Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionThirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha!

more_horiz
Paqja e brishtë sociale në Kosovë është e paimagjinueshme pa të hollat që shqiptarët e diasporës ua sjellin familjeve të tyre. Afër 400 milionë euro në vit, që do të thotë rreth një milionë euro në ditë, vijnë në Kosovë nga Zvicra e Gjermania, vendet skandinave, Britania e Madhe, ShBA-të e deri te Australia e largët. Shqiptarët e shpërndarë anekënd globit rregullisht ndihmojnë financiarisht të afërmit e tyre në Kosovë. Nuk është ndryshe as me Shqipërinë si dhe me shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi e gjetiu. Në mungesë të zhvillimit ekonomik, me gjithë këtë papunësi e varfëri, jetesa është e pamundur pa ndihmat nga diaspora. Pra, ashtu siç e bartën barrën financiare të luftërave çlirimtare, diaspora shqiptare po e bart edhe barrën financiare të paqes aktuale.

descriptionRe: Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha!

more_horiz
Mirëpo, edhe në perëndim është bërë gjithnjë e më vështirë të jetohet për shkak të krizës globale financiare e cila ka goditur më së shumti shtresat më të varfra dhe klasën punëtore e ku kryesisht bën pjesë edhe diaspora jonë. Të hollat që ata i sjellin në Kosovë doemos po bien edhe për shkak se shumë prej tyre tashmë janë me familje në kurbet dhe me fëmijë gjithnjë e më të rritur. Është i theksuar edhe një lloj hendeku ndërmjet gjeneratave i cili vërehet pothuajse në secilën familje: prindërit nuk janë integruar aq në shoqëritë e vendeve perëndimore për dallim prej fëmijëve të tyre.

Përfshirja e i të rinjve shqiptarë nëpër shkolla, universitete dhe vende pune, sigurisht se është një gjë shumë e mirë. Por, në këtë situatë, është imperativ forcimi i shkollës shqipe atje meqë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve e të rinjve shqiptarë po e harrojnë gjuhën shqipe dhe një numër edhe më i madh nuk kanë as ku ta mësojnë përkundër vullnetit dhe pasionit të tyre

Pikërisht në kohën kur shkollat në gjuhën shqipe, tradicionalisht të mirëmbajtura nga diaspora, janë dobësuar, kanë nisur iniciativat për xhami të shqiptarëve në perëndim me ç’rast grumbullohen me mijëra e mijëra euro. Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që nuk është mirë që ndërtimi i xhamive të jetë prioritet për shqiptarët. Mbi të gjitha duhet të jetë forcimi dhe shtimi i shkollave shqipe, i gjuhës, kulturës dhe flamurit tonë, i atyre gjërave që na bashkojnë, që na bëjnë një komb ashtu siç na e përshkruajnë e shpjegojnë rilindasit tanë.

Vetëm atëherë kur të jemi të sigurt se ajo që është e përbashkëta jonë është solide dhe e kultivuar, vetëm atëherë mund të vijnë në shprehje investimet në religjionet e veçanta të shqiptarëve. Prandaj, ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve kudo që janë në diasporë që para xhamive, kishave, manastireve e teqeve vjen gjuha dhe kultura shqipe, vjen flamuri dhe historia kombëtare.

Po ashtu, iu bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë shqiptarë që të organizohen politikisht në vendet ku janë pa dallim partie, gjinie, krahine apo feje. Të organizohen për zgjedhjet lokale e parlamentare në vendet perëndimore ku jetojnë e punojnë duke drejtuar votën e tyre si komunitet tek ata kandidatë të huaj (apo edhe shqiptarë nëse ka) të cilët duket më të besueshëm se do të angazhohen për pozitën e shqiptarëve atje. Sa më e mirë pozita e shqiptarëve në Ballkan, aq më e mirë pozita e shqiptarëve në diasporë. Por, gjithsesi vlen edhe anasjelltas.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi