Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
50 fakte nga jeta e Skėnderbeut

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 28th January 2008, 21:16

Ēdo komb ka njė Hero Kombėtar. Por rrallė i ndodh njė vendi kaq tė vogėl si Shqipėria tė ketė pėr tė tillė, njė figurė si Gjergj Kastriot Skėnderbeun. Jo thjesht se pėr 25 vjet ai e ktheu Shqipėrinė nė njė barrierė tė sigurt ndaj ushtrive turke, por njėkohėsisht ai u bė barrierė qė osmanėt mos tė pėrparonin mė tej nė Evropė. Pėr kėtė qėllim Evropa e njeh Skėnderbeun si njė “Atlet tė Krishtit”, njė mbret dhe njė luftėtar, qė, nėse nuk do tė ekzistonte, kishte gjasa qė kontinenti tė ndėrronte fenė. 







1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu lindi nė Dibėr, mė 6 maj tė vitit 1405. Vdiq nė qytetin e Lezhės, mė 17 janar tė vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditė. Skėnderbeu ėshtė figura mė e shquar nė historinė e Shqipėrisė.

2. Gjergj Kastriot Skėnderbeu mban titullin Hero Kombėtar qė nga viti 1965, titulli mė i lartė dhe i vetėm qė mban njė shqiptar pėr vlerat e larta tė figurės sė tij.

3. Gjergj Kastriot Skėnderbeu ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit, princit tė Shqipėrisė sė Veriut dhe i princeshės malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4. Gjergj Kastriot Skėnderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorės dhe me tė pati njė djalė, Gjonin, emrin e tė cilit ia vuri pėr nder tė tė atit. Pėr nder tė tė atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.

5. Vlera mė e lartė kombėtare e figurės sė tij ėshtė se pėr 25 vjet ai mbajti larg Shqipėrisė ushtrinė turke, duke e thyer pothuajse nė ēdo betejė. Janė tė shumta betejat e fituara nga Skėnderbeu sė bashku me ushtrinė e tij.

6. Vlerat e figurės sė Skėnderbeut janė ndėrkombėtare, duke qenė se ai u bė prijėsi i barrierės ndaj ushtrive turke pėr pushtimin e Evropės dhe mosshtrirjes sė fesė islame nė kontinentin evropian.

7. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu i pėrkiste fesė sė krishterė. U shndėrrua nė mysliman, pasi shkoi nė ushtrinė turke dhe mė pas u kthye pėrsėri i krishterė. Kjo ishte feja mė e pėrhapur nė Evropė nė atė kohė.

8. Nga personalitete tė huaj, nga historinė tė huaj, ai ka marrė epitete tė tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancės sė Parė Euroatlantike”. Epitete kėto qė e ngrenė shumė lart figurėn e Heroit tonė Kombėtar.

9. Mendohet se Gjergj Kastriot Skėnderbeu ishte shtatshkurtėr, truplidhur dhe shumė i fuqishėm. Shpata tė cilėn pėrdori ai ishte e vėshtirė pėr ta pėrdorur njė njeri i zakonshėm pėr nga pesha e saj.

10. Sot nė botė emrin e Gjergj Kastriot Skėnderbeut e mbajnė sheshe tė shumta nė kryeqytetet mė tė rėndėsishėm tė botės, duke filluar qė nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Ēikago, Shkupi, etj.

11. Buste dhe shtatore tė Skėnderbeut ndodhen nė Londėr, Spanjė, Buones Aires, Neė York, Kanada, Kosovė, Tiranė. Nė tė gjitha punimet artistike, Heroi Kombėtar qėndron hipur mbi kalė duke simbolizuar luftėtarin.

12. Pėrkrenarja me kokėn e dhisė qė mbante Skėnderbeu ishte njė simbol i huazuar nga legjendat e Pirros sė Epirit dhe Aleksandėrit tė Madh. Ajo ėshtė me metal tė bardhė dhe me njė rrip (ruban) tė larė me ar.

13. Janė dy shpata tė Skėnderbeut. E para i ėshtė dhuruar nga Papa nė Krishtlindjet e vitit 1466 dhe ėshtė me trup tė drejtė, e gjatė 85.5 centimetra dhe e gjerė 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta ėshtė model turk, ėshtė 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14. Kali i Skėnderbeut ėshtė njė tjetėr simbol qė ka shoqėruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhė, i njė race tė zgjedhur. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetėr dhe ngordhi.

15. Nė moshė tė vogėl sė bashku me tre vėllezėrit e tij, Skėnderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndėshkim pėr luftėn qė i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skėnderbeut, si dhe u vendos nė Edrene tė Turqisė.

16. Pėr trimėrinė dhe zotėsinė nė artin ushtarak qė tregoi gjatė betejave me ushtrinė osmane, gjatė betejave nė Azinė e Vogėl, Skėnderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skėnderbeu studioi nė Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhėn osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori tė lindur. Ballkani dhe Azia e Vogėl ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit tė shkollės, duke u dalluar pėr trimėri.

17. Familja e Kastriotėve kishte njė principatė tė vogėl nė malet midis Matit dhe Dibrės, nė kufirin verior, nė zotėrimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kėtė principatė nė vitin 1383.

18. Gjatė gjithė jetės sė tij, Gjergj Kastriot Skėnderbeu zhvilloi 30 beteja, nga tė cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetėm njė humbi. Betejat e udhėhequra nga Skėnderbeu kanė qenė nga mė tė fortat dhe mė tė pėrgjakshmet.

19. Dy janė uniformat qė ka pėrdorur Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. E para ishte uniforma e luftės, me pėrkrenare dhe parzmore. Ndėrsa veshja tjetėr qė pėrmend Barleti ėshtė ajo popullore me qeleshe dhe xhubletė.

20. Eshtrat e Skėnderbeut u zhvarrosėn nga turqit pas rėnies sė Krujės, mė 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, qė ndodhej nė Kishėn e Shėn Nikut nė Lezhė, u dhunua dhe eshtrat u morėn si hajmali nga ushtarėt turq.

21. Skėnderbeu ka deklaruar se, “unė jam pasardhės i Pirros sė Epirit”. Marin Barleti nė veprėn e tij thotė se Skėnderbeu i referohej shpesh origjinės sė Pirros.

22. Dy herė Papa Piu II kėrkoi tė vinte nė Shqipėri me qėllim kurorėzimin mbret tė Skėnderbeut. Nė arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti qė do tė kurorėzonte Skėnderbeun, Mbret tė Epirit.

23. Emrin e Skėnderbeut e mbajnė tė paktėn 10 objekte dhe institucione. Tri rrugė nė Tiranė, Durrės e Krujė; njė muze nė Krujė, njė fshat nė Librazhd, njė pije alkoolike konjak, njė skuadėr futbolli e Korēės, universiteti ushtarak, njė titull i lartė, “Urdhri Gjergj Kastriot Skėnderbeu” dhe njė shesh nė kryeqytet.

24. Emri i Skėnderbeut u propozua nga Sami Frashėri t’i vendosej kryeqytetit tė vendit. Nė 1889 nė veprėn e tij “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, Frashėri mendon qė qyteti tė ngrihej nė fushėn e Tiranės.

25. Biografi i parė i Skėnderbeut ka qenė Marin Barleti, nė vitet 1504, me veprėn “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, botuar nė gjuhėn latine. Ndėrsa nė gjuhėn shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashėri.

26. Familja e Kastriotėve kishte njė principatė tė vogėl nė malet midis Matit dhe Dibrės, nė kufirin verior, nė zotėrimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kėtė principatė nė vitin 1383.

27. Rreth 60 kilometra katror dhe njė kėshtjellė iu dhuruan Skėnderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, nė shenjė mirėnjohjeje pėr ndihmėn qė i dha. Ky vend edhe sot ėshtė pronė e pasardhėsve tė Skėnderbeut.

28. Lekė Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjėlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Skėnderbeut. Megjithėse dy prej tyre e tradhtuan.

29. Fjalimi mė i rėndėsishme dhe mė i mbajtur mend, ėshtė ai i mbėrritjes nė qytetin e Krujės. Fjalėt “lirinė nuk ua solla unė, por e gjeta nė mesin tuaj”, kanė vlerė letrare dhe mendimi edhe sot e kėsaj dite.

30. Pėr Gjergj Kastriot Skėnderbeun shkrimtari Longfelloė ka shkruar poemė, opera nga Franēois Francoeur dhe Franēois Rebel dhe njė tjetėr e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bėrė pikturė portretin e tij.

31. Pėr figurėn e Skėnderbeut dhe pėr personazhin tė tij janė shkruar nė tė gjithė botėn 600 libra, mes tyre romane, libra historikė dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur nė piedestal figurėn e Skėnderbeut.

32. Tri mbahen mend si tradhtitė mė tė mėdha ndaj Skėnderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia nė betejėn e Beratit, betejė kjo qė ėshtė konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skėnderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk qė u ndesh mė tepėr me Skėnderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe pėr portėn e lartė ishte i vetmi qė e njihte artin e luftės sė Skėnderbeut. Nė njė betejė i vrau 8 komandantė tė lartė Skėnderbeut.

33. Tri herė qyteti i Krujės, qė ishte dhe qendra e Skėnderbeut, u rrethua nga ushtritė osmane. Dy herė nga sulltanėt dhe njė herė nga gjenerali mė i lartė turk, Evrenoz Pasha. Por nėn mbrojtjen e Skėnderbeut qyteti asnjėherė nuk ra.

34. Dy sulltanė erdhėn vetė nė Shqipėri pėr tė ndėshkuar Skėnderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhėrimi gjatė rrugės sė kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la nė mes rrethimin e Krujės.

35. Nė tė tri rrethimet e Krujės Skėnderbeut iu desh tė pėrballej me njė ushtri shumė herė mė tė madhe nė numėr. 100 mijė me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralėt.

36. Titulli Skėnderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandėr i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve tė betejave nė Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” pėr zonėn e Shqipėrisė nė vitet 1437-1438.

37. Rreth pesė mijė tė vrarė mendohet se ėshtė numri mė i madh i ushtarėve qė ka humbur Skėnderbeu nė njė betejė. Historianėt turq thonė se beteja e Beratit ishte dėshtimi mė i madh i Skėnderbeut.

38. Njė herė Skėnderbeu vendosi paqe tė pėrkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave tė ushtrisė turke. Historianėt kanė mendime tė ndryshme, por Barleti thotė se osmanėve u duhej tė linin pak kohė Skėnderbeun dhe tė merreshin me luftėrat nė Bosnjė dhe Azi.

39. Mė 1443 Skėnderbeu braktisi ushtrinė turke. I dėrguar nga Sulltani pėr t’u ndeshur me hungarezėt e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skėnderbeu me ushtarėt e tij besnikė largohet nga beteja dhe drejtohet pėr nė Shqipėri.

40. Mė 28 Nėntor tė vitit 1443 u shpall rimėkėmbja e principatės sė Kastriotėve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me njė sėrė masash ushtarake shtiu nė dorė qytetin e Krujės dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

41. Lufta e kalorėsisė ishte njė nga mjeshtėritė e Skėnderbeut. Kalorėsia e pajisur me armė tė lehta ishte njė nga mė tė pėrdorshmet, duke bėrė qė tė sulmonte radhėt e armikut dhe tė tėrhiqej shpejt.

42. Pas 25 vitesh luftė, nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu thirri njė tjetėr kuvend me princat shqiptarė. Barleti thotė se ato ditė Skėnderbeu u sėmurė rėndė nga ethet dhe shėndeti i tij nuk u pėrmirėsua mė.

43. Pėr vdekjen Skėnderbeut ka pasur disa hipoteza. Nė veprėn e Barletit thuhet se ai vdiq nė moshėn 62-vjeēare pa asnjė shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezėn se Skėnderbeu mund tė jetė helmuar.

44. Lidhja e Lezhės ėshtė i pari bashkim i princėrve shqiptarė pėr tė kundėrshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skėnderbeu ishte organizator i kėsaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qėndresa e arbrit.

45. Gjoni, djali i vetėm i Skėnderbeut, u largua nė Napoli pas vdekjes sė tė atit, ku mori titullin “Dukė” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviē Paleologu, pasardhėsja e fundit e familjes perandorake tė Bizantit dhe patėn shumė fėmijė. Pasardhėsit u shpėrngulėn nė Leēe, nė vitin 1700.

46. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skėnderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij nė Krujė nė vitin 1439, por mėsohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokėn nė Durrės, nė vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skėnderbeut, i cili e mori Krujėn pėrsėri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranėn, Matin, Dibrėn dhe Mirditėn, nga Prizreni nė lindje, deri nė detin Adriatik nė perėndim.

47. Nga viti 1407 deri mė 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herė dhe u detyrua tė pranonte kushte tė rėnda paqeje. Pas humbjes nė vitin 1421, ai mbante njė kontroll tė kufizuar nė principatėn e tij.

48. Pas Kuvendit tė vitit 1443, Skėnderbeu mė 2 mars tė vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues nė Katedralen e Shėn Kollit tė qytetit tė Lezhės. Ky ishte i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shek. XV.

49. Portreti mė i hershėm i Gjergj Kastriot Skėnderbeut daton nė vitin 1466. Gentile Bellini, nė vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovės nė Itali, e pikturoi atė me urdhėr tė autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenė me profil majtas.

50. Njė fakt tjetėr nė jetėn e Skėnderbeut ėshtė edhe iniciativa papnore enciklike pėr nderimin botėror tė Gjergj Kastriotit. Me iniciativėn e tij papa i romes mendoi t’i jepte kėtė titull tė lartė Heroit tonė Kombėtar, i cili ėshtė njė nga vlerėsimet mė tė mėdha nė atė kohė.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi