Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
EPOSI SHQIPTAR I KRESHNIKEVE.

Share

avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:21

EPOSI SHQIPTAR I KRESHNIKEVE.



1. Perhapja gjeografike, kerkimet dhe studimet.



Kryesisht trojet veriore te banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini: Nga bregdeti veriperendimor deri ne krahinat verilindore, duke perfshire Krajen, Malesine e Madhe, Dukagjinin, Nikaj - Merturin, Malesine e Gjakoves etj.

Kenge te ketij cikli kendohen dhe ne jug te Drinit, sidomos ne Puke, Lume e Diber. Ndonje subjekt haset dhe ne Lezhe, Kruje dhe krahinat veriore te Elbasanit e te Librazhdit. Nepermjet malesoreve, te zbritur qe nga fillimi i ketij shekulli e ketej, si edhe te kosovareve te shperngulur, ato kane ardhur deri ne rrethet Elbasan, Durres, Lushnje e Fier. Dhe sot e kesaj dite aty jeton nje cikel i gjere poetik, sa i lashte e madheshtor nga ana ideore e artistike, aq edhe kompleks e kompakt. Ne shkence ai njihet me emertimin eposi i kreshnikeve2 ose cikli i Mujit dhe i Halilit3, kurse ne popull - kenge kreshnikesh, kenge te Mujit e te Halilit, kenge te moēme trimash, kenge lahute4 etj.

Ky epos, qe perben nje pjese te rendesishme te epikes legjendare shqiptare ne pergjithesi, jeton jo thjesht si nje relikt i nderuar dhe i ēmuar etno - kulturor, por kryesisht per mesazhin e madh qe sjell - rezistencen ne emer te lirise, te se drejtes e te dinjitetit, - si dhe per vlerat e larta artistike. eshte mjaft ekoluente bindja e thelle e malesoreve se "Kanget e kreshnikeve e burrnojne njerin, e bajne trim, i shtien zemer te duroje plumbin, gjakun lufterat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas deshmive te bartesve popullore e te studiuesve, keto jane kenduar tradicionalisht e jane degjuar me kenaqesi e nderim te veēante jo vetem nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa te tjera apo prane oxhakut te kullave karakteristike malesore neteve te gjata te dimrit, por edhe para fillimit te nje beteje, madje edhe ne zjarrmin e luftes. Ja pse shtepia pa lahute, shtepia ku s'kendoheshin kenge kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", qe s'meriton respekt.

Per vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqerore te se kaluares (pushtimi osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), qe kane kushtezuar edhe gjendjen e shkencave shqiptare ne ate kohe, interesi per eposin e kreshnikeve eshte i vone. Po te perjashtonim nje fragment te shkurter qe botoi albanologu i njohur e i nderuar Gustav Majer (G. Mayer) me 1896 ("Albanesiche Studien" VI), do te duhet te thoshim se mbledhja edhe botimi i ketij eposi realisht filloi ne krye te shekullit tone, sidomos ne vitet 20. Nder botimer kryesore te gjertanishme do te mund te permendeshin: "Epika legjendare", vellimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier epique albanis" (antologji frengjisht, 1983) "Kenge kreshnike" (Prishtine, 1974).

Krahas botimeve me materiale faktike, filluan edhe studimet e eposit te kreshnikeve. Ne fillim ato qene kryesisht shenime te thjeshta e mbresa, qe erdhen duke u thelluar e u zgjeruar disi gjate viteve '30, per te arritur sot nje nivel mjaft te kenaqshem. Kurorezimi i gjithe kesaj pune studimore u be me simpoziumin "Epika heroike" shqiptare", (Tirane, 20-22 tetor, 1983), ku moren pjese edhe mjaft studiues te huaj dhe materialet e te cilit u botuan te plota ne permbledhesin "Ceshtje te folklorit shqiptar", vell. II dhe III (1986).

2. Tiparet kryesore.


Eposi i kreshnikeve i ka te gjitha tiparet e zhanrit, por edhe vecorite specifike, qe lidhen me klimen historike-shoqerore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton. Se pari, ai ka tri vecorite kryesore: Epizmin, frymen heroike dhe legjendaritetin.

Epizmi.

Eposi i kreshnikeve e pasqyron jeten ne forme tablosh te gjera "objektive". Frymemarrja e gjere eshte e pranishme ne cdo ind te tij: ne perleshjet dhe dyluftimet homerike, ne madheshtine e heronjve dhe te botes qe i rrethon, ne permasat e larta dhe tradhtite tronditese, ne ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), ne gjatesine e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), ne gjatesine e vargjeve (pelqehet me shume dhjeterrokeshi i bardhe - nje varg me mundesi te gjera shprehese)5 etj. Por epitetin objektive ne e vume ne thonjeza, sepse rapsodi shtiret sikur vetem tregon objektivisht si kane ndodhur ngjarjet, kurse ne fakt ai mban nje qendrim te caktuar, qofte edhe duke lene ate te nenkuptuar. Ne te njejten kohe, ne epos jane te pranishme, do te thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e nje reference lirike: dashuria midis vellezerve e shokeve, dhimbja e humbjes se nje personi te dashur, gezimi i takimeve miqesore, ngjyrat plot shkelqim te nje peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i nje vashe. Nje shembull teper shprehes lirizmi eshte, fjala vjen, vajtimi i thekshem i Ajkunes, gruas se kryetrimit, mbi trupin pa jete te djalit te saj te vetem. Veēse le te vihet re qe edhe ketu gjithēka perthyhet nepermjet prizmit epik, ruan permasat epike - dhembja e thelle e nenes, mallkimi i saj i fuqishem, keqardhja e elememteve te natyres dhe e bishave te malit: Qyqe vetem rrugen paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie!/ Kur ka dale nder Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue: / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe s’ na ēove ate nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dale, / Bashk’ me hy n’nji varr me djale! . . . Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeē; / Ahi ishte rrema - rrema, / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet per deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr te djalit . Kane lane kangen zogjte e malit, / Kane lane kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe, / Qe nuk ēohesh per m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir, / Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen qe t’ka rrite: / S’ m’ ke lan’ kurre kaq shume me prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ per me lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuč , / Kerko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen nana, / More i miri i nanes - o ! . . .

Edhe rrefimi eshte gjithashtu epik. Ai eshte plastik, monumental, i gjere, solemn, shpesh mjaft i hollesishem, zakonisht i shtruar, me nje qetesi sublime, pa ekzaltime, eufori e kuje, me nje force te brendshme e te natyrshme. Ne te zene vend te gjere perseritjet e formave te ndryshme ("Kqyr ēka bani krajli per me ba", "Pak u vonue, shum’ s’ u vonue"), deri ne perseritjet e gjera epike, intonacioni zakonisht horizontalisht ose me dallgezime te lehta. Edhe melodia qe shoqeron poezine eshte e qete, recitative, disi monotone, por e thelle, si jehone malesh e kohesh te lashta. Ajo degjohet me endje, sepse plotesohet nga dramaciteti i ngjarjes, nga efekti i fjales a i figures poetike.

Fryma heroike.

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siē del edhe nga kuptimi qe ka marre fjala kreshnik , eshte nje epos heroik. Fryma heroike e pershkon ate fund e krye; me brume heroik eshte ngjizur ēdo strukture e mikrostrukture e tij.

Veēse ketu heroizmi nuk del si diēka e jashtme, si vetemburrje a si mjet per te terhequr simpatine e dikujt. Ai eshte krejt spontan, genuin, i brendshem, buron nga domosdoshmeria e rezistences dhe e perballimit te rreziqeve e te veshtiresive. Eposi e paraqet heroizmin si menyre mendimi, sjelljeje a veprimi, qe ve ne qender te sistemit te te gjithe vlerave trimerine, vetmohimin, qe i quan ato atribute te pandara te nje mjedisi shoqeror te percaktuar etnikisht, te nje menyre te veēante organizimi shoqeror. Ai e trajton heroizmin si nje tradite te lashte, si nje kult te vertete, si nje model etnokulturor te kristalizuar, madje te sakralizuar, gjate shekujve: Zoti t’ vraft, bre Krajle Kapidani, / Pes’ dekika liri me te dha -ne. / Tjeter t’ mir’ ne t’ paret s’na kan’ lane, / Kurrnja nesh veē mos me dek’ ne t’ shkrue -me, / Por me shpata m’ u pre tue kendue .

Legjendariteti.

Kete veēori ia jep eposit te kreshnikeve tipi i mendimit poetik mbi bazen e te cilit ai eshte ngjizur e qe meshiron. E ky eshte mendimi poetik legjendar, nje tip mendimi poetik karakteristik per nje shkalle te caktuar te zhvillimit shoqeror e qe, siē dihet, i paraprin mendimit poetik historik.

Ky tip mendimi perben themelin specifik te eposit te kreshnikeve si zhaner me vete, percakton menyren e pervetesimit te realitetit prej ketij eposi, menyren e raportit midis se vertetes artistike dhe se vertetes historike, natyren dhe tere sistemin e mjeteve shprehese. Thelbin e ketij mendimi e perben fondi i gjere i elementeve mitike, perrallore, fantastike, qe e shpreh realitetin ne menyre te legjendarizuar, jo sipas parimeve te ngjases a te mundesise, por, ne radhe te pare dhe kryesisht, sipas parimeve te se mrekullishmes.

Nje nder shprehjet e ketij tip mendimi ne eposin e kreshnikeve eshte prania ne te e nje lende te gjere poetike qe, per nga origjina, lidhet drejtperdrejt ose terthorazi me mitologjine, kryesisht me poetiken mitologjike. Midis morise se elementeve te kesaj lende do te mund te permendeshin: nje varg figurash mitike, tipike shqiptare, qe veprojne ne epos me cilesine e personazheve artistike (zanat6, te lumet e nates7, oret8, /shtojzovallet9, gjarperinjte qe u japin force kreshnikeve ose u sherojne plaget); zogjte qe paralajmerojne ngjarjet ose marrin e shpien amanete; vende te kulteve pagane (Mrizet e Medha, Lugjet e Verdha, krojet, pyjet, shpellat); trupat qiellore qe komunikojne me njerezit ose "marrin ndore" (Dielli, hena, yjet); "shpjegimet" e origjines mitologjike te kreshnikeve (Muji u be i tille, p.sh., nga qe piu "tamel gjini nga zanat); lindjet dhe rritjet e mrekullueshme (p.sh. maturimi si kreshnik qe ne moshen shtatevjecare); ngurosjet dhe ēngurosjet e heronjve; vdekjet dhe ringjalljet; metamorfozat e lloj - llojshme fantastike (p.sh. kthimi i njeriut ne qyqe); mjetet ndihmese te mrekullishme ose, siē jane quajtur ndryshe, mjetet magjike (unaza magjike, qumeshti i gjirit te nenes, lengu i luleve, uji qe sheron syte, molla e arte); kundershtaret perbindesha (Arapi i zi, Bajlozi); etj., etj. Mbi themelet e poetikes mitike, eshte sajuar edhe gjithe ai sistem figurash hiperbolizuese ose personifikuese.

Duhet thene veēse e gjithe kjo lende mitologjike ne epos e humbet karakterin sakral, deri- diku zhvishet nga besimi ne te si realitet dhe kthehet ne lende estetike, ne lende qe ndihmon njohjen dhe pikturimin e realitetit sipas ligjeve artistike qe ndihmon per te theksuar ide te caktuara e per te karakterizuar personazhet e situatat. Kuptohet atehere se eposi nuk mund te identifikohet me mitologjine.

Si shprehje tjeter e mendimit poetik qe permendem, i cili perforcon karakterin legjendar te eposit, do te mund te kuptohej edhe poetika perrallore, e zhveshur nga vetedija e mirefillte historike dhe mbi bazen e se ciles jane krijuar me nje bukuri te rralle figurat e motivet imagjinare fantastike.

Ne fakt edhe pse ne epos historia ndihet qarte e buēet pas ēdo situate a personazhi, jepet jo aq me detaje konkrete, reale, por ne menyre globale, ne trajte ideali, si leng historik; edhe pse eshte e pranishme, mjegullohet, erresohet nga hija e personazheve dhe situatave madheshtore. Prandaj ketu si ne baladat legjendare, perrallat legjendare, koordinateve historike te kohes e te hapesires u mungon saktesia e plote, ka diēka te percaktuar. Me sakte do te mund te thuhej se ketu historia perthyhet nen prizmin e poetikes legjendare, koha dhe hapesira jane kohe dhe hapesire epike, jo identike me kohen dhe hapesiren reale.

Ne eposin e kreshnikeve nuk kemi levizje lineare te kohes historike. Ketu zoteron perfytyrimi i nje kohe konvencionale, qe nuk i nenshtrohet datimit, qe nuk e perfill kronologjine, qe rrjedh ndryshe nga rrjedha reale dhe historike e saj. Ne epos koha mund te ndalet, te kthehet prapa, te ngadalesohet a te pershpejtohet (jo rralle, p.sh., dielli e ndal vrapin e tij, nata zgjatet, pranvera vjen me shpejt). Kjo ben qe edhe ngjarjet te mos vijne gjithmone njera pas tjetres, sipas nje rendi real kohor, por te mund te nderrojne vendet ose te ecin paralelisht. Nga ana tjeter, koha eshte thuajse gjithmone e shkuar e larget, gje qe duket edhe te shprehjet: "Nje here e nje kohe", "Kshtu m’kane thane se ā ba moti" etj.

Ne eposin shqiptar te kreshnikeve karakterit konvencional, epik te kohes i perqaset edhe karakteri konvencional i perfytyrimeve per hapesiren. Edhe ketu kemi diēka te percaktuar. Hapesira, si te thuash, jepet ne vija te trasha e ndahet po keshtu ne bote te heronjve e ne bote te huaj. Rrjedhimisht koncepti i eposit per hapesiren nuk perkon plotesisht me vendbanimet reale historike, edhe kur aktivizohen toponimet e tyre. Ne te njejten kohe, sipas poetikes legjendare, ne nje bote te papercaktuar, sidomos kur ajo eshte e larget, ashtu si ne kohen e larget, mund te ndodhin lloj-lloj ēudirash, te hasen te papritura dhe veshtiresi qe perballohen vetem nga guximi dhe forca e kreshnikeve. Keshtu qe papercaktueshmeria dhe largesia relative kohore dhe hapesinore nuk jane vetem rezultat e legjendaritetit, por edhe mjaft per ta rritur ate, per te rritur karakterin e jashtezakonshem dhe prestigjin epik te ngjarjeve.

Diēka e tille vihet re edhe tek antroponomia e te vlera e numrave. Per eposin ka rendesi jo emri i personazheve, por qenesia, permbajtja, karakteri, profili artistik, botekuptimi dhe psikologjia e tyre. Prandaj emrat edhe mund te nderrohen. Ne fakt ne eposin shqiptar te kreshnikeve nje pjese e mire e personazheve mbajne emra myslimane. Ky eshte rezultat i kohes se sundimit osman (fundi i shekullit XV-1912) e ka ndodhur edhe me krijime te tjera te lashta poetike shqiptare, te cilat tek arbereshet e Italise10, si dhe ne mjaft krahina te vendit, ruajne edhe sot e kesaj dite personazhe me emra me te hershme te krishtere: Kostandini i Vogelith, p.sh. (heroi qe rikthehet diten e marteses se gruas), eshte riemeruar Ymer Aga, Kostandini tjeter (vellai i vdekur qe ringjallet per te plotesuar fjalen e dhene, - te ēoje prane gjinise motren e martuar larg) eshte kthyer ne Halil Garria, Hyseni i vogel etj. Madje ne ndonje rast procesi i islamizimit ka mbetur ne mes: ne nje variant te balades se rinjohjes moter-vella, vellai quhet Gjon Pretrika (emer i krishter), kurse motra Fasilet (emer mysliman); tek emri i nje kreshniku Gjergj Elez Alia - pjesen e pare e kemi te krishtere, kurse te tjerat myslimane. Edhe nje varg numrash (perdorim me te gjere kane: 3, 7, 9, 12, 30, 40, 300) nuk kane vlere reale, matematike, por jane kryesisht konvencionale, numra epike klishe (perdoren, p.sh. per te dhene idene e shumices e te madhesise).

Karakteri polistadial.

Vete lenda poetike e eposit shqitar te kreshnikeve deshmon se ai nuk eshte krijuar njeheresh. Si ēdo fenomen tjeter artistik ai ka pasur lindjen, veterritjen, maturitetin dhe pleqerine e tij me nje shtrirje te gjate ne kohe. Gjate kesaj kohe ēdo periudhe historike i ka dhene eposit nje lende te caktuar historiko-shoqerore e poetike, ka lene vulen e saj ne te. Prandaj eposi, ashtu siē na erdhi qe kur filluam ta njohim, u ngjan deborave alpine ku shtresa ze shtresen, ose nje pikture te vjeter mbi te cilen jane hedhur shtresime te reja. Kjo i jep atij karakter te spikatur polistadial. Sigurisht, vete poetika legjendare qe zoteron ne epos, fakti qe ai, si forme artistike, disi e "tjeterson" realitetin e mund te aktivizoje edhe ne kohe te vona, lende me origjine poetike te sterlashte, perzierja ne ndonje drejtim i lendes se shtresave te tij, ben qe keto te fundit te mos dallohen lehte; por folkloristika shqiptare ka dalluar tashme qarte mjaft prej ketyre shtresave.

Gjithsesi, jane krejt te dallueshme dy shtresa, ajo paraosmane dhe ajo pas pushtimit osman. Ne te vertete shtresa pas pushtimit osman eshte teper e holle ne krahasim me te paren. Ajo perbehet kryesisht nga emrat myslymane te disa kreshnikeve, nga armet e reja qe hasen ndonjehere (armet e zjarrit), nga ndonje element te leksikut me prejardhje osmane, nga ndonje incident i rralle11 ose kenge (si te tille kemi vetem nje)12, qe i ben jehone konfliktit shqiptaro-osman. Kjo eshte nje shtrese qe i eshte hedhur eposit tone si nje fare pelerine e lehte e plot te ēara, te cilen eposi mund ta rrezoje vetem me nje levizje te shpatullave te tij te fuqishme.

Shtresa tjeter, paraosmane, eshte shtresa baze e eposit, qe i jep atij fizionomine ideoartistike si nje forme e veēante folklorike. Ajo eshte pakrahasimisht me "e trashe", e plote dhe e rendesishme sa shtresa pasosmane. eshte pikerisht kjo qe zbulon dhe e percakton eposin si zhaner, si forme te veēante folklorike, si monument artistik, me volumin, strukturen dhe formen e tij. Ajo perbehet nga gjithe ato elemente qe u permenden me lart, kur u fol per karakterin legjendar te eposit, si dhe nga gjithe problematika themelore, lenda baze historiko- shoqerore, etnografike, muzikore etj., per te cilat do te flitet me poshte. Por edhe brenda kesaj shtrese dallohen nenshtresa te ndryshme. Kuptohet se, per arsyet qe u permenden, dallimi i tyre eshte disi me i veshtire dhe kufijte me pak te percaktuara. Keshtu, ne epos gjejme elemente te matriarkatit (vendi i veēante i nenes, ne nje kohe kur babai i kryekreshnikeve mungon krejt, elemente te respektimit te "vijes se tamlit", vendi i veēante i dajes-avunkulati etj.), por edhe te tilla (dhe ato perbejne shumicen) te patriarkatit; zana diku paraqitet ne fazen e saj me te lashte, "te eger", si force armiqesore per kreshniket (p.sh. te kenga "Martesa e Mujit"13), por me tej njerezohet (humbet virgjinitet-in14, fiton nje konstitucion psikologjik si te malesoreve, - mban besen, behet vellam me kreshniket, - i ndihmon ata dhe u kerkon ndihme, perzihet ne punet e tyre), ashtu, madje ne nje mase me te madhe, si perendite e "Iliades"; ndonje figure tjeter, edhe pse ruan thelbin e vet te origjines mitologjike, ne ndonje drejtim thith lende historike relativisht te vone. Bajlozi eshte nje perbindesh, qe vjen nga deti, por mban emrin e njohur nga hierarkia evropiane mesjetare - Bajulus - dhe kerkon taksen karakteristike feudale bizantine "tym per tym"15, (ishte shkruar diēka qe une s’e kuptoja).

Nje gjendje e tille na lejon ta perfytyrojme rrugen e eposit shqiptar te kreshnikeve si ate te nje topi debore qe e nis rrukullimen nga maja e malit, rritet gjate saj, per te ndaluar diku, per t’u shkrire disi duke humbur pjese te tera e duke "fituar" ndonje shtrese te re. Por berthama kryesore e ketij masivi mbeti qe mbeti e paprekur. Kjo i ka ndihmuar folkloristet shqiptare te percaktojne nje varg kengesh (rapsodish) qe i perkasin kesaj berthame e qe, bashke me rapsodi te tjera, perbejne fondin e lashte a me te vone, por, sidoqofte, paraosman te eposit. Prej tyre po permendim sa per shembull: "Martesa e Mujit"16, "Fuqia e Mujit"17, "Martesa e Halilit"18, "Gjergj Elez Alia"19, "Deka (= vdekja) e Halilit"20, "Omeri prej Mujit"21, "Muji i varruem (= i plagosur)"22, "Ajkuna qan Omerin"23

Mirefilltesia popullore (karakteri fshatarak).

Teoria e pergjithshme e eposit ka provuar se ai lind ne ate kohe, ne ato vende, ne ato krahina te nje vendi, ne ate komb, popull a shtrese te popullit ku ka probleme te medha, shqetesime te medha, ballafaqime te medha. Eposi shqiptar i kreshnikeve i ka gjetur problemet e tilla te populli shqiptar, me sakte te pjesa fshatare e tij. Ishte pikerisht kjo pjese, qe ishte e interesuar me shume se kushdo tjeter per problemet madhore qe trajton eposi. Jo vetem kaq, por edhe zgjidhja e ketyre problemeve ne epos behet nga pozitat psikologjike e botekuptimore, kryesisht te fshataresise se thjeshte, qe eshte mesuar te jetoje me pune te ndershme, me zemer e duar te pastra. Ja pse ne epos zgjidhja e problemeve qe shtrohen behet pergjithesisht nga pozita e jo nga sulmi per te perfituar nga ajo qe u takon te tjereve; nga trajtimi me dinjitet i te huajve e jo nga mendjemadhesia (ne epos flitet me respekt edhe per armiqte, vleresohet trimeria e tyre; ata mund te urrehen, te denohen e te vriten, por nuk mposhten).

Ne epos jepen me plot ngjyra e saktesi mjediset fshatare, kryesisht malore (ku dielli "shum’ po shndrit e pak po nxeh"), natyra qe i rrethon, menyra e jeteses se njerezve qe jane mesuar te perballojne ashpersine e terrenit e te klimes, rreziqet dhe veshtiresite. Aty nuk ka as edhe nje gjurme nga mjediset e molepsura, "shkelqimi" i jetes, mireqenia dhe orgjite feudale. Por ndryshon puna kur jepet, te themi, jeta e antagonisteve, te cilet notojne ne luks, ndonjehere edhe ne ves. Ja nje pergjigje plot interes qe i jep Kraleviē Markut kreshniku Musa Arbanasi, pasi kujton lindjen e te parit ne saraje te medha e shtroje te buta: Mue shqiptarja e ashper me lindi / Atje te dhente, ne gurre te ftohte, / Me plaf te zi me mbeshtolli, / Me fije ferrash me lidhi, / Me qull tershere me ushqejti .

Edhe mjetet artistike me te cilat trajtohen problemet, jane tipike per folklorin fshatar; sigurimi i gjithe arsenalit te figuracionit nga mjediset blegtorale, bujqesore e nga natyra.

Karakterin e mirefillte popullor, folklorik ia jep eposit edhe tipi i rapsodit, i bartesit dhe ekzekutuesit te tij. Keta kane qene teresisht blegtore, bujq e fshatare te thjeshte, qe kane kenduar per qejf te tyre. Pra, s’ ka patur rapsode oborresh, rapsode profesioniste e qe te kene kenduar per hesap te te "medhenjve", duke i lavderuar ata, kundrejt nje shperblimi.

Mirefilltesine popullore, folklorike e deshmon edhe mungesa ne epos i ndikimeve te artit te kultivuar.

Forma (menyra) e ekzistences.

Dihet se eposet njihen ne dy forma: si unitete integrale, te plota, te ndertuara si teresi me nje logjike artistike dhe kohore te caktuar, dhe ne forme kengesh (rapsodish) te veēanta. Dihet gjithashtu se forma e pare eshte fryt i iniciatives krijuese te individeve te veēante, qe bashkojne pjeset ne nje te tere. Eposi shqiptar i kreshnikeve jetoi dhe vazhdon te jetoje ne formen e dyte. Secila prej kengeve te tij trajton nje problem te veēante, nje ēeshtje, qe ne lindje, ne rritje e gjer ne zgjidhje te saj; prandaj ēdonjera paraqitet si njesi e plote e me vete artistike. Per kete arsye ato jane quatur edhe epe, edhe poema . Por te gjitha ato formojne nje mase kompakte e koherente poetike.

Ato i bashkon tematika, fryma e pergjithshme, personazhet e kristalizuara qe levizin ne te gjithe hapesiren e eposit, format kompozicionale dhe strukturat, mjediset e zhvillimit te ngjarjeve, mjetet shprehese stilistiko-figurative dhe intonativo-melodike. Kuptohet se poemat, duke jetuar si njesi artistike te mevetesishme edhe pse ruajne fare mire thelbin, berthamen kryesore e me te gjere, kane pesuar edhe ndryshime nga koha ne kohe, nga krahina ne krahine apo nga rapsodi ne rapsod; pra, ato i jane nenshtruar variacionit kohor a hapesinor, fenomen ky i njohur per te gjitha format folklorike. Keshtu qe eposi, edhe nga pikepamja e formes se ekzistences, mbeti si nje zhaner i paprekur, i natyrshem dhe i mirefillte folklorik.

3. Tematika Rezistenca.


Tema kryesore e eposit shqiptar te kreshnikeve eshte rezistenca: rezistenca per ruajtjen e trojeve, bjeshkeve, kullotave, shtepive, nderit e dinjitetit te botes se kreshnikeve, te fisit, te familjes dhe individit; rezistenca, konflikti dhe lufta kunder forcave te natyres, te perfaqesuara nga zanat ne fazen e tyre te "eger" (kenga "Martesa e Mujit"). Ne te gjitha rastet e tjera rezistenca e kreshnikeve lidhet me forca te percaktuara etnikisht. Vetem ne nje ose dy kenge si force e tille dalin osmanet (kenga e dyluftimit te Musa Arbanasit me Kraleviē Markun dhe kenga "Muji dhe Halili te mbreti", per te cilat u fol). Veten ne fare pak kenge (ato mund te numerohen me gishtat e njeres dore) si forca te tilla dalin "Krajli i Talirit" (mbreti i Italise), maxharet, gumatet, venedikasit (Bajlozi i eposit eshte Bajlusi - i derguari i Venedikut). Ne te gjitha kenget e tjera si forca te huaja, me te cilat lidhet rezistenca e kreshnikeve, jane shqete24(shkjete) - sllavet.

Tema te tjera.

Mund te thuhet se temes baze, rezistences ndaj shqeve, i nenshtrohen te gjitha temat e tjera, si: lindja e mbinatyrshme e heronjve, mosmarreveshjet e keqkuptimet e perkohshme midis vete kreshnikeve, marredheniet familjare, rrembimet e ndersjelleta te kuajve, te grave etj. Keshtu, forca e jashtezakonshme qe fiton kryekreshniku Muje me ndihmen e zanave, konsumohet per t’u rezistuar shqeve; mosmarreveshja midis vellezerve Muje e Halil, qe gati sa nuk arrin ne dyluftim (kenga "Halili i qet bejleg Mujit"25), gjykohet nga nena e tyre si diēka qe do ta uronin shqete. Ne kete menyre tere eposin e pershkon fryma e rezistences kunder shqeve, fryma e alarmit te vazhdueshem per shkak te tyre, fryma e pasigurte dhe e nevojes se vigjilences se perhershme per te ruajtur boten kreshnike "mos me hy as korbi".

Ne vargun e gjate te poemave qe perbejne eposin, situatat ku zberthehen temat jane nga me te larmishmet, me fantastiket, me terheqeset, me madhoret, gati marramendese. Kemi aty kulla hijerenda, ku gdhijne e ngrysin ditet e armepushimeve heronjte; marredhenie midis vellezerve, kunatave, vellameve; zjarre alarmesh qe paralajmerojne rrezikun; zana qe i afrohen kulles se kreshnikut ne muzg per t’u ankuar per diēka; festa qe nderpriten nga nje kushtrim rrenqethes; marshime te gjata, ndeshje te egra ne bjeshke, dyluftime, pas mbarimit te te cilave toka mbetet djerre nga zhgerryerja e kembeve te njerezve e te kuajve; ndjekje homerike midis pamjeve madheshtore te natyres; karvane dasmoresh qe levizin drejt dasmash te rrezikshme; krushq te ngrire a te copetuar; endje si ne ankth kreshnikesh te qorruar; motra qe kerkojne rrugen e kthimit te vellait te plagosur me anen e njollave te gjakut; turma korbash qe kakarisin mbi kufomat; kronj qe skuqen kur nenat lajne rrobat e djemve te kthyer nga lufta; varre te vetmuara e burgje te erreta; renkime te vdekurish qe s’ mund te ngrihen te ndeshkojne fyerjet; vajtime te madherishme e mallkime me permasa te perbindeshme. Shkurt, siē jane shprehur me te drejt studiuesit, nje aksion te ethshem, qe vazhdon qindra dite apo qindra vjet, e qe perben materien poetike te eposit.

Se fundi, lidhur me tematiken e eposit te kreshnikeve vlen te permendet se ne asnje rast nuk kemi konflikte fetare. Nje argument plus ne kete drejtim eshte edhe fakti se eposi ka jetuar e jeton ne menyre te gjalle e gjithe respekt dhe ne elementin katolik.

4. Bota dhe jeta e kreshnikeve.

Jeta dhe veprimtaria e kreshnikeve zhvillohen rreth Jutbines, qytet i vogel ne Kroaci. Teatri kryesor i ngjarjeve shtrihet ne viset veriperendimore te Gadishullit Ballkanik (Zader, Senje, Kotorret e reja etj). Por ne epos rrethi i veprimeve zgjerohet dhe shkon nga Shqiperia ne Brigjet e Tunes (Danubit). Gjeografia e eposit perfshin, veē toponimeve te mesiperme, edhe te tilla si Vlora, Shkodra, Tetova, Budini (Budapesti), Bosnja, Rumelia, Maxharia, Toliri (Italia), Venediku, Turqia; madje, ne raste te rralla, edhe Moskovi e Bagdati. Veē kesaj, permenden dendur edhe toponime te paidentifikuara gjeografikisht si Bjeshket e Nalta, Lugjet e Verdha, Klysyrat e Zeza, qe me shume tingellojne si legjendare. Siē mund te vihet re, toponimia e eposit nuk perkon plotesisht me territorin e perhapjes se tij, siē e njohim qe ne fillim te shekullit, qe kur eposi nisi te mbidhej prej studiuesve. Nje dukuri te tille shkencat shqiptare e shpjegojne me dy shkaqe, qe nderthuren midis tyre. Njeri eshte i natyres historike, tjetri i natyres artistike.

Dihet se Iliret, te paret e shqiptareve, dikur shtriheshin ne veri deri ne brigjet e Danubit. Dyndjet ne mase te sllaveve dhe perpjekjet per t’u stabilizuar ne Ballkan (intensiteti i tyre me i madh i hershem u perket shekujve VI-VIII), bene qe elementi ilir e me vone iliro-arberor, te terhiqet gjithnje e me shume ne drejtimet jug - jugperendim, pjeserisht te asimilohet, diku-diku te mbetet edhe si ishull. Pra, kufiri i shtrirjes se elementit te shtyre e ne terheqje, ishte gjithmone ne levizje. Atehere nuk eshte krejt pa kuptim te supozohet, merret vesh, me nje siguri mjaft relative, se berthama e eposit shqiptar te kreshnikeve sjell jehonen e nje stadi te hershem te caktuar te kesaj levizjeje.

Ne te njejten kohe,siē u tha, hapesira dhe koha e eposit, si zhaner qe ka ne themel legjendaritetin, jane hapesire dhe kohe epike. Per me teper, ky zhaner i lejon vetes qe, si kohen dhe hapesiren e larget, t’i perdore per te rritur legjendaritetin, prestigjin epik. Ne kete kuptim gjeografia e eposit, nga ana artistike, eshte plotesisht e perligjur.

Shoqerisht kreshniket dhe ajo shtrese e popullit qe ata perfaqesojne jane te organizuar ne bashkesi te lira fshatare: nuk i paguajne detyrime askujt, kane si preokupacion te perhershem "mos me u ba raja", udhehiqen nga prijes te zgjedhur midis me trimave e me te virtytshmeve sipas moralit te tyre, nuk njohin asnje zot veē prijesit, vendimet e rendesishme i marrin bashkarisht ne kuvendet e mbledhjet e gjera.

Keto bashkesi te lira jetonin ne vendbanime te ngulura, qe thirreshin katunde. Ndonjehere ne epos permenden edhe lagje te veēanta, p.sh. lagjia Potureshe.

Ekonomia e tyre ishte kryesisht blegtorale. Ne shume poema permenden grigjet me dhen e dhi ose gjedhe, permenden kullota e tbanat e tyre (stanet verore). Ne poema te tjera tregohet se edhe vete kreshniket shpesh merreshin me gjueti (nje skene madhore gjuetie kolektive e kemi te "Martesa e Mujit"). Ne poema te tjera akoma ka mjaft te dhena qe deshmojne se bashkesite e lira fshatare, ku benin pjese kreshniket, merreshin edhe me bujqesi (figuracioni i marre nga mjedise bujqesore, - "Po a t’ kan’ plasun syte e ballit, / Kshtu me i shkrepe demat e kularit", - tregime si ai per Mujin qe, kur eshte duke leruar me qete e mbrehur ne parmende dhe nje kalimtar e pyet se ku i ka kullat Muji, i tregon drejtimin duke ngritur parmenden me gjithe qe, etj.). Pra kreshniket nuk njohin vetem zanatin e luftes. Ata dalin keshtu si reparte te armatosura te bashkesive te lira fshatare qe vigjelojne buze kufirit, por edhe, sa here kane mundesi, e nderrojne shpaten me kerraben a parmenden.

Kreshniket banojne ne kulla tipike shqiptare, kulla te ndertuara jo vetem per banim, por edhe per mbrojtje (me mure te trasha e frengji); ushqehen me produkte blegtorale - bujqesore te perpunuara ne menyre etnikisht tradicionale (p.sh. hane nga nje dash te pjekur, pine vere a raki); vishen e mbathen malesorēe (ne epos kemi nje rekuizite te tere veshmbathjeje dhe orendish shtepiake karakteristike: lekurēet, tirqit, opingat dhe kapuēi i bardhe gjysmesferik, fustanella- "fistani" -, jakucja, shtreterit prej druri, ēerepet per pjekjen e bukes, mjelcet prej druri, kungujt e veres); ata luftojne me topuze, mizdrake, heshta, shigjeta, shpata, gure (me vone hyjne ne epos armet e zjarrit).

Eposi e jep boten e kreshnikeve si nje bote etnikisht te veēante, te ndryshme nga ajo e te huajve, edhe ne pikepamje te veēorive kulturore ose traditave etnike, te gjithe konstitucionit etno-psikologjik.

5. Mosha e eposit.

Nje varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugen e vet artistike mjaft heret.

Se pari, do te rikujtojme lenden e gjere me origjine mitologjike e perrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, qe u permenden. Ne kete fond te lashte do te duhej te shtoheshin edhe elemente te hershme muzikore (forca e madhe pergjithesuese dhe karakteri i qendrueshem intonativ, prania e nje "fjalie" muzikore te vetme qe perseritet e ndryshuar gjate kengeve, modet e gjymte dy - re - kater tingullore, karakteri i ndieshem recirativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu te hershme gjuhesore qe jane ruajtur te ngurosura, te fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin degjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dergoj, ēoj, zbres diēka a dike, forma foljore nderin ne vend te nderojne ose nderonjen, permbysja e gjymtyreve te kohes se kryer - pshtue kam , dale kane - ne vend te kam pshtue , kane dale etj.). Jane pikerisht keto elemente qe i kane bere studiuesit objektive te pranojne gati njezeri lashtesine e eposit shqiptar te kreshnikeve. Le te citojme nje konstatim te M. Lambercit: "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, qe jane te gjalla, si edhe armet e vjetra jane deshmi kujtimesh te nje date fort te lashte".

Shkencat shqiptare marrin ne konsiderate teorine e pergjithshme te eposit, e cila ka pranuar tashme se cdo epos me permbajtje te tille epiko - legjendare eshte fryt i periudhave historike, kur kapercehet faza e bashkesise primitive, e shoqerise thjesht fisnore dhe kur bashkesi te tjera popullsish me tipare te njejta etnike hyjne ne rrugen e kristalizimit te kombesise. Per historine shqiptare kjo faze perkon me periudhen e kalimit nga bashkesite e gjera etniko - politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit te kombesise shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV eshte kufiri kohor kur kapercehet historikisht ai tip mendimi poetik qe plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirefillte i kesaj poezie dhe zhduket domosdoshmeria historike qe lind kete poezi. Ne prag te pushtimit osman kishin ndodhur procese te tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqeror e politik -kalimi ne fazen e zhvillimit te plote te ferdalizmit), te cilat po zevendesonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi te krijoje epiken historike. Qe eposi shqiptar i kreshnikeve e mbyllli qerthullin e vet krijues ne shekullin XIV, deshmon edhe vete folklori shqiptar: sipas nje legjende, kur Muji ndeshi nje bari me pushke dhe provoi ne pellemben e vet se plumbi i pushkes, i ketij "teshi" (sendi) te vogel, te shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka qe kishte nevoje per ta, per heroizimin e forcen e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjere, u fut ne nje shpelle te thelle per te mos dale kurre me.

Ky proces provohet edhe nga vete tematika e eposit te kreshnikeve. U tha se tema e tij kryesore eshte rezistenca kunder trysnise se te huajve, kryesisht te sllaveve. Historikisht dihet qe kjo trysni e rezistences filloi qe ne dyndjet e para te sllaveve ne Ballkan ne shek. VI-VII, per te vazhduar edhe me vone, sidomos ne shek. XII-XIV, ne kohen e shtrirjes se sllaveve drejt jugut, perendimit e juglindjes se Ballkanit (koha e Nemanjideve). Sigurisht rezistenca kunder trysnise se te huajve, ne nje faze te caktuar, u gershetua me rezistencen e fshataresise se lire kunder depertimit feudal. Por ne rrethanat e Shqiperise feudalet ishin me teper te huaj. Ndofta pikerisht per kete arsye ne epos nuk gjejme asnje rast rezistence kunder feudaleve vendas.

Si rrjedhim do te mund te thuhej se eposi shqiptar i kreshnikeve e nisi rrugen e vet artistike qe me fillimin e rezistences kunder dyndjeve sllave, per t’u maturuar ne shek. XII - XIV e per t’ia lene vendin pas kesaj eposit historik shqiptar. Me tej ai do te vazhdoje te jetoje, madje do ta theksoje karakterin e vet polistadial, por si nje forme artistike me fytyren e kryer kryesisht nga e kaluara, cilesine e nje zhanri folklorik paraosman.

6. Shenimi i fundit.


Duke qene nje zhaner i veēante eposi i kreshnikeve eshte pjese e gjithe sistemit folklorik shqiptar. Prandaj, krahas veēanesive, ai ka afri e lidhje te ngushta me gjithe kete folklor. E keto duken jo vetem ne fazen e tij te hershme e te maturitetit te plote, por edhe ne ate te mbijeteses, te periudhes pas shek. XIV. Folkloristet shqiptar kane studiuar dhe gjetur lidhje te ngushta si me poezine (baladat legjendare, epiken historike, liriken), ashtu edhe me prozen, sidomos me perrallat fantastike dhe legjendat. Do te mund te permendeshin si shembull nje varg motivesh, situatash, personazhesh, mjetesh te mrekullishme, subjektesh, procedimesh artistike etj. te perbashketa per eposin e kreshnikeve, baladat legjendare dhe prozen popullore te te gjithe arealit folklorik shqiptar (duke perfshire edhe diasporen). Keshtu mjaft motive te eposit i gjejme edhe ne perrallat shqiptare, shumicen edhe te baladat e mocme (motivi i ngurosjes, i rinjohjes me ane shenjash trupore, i fshehjes se fuqise a te shpirtit diku jashte trupit, te komandimit te kohes, te endrres paralajmeruese, te nderrimit te petkave per te mol u njohur etj., etj.); ne te tri format folklorike gjejme situata te perbashketa (dredhia e voneses, zbulimi me dredhi i forces se kundershtarit); personazhe te tilla si dy vellezerit, heroin qe rritet ne menyre te mrekullishme e shpeton babain e axhen nga burgu i kundershtarit, heroin qe merr forcen nga zanat; subjekte identike ose gati identike (folkloristet kane numeruar me dhjetra te tilla, si: "Rrembimi i gruas nga nje qenie e mbinatyrshme dhe clirimi pas zbulimit te forces se kesaj qenieje", "Nena tradhtare") e keshtu me radhe. Eposi ka marre nga lirika aftesine e pikturimit te pejsazhit te ndritshem, te portretizimit te vashes, te vajtimit per humbjen e nje personi te dashur. Ai ka thithur nga kenga historike detaje me ngarkese reale historike, por edhe i ka dhene asaj dicka nga plasticiteti, solemniteti, fryma epiko-heroike, teknika poetike etj.

Ne fund te fundit, lidhjet e permendura dhe shume e shume te tjera si keto, tregojne se eposi, si edhe zhanret e tjera, ka lindur dhe eshte rritur mbi bazen e nje tradite te gjere e te fuqishme poetike vendese, ne klimen e pergjithshme folklorike shqiptare, si pjese perberese e tere pasurise, e tere sistemit folklorik shqiptar; se lenden epike baze e ka patur brenda ketij sistemi, ne vete jeten shqiptare.

Eposi shqiptar i kreshnikeve nuk perben nje dukuri artistike te izoluar, por eshte pjese e pandare e arealit epik boteror. Duke qene keshtu ai paraqet afri e paralelizma me eposet e tjere, sidomos atyre ballkanike.

Shenime

1 Nga bregdeti veriperendimor deri ne krahinat verilindore, duke perfshire Krajen, Malesine e Madhe, Dukagjinin, Nikaj-Merturin, Malesine e Gjakoves etj. Kenge te ketij cikli kendohen edhe ne jug te Drinit, sidomos ne Puke, Lume e Diber. Ndonje subjekt haset edhe ne Lezhe, Kruje dhe krahinat veriore te Elbasanit e te Librazhdit. Nepermjet malesoreve, te zbritur qe nga fillimi i ketij shekulli e ketej, si dhe te kosovareve te shperngulur, ato kane ardhur deri n rrethet Elbasan, Durres, Lushnje e Fier.
2 Fjala kreshnik ne shqipen ka kuptimin trim i madh, i lavdishem. Disa gjuhetare e lidhin me sllavishten kraj -ane kufi (prej kreshnik -anes, kufitar, -ashtu si ne eposin greko-bizantin te Digenis Akrikas, ku akritas=anes, kufitark, mbrojtes i kufirit); disa te tjere me shqipen krep, shkrep, kreshpe (shkemb i thepisur, kurriz i mprehte mali) te brumit indoevropian (rrenja karp, qe del, p.sh., te emertimi Karpate) dhe atehere kuptimi i fjales kreshnik do te ishte njeri i maleve, i majemaleve, ose i forte shkemb.
3 Dy protagonistet e eposit.
4 Ngaqe gjate ekzekutimit shoqerohen kryesisht me lahute, nje instrument i lashte kordofon me nje korde.
5 Perdorimi i ketij vargu te lashte mesdhetar qe haset edhe ne forma te tjera poetike te foklorit shqiptar, ne epos paraqitet si prirje, perben, si te thuash, boshtin, shtyllen e tij kurrizore, se gjejme dhe vargje me me pak ose me me shume rrokje. Nje vargezim i tille, ne thelb disi i lire, lejon shprehjen e mendimit ne menyre sa me te natyrshme e te nuancuar, riprodhimin me te plote te ritmeve te jetes. Kjo favorizohet e pajtohet edhe me melovargun gjithashtu disi te lire, pa ritem gjithmone saktesisht te matshem, por me nje ritem qe eshte quajtur vargor.
6 Zana ne origjine perfaqeson hyjnite e gjuetise, te pyjeve te virgjera e kafsheve te egra dhe i takon kohes se matriarkatit. Nga pikepamja ajo i afrohet Artemisit ose Dianes klasike (emrin e saj disa gjuhtare e afrojne me latinishten Diana, disa te tjere me ilirishten Thana). Sipas mendesise popullore shqiptare, zana behen vajzat e reja te fejuara, qe vdesin te pamartuara. Zanat e kane fuqine ne dhite e egra. Jane lozonjare, teper te guximshme, por edhe idhnake: te "shitojne" (te demtojne rende ose te ngurosin) kur u prish qetesine ose u shkel trojet. Ne epos ato jane figura artistike, prandaj paraqiten edhe me cilesi te tjera thjesht njerezore.
7 Hijet, zonjat e nates.
8 Edhe Ora ne origjine ishte hyjni mbrojtese e matriarkatit dhe mund te afrohet me Fortunen . Here - here, ne rrafsh mitologjik,eshte perfytyruar si gjarper, por ne epos eshte dise amorfe, sepse nuk mund te shihet, ngaqe "te lbyr syte nga drita". Nje fare paraqitje te saj e kemi ne vargjet: Gja e vogel Ora qi po ishte , / Si dy rrfe n’at ball’ dy sy m’i kishte . Ora kemi ne vargjet: Gja e vogel Ora qi po ishte , / Si dy rrfe n’at ball’ dy sy m’i kishte . Ora u ndihmon heronjve dhe, kur takon qe ajo te ndodhet fjetur, ata i gjejne lloj - lloj fatkeqesish.
9 Jane nje lloj driade dhe emertimi i tyre eshte aglutinim i shprehjes shtoi, Zot, vallen .
10 Shqiptaret qe kane emigruar ne Itali, sidomos pas pushtimit osman te shekullit XV.
11 Nje incident i tille eshte dyluftimi i kreshnikut Musa Arbani me Krajleviē Markun, trim ne sherbim te sulltanit (sipas kenges Musa e shtrin pertoke dhe eshte gati ta vrase kundershtarin, por ky i kerkon meshire dhe e vret pastaj tradhtisht kreshnikun).
12 eshte kenga "Muji dhe Halili te mbreti": Sulltani, i shtyre nga vasalet, fton vellezerisht kreshnike per t’i bindur qe te shtrohen; ata s’e perfillin ftesen, por sedra e kreshnikut (kane frike se mos akuzohen si frikacake) i shtyn te shkojne; sulltani detyrohet te zgjeroje dyert e sarajeve per te hyre kreshniket, tmerrohet kur i sheh dhe i mbetet fjala ne goje. Ne fund ka nje skene mjaft komike kuptimplote:kur marrin te ikin kreshniket, Muji kap padashur me mberthecken e tiqve xhyben e Sulltanit dhe e zvarrit kete te fundit, pa e ndier se po zvarrit diēka, deri te dera e dhomes se madhe mbreterore.
13 Sipas kesaj kenge zanat ngurosin krushqit e rrembejne nusen e kryekreshnikut, te cilen ai e merr prape duke kapur tri dhite e egra, ku zanat mbanin fuqine e tyre.
14 Sipas nje kenge Muji, me anen e nje te derguari te vet, i kerkon Zanes vellame ndihme, por ajo i pergjigjet se s’ mund t’ia plotesoje deshiren, per arsye se eshte lehone e ka dy femije binjake.
15 Sipas nje rapsodie Bajlozi kerkon: Tym per tym ka nje dash te pjekun , / Tym per tym ka nje vash’ me i djergun , / Dit’ per dit’ ka nji kreshnik me premun , / Jav’ per jav’ ka nji krehin’ me djegun .
16 Per permbajtjen e kesaj kenge u fol me lart.
17 Tregohet se si Muji, duke qene bari me lope, rastis t’u beje nje te mire zanave dhe ato kerkojne t’ia shperblejne duke i propozuar te zgjedhe midis pasurise, dijes dhe forces. Heroi, pa medyshjen me te vogel, zgjedh forcen. Atehere zanat e mendin me qumeshtin e tyre duke i dhene fuqi te jashtezakonshme, por deri ne ate mase saqe ai te mos kthehet ne nje perbindesh force, qe do te shkaterronte boten me nje te prekur te dores.
18 Tregon martesen heroike te kreshnikut Halil, vella i Mujit, me Tanushen, bijen e Krajlit (heroi hyn ne sarajet e ketij te fundit i ndihmuar prej Tanushes, por diktohet e zihet rob, prandaj iu desh Mujit e shokeve te tij te nderhyjne).
19 Dyluftimi vigan i kreshnikut me Bajlozin perbindesh, qe vjen pertej detit dhe kerkon t’i imponoje vendit detyrime te renda.
20 Trajton historine e vdekjes heroike te Halilit, dhunimin brutal te varrit dhe ftesen makabre per t’u ngritur ne duel prej Behurit te mbrapshte te huaj.
21 Historia e lindjes dhe rritjes se mrekullishme te djalit te Mujit, i cili, i burreruar qe femije, shpeton babain e axhen prej burgut te Krajlit.
22 Kryeheroi i plagosur rende, sherohet prej gjarperinjve e bishave te malit.
23 Vdekja heroike e djalit te Mujit dhe vajtimi trondites i nenes, Ajkunes.
24 Shumes i emrit shqa , shka , shkja (sipas nendialektit ose te folmes krahinore). Halili duke menduar per nje ēast se namin per trimerite e tij po ia perveteson vellai i madh, e fton kete ne dyluftim; por, me nderhyrjen e nenes, "dyluftimi" behet se kush prej tyre do te duroje me gjate pa ngrene e pa pire.



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:22

Mitologji ne eposin e kreshnikeve"

- Mbrojtje disertacioni nė Institutin e Kulturės Popullore -


Mė 10 dhjetor, nė IKP tė Akademisė sė Shkencave, studiuesi Shaban Sinani mbrojti para jurisė tezėn "Mitologji nė eposin e kreshnikėve", paraqitur pėr gradėn "doktor i shkencave". Juria e emėruar pėr kėtė rast kryesohej nga akademik Alfred Uēi. Pėrveē punonjėsve shkencorė tė kėtij instituti, merrnin pjesė edhe njė shumicė tė ftuarish, ndėr tė cilėt edhe kryetari i Akademisė sė Shkencave prof. Ylli Popa, akademik Shaban Demiraj, akademik Dhimitėr Shuteriqi e tė tjerė.
Nė paraqitjen e rezultateve tė kėrkimeve tė tij disertanti Sh. Sinani vuri nė dukje se eposi shqiptar ruan gjurmė tė hershme tė krijimit tė vetėdijes sė bashkėsisė, duke sjellė deri nė ditėt tona opozicionin "tė vetėt-tė tjerėt". Nė epos ėshtė e pranishme vetėdija e njė atdheu shpirtėror, qė mund tė shihet nė kultin e dheut tė tė parėve. Megjithėse eposi ka karakter shumėshtresor dhe historicizmi do tė dėmtonte, po tė kėrkohej njė kronologji absolute, sepse kėngėt legjendare mbeten nė papėrcaktueshmėri, prapė mund tė flitet pėr njė kronologji relative dhe pėr njė "kohė tė parė", u shpreh ai, duke renditur disa faktorė historikė e kulturorė qė favorizojnė tezėn e formimit tė eposit nė periudhėn e kontakteve tė shqiptarėve me popullsitė e ardhura sllave, qė pėrkon edhe me kalimin prej ilirishtes tek shqipja. Mendimi i studiuesit ishte se mitet nė eposin shqiptar kanė karakter ktonik (tokėsor) dhe matriarkal. Ai u ndal nė pėrshkrimin e tri grup-ndikimesh: greko-latinė, perso-orientale dhe sllave. Sipas tij, tė dhėnat krahasuese ndėrmjet eposit dhe prozės popullore shqiptare tregojnė se cikli verior nuk ėshtė aq verior sa ėshtė paraqitur. Njė nga tė dhėnat kryesore tė hershmėrisė sė eposit janė gjurmėt e njė kodi poetik tradicional antik, qė shpesh pėrcaktohet si vargėzim "gnomik-topik indoeuropian". Disertanti u shpreh i mendimit se dhjetėrrokėshi i eposit ėshtė njė "varg imperial" qė nė mesjetė kishte pėrhapje nė gjithė Europėn, por, nė shumicėn e vendeve perėndimore me kohė ai mbeti varg arkaik, pėr shkak tė zėvendėsimit me njė metrikė tjetėr, qė u imponua prej letėrsisė. Nė traditėn gojore shqiptare dhjetėrrokėshi mbeti njė varg aktiv deri nė ditėt tona edhe pėr shkak tė zhvillimit relativisht tė vonėt tė gjuhės sė shkruar dhe tė letrarisė nė pėrgjithėsi. Duke shpjeguar metodėn e kėrkimeve tė tij autori i monografisė tha se nė kėtė studim mitologjia shihet nė disa nivele, jo vetėm si bashkėsi e figurave mbinjerėzore. Nė epos mund tė flitet pėr hapėsirė mitologjike, pėr kohė mitologjike, pėr mjedis mitologjik, pėr vetėdije mitologjike dhe pėr pėrfytyrim mitologjik.
Nė vijim studiuesi iu pėrgjigj pyetjeve tė kolegėve, tė jurisė dhe tė tė ftuarve. Pyetjet kryesore kishin tė bėnin me ndriēimin e argumenteve qė mund tė mbėshtesin ose tė lėkundin tezėn e tij pėr njė lidhje tė mundshme tė burimit tė eposit me kalimin nga ilirėt tek shqiptarėt. Disa nga pyetjet kryesore ishin: si ka ekzistuar eposi para lahutės, pse emrat e heronjve kryesorė janė tė muslimanizuar, si shpjegohen paralelet me eposin e sllavėve tė jugut, pse dhjetėrrokėshi gjendet edhe tek sllavėt dhe a ka argumente pėr tė provuar se ai ishte njė gjedhe krijuese vendėse.
Pėr mua ishte me interes ta lexoja monografinė e Sh. Sinanit, tha prof. Alfred Uēi, jo vetėm sepse kisha kureshtje tė vija re ē’ka realizuar ky studiues nė kėtė temė tė vėshtirė, por edhe pėr tė kuptuar se ē’ka ngjarė nė veprimtarinė shkencore prej fillimit tė viteve ’90 e kėndej. Ajo qė dua tė pohoj qė nė fillim ėshtė se unė u binda se gjatė kėsaj periudhe ka pasur pėrparim. Janė shmangur disa prirje tė dėmshme tė sė kaluarės, por mendoj se ėshtė e rėndėsishme gjithashtu qė janė shmangur edhe disa prirje tė tanishme, tė vona, qė sjellin deformime nė shkencė. Autori i monografisė ia ka dalė t’i shpėtojė ideologjizimit, duke shmangur njė tog mangėsish tė njė periudhe tė kaluar. Por unė e quaj gjė me vlerė qė ai u ruajt e nuk u mbyt nė ujėrat e njė ideologjizimi tė ri, qė vėrshoi nė dekadėn e fundit, dhe ka pėrbėrė njė rrezik real pėr punėn e tij.
Me monografinė e tij, studiuesi ngrihet edhe mbi njė prirje tjetėr, vazhdoi prof. A. Uēi. Ka studiues qė kanė mbetur nė njė bagazh tė vjetėr dijesh dhe nė procedime tė tejkaluara metodologjike. Kėtė unė e ēmoj si njė pėrpjekje pėr njė rrugė dalje nga situata e vėshtirė qė u krijua nė studimet albanologjike nė pėrgjithėsi dekadat e fundit. Teza e Sh. Sinanit e forcon karakterin shkencore tė punės dhe tė kėrkimeve nė etno-folkloristikė. Nuk e teproj po tė thosha se ajo mund tė merret si shembull pėr forcimin e karakterit shkencor nė kėto fusha. Kėtė mundin ta bėjnė ata qė kanė arritur tė pėrvetėsojnė njė kulturė dhe metodė tė tipit bashkėkohor. Punimi "Mitologji nė eposin e kreshnikėve" ėshtė shkruar mbi bazėn e njė formimi kulturor dhe teorik shumė tė gjerė. Ky nivel shėnon njė hap pėrpara.
Autori ka njė njohje tė shumanshme pėr lėndėn folklorike shqiptare dhe e ka kapėrcyer plagėn e etno-folkloristikės sonė, karakterin pėrshkues, theksoi nė vijim kryetari i jurisė. Nė kėtė kuptim, disertacioni dėshmon njė nivel shumė mė tė lartė se ai qė ėshtė trashėguar. "Mitologji nė eposin e kreshnikėve" nuk ėshtė njė temė krejtėsisht e re. Por ėshtė bėrė njė hap i ri pėrpara pėr tė sintetizuar arritjet pozitive tė deritanishme. Autori ka mundur ta pėrfshijė kėtė temė nė kontekstet e problematikės aktuale tė albanologjisė nė pėrgjithėsi. Ndonėse duhet t’i pėrmbahet temės nė emėrtimin e saj tė ngushtė, pėr shkak tė kėtij konteksti, atij shpesh njė problem i nxjerr dhe i sugjeron tjetrin, dhe diskutimi e zgjeron tablonė e njohjes. Kjo ka bėrė qė nė monografi tė shtrohen disa nga problemet mė tė mprehtė tė albanologjisė. Nė procesin e hartimit tė kėsaj pune unė supozoj se ėshtė zhvilluar njė "reaksion zinxhir", duke shtuar progresivisht njė ēėshtje ēėshtjet e tjera. Autori kėto probleme i disiplinon, i inkuadron nė problematikėn bosht tė punės. Pėr mua ėshtė njė ēėshtje qė meriton diskutim: a ėshtė e preferueshme tė dalėsh jashtė temės apo jo. Nė rastin e kėsaj pune mua mė duket se dalja jashtė temės ka qenė e domosdoshme. Nuk mund tė diskutohet pėr mitologjinė dhe eposin pa iu referuar tė dhėnave tė shkencės historike, gjuhėsore, letrare, etnografike. Ka qenė njė pėrparėsi pune njohja e autorit nė kėto fusha.
Unė mendoj, tha nė pėrfundim akademik A. Uēi, se kjo ėshtė njė temė qė meriton t’i kushtosh gjithė jetėn, nė kuptimin qė nga kjo monografi del paradigma e njė situate shkencore retro dhe perspektive. Aq mė tepėr qė ėshtė temė e zgjedhur, nė duar tė sigurta, nė duar tė njė studiuesi serioz. Nė mėnyrėn se si e ka shtruar dhe diskutuar ēėshtjen autori, kjo punė kam bindjen se do tė tėrheqė vėmendjen e dijes ballkanike e europiane pėr fondin e epikės legjendare shqiptare. "Mitologji nė eposin e kreshnikėve" ėshtė e para monografi pėr eposin qė bėhet gati pėr botim nė Shqipėri. Gjithė tradita e studimeve, brenda dhe jashtė vendit, nga autori shihet me prirje integruese, duke synuar emancipimin e mendimit shkencor dhe ēlirimin e dijes prej idesh fikse e kompleksesh. Gjatė diskutimit shkencor pėr efekt tė dhėnies sė gradės shkencore, kam shprehur mendimin se, po tė ishte e lejueshme me rregullore, kjo monografi plotėson kushtet pėr tejkalim tė dy shkallėve tė kualifikimit njėherėsh.
Prof. Dh. Shuteriqi, nė diskutimin e tij, pėrmendi se pyetjet qė iu drejtuan disertantit janė shqetėsime tė dijes shqiptare dhe unė kėtu dėgjova njė nga pėrgjigjet mė interesante pėr procesin e qarkullimit tė eposit. Kolegu N. Papleka veēoi si njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė punimit kreun "Sprovė pėr njė zgjidhje kriteriale tė shtresimeve nė epos".
Nga ana e tij, prof. dr. Ali Xhiku, oponent i studimit, u shpreh se nė mongrafinė "Mitologji nė eposin e kreshnikėve" tė Shaban Sinanit eposi shqiptar ėshtė trajtuar nga tė gjitha anėt: historike (rruga e formimit), diakronike (prej formulimit tė tezave tė para shkencore deri tek debatet e sotme), mitologjike (shtresimi i vlerave letrare tė tij prej fazave mė tė hershme tė mendimit tė figurshėm), hapėsinore (trajtohet mė vete ēėshtja e vendformimit tė eposit dhe e kuptimit tė hapėsirės nė pėrfytyrimin mitologjik), krahasuese (ka disa pėrqasje nė rrafsh ballkanik), strukturore (njė vend tė rėndėsishėm zė nė punim trajtesa rreth mekanizmit tė qarkullimit tė eposit).
Ky vėshtrim i shumanshėm e bėn monografinė e Shaban Sinanit njė ndėr mė tė arrirat, nė mos mė tė arrirėn, ndėr studimet qė janė shkruar deri tani pėr eposin legjendar, tha oponenti. Ajo ėshtė njė arritje e shkencės etno-folklorike shqiptare. Aparati konceptual i autorit ėshtė befasues pėr plotninė e tij, pėr aftėsinė e mprehtė kritike.
Meritė e veēantė e kėsaj monografie ėshtė se autori ka kombinuar me sukses metoda tė ndryshme: historike, etnologjike, etnopsikologjike, gjuhėsore, strukturaliste, krahasimtare, duke shfrytėzuar pėr tė forcuar argumentin shkencor avantazhet e secilės prej tyre. Fryma polemiste ėshtė njė vlerė tjetėr e monografisė. Mohimi i disa tezave, dyshimi mbi tė tjera teza, pohimi i rezultateve tė arritura, paraqitja e rezervave pėr pamjaftueshmėrinė e argumentit pėr ēėshtje tė tjera, formulimi bindės i pikėpamjes vetjake - ky procedim pėrshkon gjithė punėn e autorit. Studiuesi e zotėron fushėn, njeh traditėn, respekton dijen dhe tejkalon shkallėn e arritur.
I ndėrgjegjshėm se po merrej me njė problem shkencor shumė delikat e tė vėshtirė, Shaban Sinani, me kėrkesat e njė shkencėtari serioz, ka shqyrtuar nė mėnyrė shterruese gjithė literaturėn e gjertanishme rreth tij, vazhdoi prof. A. Xhiku. Themelet teorike tė monografisė janė pėrvetėsuar thellė prej autorit, qė vepron me siguri nė shumėsinė e teorive qė janė krijuar pėr eposin nė pėrgjithėsi dhe pėr atė shqiptar veēmas. Pėrvoja vetjake e punės sė autorit si studiues e si publicist, formimi i tij me interesa tė gjerė kulturorė, kanė mundėsuar qė ēėshtja bazė e monografisė tė trajtohet nė mėnyrė tė ndėrdisiplinore, duke e vėshtruar atė nė disa rrafshe, prej kėndvėshtrimesh dhe kufijsh tė shkencave tė ndryshme. Studimi del jashtė premtimit tė titullit, duke bėrė vend nė pėrmbajtjen e tij pėr ēėshtjet mė tė diskutueshme tė eposit, prej karakterit tė tij, burimit historik, shtresave qė kanė lėnė kohėrat, marrėdhėniet me kulturėn popullore nė tėrėsi dhe me kulturat e popujve tė tjerė, koha dhe vendi i formimit, kodi poetik i vjershėrimit. Monografia e Shaban Sinanit duhet botuar, qė tė hyjė sa mė parė nė qarkullim shkencor. Ndoshta jo tė gjithė studiuesit do tė jenė tė njė mendjeje me tė tėra pikėpamjet e tezat qė janė shtjelluar prej autorit nė monografi, por nė ēdo rast nuk do tė munden t’u shmangen atyre: ato do tė imponohen me seriozitetin e parashtrimit.
Oponenti tjetėr, as. A. Xhagolli, nė vlerėsimin me shkrim u shpreh se disertanti, gjatė periudhės qė gjendet nė IKP i ėshtė pėrgjigjur me nivel shkencor kėrkesave tė punės institucionale. Ai ka paraqitur rregullisht studime qė janė vlerėsuar tė cilėsisė sė lartė pėr revistėn "Kultura popullore" dhe pėr pėrmledhėsin "Ēėshtje tė folklorit shqiptar". Ėshtė studiues me rendiment dhe i prirur pėr njė problematikė tė re, tė cilėn e trajton me zotėsi e siguri. Puna e tij nė folkloristikė dallohet pėr kulturėn e gjerė dhe stilin e pėrpunuar. Nė studimet shkencore tė Shaban Sinanit shihen interesa tė gjera, njohuri ndėrdisiplinore, pasion dhe durim pėr tė zbatuar njė qasje metodologjike qė integron disa prej vlerave mė pozitive tė mėnyrės bashkėkohore tė trajtimit tė problemeve etno-folklorike. Ai njihet njėkohėsisht si studiues i shkencės letrare, kritik e analist. Nė kėtė fushė ai ka botuar dy libra, "Pengu i moskuptimit" dhe "Sipėrore". Zoti Sinani ka njė veprimtari tė gjerė botuese nė shtypin shkencor, akademik e tė pavarur, brenda dhe jashtė vendit. Ai ėshtė gjithashtu njė nga publicistėt e njohur tė vendit. Departamenti i prozės dhe poezisė, ku u diskutua disertacioni i tij "Mitologji nė eposin e kreshnikėve", ēmoi se nė kėtė punim arrihet paraqitja e njė paradigme tė plotė shkencore tė problemeve tė eposit. Nė kėtė diskutim u theksua si vlerė e posaēme tejkalimi i disa mangėsive tradicionaliste, qė janė trashėguar nė kėrkimet albanologjike pėr shkak tė rrethanave.
Nė pėrfundim tė votimit disertacioni "Mitologji nė eposin e kreshnikėve" u vlerėsua me rezultatin "shkėlqyeshėm", duke fituar 50 pikė.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi