Njerëzimi është në rrezik! Ky është paralajmërimi i Profesor Stephen Hawking i cili ka thënë se ka disa rreziqe që na kërcënojnë , si lufta bërthamore, ngrohja globale dhe viruset gjenetike.

Ai ka thënë se përparimi i mëtejshëm në shkencë dhe teknologji nuk do të ndalojë dot rreziqet.

Profesori gjithashtu thotë se njerëzimi mund të mbijetojë nëse do të gjejë një tjetër planet për të jetuar.

"Edhe pse mundësia që planeti të shkatërrohet shpejt është e ulët, duhet që në 1 mijë vitet e ardhshme të gjendet një tjetër planet për të jetuar. Deri në këtë kohë duhet të kemi siguruar tokën tjetër, në të kundërt raca njerëzore do shfaroset”, ka thënë Prof Stephen Hawking.

Është ironike që një figurë e shquar në shkencë identifikon progresin shkencor si burimin kryesor të kërcënimeve të reja.

Kohët e fundit paralajmërimet e Prof Stephen Hawking kanë qenë të shumta, ndërsa ideja kryesore e tij është gjetja e një planeti tjetër që të zhvillohej jeta njerëzore.