Shko tek faqja : 1, 2  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 15:59

Kur nė Flakė

Kur nė flakė tė qiririt zė mendonem net-pėr-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nėpėr dritėn qė mė tret
Prej skėterrės se pa matė mė del bot' e ėndėrruar,
vetėm ti, o im-e dashur net-pėr-net mė rri larguar

Po ēdo ėndėrr qė mė shfaqet prej skėterrės sė pafund
ēdo mendim i llaftaruar qė mė dhemb e mė pėrtund,
Duke rėnė prej sė lartash posi pikė zemėrate
T'i pėrshkohet pėr-sė-thelli bukuris' sė qenies sate.

T'i pėrshkohet mes-pėr-mesi dlirėsis' sė shpirit tėnd,
Ta merr pamjen e fytyrės, bėhet shkronjėz e kuvend.
Ai del prej shkretėtire ment' e mi tė m'i stolisė
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisė,

Ndrin i kthjellėt e i pastėr si pasqyrėz' e njė kroj
Pa nėm fytyrėn tėnde ta vėshtroj... nuk ta vėshtroj...

O! fytyr' e vjershėruar qė mė mbush me dėshėrime!
Q'i fal gaz pėrjetėsie dashuris' sė zemrės sime!
Qė mė bėn kur ment' e mia regėtijnė varg e varg
Tė tė ndjej aq fare pranė, tė mė jesh aq shumė larg...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:00

LASGUSH PORADECI

E mora Shoqezėn Pėrkrah

E mora shoqezėn pėrkrah,
E matmė rugėn ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diēka.

Pa zu dita perėndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Pėrse buēet liqer i qet!
Liqer, ti ē'thua ndaj bucet!
Ē'far' pe, liqer, mi zall tė shkretė?

E ēasin kur e sjell nėr mend,
Kur sjell nėr mend, ah! atė vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:00

LASGUSH PORADECI

Kush ta fali Bukurinė

Kush ta fali bukurinė
Qė t'ė mė trerosh tė zinė!

Kur tė pashė pėr tė vluar,
Pėllumbeshė pendė-shkruar,
Bubu! plumb nė kraharuar,
Plumb qė vret dyke gjėmuar!

Mbledhur shoqet me njė qoshe,
Diē, m'ju flisje, dic m'ju thoshe,
Gushė-e-llėrė-e-gji-bardhoshe.

Pa me syēkėzat e tua,
Sy-larme! ē'mė fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkėndija,
Ndezur mun nė mes nė ballė,
Tė mė vesh nė dhč tė gjallė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:01

Gjarpėrushja

Haj tė mirremi pėr dore,
Nep-ma zemrėn qė ma more,
Gjarpėrushe pikėlore

M'u vrapo q'andej matanė,
mė qėndro nė zemėr pranė,
M'i vėshtro sa lot mė lanė.

Tė fjalonemi ngadalė,
tė pushtonemi pa fjalė,
Plot me afsh e duf tė valė.

Me atė vetull-vetulluar,
Me atė shtatin-gjarpėruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpėro,moj gjarpėrushe!
Fluturo,moj fluturushe!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:01

Kur tė mė jesh e Zemėruar

Ti m`u rrėfeve pėr sėpari shkrepėtimtare nė stoli,
Un` ėndėrrova se nė zemėr po mė valon njė mall i ri.
O, ē'ka qė m`u venit qipalla me kaq tė ngjethur tė pafaj?
Haj!shkretėtirė-e-zemrės`s`ime! Dhe haj! e zeza jetė,haj!

Posi njė yll i perėnduar mė pate humbur gjith mė larg...
Nga malli yt i thura fjalėt gjith sėrė-sėrė-e-varg-e-varg;
E ēdo mendim e pata tretur vetėm n`ėrgjėnd e nė flori,
O,vashė-e lotit tė zhuritur qė vetėtin nėr syt` e mi.-

Prej largėsisė sė pa anė kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohė dhemshurije,ndaj vėndi-i lum as eja sot!
Nė gjirin t`ėnd tė llaftaruar m`a lerė mėndjen t`a humbas,
Tė ndjej si zemra mė gatohet plot me dėshir` e plot me gas.


Ti buzėqesh-mė-zilitare,e mė ēkėlqe si vetėtim,
E mė vėshtro me sy pėllumbi drejt mun nė fund tė shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtėrisė, qė ēel si lulja nė mėngjes,
Si lule-e pastėr do mė mbijė nė krahruar mun nė mes:


Kur tė mė jesh e zemėruar, mė shpirt tė vrarė-e varfnjak,
N`e mbajē nė zemėr zembėratėn, prej helmit t`ėnd s`do heq aspak;
S`do psherėti n`e lėnc tė vdesė,a nė `m`a thėnc,nė mos m`a
thėnc:
Mjafton njė mvrejtje-e buzės s`ate,qė tė mė bėsh tė prishem
menc.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:01

Syt' e tu Vetėtimtarėt

Syt'e tu, vetėtimtarėt, i mbulon pluhur i zi.
Syt'e tu vetėtimtarėt ndezin yj mi vala detesh.
Me vėshtrim tė perėnduar, kaq hirplotė ti mė mbetesh
Si t'i fshesh qipall'e rėndė tė paēmuarat stoli.

Kur i pash'oh! Nė nat'helmi, hėn'e largė-ish derdhur n'ar.
Kur i pashė nė nat'helmi, ar i derdhur m'u bėj zija:
M'u bė gas ndaj fėrfėllonte vgjeri-i shenjt' hijen e tija:
Mi shtrat fletė sapo shtruar...na shij qjelli zilitar...

Syt'e tu- enigm' e kohės; syt' e tu-ēudi pa ēmim;
Syt'e tu- ēkėlqim gazmuar i skėterrės dhemshurishte.
Kish durim yll' i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Qė krijoj kaq dritė djelli, qė mbaroj kaq dėshėrim.

Syt'e tu vetėtimtarėt, sillen qark gjerakorisht.
Syt'e tu vetėtimtarėt ėndėrojne-aq tė qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentė kur i putha-i llaftaruar,
Syt'e tu vetėtimtarėt buzėqeshnė dhemshurisht



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:01

Ku shtrohet Vala... (Romancė)

Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar,
Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.

Q'aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet'e dytė...
Dh'i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m'i shtinje sytė...

Po me t'u ndarė vet e vet,
Mė s'kishim turp qė s'kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:

E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.

Q'aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar.

Se kish kuptim qė s'kish kuptim,
Kuptim'i fellė-i mallit t'onė;
Se malli jon'ish zotėrim,
Qė robėron pėrgjithėmonė;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri - njė fshehtėsi
M'e fshehur sesa fshehtėsija.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:02

Ku vemi Shpesh

Nė zemėr t'ėnde vetėm unė,
Nė zemėr t'ime vetėm ti,
dhe jashtė bota fjalėtare,
Dhe jashtė syri plot zili.

Dh'ashtu filluam pėrngahera
Njė vetėsi plot ėmbėlsi,
Tė mos na shohė syr'i botės,
Mos na zemrosh, moj njerėzi.

Dhe ikm' e ikmė gjith-mė largė,
Dyke kėrkuar pak liri,
Qė me t'u ndezur flak'e ditės,
Gjer mė tė mugėtit tė zi;

Gjer nė mesnatė-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerėnd' e mvrerėsuar,
Ti buzėndritur nė stoli.

Nėr ato male shtat-mėdhaja,
Nėr ata pyje me fshehtėsi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkėmbenj plot llaftari;

Ku fryn njė erė pastėrtije,
E vetėtin njė bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemėra nė gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veē un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perėndi!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 28th January 2008, 16:02

Dėgjimi i Zemrės

Kur tė mė kujtosh,
Kur tė vish tė shkosh,
Kur tė shkosh kėtejza pranė
Qė tė ēmallėrosh

Ē'po dėgjon kur shkon?
Kur vjen e pėrgjon?
Ē'pėrgjon zemra nė kėt'anė
Fund nė kėtė hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot nė ē'mallėrime
Zemra qė s'fle dot

Seē tė ndjen kėtaj,
Seē tė ndjen pastaj,
Seē dėgjon ndaj vetes s'ime
(Si ndaj vet'e saj):

Mall e vrer qė mbaj
Qaj, moj zemėr, qaj.

Vrer e mall qė flas
Plas, moj zemėr, plas.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 13:56

Maja e Ēelur

Lulet lulėzuan
me tė parė djellė
kushedi ē'duruan
qė kur janė mbjellė:

qė kur u pėrzien
me rėr' e me ujė,
dhe u lagn' e u lyen
pa bujė e rrėmujė.

Pa zė psherėtimi,
zė e vaj tė kotė,
i ngurroj thellimi
nėnė dhen' e ftohtė.

Edhe balt' e ndotur,
edhe llum' i ndyrė
i patnė pėrlotur
me ngjyrė e mėnxyrė.

Ato piperonin
me njė sulm i qetė
dhe mbinin e shkonin
qė pėrposh pėrpjetė.

Qė ngaj errėsira
brenda nė dhč thellė
ndillnin krejt tė lira
dritėn edhe qelltė.

Sa me rėnd' i mbante
rrėnj' e balt' e nxirė
dh' i tėrhiqte e s'i ndante
pėr nė fundėsirė,

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrtė
ishte sulm' i bukur
pėr nė qiejt' e lartė,

aq mė lirė e fshehur,
dh' aq mė me ngadalė
rritnin pa pandehur
sulmin e pandalė:

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimė!
Ja! qesh pranėvera
nėpėr ngashėrime!

Ja! sa lul' e qetė
ēeli gjinė e sajė,
pėrmbi degė e fletė
atje lart nė majė!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 13:57

Poradeci

Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir
Po pėrhapet dal-nga-dale njė pluhśrė si njė hije.
Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb' i natės qė po bije,
Duke sbritur qė nga qjelli pėrmi fshat po bėhet fir...

E kudó krahin' e gjėrė mė s'po qit as pipėlim:
Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer heshtė njė lopatė...
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė...
Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t'im.

Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotėroj mė katėr anė errėsira...
Po tashi:
Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri,
Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 13:57

Dimėr

Shpirti im qė sot u mbyll
Dhe gėzimin m'a pėrzuri.
Nėpėr mal e nėpėr pyll
Zu dėbora prej qėkuri.

Bjenė flokėt njė-nga-njė
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nėnė tė
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe nė zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipėlim
Tėrė fili, tėrė jeta.

Nė kaq heshtje-e qetėsi
Ndjej vajtimthin e njė shpesi:
Psherėtin me zė te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:03

Malli

Syri-i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon
Do mė lerė-a von a shpejt,
Do mė lerė-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxirė krejt -
Do mė lerė me pahir
Syri-i bukur qė t'u mvrenjt.

E do mbetem pėrnjėmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretėresha qė mė ēmend
Do me lerė-a shpejt a von.

Do me lerė-a von a shpejt,
Do me lerė-a shpejt a von,
Syri i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon.

Do mė lerė...A! po si -
Qoftė-aherė-ose tani -
Do tė qaj aq dashuri
Qė tė humb me mall te ti?



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:04

Shpirtit

Tė lus, o Lajmės i qielluar!
O Frym' e Zotit, vetė Zot!
Me hirin t'ėnd tė pashteruar
Qė ka mburim pėrjetėsije,
Hirplot, o Shpirt, nėr gaze Ti-je.
Dhe nėr mjerime je hirplot!

Ti botės s'onė-i prure lajmin
E nj'ėndėrimi tė pafaj:
Pėr mallin t'ėnd me tė pastajmin
Ti kuvendon qė pėrmbi botė,
Dhe nė gėzim i bije lotė,
I bije gas nė zi tė saj.

Kur del mi male yll'i ditės
e shuhet nata prapa ti,
Ti me vėshtrimin vetėtitės
ēkėlqen nė fund tė zemrės s'ime
Dh'i bėn prej kėngės sė njė grime
Njė tė pėrjetshme-harmoni.

E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u pėrgjum,
Nė shkėndijim tė kandilerit
M'i cfaq ylberin e njė rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti je nėr gaze,
Dhe nėr mjerime je fatlum!

Sot hapa sytė qė-me-natė
E po kėndoj si kurrėkush:
drejt lartėsisė se pamatė
Ah. mėshiro tė ngjite- i cmuar
Prej gjirit t'im tė pėrvėluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:04

Dora jote Ledhatarja

Dora jote ledhataja, ėsht' e zbetė si qiri.
Dora jote ledhatarja lėshon dritėn e dėborės.
Kur t'a ndjeu magjinė-e pastėr qė tė shtrydheshe prej dorės,
Shpirti im i frymėzuar regėtiu nė llaftari.

Se me lėndė magjistare u pat bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj erė-e brumė dylli;
I dha hėna pak tė ndezur, pluhur t'artė-i fali ylli,
E kėshtu m'u duk hirplotė- haj! o dor'e vashės, haj!

Nė vėshtrim tė dorės s'ate ē'pat, o! balli qė m'u vdar?
Ē'pat qepall' e pėrlotur q'i ra pika tatėpjetė?-
Dor'e bryllt' e vashės s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetė,
Vetėtiu me prush magjije e mė bėri mendimtar.

Dora jote qė mė dhimbset, dora jote qė mė ēik;
Dora jote qė mė shtrihet sipėr temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qė t'u nda mė pesė fashe...
Dh'u bė dorė tė mė ndali ndaj dyshoj se mos ik...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:05

Je Ulur Fort

Kujtimi im qė mė s'mė jep tė qetė,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Nė qetėsi ėsht' isker prej rrufeje,
Nė ēas llaftare zjarr e flakė vetė.

Ēkėlqen si prush kur skėterrohen retė,
Kur mall' i dhembshur zė buēet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'atė hof m'a ndrin ah! zemr' e shkretė.

Kaq mot-mė-mot shkėndijat m'j-u shpėrndanė
Gjith pėrmi kulm tė bimės mė sė gjatė...
M'j-u pėreluan gjith me tjetėr anė...-

Je ulur fort, po syt' e mi tė panė:
Plot me stoli kjo lul' e zemrės s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:05

Syt' e Lumtur

Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur mė dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perėndimi me tė vagėlluar
Pa m'i shtire tinės ata syt' e shkruar.

Ata syt' e shkruar, sytė moj tė fjetur,
Shtatė vjet me-radhė t'i kam pėrshėndetur.
Kur mė pe sė pari, more-e m'u largove,
Kur mė pe sė dyti, more-e m'u afrove,
Kur mė pe sė treti, more-e mė pushtove,
Tė putha nė gushė, ti m'u turpėrove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:06

Pamja

Sot u pamė-e sot u ndamė
Dhe nuk thamė njėzė fjalė;
Kur u ndamė vamė-e qamė,
Qamė shpejt ca lot me valė.

Edhe shpejt kur me tė dalė,
Vamė-u pamė-e shumė thamė,
Thamė fjalė, fjalė, fjalė,
Pastaj kurrė mė s'u ndamė.

Nuk u ndamė-e vetė thamė:
ē'kėto fjalė? ē'kėto lotė?
Ē'ky vajtim q'u vramė-e ramė
Shkrumb e pluhur nėnė botė?

Ah kur ramė, kur u dhembmė,
Ndritej dhembja dritė-e artė...
Kur u dhembmė, kur u shembmė,
Shkrepej yll nė qjell tė lartė...

Yll e dritė bukurija,
Qjell i lartė perėndija,
ē'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:07

Pėrse tė Dua

Se tė desha vetė,
Dhe t'u nqasa vetė,
Dhe tė putha vetė-

Prandaj.
Dhe tė humba largė,
Dhe tė ndoqa largė,
Dhe tė gjeta largė-
Prandaj.

Se tė desha prapė,
Dhe t'u nqasa prapė,
Dhe tė putha prapė-
Prandaj.

Dhe tė humba vashė,
Dhe tė ndoqa vashė,
Dhe s'tė gjeta vashė-
Prandaj.

Se tė gjeta grua,
Dhe tė desha grua,
Dhe tė putha grua-
Prandaj.

Dhe s'mė flet pėrhera,
Dhe s'mė nqas pėrhera,
Dhe mė plas pėrhera-
Prandaj.

O, prandaj tė dua,
Prandaj vashė-e grua,
Fshehtėsi pėr mua-
Prandaj.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 14:07

Zemra

Bėj e ri mendohem,
Tė mos t'afėrohem,
Bėn e ri mendohesh
Tė mos m'afėrohesh.

Dhe ri bėj e bėjnė
Mos tė shkoj andejnė,
Dhe ri e bėn bejnė
Mos tė shkosh kėtejnė.

Ha! tek bėj kėshtuzė,
Hop! tė shoh kėtuzė!
Ha! tek bėn ashtuzė,
Hop! buzė-pėr-buzė.

Pa me puth njė herė,
Pa tė puth dy herė,
Pa mė puth tri herė,
Tė puth tridhjet herė,

Uf! moj zemrė-e mjerė...

Zemėr-lule-e-verė,
Gas-e-vrer-pėrherė,
Zemėr-kopsht-me-erė,
Zemėra-skėtere.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


#21

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi