Ministria e brendshme greke ka nxjerrë një udhëzim, për brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë që kanë mundësi të përfitojnë nënshtetësinë greke. Sipas qarkores, rreth 150 mijë shqiptarë do të përfitojnë nënshtetësinë geke. Në një lidhje skype për Ora News, kreu i shoqatës së emigrantëve bën të njohura kategoritë përfituese.
Mbi të lindur apo të shkolluar në Greqi do të përfitojnë nënshtetësinë greke. Ministria e brendshme greke ka nxjerrë një qarkore për brezinn e dytë të emigrantëve, që parashikon disa lehtësira.

Etmond Guri: “Janë mbi 150 mijë shqiptarë të lindur apo të shkolluar në Greqi dhe ne në bazë të një përllogaritje, një parashikimi që kemi bërë, një studimi të komunitetit përllogarisim që në një fazë shumë të shkurtër rreth 60 mijë me 70 mijë shqiptarë të përfitojnë nënshtetësinë greke.”
Në një lidhje skype për Ora News kreu i shoqatës së emigrantëve në Greqi, Etmond Guri, sqaron janë tre kategori që përfitojnë.
Etmond Guri : “ Dhe këtu përfshihen : kategoria e parë janë fëmijët që kanë lindur në Greqi dhe regjistrohen për herë të parë në shkollë fillore dhe kur regjistrimi mund të ketë qënë i ligjshëm të paktën 5 vjet në momentin që ke lindur në Greqi.Në kategorinë e dytë futen të gjithë fëmijët të cilët prindërit i janë ligjëruar më vonë dhe fitojnë të drejtën e nënshtetësisë kur prindërit mbushin 10 vjet të ligjshëm në Greqi ose kur fëmija kanë 9 vjet shkollë i arsimuar në Greqi.Plus pastaj në kategorinë e tretë bëjnë pjesë ata fëmijë apo studentë të cilët janë diplomuar pra kanë marrë diplomimin e liceut dhe më pas kanë përfunduar me sukses dhe shkollën e lartë.”

Tabela :

Kategoritë e familjeve që përfitojnë nënshtetësinë greke


1. Fëmijët që kanë lindur në Greqi dhe regjistrohen në shkollë fillore ( me kushtin që prindi të ketë 5 vitë të ligjshme qëndrimi në Greqi)
2. Fëmijët, prindërit e të cilëve mbushin ligjërisht 10 vite qëndrimi në Greqi ,ose fëmijët që kanë kryer 9 vite shkollë në Greqi
3. Studentët e diplomuar në lice, dhe që kanë përfunduar shkollën e lartë
Kreu i shoqatës së emigrantëve sqaron se pas fazës së parë, numri i fëmijëve që priten të pajisen më nënshtetësinë greke shkon deri në 60-70 mijë.