Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Natyra dhe bukuritė shqiptare »
Karavastaja, laguna qė magjeps me bukurinė natyrore dhe zogjtė

Share

avatar

Posted prej 12th February 2016, 14:57

Nga: Ermelinda Hoxhaj

Parku Kombėtar Div
jakė-Karavasta tė ofron njė peizazh mbre-sėlėnės nė kėto ditė dhjetori, ndėrkohė qė magjia nė kėtė lagunė shtohet duke parė shumėllojshmėrinė e shpe-ndėve. Sapo hyn nė pjesėn e pyllit, tė shoqėrojnė cicėrimat e zogjve, ku veshi i mėsuar i studiuesve dhe i specialistėve dinė tė bėjnė dallimin se ēfarė specieje i pėrkasin. Por edhe pėr ata qė bėjnė pėr herė tė parė njė tur ‘birdwatching’, magjia nuk shuhet nėse nuk dinė t’i dallojnė. Shpendi qė ēdokush mund ta dallojė nė lagunėn e Karavastasė ėshtė pelikani kaēurrel, i cili nė 2015-ėn ka njė shtim tė popullatės. Sipas specialistėve tė shoqatės “AOS-Albanian Ornithological Society”, nė total nė lagunė janė 145 individė. Duke qenė se ėshtė edhe periudha e folizimit, numri i ēifteve tė pelikanėve shkon nė 46. Taulant Bino, eksperti i shoqatės “AOS”, sqaron se numri i tyre ka ardhur nė rritje vitet e fundit, pasi nėse nė vitin 2000 numėroheshin 19 ēifte pelikanėsh, nė 2014-ėn numri shkoi nė 37, ndėrkohė qė kėtė vit numri i pelikanėve kaēurrelė ėshtė 46 ēifte. Por ajo qė kjo shoqatė synon tė arrijė ėshtė shtimi i vizitorėve nė kėtė lagunė, dhe sidomos i atyre vendas, ndėrkohė qė vizitorėt e huaj tashmė e kanė kthyer nė njė destinacion pėr t’u vizituar lagunėn e Karavastasė. “Synimi ynė ėshtė qė kjo lagunė tė kthehet nė njė pikė turistike pėr qytetarėt shqiptarė dhe tė huaj. Laguna tė ofron njė ekosistem tė mrekullueshėm qė ēdokush duhet ta vizitojė”, – tha Bino.
Udhėtimi
Zbresim nga makina pėr tė ecur nė kėmbė gjatė lagunės, drejt stacionit tė parė tė vrojtimit, apo siē njihet: Godulla e Vogėl. Pulėbardhat, shapkat, ēafkat, rosat, por edhe njė tufė e madhe me flamingo janė nė pjesėn ujore. Disa flamingo janė me krahė rozė, disa me krahė tė zinj, gjė qė sipas ekspertit tė shpe-ndėve, Taulant Bino, ėshtė element dallues i moshės sė tyre. Mes tyre dallon dhe njė ēift pelikan kaēurrel mbi njė trung peme. Hapin shpeshherė krahėt, pasi duan tė thahen pas kėrkimit tė peshqve nė ujė. Tė mjaftojnė njė palė dylbi apo njė teleskop dhe ti mund tė bėhesh njėsh me shpendėt. Prania e peshkatarėve nė lagunė bėn qė shpendėt tė rrinė pak tė distancuara dhe shpeshherė tė ngrihen nė fluturim. Stacioni i dytė ėshtė Spiaxho, ku dhe aty janė qindra shpendė, qė pėr t’i vėshtruar mė mirė hipim nė kullėn e vrojtimit, e cila tė jep njė fushėpamje pėrrallore tė lagunės sė Karavastasė. Mė tej, nisemi drejt Sopit tė Artirit. Pisha e butė pėrzihet me atė tė egėr dhe drurė tė tjerė dhe shkurre, ku sė bashku pėrbėjnė njė mozaik dehės tė natyrės. Edhe pse mes dhjetori, peizazhi qė tė ofrohet tė kujton vjeshtėn, pasi veē ngjyrės gri, kafe e tė gjelbėr, mbizotėron dhe njė e verdhė e artė. Rruga mes pishave tė larta dhe kanaleve tė ujit nė tė dy krahėt tė ofron njė pamje piktoreske qė rrallė e shikon nė vend tjetėr. Erdhėm drejt fundit tė rrugės, por magjinė e tufės sė pelikanit kaēurrel nuk e shijuam dot, pasi ata ishin trembur nga specialistėt e administratės sė zonave sė mbrojtura Qarku Fier, tė cilėt i ndihmojnė duke u ēuar shkarpa dhe degė pemėsh, pasi ėshtė periudha e shumimit. “Pas pak javėsh fillon periudha e shumimit pėr pelikanin kaēurrel dhe nisin pėrgatitjen e foleve, tė cilat i ndėrtojnė me degė tė vogla pemėsh, shkarpa dhe barishte. Njė pjesė tė tyre ne ua u afrojmė me varkė nė ishull dhe nga prezenca jonė janė trembur”, – tregon Ervin Allushi, specialisti i menaxhimit tė faunės dhe ekosistemit nė Lagunėn Divjakė-Karavasta, sipas tė cilit, ajo qė mungon nė kėtė lagunė ėshtė vetėm sinjalistika. Ndėrsa pėr ekspertin Bino, Karavastaja ėshtė zona mė e rėndėsishme pėr shpendėt nė Shqipėri, me numrin mė tė lartė tė shpendėve, tė shpėrndarė nė njė mozaik habitatesh, pėrfshirė ligatina, lumenj, ujėra bregdetare, pyje me pisha. “Ajo strehon gjatė gjithė vitit mbi 245 lloje shpendėsh, nga 330 tė vrojtuara nė tė gjithė Shqipėrinė. Ėshtė mė se e njohur pėr tufat e shumta tė shpendėve shtegtarė dhe dimėrues, rosave dimėruese, baltakėve tė vegjėl dhe fluturimin spektakolar tė pelikanit kaēurrel, simboli i Parkut Kombėtar Divjakė-Karavasta”, -thekson Taulant Bino.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi