Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description“Hello” e Adeles thyen rekordin e shitjeve online

more_horiz
Këngëtarja britanike Adele ka thyer rekord me singlin e saj më të ri “Hello”, duke shitur më shumë se 1.1 milion kopje digjitale të këngës në javën e parë të lansimit duke u bërë kështu edhe kënga e parë që arrin 1 milion shkarkime, sipas top-listës së Billboard.

Adele ka rrëzuar këngën që deri më tani ka mbajtur fronin për shitje online e që ka qenë kënga “Sorry” e Justin Bieber që u shit në 276,800 kopje digjitale në javën debutuese, raporton Reuters.

Kështu bëjnë me dije të dhënat e publikuara nga “Nielsen Music” të hënën për javën e kaluar.

“Hello” është kënga e parë e albumit të ardhshëm të Adeles “25”, që pritet të lansohet këtë muaj, dhe vjen pas një pauze katër vjeçare pasi albumi i saj “21” fitoi katër çmime Grammy dhe u shit në më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën, transmeton Koha.net.

Edhe klipi i kësaj kënge theu rekord në platformën argëtuese Vevo.com, duke mbledhur më shumë se 27 milionë shikime në 24 orët e para të lansimit.

© KOHA

descriptionRe: “Hello” e Adeles thyen rekordin e shitjeve online

more_horiz

E Adhuroj kte kenge...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi