Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Politika dhe Ekonomia »
ĒĖSHTJA SOROS: WHY THE DOG DIDN’T BARK ?

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 1st February 2016, 00:53



Do tė vijė njė ditė kur 28 janari 2016 do tė pėrfshihet nė historinė politike tė shtetit shqiptar si datė historike: ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi nė Kuvendin e Shqipėrisė “Rrjetin Soros”, organizatėn e fshehtė tė modeluar simbas praktikave tė vjetra tė Internacionales Komuniste si shkollė formimi – “fidanishte” - pėr futjen nė dorė edhe nė Shqipėri tė pushtetit politik, atij ekonomik, madje edhe atij kulturor qysh prej vitit 1993 dhe deri mė sot.

Prej vitit 1993 mė bie tė kem qenė ndėr tė parėt qė jam ndeshur me kėtė strukturė perverse tanimė famėkeqe, kur Zotėria e tij multimiliarderi superbatakēi zbriti personalisht nė Shqipėri dhe mė bėri nderin duke mė atakuar personalisht nė njė konferencė shtypi ngase nuk i isha bindur organizatės sė ndėrtuar prej tij, madje e kisha denoncuar publikisht nė shtyp veprimtarinė e saj. Fatmirėsisht, ndėrsa priste shkarkimin tim nga detyra, tė nesėrmen, - mbas njė takimi nė mbrėmje me Presidentin e atėhershėm tė Republikės, - u detyrua tė zbythej duke njoftuar pėr shtyp qė “pranonte dorėheqjen” e drejtorit tė Fondacionit tė tij nė Shqipėri, Fron Nahzit, tė cilit z. Sali Berisha ia shpalli tė vėrtetėn e dosjes pikėrisht nė kėtė fjalė.

Mirėpo a mjafton pėr opozitėn shqiptare vetėm prononcimi publik parlamentar i z. Sali Berisha pėr “Ēėshtjen Soros”? Afėrmendsh qė jo. Kam pritur disa ditė dhe po ndjek me vėmendje heshtjen e kryetarit tė PD-sė, po ashtu edhe heshtjet nė shumės tė njė numri deputetėsh tė PD-sė dhe funksionarėsh tė saj tė zgjedhur ose tė emėruar. Mė qartė: po pėrgjoj heshtjen e tyre dhe do tė dėshiroja qė tanimė ēdo opozitar do tė duhet ta lexojė kėtė heshtje, e cila flet. Pėr ta lexuar atė mė mirė po tregoj njė “sekret” nga leximet e hershme prej Sherlock Holmes-it tė famshėm.

Nė tregimin “The Silver Blaze”, gjatė punės pėr zbulimin e njė rasti kriminal, mes dedektivit zyrtar tė Scotland Yard-it dhe Holmes-it privat u zhvillua ky dialog:

Dedektivi: A ka ndonjė pikė tjetėr pėr tė cilėn do tė donit tė mė tėrhiqnit vėmendjen?

Holmes: Po, pėr incidentin e ēuditshėm tė qenit gjatė natės.

Dedektivi: Qeni gjatė natės nuk bėri asgjė!

Holmes: Pikėrisht ky ishte incidenti i ēuditshėm.

Ky fakt e nxori Sherlock Holmes-in nė pėrfundimin qė tė moslehurit e qenit dėshmonte se qeni jo vetėm qė e njihte mirė autorin e krimit, por autori i krimit mund tė ishte njėkohėsisht edhe i zoti i qenit.

fb a.p.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi