Forumi Zeri YT! » Shkenca & Teknologjia » Kuriozitete »
Karnavalet nė Rio, ngrihet skena, parada tradicionale nė rrugė

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 8th February 2016, 14:57

Nė Rio De Janeiro ėshtė ngritur dhe vendosur nė vend edhe skena e madhe, duke i dhėnė dorėn e fundit pėrgatitjeve pėr festėn mė tė madhe kombėtare dhe botėrore, pėr karnavalet e famshme tė Brazilit, aty ku do tė pėrformojnė pėr orė e ditė me rradhė shkollat mė tė famshme tė sambės.

Ėshtė nė rregull, dritat dhe muzika teksa balerinėt e kėrcimtarėt provojnė ritmet.

Tekniku i audios, Adelson Alves tha se ka qėnė njė punė e lodhshme dhe e vėshtirė por gjithashtu shumė e bukur. Gjithēka sipas tij, edhe mikfrofonėt mė tė vegjėl janė nė vendin e tyre pasi eventi madhėshtor do tė transmetohet live nė tė gjithė botėn.



“Mikrofonėt e vegjėl janė shumė tė rėndėsishme pėr tė kapur edhe zėrat individual, zhurmat, gjithēka tė kėtyre ditėve. Gjithēka do tė jetė live. Tingujt qė do tė dalin nga kėtu, do tė pėrcillen nė 178 vende tė ndryshme tė botės” tha Alves.

Njė grup vajzash veshur me kostumet tradicionale nė ngjyrė tė bardhė, qė quhen ndryshe “Biana” kanė vendosur tė shfaqen kėshtu nė paradė, pėr ti dhėnė karnavaleve tė kėtij viti, edhe mė shumė vlera shpirtėrore.

“Shjpresojmė qė tė kemi karnavale vėrtet tė bardha, tė shėndetshme, karnavale tė dashura, me shumė dashuri, me shumė zemėr”, tha Jane Geide.

E ndėrsa nga Karnavalet ka mbetur mė pak se njė javė, 12 shkolla tė sambės nė Rio, do tė konkurojnė nė kėto rrugė, pėr tė fituar edhe titullin e karnavaleve.

Trupat e balerinėve kalojnė tė gjithė vitin duke u stėrvitur e duke u pėrgatitur pėr karnavalet, pėr tė marrė pjesė nė paradėn qė kushton multi miliona dollarė.

Grupet e sambave pėrbėhen nga mė shumė se 5 mijė balerinė dhe muzikantė, 300 muzikantė tė bandave tė ndryshme ndėrsa parada do tė transmetohet live nė tė gjithė botėn.

Siē e do zakoni, mijėra vetė kanė zbritur njė javė pėrpara karnavaleve, nė paradėn e pėrvitshme nė rrugė, veshur me kostume tė ndryshme, shumėngjyrėshe. Nė paradė morrėn pjesė 35 mijė vetė, sipas bashkisė sė Rio De janeiro, duke u rrotulluar pėrqark statujės ikonike tė krishtit.

Njė grup personash ishin veshur me kostumet tradicionale me ngjyrat e flamurit brazilian, duke kėnduar e duke thumbuar qeverinė pėr dy skandalet mė tė pėrfolura tė muajve tė fundit, “Triplex” dhe “Petrobras”

Ndėrsa njė pjesėmarrėse, Paula Gomes, merrte pjesė nė paradė e veshur me njė kostum olimpik.

“Jemi shumė tė lumtur sepse 2016 ėshtė viti i lojėrave olimpike. Ndaj jemi futur qė tani nė shpirtin e festės” tha Gomes.

Kjo paradė ėshtė vetėm 1 ndėr 59 festat zyrtare kombėtare qė do tė pushtojnė rrugėt e Rio De Janeiros gjatė periudhės sė karnavaleve, qė do tė nisin zyrtarisht mė 5 shkurt.

Pėr Solange Silva, rrugėt janė skena mė e mirė.

“Do tė jetė shumė bukur kėtu, ndoshta kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė festuar sepse edhe kontakti personal ėshtė mė i ndjeshėm” tha Silva.











Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi