Nostradamusit i janë pranuar shumë parashikime, duke filluar nga Zjarri i madh i Çikagos, i vitit 1871, e deri te ngritja e Hitlerit në pushtet, gjatë viteve 1930. Ne më parë ju kemi njoftuar me disa parashikime të tij për këtë vit, në të cilin jemi, por ka edhe shumë parashikime të tjera, të cilat janë interesante, e që, sipas parashikuesit, na presin brenda 12 muajve të ardhshëm, por edhe në një të ardhme më të largët.

Lufta III Botërore

Do të fillojë një luftë midis dy fuqive të mëdha botërore, e cila do të zgjatë 27 vjet. Momenti i dhunës së madhe do të koincidojë me paraqitjen e një komete në qiell. Luftimet bërthamore dhe fatkeqësitë natyrore do ta prekin planetin tonë, pasi që atij do t’i afrohet një planet tjetër, i madh.

Shpërthimi i madh i vullkanit të Vezuvit

Erupsioni më i madh i vullkanit të Vezuvit në histori do të shoqërohet nga tërmete, të cilat do ta dridhin tokën çdo 5 minuta, duke vrarë midis 6 dhe 16.000 njerëz.

Tërmeti më i madh, i regjistruar ndonjëherë

Do të ndodhë tërmeti më i madh që është shënuar ndonjëherë në SHBA, duke prekur sidomos pjesën perëndimore të vendit. Fuqia e këtij tërmeti do të jetë aq e madhe, saqë do të hetohet edhe në vende të tjera të botës.

Leja për të pasur fëmijë

Ata që duan të kenë fëmijë, duhet të marrin leje dhe licencë të veçantë, gjë që nuk do të arrijnë gjithmonë ta marrin.

Kolapsi i ekonomisë botërore

“Të pasurit do të vdesin disa herë”, thotë Nostradamusi.

Njerëzit do të jetojnë më shumë se 200 vjet


Përparimet dhe zbulimet në mjekësi do ta zgjasin jetëgjatësinë e njerëzve deri në 200 vjet. Nostradamusi thotë se një 80-vjeçar do të duket si 50-vjeçar.

Rrezatimi do ta djegë planetin

“Mbretërit vjedhin malet, qielli do të hapet, fushat do të digjen nga nxehtësia”, thotë ai. Kjo është një vërejtje se shkatërrimi i maleve tropikale do të shkaktojë vrimë në ozon dhe një ekspozim të tokës ndaj rrezatimit radioaktiv.

Në Perëndim do të hiqen të gjitha taksat

Një revoltë e madhe do t’i japë fund përgjithmonë pagimit të tatimeve. Nostradamusi thotë: “Njerëzit do të refuzojnë t’ia paguajnë tatimet mbretit”. Atë ditë, shumë njerëz do ta festojnë lirinë, në një vend, i cili ka tatime të pamëshirshme.

Njerëzit do të flasin me kafshët


“Derrat do të bëhen vëllezër të njerëzve”, thotë Nostradamusi në një tekst, të cilin shumë interpretues e kanë lidhur me përparimet shkencore, të cilat do t’ua mundësojnë njerëzve të bisedojnë me kafshët e tyre.

Do të zhduken dallimet gjuhësore

“Pas shpikjes së një motori të ri, bota do të jetë si në ditët para Kullës së Babilonisë”. Sipas interpretimeve, ky motor do të përdoret si kompjuter, për t’u kuptuar mes vete.