Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Poezi qė mė kanė pėlqyer shumė!

Share

Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 22:20

Te huaja jemi

- Ismail Kadare -

Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 22:22

Greku dhe shqiptari

- Andon Zako Cajupi -


Greku:
- Pse ju Shqiptare,
Keni djem te mbare,
Te zgjuar, te zote,
Te forte e te plote?
Shiko djemte tane
Sikur nuk hane
Te verdhe, te thate
Te trembur si grate,
Te liq, te pabese.
Pa turp e pa shprese..
Gjak ne zemer s'kane!
Tuajte pse jane
Trima te vertete?

Shqiptari:
- Se i bejme vete,
S'na ndihne te tjere,
Si ju, mor te mjere!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 22:31

Trim i Shqiperise

- Andon Zako Cajupi -


Kush ka qene trim nje here?
Aleksandr' i madh i vlere,
Pirua me shoke te tjere,
Ne Shqiperi kane lere.
Po nga gjithe me i zoti
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur ku je?
Ku je more Skenderbe?
Si duron ti nen dhe?
Nuk te vjen keq per ne?
Qe ditene qe na le
Vendi yne u be raje!...
Te lutemi dite e nate,
N'ate jete ku ke vate,
Dergona shprese e urate,
Te mos rrojme si grate.
Te ngrihemi te luftojme,
Armiqte t'i shkaterrojme.
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir e me nder te rrojme.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 22:36

ELEGJI PER BABANE

FATOS ARAPI


Ti nuk je mé.
As do té na shohésh,
as do té shohim,baba, mé kurré.
Ti nuk je mé..
Emrin ténd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmoné e dhimbshme,
gjithmoné e verdhé...

Me njé kordhele
tufa kujtimesh né zemér na lidh.

Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe mé mori malli.

Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugén e ngushté té fshatit.

Shtyva derén e varrezés sé vogél
dhe t'erdha te varri...
C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh?
C'fjalé té reja déshiron té dégjosh?
Prej kétij varri
tani, baba, c'do té mé japésh?

Até dité té thaté janari:
pérpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtépia né zjarr e flaké


Duart e tua né pranga,
plak i ngarté?

Erdha té marr
cfaré perket prei kétij varri.

Kujtime té dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos mé thuaj:
"Biro... iané té trishtuara".

Baba i gjoré!
Uné, pa ato,
do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar.

Dhe kur té vdes
s'dua asgjé
vec njé varr té thieshté.

Atje né bregdet,
ku népér net
bisedojné yjet me qiparisat.

Dhe fjalé té kaltra
flet e shpréndan
deti matané.
Fjalét qé i njohim,
qé i kuptojme,
uné
me babané...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 22:41

DETI

FATOS ARAPI


I vogél, me pantalona té, shkurtra,
me kémbé té zbathura e njé kémishé humaije,qé e qepte veté gjyshja...
Ashtu darké pér darké dilja né breg.
Ndér gķshtérinjté e kémbés sé ftohté mé rridhte rera.


Uné prisja me oré té téra,
gjersa pérnjéherésh, tutje népér fushat e gjéra te nates
ngrķheshin kope té cuditshme, té panumerta kuajsh té bardhé.
Népér hapésirat e pafundme suleshin aradhé - aradhé.

Turfullonin.
Binin me kémbé té thyera,
rrokulliseshin duke gulcuar népér té zezat humnera.

Mbi ta fiuturonin té tjere.
Jelet e hakérruara dallgé - dallgé fushén e diellit fshihnin.
Hingéllima té frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.
Gjokset e médhenj e té bardhé
kreshpéronin pérpjeté;
kémbét e para rrihnin né eré...
Syté u flakéronin.
Njé cast... dhe nén thundrat e tyre do té mé copétonin.
Kur ja me poteré
si njé gjérnim i madhérishém pérplaseshin
te kémbét e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcéza té krķstalta shfrynin
pér té fundit heré.

Té tjeré
hingéllinin népér fushén e gjeré té natés.
Me gézim e friké, oré té téra uné, shihja
kuajt bardhé
té suleshin népér furtuné.
Thyenin kémbét, rrokulliseshin,
qé té vinin sa mé paré tek uné
shkelnin, fluturonin njéri mbi tjetrin...

Dhe tani, kudo qé jam,
ashtu fantastik e i madhérishém, mé ndjek pas deti...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 19th March 2008, 22:49

E Paėndėrrta Ime

FATOS ARAPI

Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
E paėndėrrta ime.

Vė kokėn nė gjoksin tėnd
E tani pėrplasem
Te kokė e njė tjetri.

Mė duhet njė gjysėm ėndrre.

Shigjetat e orės sė dorės
Tutje i shtyjnė kalimtarėt,
nė ditė tė rrėpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra qė shkojnė...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj nė rrėfimin e tij.

Dikush, prej zhgėnjirni tė egėr,
mbėrthen kryqe tė reja.
I hedh njė gjysėm leku
Dhe blej kryqin tim.

Tani qė ta ngre
Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
E paėndėrrta ime.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 21st March 2008, 09:11

Si s'tė Desha pak mė Shumė

FATOS ARAPI


Unė e desha pėrtej vdekjes,
Ashtu dashurova unė
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak mė shumė...

Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
Kujtimin tė gėnjejmė pak.

Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
Asaj qė mė rri mes Zotave:

"Si s'tė desha pak mė tepėr...".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 21st March 2008, 09:20

Alarme tė Pėrgjakura (kėnga e parė)

FATOS ARAPI


Mbi rrogozin prej kashte,
Ku netėve fle,
Shtrova
Dashurinė time...
Po prap, brinjėt t'i vret toka, plisi,
E prap i fortė ėshtė te koka
Trungu prej lisi.

Hej, vend!
Plot diell e pa dritė!
Pagan dhe fron pėr perėnditė!
Jetojmė nėr male tė lartė,
Ku qlellln me dorė mund tė zėmė
Dhe prapė:
Nė ē'humnera kemi rėnė!

Hej, vend!
Qė ngjyrat e Jonit,
Erėrat e portokallit me lule
Mbyll
Nė njė vorbė fasule.
Dhe ndihesh
I pasur nė varfėrinė tėnde
I lirė nė robėrinė tėnde...

Hej, vend,
Qė prej dhimbjes po mė bėn tė ēmendem.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 21st March 2008, 09:23

Flamurit

- Enertin Dheskali -


Nė mijėra beteja
E pėrcėllove trupin tend,
Nė mijėra tė tjera,
U njome me gjakun e atyre
Qė tė mbanin nė duar.

Armiku,
S’te pa veēse duke u valėvitur
E duke qeshur me vdekjen nė erė.
Por s’tė rrėzoi dot kurrė,
Fitimtar ēave shekujt,
Simbol lavdije pėrherė.

O krenari ynė kuqezi,
Qė shqipja, shqipen tė zgjodhi pėr simbol,
Ti je flakėrimė e ėndrrave pėr liri,
Je ndėrgjegjia e njė kombi tė gjallė.
Nė mijėra beteja,
Me ty i ēamė retė e luftrave,
Dhe dallgėt e robėrisė,
Nė miljona tė tjera, (nė pastė),
Nė ballė do tė mbajmė si gjithmonė,
Deri nė dyert e pėrjetėsisė…



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 21st March 2008, 09:26

Syrgjyn-vdekur
(Elegji per Luigj Gurakuqin)

- Fan Noli -


Neno moj, mbaj zi per vllane,
me tre plumba na i rane,
na e vran“ e na e shane,
na i thane tradhetor.

Se te deshte dhe s“te deshnin,
se te qante kur te qeshnin,
se te veshte kur te zhveshnin,
Neno moj, te ra deshmor.

Neno moj, vajto, merr malin,
larot ta permbysen dajlin,
qe me Ismail Qemalin,
ngriti flamurin trimeror.

Neno moj, ma qaj ne Vlore,
ku te dha liri, kurore,
shpirt i bardhe si debore,
ti s“i dhe as varr per hor.

Neno moj, c“eshte perpjekur,
gojemjalte e zemerhekur,
syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
ky Vigan Liberator.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 21st March 2008, 09:29

FAN NOLI

Vraponi, o burra,
Me armė, me topa, me kordh' e me shpata,
Se dolli kuēedra e errėt nga nata,
Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
Dhe sulet prej Shjiakut nė Durrės me vrap.

Kuēedr'e Turqisė,
Hyen'e urisė,
E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
Do gjak tė thėthinjė dhe vjen te Shqiptari,
Si gjarpėr zvarniset, i sillet pėrqark,
Me dinin nė gojė, me helmin nė bark.

Kuēedrėn e vrarė
E hasi mė parė
Thomsoni nė Vlorė, kur vinte prej detit
Me katėrqint krahė, lubi' e Dovletit;
E zuri pėr gryke, e shtriu pėrdhe
Nga thonjt' i rrėmbeu tė mjerin Atdhe.

Pastaj pėr sė dyti
Nė Durrės e mbyti
Dhe kokėn ia shtypi me top nga Kalaja,
Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
Nga forca nė pluhėr, nga bregu nė det,
Me grusht prej rrufeje, qė ngrin e qė tret.

Kuēedra e thyer,
Nė turp e pėrlyer
Pėrmblidhet e kthehet nga toka nė Durrės
Dhe ngrihet m'e fortė, nė Gjol, afėr Urės.
Shqiptar'i verbuar vėrsulet nė det,
Shkel Flamur dhe Nėnė dhe vllezėr po vret.

"Dy herė tė theva,
Tė shtriva, tė ndeva,
Po prapė u ngjalle dhe prapė u ngrite,
Prit mė, the, prit mė!" Dhe prap' iu vėrvite,
Dhe hovin kuēedrės ia preve, po re,
Kalorės i huaj, qė vdiqe pėr ne!

Nga Ura, nga Ura
Po ikni, o burra?
Ju ikni, po hij' e Kalorėsit s'ikėn!
Kuēedrės tėrbuar ajo i fut frikėn,
Se urėn e ruan, se Urė'n e mpron
Stihia - Shqiponjė, me qip e me thonj.

Te ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratė qė ju vet' e vratė,
Qė pas nuk i ratė, po vetėm e latė,
Kur shkonte kaluar tė vdesė pėr ne,
Pėr ju, tė mallkuar, qė s'doni Atdhe.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 8th February 2016, 21:38

XHEVAHIR SPAHIU

Shembja e nje nate dashurie


Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe ēfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siē ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 8th February 2016, 22:37

Fatos Arapi

Atdheu


Atdheu ėshtė dhembje, ėshtė dhembje,
Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
E mban – edhe tė mban ty – nė shpirt.

Atdheu ėshtė toka e premtuar.
Ti shkel si njė zot dhe s’e ke ndėn kėmbė.
Atdheu s’ka fjalė, ka sy tė trishtuar.
Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.

Atdheu ėshtė buka e uritur:
Tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop.
Ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur.
Me sytė n’errėsirė vetveten kėrkon.

Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė.
Nė njė pikė loti lirinė e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 8th February 2016, 22:38

LULEKUQJA

- Asdreni -


Lulėkuqja e mjera
Asgjėkund s’ka shtėpi
E shkon jetėn n’arrati
Ajo s'ėshtė si tė tjera
S’ka stoli!

Fushės, kodrės, del vetiu
Verės ngrohet, dimrit ngrin
Vetė shkundet, vetė mbin
Dhe, kur skuqet, vjen veriu
Dhe e pėrfshin.

Nėpėr kėmbė gjith’ e shkelin,
Vend nė kopshtet ajo s’ka
Dorė ndihme kurrrė s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…

Po veē ngjyra e saj si zjarri,
Si njė yll qė xixėllon
Tėrė bota e imiton
Ėshtė shenjė pėr sė mbari
Nga shikon.

Ajo ngjyrė kur zė shfaqet
Mbreti frone shkon e lė
Njerėz robėr fare s’sheh
Vjen e drejta del nė faqet
Si Zot je.

Ajo ngjyrė nd’ato fletė
Ėshtė shpresa qė tregon
Njė tė ardhme q’ėndėrron
Ėshtė flamuri ynė vetė
Qė valon!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 8th February 2016, 22:39

Koha e Pamjaftueshme

- Ismail Kadare -


S'kam kohe te harroj shume gjera,
Qe nga mendja t'i nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter dhe shkrepetimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq.
Ndoshta grate do te jem duke fshire,
Kur muzgu do t'afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak,
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem te varri humbak.

Nga supert si ta heq kete barre,
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte,
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I munduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'iu bej te gjitheve e do t'ik.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 8th February 2016, 22:40

Pa Ty

- Ismail Kadare -


Ti ike udhes se pafundme,
ku zverdhin druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medaljon i henes.

Lejleket iken. Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi,
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar,
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si donkishote.

C'te bej po them me veten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Kur qerrja baltrave ben shkrime,
Te lashta si te Gjon Buzukut?

Do shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene.
Ne gryke e di qe do me ngelet
I ftohti medaljom i henes.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 9th February 2016, 21:58

KUR DASHURON nė CHAT!!!…

Kur dashuron bėhesh i mirė
Tė duket vehtja tepėr fisnik…
nė bregun tjetėr, njė shpirt i lirė
natės me gjumė seē i thotė: ik!

Kjo ndjenjė e lashtė kur tė pushton
Harron gjithshka e bėhesh trim
Rrėxohesh, ngrihesh, e prap vrapon
Zemrės i hap plagė pa shėrim…

I ziu unė, ē’mė gjeti vallė
A mos kam rėnė nė dashuri?!…
Natėn kafshoj e vij vėrdallė
Tė hyj nė chat, tė vij tek ti…

Ku je? Ku je? Bėhu e gjallė!
Dhe mjaft u fshehe ti prapa fjalėve
Mbi sup peshon i rėndi mallė
Kemi nė mes, kohė oqeanesh

.U lodha keq tė shoh njė ėndėrr
Por gjumi s’vjen si pėr inatė
Kur dashuron bėhesh i ėmbėl
Ndėrsa unė qaj me lot nė chat.

Na ndanė, na ndanė krejt pa u njohur
Ndonse e ndjej gjithmonė tė desha
Mė bėj pak vend, vij pėr t’u ngrohur
Futmė tė lutem nė chat… nė tesha.


Mbamė ashtu pranė me nick-un tėnd
Mė thuaj foshnje, e ēfarė tė duash.
Nė gjoksin tėnd mė bėj pak vėnd
Se s’tė lė dot, kaq gjatė vuash…

Ua sa embėl ėndrra nė chat!..
Isha pranė teje, me buzėn e njomur
Mė puthje ngrohtė siē puthin gratė
Qė dashurinė kurr s’e kanė njohur!

Le tė mbesė chati – mbretėri e jonė
Bėjmė si tė ēmendur tė dy nė chat.
Se ē’thonė tė tjerėt s’mė bėhet vonė
Jemi nė ėndėrr dhe s’bėjmė mėkat

AGIM DOCI



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 18th February 2016, 22:18

Nuk je kėtu


Pėr ty dhe veten e mohova
Ndėrgjegjen lash nė utopi
E kur krejtėsisht t’u pėrkushtova
...ike Ti !


Pėr ty gjithė botėn do e luftoja
U bėra krejt tjetėr njeri
E kur arrita me shpirt tė doja
...ike Ti !


Nuk je kėtu ! Kėtu nuk je
Por unė tė ndjej ēdo ditė mė shumė
Nė fund tė botės, diku atje
Kėtu nuk je, por je tek unė ...


Ti mban me vete diēka timen
Atė qė vetė s’munde tė kesh
S’ėshtė faji im qė prap tė dua
Qė m’je nė shpirt e do tė jesh ...


Nuk tė merr dot askush nga mua
As shiu , as breshėr e stuhi
I bėj shpirt ato qė dua
E shpirtin tim s’e merr njeri !...
**************************
@Bledi Ylli



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 18th February 2016, 22:30

Pija qė deh

I thashė zemrės, je nė risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse tė trembem, thotė zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Ėshtė "pije" qė deh...!

Me shigjeta helmatuese
Tė godet e ti s'sheh
Le tė gjuajnė, gufon zemra
S'mė vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unė thellė ndjej
Botės pse t'ia fsheh
Ēfarė mė shumė se dashuria
Na merr mendtė, na deh!

Timo Flloko



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 20th February 2016, 10:37



NATA E POETĖVE

Kur heshtja mbulon ēdo gjė
Kur tė gjithė flenė
Zgjohen poetėt
Pėr t’u djegur nėpėr vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalėve
Vdesin ngadalė pa klithma



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


#21

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 4)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi