrisė dhe Kosovės, do tė arrijmė sukses, sepse kėtu harrojmė traditat. Vėrtetė, ne i pėrkasim tre feve, por jemi njė popull edhe atė popull i fortė, lirisht mund tė them se shek. 21 i takon popullit shqiptar”, shtoi ai.

Branisllav Sinadinovski ndjehet krenar me prejardhjen e tij, ndėrsa deklaron se do tė insistojė pėrmes bashkėsisė fetare shqiptare ortodokse, tė njihet ky komunitet, pavarėsisht kundėrshtimeve tė politikės maqedonase.

Pėrgatiti: Miradie Hasani



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi