Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionlajmA e dini se...

more_horiz
Ne Londer, pergjysmohet numri i perdoruesve te makinave: nga 137.000 ne vitin 2000 ne 64.000, ne 2014! Ndersa numri i ciklisteve trefishohet nga 12.000 ne 36.000!!!!

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
Gratë, me memorje të hekurt

Gratë kanë memorje të hekurt dhe nuk gabojnë kurrë datat e përvjetoreve ose të debateve të bëra muaj më parë.
Por nëse deri më sot burrat ishin të bindur se ky ishte 'ves' i partnereve të tyre, tani vjen konfirmimi shkencor se bëhet fjalë për një virtyt.
Në një studim të kryer nga shkencëtarët e Universitetit e Cambridge ndaj 4500 të rriturve në moshën 49 deri 90 vjec, u zbulua se gjinia femërore ishte superiore përsa i takon memorjes.
Gratë ishin në gjendje të kujtonin me detaje edhe ngjarjet në shkollë fillore, ndërsa meshkujt kishin harruar shumë prej tyre.
Testi

Duke përdorur një test në kompjuter të quajtur “CANTAB Paired Associates Learning”, iu kërkua pjesëmarrësve se në cilën prej gjashtë imazheve të bardha ishte një figurë gjeometrike specifike.
Hap pas hapi figurat shtoheshin dhe vihej re gjithnjë e më tepër se femrat mbanin mend më mirë se meshkujt, të cilët mund të themi me plot gojë se u 'mundën' në këtë garë nga kundërshtaret e tyre.

Ps.Nuk me kujtohet burimi nga e kame marr'

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
Meshkujt jan egoist

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
Ushqimi i vetëm që nuk prishet është mjalti.

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
shirat u larguan

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
gjysma e 1000 eshte 500

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
.....Vellai i kryeministrit te Kosoves ka kerkuar azil ne Gjermani

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
Disa kuriozitete të çuditshme nga Bota

Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

Vetem mushkonjat femra piskojne.

Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.

96% e sallatorit, eshte uje.

Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

Nje shqiponje mund ta shohe prehen e saj qe 3000 metra larg.

Fluturat shijojne me ane te kembeve.

Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.

Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.

Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.

Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
E njejta femer aktore ne te gjitha rastet

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
Delet

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

Thëllëza

Thëllëza është në gjendje që të jetojë pa ushqim 30 ditë .

Flutura

Flutura më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm. Fluturat shijojnë me ane te këmbeve.

Struci

Syri i një struci është më i madh se truri i tij.

Macja

Në trurin e maceve ka 32 muskuj. Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj. Shkencëtarët britanik kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë 50 milion minj dhe 20 milion zogj të vegjël.

Miu

Minjtë mund të durojnë pa ujë me tepër se devetë.

Ariu

Një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë.

Delfini

Delfinët flenë me një sy hapur.

Peshkaqeni

Peshkaqenët nuk sëmuren.

Majmuni

Thuhet se në Kostarikë është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi del se King Kongu i njohur në film mund të ketë qenë i vërtetë! Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

Kali

Kuajt flenë në këmbë, ata mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

Shqiponja

Një shqiponjë mund ta shohë gjahun deri në 3000 metra larg.

Milingona

Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Krokodili

Krokodili, vazhdon e zgjatet(rritet) deri në ditën e fundit të jetës. Krokodili me gjatësinë rekord, është gjetur ne Amerike, dhe ishte i gjate 7,2 metra.

Lotët e krokodilit : Prej kohësh njerëzit kishin vëne re se krokodilët pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë qante prenë e ngrënë. Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjëndra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën se bashku me ujin e kripur fillon veprimin e saj gjëndra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.

Elefanti

Elefanti me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapojë me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut. Elefantët i tremben lepujve dhe qenve qofshin këta edhe të vegjël.

Kërmilli lëviz me shpejtësi prej 0,05 km/h, rreth 100 herë më ngadalë se njeriu. Breshka konsiderohet se ecën ngadalë por ajo arrin 0,37km/h. Macja ecën me shpejtësi 50 km/h. Miu arrin shpejtësi rreth 10 km/h.

Bleta

Për te prodhuar një kilogram mjaltë, një bletë i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve dhe për këtë të përshkojë një rrugë me gjatësi rreth 300.000 kilometra. Bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.

Breshka

Breshka mund të ecë me 10 km në orë. Breshka mund të arrijë me lehtësi 100 vjet jetë.

Peshku

Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh vetëm pas 10 min.

Trimmatom nanus është peshku më i vogël në botë me gjatësi 8.6 mm mashkulli dhe 8.9 mm femra.

Zogu

Zogu nuk e ka shqisën e të nuhaturit dhe të shijes.

Qukapiku

Qukapiku në një ditë ha mesatarisht 3000 kandrra.

Mushkonja

Vetëm mushkonjat femra thumbojnë.

Derri

Bartës i rekordit për derrin më të dhjamosur në histori e ka amerikani Eber Big Boy i cili jetonte në shtetin Carolina. Ai kishte derrin që peshonte 863,6 kg. Derri mundë të dhjamoset aq shumë sa në dhjamin e tij mund të jetojnë minjtë, pa i kuptuar fare ai.

(gazeta-Shqip.com)

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
A e dini se lakuriqi është kafsha më e rrezikshme në botë?

Nëse keni menduar se kafsha më e rrezikshme në botë është krokodili, peshkaqeni apo një kafshë tjetër, e keni gabim. Të paktën kështu thotë një studim, i cili më të rrezikshmin e nxjerr lakuriqin e natës.

Gjitari fluturues është cilësuar nga specialistët si një nga më të rrezikshmit për shkak të kontaktit që ai ka me kafshët e tjera.

Sipas këtij studimi, lakuriqi i natës është në gjendje të transmetojë tek të gjitha kafshët e tjera me të cilat ka kontakt viruset që merr.

Nga studimet e bëra është arritur në përfundimin se lakuriqi i natës mund të transmetojë virusin e tërbimit dhe virusin e etheve hemorragjike, gjatë kafshimit që u bënë kafshëve të tjera, si lopët apo delet.

Më pas nga këto kafshë virusi transmetohet tek njerëzit.

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

descriptionlajmRe: A e dini se...

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi