Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Krimet e regjimit komunist nė Shqipėri »
Kadare: E vėrteta e Shqipėrisė fshihet nė dosjet e pahapura

Share

avatar

Posted prej 19th January 2016, 07:46

Shkrimtari i njohur shqiptar shprehet nė favor tė ligjit tė lustracionit.



“Pėr t’u liruar me tė vėrtetė nga e kaluara, autoritetet nė Shqipėri kanė nevojė pėr tė vėrtetėn, pėr kurajėn, qė deri tani nuk ka pasur, pėr tė hapur arkivat, tė mos jetė e kėrcėnuar nga alibia e njė hakmarrjeje tė mundshme”, - u shpreh shkrimtari Ismail Kadare, tė cilit shtėpia botuese “Fandango” nė Itali sapo i ka publikuar romanin “Il Mostro” (“Pėrbindėshi”), 19 faqe, 16.50 euro, shkruar nė vitet e diktaturės komuniste, ku nga Parisi tregon hapat e vėshtirė tė vendit tė tij pėr t’iu bashkuar Europės.



“Pėrbindėshi” ėshtė njė libėr kyē mbi identitetin e njė vendi qė dy herė u nda nga Europa: nė fillim nga turqit dhe mė pas nga komunizmi...
- Ėshtė problemi numėr njė, i cili, pėr fat tė keq, ende nuk ėshtė zgjidhur. Por ėshtė pėr tė gjithė Ballkanin kjo ndėrprerje me Europėn, kjo lidhje me Perandorinė Turke. Por historia ėshtė ende mė antike, mė parė ka qenė Gadishulli Iberik qė ishte ndarė nga Europa, mė pas Ballkani. Turqit e provuan edhe me Italinė, objektivi i tyre i vėrtetė, pasi morėn Romėn, Kostantinopolin, por nuk ia arritėn. Mė pas ndryshuan mendim: vendosėn tė shkojnė nė Ballkan, drejt zemrės sė Europės.

Mė pas fashizmi, njė periudhė e shkurtėr...
- Po, por pėr shkak tė fashizmit erdhi komunizmi. Jugosllavėt, shqiptarėt dhe grekėt u bashkuan nėn njė ideologji mbikombėtare. Nė Shqipėri nuk ishin shenjat, nuk ishin kushtet qė komunizmi tė ishte fati ynė.

Mė pas koha e totalitarizmit tė madh fetar, stalinian, kinez, autoritar, i keni njohur tė gjitha format e totalitarizmit...
- Mbi tė gjitha ishte e trishtueshme. Shenja e parė ėshtė represioni, mė pas mėrzia. Nuk flitet kurrė pėr kėtė trishtim, e pra ishte njė gjė e pėrditshme, qė ngacmonte njerėzit bashkė me dhunėn, zbehtėsinė dhe varfėrinė.

Nė regjim krijohet njė jetė artificiale, njė skenar filmash vizatimor, pasi njė jetė normale nuk mund tė jetė nė njė diktaturė. Qėllimi i parė i tiranėve ėshtė deformimi i jetės, ēorganizimi total i saj.

Ju ishte njė shkrimtar me famė atėherė, si mund tė mbijetohet nėn tirani?
- E vetmja mėnyrė pėr tė rezistuar ėshtė tė pėrpiqesh tė shkruash, tė bėsh tė besosh veten tėnde se jeton nė njė vend diktatorial, por qė nė tė njėjtėn kohė mund tė bėsh diēka qė del nga ky model. Mbi tė gjitha tė bėsh letėrsi. Ia arrin apo jo, nuk ka formula, duhet tė tentosh. “Pėrbindėshi” u publikua, mė pas u ndalua. Edhe nė periudhėn e stalinizmit kanė ekzistuar shkrimtarė tė jashtėzakonshėm. Bulgakovi ka krijuar gjithēka nėn stalinizėm. Kėshtu dhe Maldestam, Ana Akmatova, pra edhe nėn stalinizėm ka letėrsi tė madhe.

Nganjėherė duket mė e vėshtirė tė shkruash nė demokraci...
- Ėshtė njė koncept qė duhet t’i vendosė shkrimtarėt nė vėshtirėsi qė tė shkruajnė mirė. Nuk mund tė nxirren konkluzione nga njė ekstrem nė tjetrin. Nuk ėshtė liria qė bėn letėrsinė, nuk ėshtė tirania qė e vret, nuk ėshtė liria qė bėn tė shkruarit e gjeniut, nuk ėshtė diktatura qė bėn mediokritetin. Mrekullia e saj ėshtė se nuk ėshtė e klasifikueshme.

Mė pas erdhi “pranvera shqiptare”, siē e quan periudhėn aktuale vendi juaj?
- Njė situatė qė nuk ėshtė pėr t’u pasur zili. Sigurisht qė diktatura ėshtė rrėzuar, por mbeten gjithmonė sjelljet, jo ato konkretet, por ato tė njė mentaliteti tė pėrgjithshėm. Shqipėria ende nuk ka realizuar kėtė shkėputje, ėshtė diskutuar gjatė, por, pėr fat tė keq, ende nuk ėshtė rėnė dakord pėr njė ligj pėr transparencėn pėr tė hapur arkivat sekrete. Kjo mosnjohje e sė vėrtetės ka ndikuar negativisht, lejon spekulimet dhe favorizon njė pjesė tė korrupsionit, qė bren vendin, pasi disa njohin sekretet e tė tjerėve dhe i pėrdorin. Ish-informatorėt, spiunėt janė bėrė njė lloj thesari pėr dy kampet e politikės, pėrdoren si armė pėr kėrcėnim. Shqiptarėt nuk kanė guximin tė pėrballen me tė kaluarėn e tyre. Ka nga ata qė thonė “hapni arkivat”, tė tjerėt kundėrshtojnė: “Jo, pasi kjo do tė krijonte probleme, jemi vendi i hakmarrjes.” Por nuk mund tė mbulohet e vėrteta pėr asnjė pretekst. Ėshtė njė pretekst, njė alibi kjo e hakmarrjes. Nė Shqipėri ka mijėra ish-tė burgosur, qė takojnė nė kafenetė e tyre ata qė i torturuan dhe nuk ndodh asgjė. Ish-informatorėt janė njė problem i komplikuar, duhet tė jetojnė, por nuk mund tė kenė poste drejtuesish, nuk duhet tė japin leksione morali. Edhe jeta e tyre ėshtė njė kapitull drame, ishin rekrutuar me metodat e sė majtės, janė mashtruar, por nuk kanė tė drejtėn tė bėhen lider tė vendit.

Europa ishte shpresa juaj, ju ka zhgėnjyer me grindjet e saj mediokre dhe makthin e saj tė komunizmit?
- Jo, tė bėhesh evropian ėshtė ende aspirata numėr 1, nuk ka alternativa tė tjera. Sigurisht, nuk ėshtė parajsa, ka problemet e saj tė mėdha dhe tė vogla, strategjike dhe tė pėrditshme, por nuk ka alternativė tjetėr. E imagjinonin me kryeveprat e saj, janė pak tė zhgėnjyer, por kanė kuptuar edhe logjikėn e kėtyre defekteve. Nuk mund tė krijohet njė sistem liberaldemokrat pa ekzistuar kėto defekte.

A ka shkrimtarė dhe libra qė ju kanė nxitur tė bėheni shkrimtar?
- Nė adoleshencė pėlqehet njė letėrsi shumė dramatike, e errėt, fantastike. Nė Ballkan ekziston njė trashėgimi folklorike dhe popullore, qė ishte afėr epikės shekspiriane.

Shkrimtari mund tė dėmtohet nga kjo, por unė, pėr fat tė mirė, pėlqeja dhe groteskun, gėzimin, fantazinė. Don Kishoti, qė ishte shumė i njohur nė Shqipėri, ka luajtur njė rol ekuilibrimi tė kėsaj ane tė errėt, epike. Gjithēka ėshtė vėnė nė dyshim nga Don Kishoti. Ka pasur etje tė madhe pėr letėrsinė botėrore, Danten, Servantesin, Shekspirin, ishin pothuajse si autorėt shqiptarė, si klasikėt shqiptarė, madje mė shumė. Dante ishte shumė i njohur para se tė pushtoheshim nga Italia dhe shumė besonin se me dėbimin e italianėve ai qė ishte bėrė shkrimtari i parė shqiptar do tė bėhej i famshėm. Por nė komunizėm Dantja u bė edhe mė popullor, pėrkthimet mė tė mira tė “Komedisė hyjnore” janė bėrė nė periudhėn e komunizmit, pėrkthime fantastike, disa prej pėrkthyesve kanė punuar nė burg.

Pse?
- Pas prishjes me kampin socialist, letėrsia ruse dhe sovjetike la njė boshllėk tė madh dhe duheshin shtuar publikimet e letėrsisė klasike tė gjithė botės, tė mbusheshin raftet e librarive. Nė fillim u duk njė zhvillim pozitiv, mė pas u lidhėm me Kinėn...

Ju keni shkuar nė Kinė?
- Po, njė herė gjatė Revolucionit Kulturor. Objektivat e delegacionit tonė kulturor ishin Kina, Koreja dhe Vietnami. Pėrshtypja ishte e fortė, edhe pse delegacioni ynė ishte i izoluar nga realiteti. Nuk mund tė thuhet se nuk kuptohej dhe nuk shihej. Kam publikuar njė roman mbi miqėsinė mes Shqipėrisė dhe Kinės, njė libėr grotesk. Pasi prishėm marrėdhėniet me Pekinin, ishim politikisht korrektė tė kritikonim kinezėt dhe, meqė ishim tė ngjashėm, ishte njė mėnyrė pėr tė kritikuar Shqipėrinė.

Intervistoi: DOMENICO QUIRICO

Marrė nga “La Stampa”



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi