Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Njė domethėnie historike dhe simbolike e sulmeve tė Stambollit

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 14th January 2016, 02:34



Terroristėt kanė goditur atje ku mund tė shkaktonin mė shumė tė vdekur, aq mė mirė tė huaj, aq mė mirė turistė. Dhe kėshtu goditėn nė Sheshin Sulltanahmet, disa hapa larg nga Xhamia Blu, nga Shėn Sofia, nga Topkapi, nga Ēisterna ku Den Brauni vendos ngjarjet e skenės pėrfundimtare tė librit tė tij “Ferri”, dhe ku ekspozohen vepra dhe instalacione tė Bienales sė Stambollit.

Ky shesh i madh, pothuajse njė version i zgjeruar i Sheshit Navona, ka njė domethėnie historike dhe simbolike. Sepse ngrihet nė zonėn e hipodromit tė Kostandinopojės, njė prej vendeve ku ka kaluar historia e njerėzimit.

Kėtu, njė ditė tė vitit 532, shpėrtheu revolta e Nika (“Fito!” nė greqisht) kundėr perandorit Justinian dhe bashkėshortes sė tij, Teodora, bijė e rojes sė arinjve nė hipodrom dhe kėrcimtare.

Dy grupet e kundėrvėnė, Tė kaltėrit (“tė mjerėt”, partia popullore, mbėshtetės tradicionalė tė perandorisė) dhe Tė gjelbėrit (“kontribuesit”, partia borgjeze), pėr njė herė tė vetme bėnė koalicion kundėr Justinianit, tė cilit iu desh tė largohet nga frika prej zemėrimit tė rebelėve.

Luftimet u zhvilluan nė hipodrom, dhe u shtrinė nė rrugėt e qytetit; perandori pėrgatiti arratinė duke hipur thesarin nė njė anije, Teodora refuzoi tė lėrė regjinė; gjenerali Narsete dėrgoi ushtrinė, mė pas erdhėn armatat e Belisarit qė e shtypėn revoltėn. 35 mijė ishte numri i tė vdekurve. Dita kur nisi gjithēka ishte 11 janari. Ajo e pėrplasjeve mė tė tmerrshme, 12 janari.

Natyrisht, terrori i sotėm nuk merret shumė me pėrkimet hsitorike. Por nuk godet rastėsisht. Godet nė kryqėzimin e kontinenteve dhe tė historisė, si Kostandinopoja, Bizanti, Stambolli: qyteti ku po ndėrtohet qeroporti mė i madh nė botė. Njė kryqėzim kulturash, fesh, qytetėrimesh, qė ish kryebashkiaku i metropolit,

Erdogan, prej vitit 2002 padron i vendit, e qeveris me grusht tė hekurt, me po atė grusht qė shtypi edhe revoltėn e ambientalistėve nė sheshin Taksim.

Pasi ka goditur nė kryeqytet, Ankara, terrorizmi tani pėrgjak qytetin mė tė hapur dhe kozmopolit tė Turqisė. Kur ishte kryebashkiak i Stambollit dhe kur Turqia ishte ende me tė vėrtetė njė shtet laik, Erdogani pėrfundoi nė burg pasi kishte recituar publikisht njė poezi tė frymėzuar nga profili i xhamive qė shihen nė Sheshin Sulltanahmet: “Kupolat janė helmetat tona / minaretė janė bajonetat tona / besimtarėt janė ushtarėt tanė…”.

Nuk mund ta kishte imagjinuar, Erdogani, se ai imazh poetik por i dhunshėm, shumė vite mė vonė do tė kishte njė pėrkthim tė urryer dhe dramatik. Corriere della Sera – Bota.al



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi