Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionGjuha Shqipe dhe mediat

more_horiz
Alban Bytyqi
Ariola Vishnja

Gjuha si mjet komunikimi është një fushë që na prek të gjithë, qoftë edhe jashtë interesave të ngushta profesionale të secilit. Gjatë 14 viteve të fundit pas hapjes së Shqipërisë, ndryshimet e mëdha politike, ekonomike dhe sociale janë shoqëruar dhe me ndryshime të shumta në shoqërinë dhe kulturën shqiptare. Në këtë kuader, edhe gjuha shqipe si një nga aspektet më të rëndësishme të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar ka pësuar ndryshime të mëdha. Kështu, duke pasqyruar ndryshimet në fushat e tjera të shoqërisë, gjuha shqipe është zhvilluar duke përfshirë në fjalorin e saj shumë fjalë të reja ndonjeherë të krijuara nga fondi i saj egzistues dhe shpeshherë të huazuara nga gjuhë të tjera.


Në këtë proçes të zhvillimit të gjuhës Shqipe politikanët dhe mediat kanë një rol kryesor, te parët si vendimmarrës dhe të fundit si përçues të informacionit tek njerëzit. Fatkeqësisht, është vënë re se politikanët dhe mediat shqiptare në vend që të ndihmojnë në pasurimin dhe ruajtjen e vlerave tona gjuhësore po e keqpërdorin dhe po abuzojnë me gjuhën. Kjo kumtesë do të përqëndrohet në zhvillimet e gjuhës shqipe në vitet e fundit dhe (keq)përdorimin e saj nga mediat në Shqiperi dhe do të bazohet në një vëzhgim të shkurtër të mediave kryesore (shtyp dhe televizion).

Për sa i perket zgjedhjes së kanaleve televizive dhe gazetave për këtë kumtesë, ajo ka qene e rastësishme. Përzgjedhja e kanaleve televizive është bërë duke u bazuar në mundësitë e ofruara nga transmetimet satelitore jashtë Shqipërisë. Për pasojë kanalet televizive të vëzhguar janë: Alsat, Top Channel dhe TVSH. Ndërsa përzgjedhja e gazetave është bazuar në mundësitë e ofruara nga interneti. Gazetat e zgjedhura për këtë prezantim janë: Gazeta Shqiptare, Shekulli, Koha Jonë dhe Korrieri.

Kohëzgjatja e këtij vëzhgimi ka qenë një javore dhe arsyeja kryesore për këtë është se sasia e informacionit për tu analizuar ishte tepër e madhe për qëllimin e këtij prezantimi dhe do të mjaftonte për një studim më të thelluar dhe të hollë sishëm të këtij problemi.

descriptionRe: Gjuha Shqipe dhe mediat

more_horiz
Është për të ardhur keq por gjuhën shqipe e kanë shkatërruar. Kuptohet që duhet të futen edhe fjalë të reja, por futen ato fjalë që nuk mund të përkthehen në shqip. Por në media dhe politikë përdoren fjalë të huaja që nuk ka arsye përse të përdoren fjalë të huaja.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi