Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Filloi shkatėrrimi i Parkut tė Liqenit: nisin punimet pėr ndėrtimin 13 katėsh

Share

avatar

Posted prej 16th January 2016, 21:37



Mbrėmė nė darkė, kanė filluar punimet pėr ndėrtimin 13 katėsh nė hyrje tė Parkut tė Liqenit, pėrballė Fakultetit Ekonomik.



Leja pėr kėtė ndėrtim u dha nga Kryeministri Rama nė fillim tė shtatorit 2015, nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Lartė tė Territorit, e cila u mbajt e fshehtė nga publiku dhe mediat.

Me shumė gjasa, leja ėshtė dhėnė nė shkelje tė ligjit, pasi investitori nuk ka zhvilluar dėgjesa tė hapura publike me qytetarėt, qė ėshtė detyrim ligjor.

Edhe pse Kryebashkiaku Erion Veliaj, nėn presionin e publikut, u detyrua qė tė premtonte gjatė fushatės elektorale se nuk do tė kishte ndėrtime nė parkun e liqenit, duket se detyrimet klienteliste tė Kryeministrit Rama dhe tė tij janė aq tė mėdha, sa ata vendosėn tė shpėrfillin hapur opinion dhe interesat e publikut.

Ndėrtimi i pėrket biznesmenit Samir Mane, i njohur pėr lidhjet e tij tė ngushta me politikanėt kryesorė te vendit. Ndėrtimi ėshtė projektuar nga firma Bolles+Wilson, e cila ka projektuar, ndėr tė tjera kullėn shumė tė diskutuar tė Korēės.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi