Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 7th April 2008, 00:40

Ne kete teme do me pelqente te rikujtojme kenget e te pareve tane, aq te bukura, me harmonine e pashtershme te tingujve dhe ngjyrat e fjaleve. Le te provojme te hyjme se bashku ne thesarin e madh te kengeve dhe poezive popullore.


Bilbilenjte trembedhjete


Bilbilenjte trembedhjete
Vane ne litare vete.
Vane Bilbilenjte, vane..
Veziri hapi fermane.

Ngreu Bilbil, te hedh litare!
- Dale, bej, te dredh cigare,
Se nuk jam canak me dhalle,
Po jam Bilbili me palle! -

Lanet pac Xhelal Voshtima,
Vare trembedhjete trima
Trembedhjete Bilbilenjte
Vane ne litare vete.

Vane Bilbilenjte, vane
Veziri hapi fermane...



Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 13th April 2008, 00:02

Gjergj Elez Alia

”Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra nė shtat m’i ka!
Veē nji motėr nat’ e ditė te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrės nandvjeēe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terė gjakun me ata flokėt e ballit,
shtatin vllaut ja shtėrngon m’ruba tė nanės,
n’petka t’babės trupin ja hijeshon,
armėt e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herė trupin motra p’e tėrnueke,
Dhimbn e varrėve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrės dekun n’tokė e lėshueke!“

„Ā dalė zani e paska marrun dhenė,
se ’i baloz i zi ā dalė prej detit,
Trim i prapėt e belagji qi ish’ kanė,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng tė randė:
”Tim pėr tim kah njė dash tė pjekun,
tim pėr tim kah njė vashė me ja djergun,
ditė me ditė kah nji kreshnik me premun,
javė pėr javė kah njė krahinė me djegun!”

”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhė,
me lot faqet trimit m’iu kanė mbushė.
Erzi i shpisė qysh lshohet n’dorė t’balozit?!
Ja ka nisė e motra e po bėrtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanė e tatė kah kalben pėr nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandė vjet nė shpi,
trupi motrės n’dorė t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanė,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranė,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanė!”

Dy copėsh zemra djalit iu ka da,
Dy sytė nė ballė motrės ja ka lshue,
Dy rigė lot pėr faqe te i kanė skhkue.
Dy fjalė kullės djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevė e gjarpėn paēi motėr e vėlla,
pikėt ndėr shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka pėrgjegjė,
t’ka lodhė jermi e s’po di ē’je kah folė;
se pėrjashta shi nuk asht tuj ra,
sytė e motrės po t’pikojnė, more vlla!

Qatherė Gjergji dorėn ja ka shtėrngue,
mirė po e limon me ato duert e shtatit,
mirė po e kqyrė me ata dy sytė e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folė:
- Amanet, mori motėr, pse po kan?
Zemrėn dysh, mori motėr, pse ma dan?
Qė nandė vjet, qi trupi ā tu m’u kalbė,
Gjergji i yt tjetėr pushim nuk ka,
veē si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranė e me pi?
A t’la keq ty vllau pėr veshė e mbathė?
A mos t’u randue, ndoiherė me fjalė,
motėrzezės vallau me iu mėrzitė,
huj pėr burrė ndoshta qi me t’ra?

Sa mirė motra vllaut po m’i pėrgjegjė,
dorėn e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomėzėja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallė nė dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasė, o vlla, me ngranė, me pi,
mjaft kam pasė me veshė edhe me mbathė,
kurr ma randė se sot ti folė nu’ m’ke!
Tjetėr babė nuk kam, as tjetėr nanė,
amanet, more vlla, mos m’pasė randė,
pėr nji dert qi sot po due me t’kajtė!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motėr, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?

Braf nė kamb’ por djali konka ēue:
- T’e marrsh gjogjun, motėr, tė mejdanit,
fill n’gjytet me te, motėr, tė m’bijsh
e t’mė shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji tė ka ēue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathė,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E nė sheher ēika konka ra
Edhe ā shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarė tė kjoftė, more kumbar!
- Tė mbarė paē, ti mori vasha e largė!
- Falėmeshhndet ty Gjergji tė ka ēue,
me ma mbathun gjogun mirė e mirė,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė!
Mbrapshtė po folė aj nallban probatini:
- Pėr n’m’i falsh, moj vashė, dy sytė e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim ēika e kite marrė!
-Ē’je kah thue, bre burrė, goja t’u thaftė!
Jam kanė nisė tu dera e probatinit,
qe nandė vjet, qi gjogu ksajt s’ā ra,
m’ fal se ndeshkam derėn e magjupit!
Se kta sy nji herė un ua kam falė
tatės e nanės, qi kalben varrėsh mbi dhe!

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji tė ka ēue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kėt gjok ti me ma mbathė,
Than m’ka pėr patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej ēelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.

Si pėr vedi gjogun e ka mbathė
Edhe n’pramje ēika ā dredh nė shpi;
ka gjet vllan tu e pritė nėn hije t’blinit.

Ēa kish ba ay trimi Gjegj Alija?
“Falėmeshndet” balozit m’i ka ēue:
- Me dalė heret n’at fushėn e mejdanit!
Ēikė pėr ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit pėr ty nu’ m’janė majė,
sall nji motėr, nu’ po muj me lshue,
varrėt e shtatit s’ā kush qi m’i lidhė!

Sa ka nisun drita me zbardhė majet,
N’fushė tė mejdanit trimat konkan dalė.
Keq me fjalė trimat shoshojnė po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke ēue...?
Pse me m’qitė, bre burrė, n’ket fushė t’mejdanit?

Sa mirė trimi i ka pėrgjegjė balozit:
-Tė lumt goja, baloz, mirė po thue!
Qe nandė vjet qi kam marrė rrugėn e vorrit,
Pak pa mrrijtė baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypė motrėn para se mejdanin,
m’ke lypė berret para se ēobanin
e jam dredhė n’ket log pėr me t’kallxue,
se ne t’parėt nji kanu na kanė lanė:
“Armėt me dhanė pėrpara e mandej gjanė,
kurr balozit motrėn mos m’ja dhanė,
pėr pa u pre n’at fushėn e mejdanit!
Por shtėrngou, baloz, se t’ka ardhė dita,
se ktu i thonė-o Gjergj Elez Ali!

E i kanė ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
pėrmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbėdhetė pash m’ledinė u ngul topuzi,
dymbėdhetė pashė pėrpjetė, si re, u ēue pjuhni.

Atherė Gjergjit rendi te i ka ardhė.
Sa mirė trimi n’topuz qi ka dredhė,
lik pėrmjet balozit te i ka ra!
Ā trandė fusha kur ā rrxue balozi!

Meiherė trimi shpatėn ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag pėr kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithė at m’nji bunar e ka mbytun,
tė tanė lumėn gjaku e ka tėrzue,
pėr tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Qatherė trimi ā nisė me dredhė tu shpija
edhe shokėt tė gjithė m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokėt e mij!
Falė u kofshin sarajet e mija!
Falė u kofshin tanė paret e mija!
E u koftė falė krejt malli e gjaja e shpisė!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisė!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motėrzezėn ngrykas kesh me e marrun,
tė dy zemrat priherė por janė ndalun,
vlla e motėr dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirė s'i ka dalun!
Gjamė tė madhe shokėt qi m'i kanė ba!
Po ja ēilin nji vorr bukur tė gjanė,
Vlla e motėr ngrykas pėr me i xanė
E ‘i muranė tė bukur e kanė mbarue,
vlla e motėr kurr mos me u harrue.
E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnė tu kryet,
zogu i verės gjithmonė me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
ā ndalė qyqja n’muranė t’vorrit tė ri,
ka gjetė blinin tė tanė degash tha.
Ka flurue pėrmbi ‘i saraj tė zi,
Ka gjetė kulmin tė tanė shembė pėr dhe.
M’nji prezor si m’paska hypė,
ka pėrbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkėn me e pushue.
N’kofsh tu kajtė ksajt, gjamėn pėr me e xanė!
Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m’bjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kėrkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!



Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 13th April 2008, 00:02

As me mbaj per krahu


As me mbaj per krahu,
Se rashe ne shkalle,
Malli me ka marre
Te te puth ne balle.

A s'me mban per krahu
Se do thyej qafen
Dhe do qash per mua
Ne jastek tere naten.

Nuk kam pire aq shume
S'ishte plot filxhani
Po raki e shkrete
Qenkesh raki mani...



Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 13th April 2008, 00:03

*
POPULAR

KOSTANDINI DHE DHOQINA

(Ndryshe njihet Kostandini dhe Doruntina)

Ditėn e pashkės nė drekė.
therėn-o njė ka tė sertė.

Vajta, moj, vajta
mora njė okė mish.
Zjarrin, moj, zjarrin,
i vura kusisė.

Te shtėpia lart te brinja
krisi kuja, ulėrima…
Pa dėgjoni, ē’thotė Marina!

Sterra, moj, oiiii, oiii,
doli gjarpėri stihi;
m’u hodh brenda nė kusi.
Mė lėshoi helmin e zi…
Helmin e zi ma lėshoi,
nėntė djentė m’ģ helmoi.
Nėntė djem e nuse nėntė;
Korba, si s’mė ikėn mendtė.
Djem e nuse vanė e shkuan.
Tė gjith’ me djepe nė duar.
Nėntė dyfekė mė ikėn
Nėntė djepe m’u gremisėn…

Nėnėzezės nga trishtimi
mendt’ ģ vanė te Kostandini…
Si Dhoqinėn fill tė vetme
e martoi, ku dot s’e gjendte?

Kostandin,
Kostandin, tė zėntė nėma;
Bijėn pse,
bijėn pse hoqe nga mėma?
Ē’mė bėre,
ē’mė bėre, o more djalė?
Mė dhe bes’,
mė dhe besė, mė dhe fjalė.
Bijėn-o,
motrėm do sillje me kalė.
Srerra un’,
sterra malli ē’mė ka marrė!

Ditėn e Pashkės sė Madhe
Midis shoqesh si sorkadhe,
Kapėrcyer dy-tre male
na hidhte Dhoqina valle…

Mė martoi vėllai larg-o,
Ejani, motrani,
Ejani, motrat e mia!

Jam nė hall e nė merak-o,
Ejani, motrat e mia!

Nuk mė lėn’ malet e lartė;
Ejani, motrat e mia!

Nėnėmirėn ta shoh pak-o;
Ejani, motrat e mia!

As vėllezėrit varg e varg-o;
Ejani, motrat e mia!

Fjal’e nėnės shkoi te varri…
Kostandini u ngrit ģ pari.
Balta e zezė iu bė kalė,
Guri ģ murrmė iu bė shalė.
Tek Dhoqina tha dy fjalė:

“Mirėdita, moj Dhoqinė;
Ē’mė vjen mirė, qė qenke mirė!
E dredh vallen dhe shaminė
Si njė flutur nė lėndinė.

“Mirėseerdhe, o im vėlla,
Eja pak, vallen ma mba!
Nė ke ardhė pėr tė mirė,
Tė vishem si gjeraqinė.
Nė ke ardhė pėr tė keq,
Tė vishem si kallogre.

“Jo, motėr, sikundėr je!
Bėju njė lajm shoqeve!
Na pret nėna nė fole!
Ku e lamė e ku na le!

Fjalėt e fundit sa dėgjoi,
Vallen Dhoqina ndaloi.
Veshi xhoken-o.

Vėlla-motėr pėrmbi kalė;
Njė ģ vdekur, njė ģ gjallė
Marrin rrugėn-o.

Zogjtė cirren “cili-viu!
Jo me gaz por prej vetiu;
Ēajnė ajrin-o.

“Kostandin, je zverdhur shumė,
more im vėlla!
Kėta zogj ē’flasin kėshtunė,
more im vėlla!

“Oh, Dhoqinė, motra ime,
Zogjtė kanė gjuhėn e tyre!

Zogjtė kėngė le tė thonė.
Se ne kemi gjuhėn tonė.

Sikur tė kish rėnė bisha,
Kali seē u ndal.
Afėr mureve te kisha
Kostandini tha:

- Vazhdo rrugėn, moj Dhoqinė;
Do shkoj pak nė Ajodhimė.
Aty, motėr, lash’ shaminė.

Nėpėr xėc e nėpėr natė
Shkon Dhoqina nėpėr fshat.
E stolisur dhe mallplotė
Tak-tak-tak troket nė portė.

- Ē’je ti mortje, qė troket natėn-o?
Tremb njė qyqe, qė ka mbet’ vetėm-o!
Mos je gjarpri qė mė hėngri
djemt’ e mi?
Nėntė djem e nėntė nuse
me fėmij’…

- Ē’flet kėshtu, moj nėn’ e mrė,
Unė jam jotja Dhoqinė!

- Me kė erdhe, moj Dhoqinė,
Nėpėr natė ē’tė solli ty-nė?

- Sa erdha me Kostandinė,
Mbajti fjalė vėllai ģ mirė!

- Ē’Kostandin moj fjalėdjegur,
Ka tre vjet qė mė ka vdekur!
Me tė tjerėt ėshtė tretur.
Qyqja, korba unė!
Nata, sterra unė!

- Ēfarė flet kėshtu, moj nėnė,
Ē’’ėshtė kjo hata e gjėmė!

Nėna e gjorė, nėna e mjerė
Puthi bijėn faqeverdhė.
Njė nė prag e njė nė derė
Plasėn si qelqe me verė…

Nėnė e bijė mbyllėn synė,
Sosėn shpejt nė Ajodhimė.
Dhe kėrkuan Kostandinė.

Kostandini ish larguar
Si njė engjėll krahėshkruar.
Lėshon dritė pashteruar…



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 13th April 2008, 00:10

Vjen nje lume i turbullt

Vjen nje lume i turbullt
Sjell nje trim te mbytur
Me kercunj perfytur.
Zbret e ema anes
Dhe i lutet vales,
Vales e sterkales:
Nxirrma lume djalin,
Djalin dege-malin,
Nena nuk ka tjeter,
Mbetur dege e vjeter...

Po gugasin turtujt,
vjen nje lume i turbullt,
Sjell nje trim te mbytur
Me kercunj perfytur.
Del e motra anes,
I pergjigjet vales:
- As ma nxirr vellane,
Qan shtepia trane..

Vjen nje lume i turbullt,
Turbullt neper muzgujt,
Sjell nje trim te mbytur
Me kercunj perfytur,
Shkon e shoqja anes
dhe i qahet vales:
Nxirrma se cdo nate
Si terkuze e gjate.
Nxirrma se jam vetem
Ne mos nxirr nje tjeter..
Une flas me murin,
Qan dysheku burrin...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 13th April 2008, 00:19

C'ka qe s'mbin bari ne qafe


C'ka qe s'mbin bari ne qafe,
C'ka qe hesht lendine e ngrate!

Ju te liq e ju sakate
Amanet ju leme grate.

Marrim rrugen e kurbetit
Dhe s'e dime c'vjen prej detit!...

Rruga jone, dreq o rruge,
Zgjatet per nje cope buke,

Shkon ne fundin e dynjase
Akujve te Kanadase...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 13th April 2008, 00:22

Kam nje lemsh ne zemer


Kam nje lemsh ne zemer,
S'di kujt t'i ankohem,
T'u ankohem maleve,
Malet me largohen.

T'u ankohem fushave,
Fushat mjegullohen,
T'u ankohem cupave,
Cupat po martohen.

Kam nje lemsh ne zemer,
S'di kujt t'i ankohem...



Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com


avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 28th February 2016, 16:04

Kenga e Kamer Loshit

Nam i madhe eshte ba ne Drenice,
na jane ra o nje rrem komite,
Kamer Loshi me dy vllaznite.
vllaznit e ri i kishin qellue ,
s'ishin msue pushken ne thum me vnue.
Ne shpi prej kashte jane ngujue.
Krejt Serezi ne kam jane que,
shkojne Kamerin me rrethue.
C'ka ka thane Kamer Sejdia,
boll e keqe kjo Serbia,
boll e keqe kjo Serbi.
Po ma te kqije do shqiptare te zi.
Po ma te kqij do shqiptare te zije,
per nje pushke bajshin hafije.
Vllazneve te vet Kameri u ka thane,
ju mu vete ketu due mem m'lane.
ju me pshtue me qa rrethimin,
se une per te gjalle se jap dorezimin,
se jap dorezimin kurre per te gjalle,
per pa u kall baraka flake,
e me me ra zharava ne qafe.

Thrret Kameri o Murat,
merre vlla kete sahat,
merr sahatin me gjithe qystek,
Kamer Loshi t'a ka lane shkrete
Be po te baje m'a ne qyrke se qet.
Thrret Kameri o Sejdi,
merre vlla ti ate kuti.
Cingarllykin me gjithe kuti,
mos t'ma marrin ata faqezi,
ne kutin teme duhan me pi.
Prej barake vllaznit e ri jane dale
e Kameri aty ashte ndal.
Tej ne sabah Kameri po lufton;
naqallniku aty po shkon.
Naqallniku c'ka ka thane,hajt dorezimin Kamer me na dhane,
tash qi topat, mu jane tuj me ardhe
krejt baraken ta djegi flake.

C'ka ka thane Kamer Sejdia,
C’ka po thue or faqezi.
Qitja flaken edhe timin,
jam shqiptare s'ta jap dorezimin.
Nuk dorzohna kurre per te gjalle.
per pa u kall baraka flake,
per pa me ra zharava n'e qafe.
Kur me topa i kane ra,
Krejt baraka flake ka marre,
Ka marre flake e u que timi,
Por Kameri se dha dorezimin.
Se dha dorezimin dhe shkoj vete,
O i paste shpirti rahmet.
Ka liftu per vatan te vet
Ishalla zoti i ka que ne xhenet.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1927-29. Kamer Loshi ishte nje prijes i spikatur i qetave kaqake te Drenices.



Shiko profilin e anėtarit


#9

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi