Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Share

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Të Bijtë e Shekullit të Ri

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.

Migjeni

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Gjysma fjalësh

Belbëzon kjo natë e errët
Gjysma fjalësh, zëra gjysëm
Fllad kujtimesh, vjenë e ikën
Ikjen tënde, belbëzon !

Muzgu i fundit më kujtohet
Çast, që ndoshta s’harroj kurrë
Fytyra jote, flokësh fshehur
Lamtumirë belbëzoi !

E urreva lamtumirën

Lamtu-keq, Lamtu-shporru
Përse të quhet lamtumirë?
E urrej çdo muzg tani
Sepse ty s’mund të urrej !

Asnjë çast nuk munda e dashur

Muzgjesh mbytem në dallgët e kujtimit tënd
Përplasem me ‘to në plagët e shpirtit
Të të urrej nuk munda...
Nuk mund

E ndoshta kurrë s’do mundem
Të të dua pak më pak !


-Bledi Ylli

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
NGADALË VDES…

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.


©-Neruda

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Koha...

Dita perbehet prej shume ditesh,
dhe ora perbehet nga minutat e nxitueshem te voneses,
dita formohet nga harresate sperdredhura,
nga metalet, nga qelqet, teshat qe jane hedhur ne qoshe,
nga paralajmerimet e letrave qe kurre nuk mberriten.

Dita eshte liqeni ne pyllin e se Ardhmes,
liqen qe e ka mbuluar gjethi, perkujdesi,
tingujt e mbytur qe zhyten ne uje,
sikur te ishin qielli.

Ne breg
mbesin gjurmet e praruara te dhelpres se mbremjes...
Dita ne shndritjen e saj grumbullon luspa, peshperima,
papritur c'do gje lind si ndonje rrobe
qe na perket neve, dhe si ndonje vezullim i paket,
qe priti sa ti vinte ora e vet dhe po vdes,
me urdher te nates, duke u rrotullisur ne terr.


Neruda

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
U lodha IV


U lodha duke shkruar, duke heshtur, duke parë
Të presësh për të vdekur i gjallë e jo i vrarë
Në djallë të venë të gjitha, nuk dua më të pres
U lodha nga dilemma, të rroj apo të vdes !

U lodha o ju njerëz, sa tëmthat më pëlcasin
Kur nuk mundë dot frikën, frikëra le t’më vrasin
Eshtë keq kur të merr heshtja e hyn në meditime
U lodha duke thënë, larg nga b…. ime !

U lodha dhe nga cmira që kudo vërshon
E keqja në sy njerëzish të mirën shkatërron’
Të gjithë pa përjashtim pas shpine kemi thikë
U lodha nga kjo vorbull me thelbin kaotik !

U lodha nga surprizat, nga V.I.P-at e kësaj jete
Sa bukur japin mend, kur mend nuk kanë për vete.
Të vetmen gjë të bukur që s’blihej me para
U lodha t’a kërkoj më kot në këtë dynja !

Flas për dashurinë, u lodha më kuptoni ?
Kërkojeni në shpirt, aty mos e harroni
E vetmja gjë që luftës, kurrë nuk i pajtohet
U lodha, por s’kam vdekur e nuk do vdes kuptohet …
------------------------------------------------------------

Bledi Ylli

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Me pelqen kur hesht


Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.


Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.


Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.


Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.


Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.


Neruda

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Pija që deh

I thashë zemrës, je në risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Është "pije" që deh...!

Me shigjeta helmatuese
Të godet e ti s'sheh
Le të gjuajnë, gufon zemra
S'më vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t'ia fsheh
Çfarë më shumë se dashuria
Na merr mendtë, na deh!

Timo Flloko

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Me fal.

Me fal po largohem, mbase paska qene e shkruar
te bere per njeri tjetrin, ne fund per tu larguar
te lutem mos qaj, mi fal lotet e tua
te vajtoj per te dy, pa fund ty te dua

me fal qe po iki, nuk eshte faji jot
paska qene bote e padrejte, e mallkuara bote
aq sa e vogel, po aq dhe e madhe
te jetojme per te dashuruar ne me te larget skaje

mos u deshpero, trishtimin ma fal sot
mbaj ti lumturine, buzeqeshja mbreteroft
hiqe ate velle zie, nuk eshte per ty
ylberi shume ngjyresh, me duket bardh e zi

me fal qe kjo ore erdhi, dhe ngela pa arme
te luftoj per dashurine, lumturine ma vrane
i dorezuar ne beteje, me luften e humbur
jam sllav i vuajtjeve, kurre sdo jem i lumtur

ti mos hesht e dashur perpara gjithesise
mundohu, perpiqu per nektarin e lumturise
me fal qe po largohem dhe malli me ka marre
paska qene e shkruar, te vdes dhe ti e gjalle.

G. A

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Larg e ndodhur

Sa děshirě tě flas k'tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrinĕ nga larg
Ti je muzě qě m' fle ně měndje
Dhe kur shkruaj, hyn nĕ varg !

Sa děshirě tě flas k'tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrině e plot
Tek lodroně, tě shoh me ěndje
Por çfarë je qě s' tĕ prek dot ...

Sa děshirě tě flas k'tě mbrěmje
Ku dhe hěna sikur flet...
Ti je tema e një ëndrre
Që nuk rresht e zgjatë përjetë ...

Me dëshirën për të folur
Unë nuk fola, përsëri
Hëna qeshte larg e ndodhur
Larg e ndodhur sa dhe ti !
**************************************

Bledi Ylli

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Te kujtoj sic ishe


Me kujtohesh ti ne vjeshten e fundit.
Me bereten bojehiri e zemren ne paqe.
Ne syte e tu haheshin dritat e muzgut.
Dhe gjethet binin ne ujin e shpirtit tend.

Ne krahet e mi si nje kulper u ngjite,
gjethet merrnin zerin tend te ngadalte.
Flake habie ku etja ime digjej.
Jasemin I dashur, - mbi shpirtin tim, - i kalter.

Syte e tu vetuan e udhen hapi vjeshta:
bereta gri, zeri si i zogjve, zemra jote shtepia
ku hyjne deshirat e mi ate shenjta
dhe puthjet e gezuara bien si shkendija.

Qielli deri te nje anije. Fushe deri te nje koder:
te kujtoj si nje drite, si tym, si pellg pa brenge.
Thelle syve te tu digjeshin muzgjet
dhe gjethet vjeshtore lekundeshin ne shpirtin tend.

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Sot ke diten e marteses
e un fundin e ksaj jetes
edhe guri sduron ka me plas
sa kjo zemer sa shum te ka dasht

Un si hen e ti si djell
ti ne drit e un ne ter
e per darsem ta qoj si dhurat
zemren time sa shum qe tka dasht

Let shkatrohet e gjith bota
Se kto vite ishin tkota
qe ti fala ty dhe jeten time
ne dor ti ta lash !!!

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
U than gjethet e ksaj stine
dhe ran para meje por kjo zemer
qe te deshti tash po rrah larg teje.
Edhe boten te ma falin une prap dot vuaj
Kur edi se Dora jote mban Unaz te huaj
I kujtoj buzet tua dhe po e pys veten...
A me genjeve ti apo genjeva veten????
Shko jeto larg meje edhe pse te dua
Un sisha per ty dhe ti sishe per mua..


Jam pa dashuri, si gjepi pa pare
Kur sjam afer me ty digjem si cigare
Eja po te lutem mos me le ne vetmi
Se Zemra nuk don tjeter por vetem TY..

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Nese lotet ne sy
te pikojne ngadale
kujto zemren time
qe dikur ta pata fale

nese e ndjen zemren
aq shum te lenduar
kujto si ndihesha une
kur me pate tradhetuar

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Ta dhurova zemren
ti me lendove,
ta dhurova dashurin
ti se pranove
Ta dhurova syrin
ti me verberove
Ta dhurova jeten
Ti me ike bashk me te

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Ndermend sjell...


Ndermend sjell e dashur gjithmone
Shkelqimin e flokeve te tua,
Erdh koha qe neve u ndame;
E rende ka qene per mua.

Kujtoj ate mbremje vjeshtore
E zhurma gjethesh te thate
Le te ishin te shkurtera ditet,
Se hena na ndrinte me gjate.

Mbaj mend si me the ti nje mbremje:
"Do shkojne te kalterat vjete
Dhe ti do t'me harrosh ,i dashur
Do shkosh kushedi me nje tjeter."

Dhe sot dega e mbushur me lule
Per ty c'me kujtoi prap mua.
Sa embel me lule mbulova
Dikur kacurrelat e tua.

Dhe zemra ty pa te braktisur
Nje tjeter duke dashuruar,
Porsi nje rrefenje te dashur
Gjithmon' te kujton pa pushuar.


Esenin

descriptionRe: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi