Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Diskutime shoqėrore »
Si tė pėrballojme tekat e fėmijėve !

Share

avatar

Posted prej 27th January 2016, 16:41

Si tė pėrballojme tekat e fėmijėve !

Kush ėshtė prind nuk mund ta mohojė qė ėshtė ndodhur mė shumė se njėherė nėn presionin e njė dėshire tė fėmijės. Po kėshtu nuk mund tė mohosh qė tė gjithė si prindėr jemi ndodhur nė situata kur fėmija jonė me tekat e tij, tė na bėjė tė ndjehemi nė siklet pėrpara tė tjerėve.

Ja disa ndihma tė vogla pėr t’i pėrballuar nė mėnyrė efikase:

1. Ėshtė e ndaluar tė bėrtasėsh. Ėshtė e rėndėsishme t’u ofrosh femijeve nje edukim te caktuar dhe te sigurte. Nuk eshte e nevojshme te bertasesh, majfton qė zėri tė jetė nė ton tė vendosur.

2.Lavdėro njė sjellje korrekte, por pa ekzagjeruar. Shpeshherė prindėrit pėr njė sjellje tė mirė tė fėmijės abuzojnė me lavdėrimet, duke bėrė nė kėtė mėnyrė qė tė humbasė vlerėn nė situata tė tjera.

3.Mėso te dallosh midis tekave dhe nevojave. Janė ndryshimet e vogla nė tonin e fėmijes qė tregojnė nevoja tė ndryshme dhe rėndėsinė e tyre.

4. Mos plotėso tekat. Tekat nuk duhen lejuar sepse njė sjellje e tille mund tė cojė nė njė pėrsėritje pėr cdo kėrkesė sė fėmijes. Pastaj ėshtė nė dorė tė prinderit sesi vendos t’i pėrballoje ato, duke injoruar apo shpjeguar mos plotėsimin e kėrkesave tė fėmijės.

5.Mos ndėrhyj me njė ndėshkim kur fėmija tregohet posesiv ndaj njė objekti. Kur verifikohet njė rast i tillė, pėrshembull ndaj njė lodre, dhe fėmija bėhet histerik kur njė fėmijė tjetėr pėrpiqet t’ja marrė, nuk duhet ndėshkuar. Pėrpiquni tė tėrhiqni vėmendjen e tij nga objekti i dėshiruar.

Nuk ėshtė e lehte tė pėrballosh tekat e fėmijės, sidomos kur ndodhemi nė ambiente publike nėn vėshtrimin kritik tė njerėzve qė na rrethojnė e ndoshta gjykojnė sjelljen si prindėr, por njė pėrqafim i gjatė qė tė sigurojė fėmijėn qė ka vėmendjen tonė tė plotė, do tė ndihmonte nė njė situatė tė tillė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 2nd March 2016, 14:11

Eh femijet sot llastohen shum



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi