Tani Shqipëria nuk do të ketë fanella të markës së njohur Adidas që i kishte dy vitet e fundit por ka ndërruar sponsorin.
Kompania ‘Macron’, do të jetë sponsori i ri i ‘kuqezinjve’, ku ka prezantuar edhe fanellat e reja.
Shqipëria do të ketë tri fanella, të kuqën tradicionale, të bardhën dhe të zezën.
Nga kjo marrëveshje me ‘Macron’, Federata shqiptare e futbollit do të fitojë gjashtë milionë euro dhe paisje sportive për të gjitha grupmoshat. /Telegrafi/