Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

Share

avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:27

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

"Martesa e Halilit"
KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE
Studime dhe analiza


Visaret e Kombit Shqiptar janė tė shumta, por ndėr me tė shkėlqyerat janė kėnget epike legjendare, ku nėpėrmjet tyre ėshtė shkruar qartė historia e jonė e mrekullueshme me tė gjitha pėrmasat e veta. Ato kėngė epike, vaje, gojdhėna e shumė tė tjera, kanė qėnė edukimi mbarė shqiptar tradicional gjatė mijė vjeēarve, tė cilat kanė mbajtur gjallė shpirtin e qėndresės dhe tė mbijetesės ndaj ēdo vuajtje apo lufte nėpėr kohra. Ndėr mė tė njohurat legjenda janė pėr Mujin dhe Halilin, legjenda qė kanė marrė pėrmasat e kėngve epike legjendare, ku janė kėnduar e cituar shekull pas shekulli nga masat popullore Shqiptare, nėn tingujt e veglės tradicionale „Lahutės“. Pėr lexuesin tonė po fillojmė njė botim tė njė cikli tė kėtyre legjendave Shqiptare, qofshin ato nė kėngė apo tregime, duke i pėrshtatur pėr botim, pa ua humbur rimėn dialektore, por duke u pėrpjekur pėr ti pėrshtatur sa mė tė kuptueshme pėr lexuesin tonė. Njėkohsisht ju pėrgjigjemi pėr pyetje qė ju mund tė na drejtoni, pėr fjalė qė nuk i kuptoni dot, pasi ato janė fjalė tė vjetra tė Shqipes sė folur. Por dhe me origjinė dialektore, kryesisht tė krahinave veriore tė Kombit Shqiptar…


*****************************************
Martesa e Halilit

Lum pėr ty, o Zot o i lumi!
Fort po shndrit ai diell e pak po nxe’!
Ē’po e rreh era, rrapin e Jutbinės !
Borė e madhe qė paska ra,
Randojnė ahet pėr me u thye;
Ushtojnė bjeshkėt prej ortekve,
Kanė ra vashat me gja nė lumė,
Kanė gjetė lumin nė akull tė ngrimė;
Kanė nisė vashat krojet me kėrkue,
Kanė gjetė krojet, hej akujsh, shterrue.
Kanė nisė vashat e po dertojne:
Kur tė bajnė Zoti motin me lirue,
Gjaja e gjalle drue se ka mbarue !
Po Zot, ē’ka janė njata shtetgtarė,
Veshė e mathė porsi Zotni?
***********************************************


Ēfarė na thonė kėto vargje epike popullore shqiptare ?
Kuptimi dhe zberthimi i tyre i hollsishem :

Tė gjithė Shqiptarėt nėper miera vjeēarėt e historisė sė ekzistencės tonė si komb e si popull, i jemi falur njė Zoti tė vetėm, atij qė ka qėnė, ėshtė e do tė mbetet krijuesi e inspiruesi i gjithsisė, mbrojtėsi dhe drejtuesi i gjithēkaje nė kėte Uneivers. Ashtu, pra Perendia ka qėnė fillimi i parė i ēdo vepre, deri dhe i fillimit tė pėrshkrimit tė historive tona nė kėnge e vargje.
-Fjalet “ Fort po shndrit ai Diell e pak po nxe” : Kanė domethėnien se e vėrteta mbi komibn e popullin shqiptar ka shkėlqyer gjithmone e jetes nė vetvehtėn dhe vėndin e vet, si dielli, por shumė pak dhe pothuajse aspak nuk ėshtė rrespektuar nga vėndet fqinjė dhe aq me pak nga ato shtete e fuqi tė tjera qė njiheshin gjatė shekujve dhe qė kishin filluar tė bėnin pazare me trojet e vėndeve tė tjera, e sidomos me trojet e Shqiptarve.
“Rrapi i Jutbines” Nje peme gjigande qe rritet deri ne puthje me rete, qe jeton qindra vjet e qe nuk i shuhet fara kurre, eshte simboli krahasues me origjinali, qe ka gjetur krijuesi popullor per krahasimin e kombit shqiptar. Rrenjet e rrapeve shkojne aq thelle ne toke, gje qe tregon per vete rrenjet tona te lashta kombtare shqiptare. Bashkė me ahet qė gati po thehen prej debores se madhe… ato janė kryeqėndrat e banuara nė trojet veriore Ilire-Shqiptare, eshte vete simboli i kombit me kryeqendrat e veta, nė njė jetese bolleku e qetsie tė cilėn populli e tregon me ngarkesėn e deborės nėpėr ahe, si simbol i rifreskimit, i ringjalljes sė jetės dhe pasurise…. Pra nė fiset e familjet Shqiptare nuk kishte varfėri nė ato kohra, por kishte njė ftohtesi jete prej luftrave, tė ftohta, acar, aq sa kishte ngrire jetėn, krojet dhe lumenjte, ēdo gjė tė levizshme… Jetėn e ngrijne, e ndalojne luftrat, shkatrrimet, barbarit e armiqve qė vijnė si rrebeshe, sa dhe deri elementet e parė tė jetės i ndalojnė…
Ato luftra kishin ngrire gjithe jeten nė trojet veriore Shqiptare, pasi burrat kishin rrokur armėt dhe kishin dalė pėrballė sulmuesve qė u binin kufijve tė Ilirise nė veri, herė mbas here, e nė ato luftra nuk ishte e lehte tė dilnin as vetė fitimtarėt pa viktima. Shumė gjatė vazhdonin ato luftra, sa qė vashat Shqiptare tė cilat mbanin mbi supe jo vetėm peshėn e mbajtjes gjallė tė jetesės nė familje, furnizimin e burrave nė luftė me ushqime e veshje, rritjen dhe edukimin patriotik, trimeror tė fėmijėve, por edhe vetė, shpesh, kur armiku depėrtonte deri afėr vendbanimeve, ato pėrlesheshin fyt mė fyt me barbarin… Ato gra Shqiptare tė atyre kohrave e ndiqnin zhvillimin e luftrave dhe bėnin llogarite aq sakt saqė nė momentet mė tė rrezikshme kur ato parandjenin humbjen apo shuarjen e fiseve dhe krahinave tė tana tė cilat binin nėn thember tė armiqve, ato paralajmronin tėrheqjen drejt thellesive tė zemrės Ilire, siē ishin malet apo qytetet e Shqipėrise veriore.
Nė pėrpjekjet e tyre pėr ta shpėtuar gjallėrimin e jetės nė viset e trojet shqiptare, ato e krahasonin luftėn me motin e keq, tė eger, tė ftohtė qė shkatrron ēdo gjė dhe deri bagėtite, nuk kanė me ujė as ushqim. Mirpo kur diku larg nė majet e bjeshkve shikonin burrat e tyre apo mashkujt e fisve Shqiptaret qė po ktheheshin nga luftrat kundėr armiqve me njė gjysėm fitore, apo tėrheqje, si disa gjahtarė qė nuk kanė arritė ta kapin apo ta gjuajnė gjahun qė kanė pasė si qellim… Pra nuk kanė arritė ta debojnė armikun pėrgjithmonė, pasi ai kishte zėnė vėnd diku nė cepat e kufinjve, ku vinte ēdo dite duke e shty nga njė gjurme, brenda territoreve Ilire-Shqipetare…
Betejat e Legjendave tė Mujit dhe ēetave tė Jutbines lidhen gjithnjė me njė lumė tė madh, ku shpesh stuhite e luftrave i perplasin nė brigjet jugore e veriore tė atije lumi… Mirpo nė legjenda na thuhet se Gjeto Basho Mujo, si perfaqsues i popullit shqiptar ne ato kenge epike e legjendare, i ka kullat nė krahun jugor tė atijė lumi…do me thene se kufinjte e shqiptarve fillonin aty...



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:27

Kufinjtė e hershėm tė Ilirisė kane qėnė nė brigjet e Danubit, ku Lumi i Danubit ka qėnė kufiri ndarės midis vėndeve tė trojeve tė fiseve Ilire sot Shqiptarėt dhe vendeve tė trojeve tė fiseve tė Dakve (Romunet e sotėm).
Gjeto Basho Mujo ėshtė simboli i popullit shqiptare nė ato kohra, njė figurė e krijuar qellimisht si ēelsi qė hap arkėn e thesareve tona tė historisė sė vuajtjeve, tė rezistencės, tė heroizmave, tė trimėrive tė mbarė popullit Shqiptarė e kryesisht nė trevat veriore tė kombit, prej nga ku, kanė ardhur luftrat dhe sulmet mė tė mėdha gjatė mijė vjeēarve tė historisė tonė…
Gjeto Basho Muja, ėshtė njė emėr simbol i formuar nga fjalėt e vjetra shqipe si njė ēels sekret i gjuhės popullore tė atėhershme, pėr tu dhėnė zemėr trimave nė luftim. Ato fjalė qė na formojnė atė emėr dhe figurė gati mitologjike janė :
« Gjete, gjeje, e gjete qė ka marre formen Gjeto » dhe kanė kuptimin : Nė se e gjen, apo, e gjete armikun, gjetje, kur gjen diēka tė pazakontė… Ndėrsa fjala tjeter qė vjen pas asaje : « Basho, qė rrjedhė nga fjala e vjeter (bashk), qė pėrdoret shpesh nė dialektin verior dhe letrar edhe sot nė rastet kur flitet pėr diēka vendimtare si pėr shembull : Bashkė, bashkim, tė bashkuem, tė bashkuar, ose bash ashtu ėshte, ose, bash tė lumtė goja, bash deshta me i ra, e tė tjerė shėmbuj… »
Kurse Fjala e fundit e atij emri qė vjen si pjesa mė e rėndėsishme ėshtė Muja, fjalė e cila ka prejardhjen nga fjala e vjeter shqipe : « Muja, qė do tė thotė : Muja kundershtarit, atij qė po tė kėrcnon, sulmon, godet, pra qė po tė prek nė gjėrat e tua jetsore, territoriale ose po tė godet dhe fizikisht etj… » Fjalė e cila pėrdoret edhe sot me tė njėjtin kuptim qė nga sterlashtėsitė nė trevat veriore tė kombit shqiptar, pėr shembull : Ja mujti me tė drejtė, mirė ja bani qė ja mujti, apo mundesh, a ke mujtė, e tė tjera fjale qė nė rrėnjė tė tyren kanė thelbin : « Muja ». Kur i marrim kėto tri fjale shqipe tė vjetra dhe i bashkojmė, na formojne tre emra njerzish qe na dalin, Gjeto Basho Muja, dhe na duket njė individ sikur ka emrin e vet dhe tė babes e tė llagapit familjar. Por nė vetvehte ajo ėshtė njė thirrje nė formėn e njė kurajo sekrete si njė ēels trimėror pėr ti dhėnė zemėr ēdo shqiptari nė luftra kundėr armiqve. Njė thirrje urdhėrore e etėrve, tė cilėt porosisin : E gjetet armikun nė trojet tuaja, bashkohuni dhe mujani ! Emėr qė simbolizon masėn luftėtare Shqiptare…


************************************************
« Mos janė nisė trimat pėr me ēetue ?
E ata qafat, s’mundėn me i kalue! »
Ka qitė Jera shoqeve edhe u ka thanė :
O nuk janė jo krushq e dasmorė,
Se ata, pare ranė nė lumė ;
Tė kjofshim falė more i madhi Zot,
Sa shpejt rėja diellin ma ka nxanė,
Shpejt ma ėndi njė pelhurė tė gjanė,
E i ka veshun majet rreth te tanė,
Sa te lumi trimat kur kanė ra,
Kaq pėrzije rėja e plajmi i ka,
Sa kurrnjani shoqin ma nuk e pa.


******************************

Janė ngri trimat t’ftohtit me mbarue;
Por n’breg tė lumit, kulla e Mujit ka qėllue,
Ė tanė shokt Muji te shpia i ka marrė.
Kqyr ēka bani Gjeto Basho Muja !
E ka vu njė barrė dru t’vogėl nė zjerm,
Treqind vetė pėr njė herė mu nxe,
Atėherė Mujo Bucelat ua ka afrue,
Dhe fuēiat mir ua ka avit;
Ishin bucelat plot me raki
E fuēiat mbushun plot me vėnė.
Shpejte fryma burrave na u paska ardhė!
Edhe gjaku shpejt na u kėnka nxe!



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:27

Ėshtė shumė i qartė momenti nė vargjrt e mė sipėrme, kur luftėtarėt Pellazgė- Ilirė, kohė mbas kohe tė lodhur nga betejat, pasi e kanė debuar armikun pėrtej kufirit, pėrtej Danubit ose siē quhet nė kėto kėngė kreshnike “Tunės” “Dunės”, qė nė gjuhet e vėndeve qė i lag sot Danubi quhet : Donau, Danubi, Danubio etj. Pra qė tregon shumė qartė se dhe vete emri i atijė lumi ndėr mė tė vjetrit e Europės e ka marrė emrin nga fjalet e vjetra shqipe njėrrokshe “Tun, tund, don, dua, etj…”. Pra nė brigjet jugore tė atijė lumi fiset Pellazge-Ilire-Shqiptare kishin shtepiat e tyre ku jetonin, dhe pas betejave ktheheshin, ku pushonin e pregatiteshin pėr luftra tė reja kundėr sulmeve armike… Treqind barrė dru, do tė thotė se katundet apo qytetet Pellazge tė atyre shekujve kanė qėnė jo vetėm tė banuara me njė popullsi tė madhe nė numer, por edhe me kushte jetese shumė tė mirė, ku ēdo shtėpi ka “Vėnė”(Verė) nė fuēia pėr tė pirė, bollek edhe nė ato kohė luftarsh barbare. Numri treqind, nė raste tė pėrdorimit tė vet ka kuptimin se ēdo shtepi e qet nga njė luftetar nė ēeta, por nė ēdo shtepi ka edhe nga 20 deri nė 30 fryme tė tjera, qė po ti shumzojmė pėr treqind, numrin e ēetave tė krahinės apo tė atyre trevave nė veri tė kombit, na del se popullsia e atyre vėndeve ka qėnė mbi 1 milion banorė qė nė...


*********************************************
Kanė nis trimat, Mujin po e pėvetin:
Nė votėr tande na kemi qėllue,
Mos na kijė randė pėr ndoj fjalė!
Pash njat Zot Mujo qė tė ka dhanė,
Pse Hallilin ti nuk po e marton?
Janė martue krejt mocatakt e tijė,
Djelm e ēika, Zoti, atyne, u ka falė,
Fmijtė e tyne sot janė rrit e po lodrojnė.
A tu dhimtėn paret pėr me i dhanė?
A tu dhimtėn darsmat me i ba?
Tut’na djalin dikush, po na e rrėn;
Shpesh e shpesh po bjen n’Kotorre tė reja,
Rob tė gjallė djalin tash po na e nxanė.
Le Konakun, Mujo, se s’po ta fikun,
Por ma zi Fisin, Mujo, po na e korisin.



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:28

Nė rastet ku luftrat kishin njė farė pushimi, Krerėt e menēurisė sė atyre kohrave, por edhe luftėtarėt shtronin pėr zgjidhje probleme delikate siē ishin martesat e djemve dhe tė vajzave tė popullit Pellazgjik-Ilir-Shqiptar, tė cilat deri nė ato kohra, para luftrave kishin ardhur si martesa tė lira, sipas traditave antike tė dashurive tė ndėrsjedhta, ku jo rradhe kishte pasė martesa edhe midis shqiptarėsh me vajza apo djem tė vėndeve kufitare tė atyre kohrave. Mirpo me fillimin e luftrave barbare ku pushtues tė ndryshem sulmonin territoret veriore nė ato kohra, krerėt e vendit sipas krahinave, vendosėn qė tė flasin nė diskutime tė gjėra pėr ti ndaluar ato martesa, tė cilat asimilonin jo vetėm individė, por ndryshonin thelbėsisht ekzistencėn e shqiptarve ku humbeshin zakonet, kultura, traditat, gjuha, territori tė tėra, pasi sipas tė drejtės sė trashigimisė zakonore djali trashigonte pasurinė nė toka e shpija, pa marrė parasysh se cilėn ka marrė pėr grua dhe se femijėt e ardhem a do tė flasin gjuhėn e tė parve apo gjuhėn e huaj prej nga kishin nėnėn…
Kėrkoheshin pra forma e mėnyra nė ato diskutime qė tė ndikonin drejt pėr drejt pėr ti martuar djemt e vajzat shqiptare vetėm me shqiptarė, qė tė eleminohej rreziku i martesave me bijat apo bijtė e armikut pushtues edhe pse midis tė rinjve lindėte pa pritmas dashurija…
Figura e Halilit, ėshtė njė figurė e formuar si shembull i tė riut tė atyre kohrave, qė shpesh bie nė ndesh me kėrkesat apo urdhrat e krerve. Vetė emri Halil, Halili, ka njė rrjedhė nga formimi i emrit tė vegles muzikore “Lila”qe me vone ka marre trajtėn e rregullt “Lira”e cila edhe ėshtė modernizuar nė formėn e ndėrtimit dhe tė perdorimit tė saj, njė vegėl e njohur qė nė kohrat mė tė vjetra, ku me tė ėshtė kėnduar nė formėn e melankolisė sė ėndrrave apo deshirave tė pa realizuara. Ku tė rinjtė e atyre shekujve kur gjėndeshin para thyerjeve tė tilla pėr zemrat e tyre, kur rrethi nuk i lejonte tė lidheshin, tė bashkonin zemrat, ata kėrkonin nė mėnyrė thirrse “Lilėn”, atė vegel muzikore shpesh bashkė me kėngėtarin e saj dhe degjonin ato lloje kėngėsh pėr tė mbytur mėrzinė… Emri Halil rrjedhė nga fjalet “hajde lila”, dhe pėrfaqėson masėn e madhe tė rinisė sė atyre kohrave dhe po thuajse tė gjitha kohrave, pasi ato legjenda nė formė epike janė kėnduar nė mėnyrė tė tillė filozofike, ku u pėrshtaten edhe kohrave tė sotme…
Pra duhet tė dimė se legjendat e Mujit e tė Hallilit, janė krijuar e kėnduar si burime frymzimi e rregulla edukimi trimėror e burrėror, qė nė mijvjeēarėt e parė tė krijimit tė popujve e vėndeve nė ballkan e mė gjėrė. Ashtu qė nuk ekziston nė asnjė bazė, pretendimi i disa studiuesve nacionaliste i vėndeve tė ballkanit apo tė tjera, tė cilet kanė ēfaqur idete e gabuara sikur Muja e Halili na qėnkan emra tė muslimanve. Pra argumenti dhe kuptimi i tyre e nxjerr se ata jane emra Shqiptar tė formuar nga fjalėt shqipe dhe ata emra kanė ekzistuar nė gjuhėn e legjendat Shqiptare shume mijvjeēarė mė parė se sa tė krijohet besimi i fesė islame. Dhe shumė mijvjeēarė mė parė se Osmani i parė tė organizojė ushtrinė e tijė nė Turkmenistan, atje nga e kane origjinėn Turqit dhe tė vijė me pushtime deri nė Anadoll, ku pėr herė tė parė, pas rreth 60 vjet luftrash, rreth vitit 1360 arritėn tė pushtojnė Kostandinopolin duke i ēfarosur banoret Grekė, dhe ku me vonė krijuan perandorinė Osmane, sot Turqia…Perandori e cila i shtriu pushtimet e veta ė Ballkan ė fillimet e viteve 1400. Ndersa kėngėt epike legjendare qė nė themel kanė figurat e krijuara tė Mujit e Halilit, janė tė njohura qė nė thellsinė e mijvjeēarve tė parė tė historisė njerzore nė ballkan. Halili pėrfaqson rininė e atyre kohrave, ku shpesh na ēfaqet si luftėtarė trim si i vllaj, Muja, pra do me thėnė, si pjesa e madhe e luftėtarve tė cilėt ishin nė moshėn burrėrore. Por aq shpesh Halili na ēfaqet me gabimet e vrudhet e rinisė, ku pėrplaset e bie shpesh nė kurthet e armikut, ku me ndihmėn e Mujit, pra tė masės sė pjekur burrėrore e luftėtare shpėton…


*************************************************
Be’ m’Zotin, Muji, qė u paska ba;
Faqe bardhė more shok ju kjoshi,
Sa mire burra, ju dertin po ma dijshi!
Nuk mė janė dhimt paret pėr me i dhanun!
S’mjanė dhimt darsmat pėr me i bamun!
Ju tė pa vllazėn nuk mė keni qėllue:
Kuj po i dhimet darsma pėr vlla tė vet?
Ky nuk asht, or burra, cub flligshtinash,
Ju mire e njihni se asht dai’ trimninash.
E ky, nė dashtė me mė pru, marren te shpija,
Hej ktij Zoti hisen e diellit, ja shkimtė !
E nė e pastė mėndjen, fisin me na koritė,
Gjueje, o rė, me kokėrr rrufeje!
Nxirrma, toke, pėrjashta natėn e vorrit!



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:28

Krerėt e vėndit nuk i dėshirojnė martesat me tė huaj, ata kembngulin qė tė mos lejohen pėr asnjė llojė arsyeje, ato martesa.


*********************************************
Atėher heq Halili e u ka thanė,
Be mė Zotin djali u paska ba:
Kah kam vlla e kah kam motėr,
Deksha para nė u martofsha!
Se gjithė gratė e krahinės, ku janė,
Se gjithė vashat e Jutbinės, ku janė,
Bash si motra mue krejt po mė dukėn.
Dheu mė mbuloftė, fatin vedit nė mos ja gjetsha,
Po se mora unė Tanushėn e Krajlit !
E unė Tanushėn vetė e kam pa,
Kur kem pasė besė me krajli:
Gja ma tė mirė s’sheh njeri nėn kėtė diell!
Vetulla e sajė drejt si fiskaja;
Shteku i ballit, si shteku i malit,
Kur merr hana me prėndue;
Syri i saj, si kokrra e qershisė;
E ka qerpikun, si krahi i dallandyshės;
Ftyra e saj, si kuqet molla n’degė;
Hunda e drejtė, si kalėmi i Tushės;
Goja e vogėl, si lulja qė shpėrthen;
Dhambėt e bardhė; si gurėzit e lumit,
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli;
Qafa e sajė, si qafa e pllumbit:
Shtati i saj, si shtat ēetinet;
Misht e dorės, porsi rrėmi i shemshirit…
*********************************************


Mirpo tė rinjtė kundėrshtojnė me mėnyrat e tyre ku krijojnė lidhje dashurie deri edhe me bijat e krerve tė armikut, tė nisur sa nga dashurija por edhe nga shperfillja qė donin ti bėnin armikut, apo pse jo, ndoshta edhe kohės e zakoneve. Mund tė thuhet se rininė e asajė kohe e shikoj nė shembullin e Halilit si njė rini tė zhdervjelltė, luftarake, qė ėshtė e gatshme pėr njė tolerancė e bashkjetesė qoftė edhe me armikun, duke e zbutur atė kur e bėn mik, duke i ra nė dashuri me tė bijėn, Tanushėn, simboloin e rinisė sė kundėrshtarve tė Shqiptarve nė ato kohra, simbolin e bukurisė sė femrave tė pales sė armikut. Bukuri e cila ishte e pa fajshme pėr luftrat qė ndodhnin, ashtu siē ishte e gatshme qė pėr hirė tė dashurisė, tė i kundėrvihej ēdo gjėje nė rrethin ku jetonte…


*********************************
Atėherė djali, ma, s’ka mujtė me folė:
Me dorė gojėn, Muji, ja ka ndalue,
E aq ma shum djali asht zėmrue:
Prapou, Mujė, se m’ka ardhė dita e dekės!
*********************************
Rėnd me rėnd, Mujo, na po flasim!
T’madhe briti ai plaku Basho Jana;
*********************************
S’e kam lanė, more shok, pėr mik, se nuk e gjeta.
S’e kam lanė, pėr veshje, se nuk mund bleva;
Veē s’kam dashtė vet me u martue!
*********************************
Pa ndigjo, more ti djalė!
-Ka folė plaku Basho Jana:
Ditė e madhe nesėr ka qellue;
Tridhjet agė, kan me u bashkue;
Tridhjetė vasha ktu kann me i pru.
Njat ma tė mirėn vetė ti ke me zgjedhė,
Tridhjetė agė me hajr ty do ta bajmė!



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:29

Ketu bėhet fjalė pėr pėrpjekjet e krerve tė vėndit pėr te marrė vėndime tė forta pėr moslejimin e martesave me tė huaj, ku nė mėnyrė tė hapur hasin nė kundėrshtimet e tė rinjve…



**************************************************
***
S’po e len plakun, ma, djali me folė:
Zoti u vraftė , more agėt e Jutbinės!
Po ku a ndije ndermjet tokės e qiellės,
Qė e muer vllau motrėn e vet?
Qe tė tanė bijat e krahinės ku janė,
Te tana motra, mue, po me dukėn.
Njė be tė madhe qė e kam ba,
njė be tė madhe nė emėn tė zotit,
Njatij t’Lumit qė vran e kthiell,
Rėndon tokė e rėndon qiell,
Qė ja martohem me gur e dhe,
Ja e kam marrė Tanushėn e Krajlit.
E a ndigjuet, ju o agėt e Jutbinės:
Mbetsha kuk(qyq), si nata e vorrit,
E nė krahinė kurrė nuk martohem!
Por n’qafė m’paēi mori bjeshkėt e nalta,
Kurrkund njė shtek qė nuk ma keni lanė,
Pėr me dalun deri n’at krajli!
E me ba njė tė vogel hjeksi,
Tė mujsha detit deri ndėr qafa me i pri,
Me ma dėjė krejt atė borė,
Sall, sa tė dal me vu kunorė,
Aq fort gazin shokėt, qė ma kan vnue,
Ma kan ngjitė “taraku i Kotorrit”
E fryma e gjallė, s’u lanka peng pėr logut !
Sa shpejt nama bjeshket mi paska gjue !
*********************************************



Tė rinjtė shqiptarė tė atyre kohrave, sa herė qė pushonin luftrat, depėrtonin thellė nė territoret e armikut, deri edhe nė qytetet e tyre, tė cilat nė fjalėt e legjendės thirrėn “Kotorret e reja” (Qytetet e reja). Qė do tė thotė se janė qytete tė sa po krijuara, pra tė ardhacakve qė kanė zėnė vėnd nė territore tė huaja tė pushtuara prej tyre, si dhe nė territoret Pellazge-Ilire-Shqiptare… Atje merrnin kontakt me femrat e atyre popujve, ku krijonin lidhjet e tyre tė dashurisė… Pėr njė paqe tė shpejtė lutet Halili (Rinia), pėr tė pasė mundėsi pėr tu parė me vashat e bukura tė njė mbretrie tjetėr, pėr tu dashuruar me to e pėr tu martuar, pėr tė injoruar luftrat e pėr tė shėmbur kufinjtė e ndarjes sė njerzve, popujve e kulturave, pėr tė zbutur armiqsitė me dashurinė e tė rinjve…



**************************************************
*
Sa shpejt deti, djalin ka ndigjue !
E ka ēue njė erė tė fortė,
Erė tė fortė,e erė tė nxehtė,
E ka lshue krejt rėnė e zezė,
Bien orteqet nėpėr gropa ;
Ushtojnė malet si prej motit.
Veē tri ditė e ma nuk ka zgjatė,
A shkri bora e ka ra nė lumė:
Por tri javė e nuk zgjat ma shumė,
Ēka e bani lumi atė borė tė bardhė,
T’bardhėt e bjeshkve, nė detė e ka mbytė.
Lum pėr ty o i madhi Zot,
Ē’po kendojnė bylbylat n’mal!
Kan dalė fmija e po lodrojnė,
Shpejt me u pa me shoqi-shojnė,
Me pa thanat si lulojnė,
Me pa ahet si gjethojnė!
****************************************


Nė kėtė moment tė legjendės kemi njė pushim lufte tė pa pritur, ku vendoset njė paqe, ashtu siē ndryshon moti i lik, duke sjedhė njė ngrohtėsi pranvere… Kėtu duket sikur ka njė ndėrhyrje, njė garanci paqeje, qoftė ajo dhe provizore, ku dikush ka ndikuar tek krerėt e mbretrisė armike. Ndoshta afrohet zhvillimi i ngjarjeve deri nė rolin qė luan individi, pra njeriu i vetėm i cili ka njė lidhje shpirtrore me njė tjeter njeri nė palėn kundėrshtare… Ndoshta vėrtet nje vajzė e mbretit, siē ka ndodhur shpesh nė histori, duke qėnė e dashuruar thellėsisht me njė djal tė ri tė palės tjetėr, ka ndikuar tek i ati, mbreti, pėr tė tėrhequr ushtritė nga trojet e djalit tė zemrės sė vet, e pėr tė vėndosur paqe…


*********************************************
Atėhere Halili, Mujit i ka thanė:
Qetash gjogun, Mujo ti me ma dhanė!
Aspak Muji, gjogun, dhanė nuk ja ka,
Gjogut t’vet nė shpin djali i ka ra,
Edhe a nis Tanushėn pėr me marrė.
Kur ka ba Muji me u dredhė,
Rrebt po i flet e motēmja nanė:
Po ēka bane more bir, i ka thanė,
Po ti gjogun djalit pse me ja ndalė?
Rrezik djali, me ba me e pasė,
E n’krajli gja me ta gjetė,
Sa t’jesh gjallė, marak ty, ka me tė metė!
Sa shpejt Muji kanka kthye,
Ndal Halil-o, -djalit i ka thanė;
Gjogun e vet Muji ja ka dhanė,
E mirė djalin ma ka msue:
Udha e mbarė, tash more vlla!
N’megje t’krajlave kur tė bajsh me dal-;
Kurrkund gjogut, kryet mos ja ndal;
Gjogu tė ēon te Vuk-e Harambashi,
Probatin un Vukėn e kam pasė,
Falmeshnet thuej Muji t’ka ēue;
Pėr nji punė, sot vllaun me ma ndihmue,
Me m’ndihmue me grosh(lek) e me shpatė,
Me m’ndihmue Tanushėn pėr me marrė!
Atėherė djali i ka kcye gjogut nė shpinė;
T’mirė u pafshim! Mujit i ka thanė;
Ka marrė udhėn Halili pėr krajli,
Vrap po e nget e tym po i qet,
Dy herė djalin kurrkush ma se ka pa.
*********************************************


Nė rrahje tė vazhdueshme tė problemeve tė kohės, shohim herė mbas here ndikimin e shpirtrave tė butė tė nanave shqiptare, vashave, tė cilat janė kundėr luftės, ku shpesh bashkohen me mendimin e dėshirat e rinisė, duke u kundėrvėnė luftėtarve, me qellim pėr tė gjetur njė zgjidhje paqsore nėpėrmjet lidhjeve tė rinjve tė dashuruar, tė miqsive tė ndersjedhta, me nderhyrjen e miqsive tė tjera tė vjetra qė kishin Shqiptarėt nė ata shekuj….



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:29

Epika popullore Shqipetare.
Koment:
Neper shekuj populli ka kenduar jo vetem ngjarjeve te medha, luftrave, heronjeve etj, por edhe motiveve te jetes, dashurise, endrrave e aq me shume endrrave rinore. Dialogu ne kengen epike midis Lokes dhe vajzes eshte nje simbol i perzgjedhjes, i krenarise se femrave shqipetare te cilat e zgjidhnin burrin e ardhshem nga krahinat apo fiset me te mira te Shqiptarve... E njeri prej artyre fiseve kane qene Vuthajt ne rrethinat e Plave e Gucise...
Autori, popull, na percjell ne kujtesen e vet vargjet e meposhtme :

A do burr Ēikė me t'martue ?

Shka ke ēik qe je krenue?
A don burr kund me t'martue?
Kurkund burr, nane ska per mue !
A don ēike n ISNIQ me t'martue?
Jan surdar e s'jane per mue!
A don ēike n'DEĒAN me u martue?
N'qiler te mbyllin e nuk i due!
A don ēike ne VOKSH me t'martue?
Kshteja shum e nuk i due!
A don ēike ne JUNIK me t'martue?
Zhgunaxhi jan e nuk i due!
A don ēike n'BOTUSH me t'martue?
Agallar e s'jane per mue!
A don ēike n'MOLLIQ me t'martue ?
Bajn qereq e nuk i due!
A don ēike n BREVIN me t'martue ?
Ujt e lig e nuk i due!
Ne PONASHEC ēike don me u martue?
Burra t'liq, nuk jan per mue!
A don ēike n'ZMOLIC me te ēue?
Shesin dru e nuk idue!
Ne BABAJ ēike, a don me u martue?
Jan mbi vade e nuk i due!
A don ēike ne DEVE me u martue?
Jan qelana nuk i due!
Ne KORONICE a don ēik me t'martue?
Jane ngat gjinija e nuk idue!
Ne DUKAGJIN ēike a don me t'martue?
S'lahen kurr e nuk i due!
Ne RUGOVE ēik, don me u martue?
Jan pijanec e nuk i due!
Qyqja ti mete pa u martue !
A don ēike ne HAS me u martue?
Jan budalla e nuk i due!
A don ēike n'BYTYC me u martue?
Peshkatar jane e nuk i due!
A don ēik n'KRASNIQE me u martue?
Jan t'harlisun e nuk i due!
A don ēik n'GASH me u martue?
Jan sojnik, po nuk idue!
Ne MALSI te MADHE kam me te martue!
Vend i that e sjan per mue!
Mbete ēik pa u martue!
Mos don ēik n'VUTHAJ me u martue?
Te lumt goja, Lokjo, tash ja ke qellue !
Te holl e te gijat e jane per mue...
Qyqja ēik ti ēka po thue?
I mete lokes pa martue,
A e di se VUTHAJT, pa ja nda
Jane ne luft me Turk e me Shkja.
Aty ske me gzue nusni,
Se do te mbetesh nuse e vej ne shpi...
Po e pata, Loke une at fat,
Me pa burrin te lam ne gjak,
Ma mir te rri me te sall nji nat,
E ta baj ni djal per marak,
Qe t'ma ket shtatin si Bajrak
Se t'vajtoj gjith jeten me qytak...



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:30

Mejdani i Mujos me Balozin

Kenga me poshte nuk eshte shkeputur nga Cikli i Kreshnikeve, por eshte mbeshtetur ne kete cikel



Kur ka ken' Baloz Edelia
ne Jutbin' Balozi ka ra
Kunen Mujit don me ia marr
N'saraj t'Mujit Balozi ka dal'
po na rrin tri dit' e tri nete
kurrsesi Kunes s'mund ia njese
Trimi Muj' ne bjeshk' me gjua
ne kambe trimi a varrua
Hajt, Baloz, gjokun me ma pru
Shkon Balozi gjokun me ia marre
- Bjerem uj' Kune, po du me pi!
Shtrin doren njet me ia dhane
mas berrylit kerahin ia kape
n'vidhe t'gjokut Kunen ma ven
per krajlie e njaty e a nise
Mir' Muji Balozin e heton
mrapa Balozit i asht vu
Thojt' ne fyt Balozin ma kape
nen veti Balozin ma rrzon
krye e krah' me shpat' ia shkurton


Mali i Rrencit
Lezhe



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:30

Ne ciklin e kreshnikeve paraqiten 30 kreshnik me Mujin dhe Halilin ne krye si figura qe pasqyrohen me te plota. Pervec karakteristikave te perbashketa, secili prej tyre dallohet nga te tjeret per cilesi te vecanta. Keshtu, Basho Jona eshte nje kreshnik plak, i nderuar nga te gjithe dhe shquhet per pjekuri e urtesi, Zuku Bajraktari eshte nje trim i ri, i sinqerte dhe i ndjeshem, Arnaut Osmani i cili shquhet per qendrese te jashtezakonshme etj.

Arnaut Osmani

Ē’fare ka ba ai Arnaut Osmani!
Dymbedhjete shoke i ka bashkue
Ne Bjeshke te Nalta trimi ka dale
Dymbedhjete aget shkjete ia kane zane
E jua kane shti prangat ne kambe;
Shka ka qite krali e i ka pyete:
- Cili jush sarajet m’i ka djege?
Qysh ka fole ai Osman Aga i Ri
- Vete sarajet, kral-o, t’i kam djege
Vete une kullat, kral-o, t’i kam shembe
Ēfare kish’qite krali e kish thane;
- Shume nder, po une due me u ba
Thelle ne burg une due me u shti
Drite e diell mos me pa me sy
Flet Osmani me shoket e vet:
- Si s’ma mesuet mue nji dredhi
Si te dalim prej ketij burgu te zi?
Sa mire shoket Osmanit i kane thane:
- Paj, ne bafte kush ndonje dredhi
prove te madhe krali ka me i ba
be te rande Osmani paska ba
- Ne shtate furra te kuquna me mė shti
qerpiku i synit njiher s’ka me m’u drithe
po provoj, - tha – sonte me u shti
sikur vdekja mue me ka ardhe –
kambet Arnauti m’i ka shtri
m’i ka mbledhe ai duert permbi gjoks
m’iu kane mbledhe shoket perreth tij
kane marre britme trimat e piskame
kane nise gjamen trimat me gjamue
- Mjeri une per ty, vllau em, o vella
Kur kane leshua, po, gjamen e trete
I ndjeu krali ne ode te vet
I ndjeu krali e po na i pyet
- Ē’kini ju, more robe te tretun?
A ju ka ra malli i shtepise?
A ju ka ra nder mend babe e nane?
A ju ka ra nder mend per moter e vella?
A ju ka ra nder mend per shijergja (qingja) te bardhe?
A ju ka merzite, - tha - balta deri n’gju?
A ju ka merzite – tha - mjekra per pa u rru?
A ju ka merzite – tha – drita per pa dale?
Ēfare kane thane aget e ngujuem
- Asnji asosh, kral, nuk po ashte
Por nji shokn, kral-o na ka vdeke
Bese nuk zanka krali sa ka vdeke
Por ma therret ai ēiken e vet
Ēelsat ne dore ēikes ia ka dhane
- Ulu nji here te ai burg i zi
Edh kqyr se cfare ka ndodhe aty
Kur ka nise – tha – n’ate burg me hy
Arnautin po ma shef te shtrime
Bash jaran ma kish pase ate djale
Para kralit ēika kishte dale
Ka qite kralit ēika e i ka thane
Ne vig ishte Osman Aga i Ri
A ma fal qe ne dhe ta shtij? –
Aspak bese krali s'e ka zane
Njiqind vete n’dere t’burgut i ka cue
Dhjete ma te fortit brenda n’burg i ka shti
Krejt i vdekun Arnauti ngjan
Jashte e qiten, krali ma ka pa;
Por sa kopil krali kishte qene!
Ka nise poven e prove po ban:
I ka mbledhe nante gjarpna t’shullanit
Ne gjoks gjarpnat trimit ia ka vue
Sa fort gjarpnat e kane qokate (pickuar)
Sa i gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
I ka ndeze dy zjarre te medhenj
E ndermjet Osmanin po ma shtjen
Pra e mbrapa lekura m’i pelcet
Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
Aspak bese krali s’i ka zane
M’i ka marre njezet maja gozhdash
Per nen thonj thelle ia ka shti
Dersa gjaku trimit m’i ka dale!
Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
As hiē bese krali s’i kish zane
Se i pabese vete fort kishte qene
Po don krali dhe nji prove me ba
M’i ka zgjedhe tridhjete ēika t’mira
Mire po i vesh e mire po i mbathe
Ne krye t’vdekunit bashke po kercejne
Perreth te vdekunit ēikat po lodrojne
Perreth te vdekunit mire po kendojne
Ēika e kralit tek kryet i ka qellue
Mire Osmani ēiken ka hetue
Me njanin sy ai ma ka shikue
Buza n'gaz trimit m'iu ka ba
Mire po qesh njera ane e mustakut
Ēika e kralit asht kujtue
Mbi fytyre shamine i ka leshue
Ē’kane qite ēikat tjera e kane thane!
-Tash, po, qesi Osman Aga i ri!
-Zoti u vrafte, - ēika u ka thane-
se ky djale nji here ka vdeke
shpirti n’gaz, shoqe, i ka dale –
ē’ka i ka thane ēika babes se vet:
- Pash ate zot, kral, qe t’ka dhane
dhe ne vdekje njeriun me e mundue
e gjithfare provesh ne te me i provue?!
Po ai ka vdeke e ka mbarue;
Era e keqe ketij ashte tue i ardhe
Se tash tri dite ka denje mbi doke
A thue t’vdekunit, kral, po i trembesh?
Hiqja prangat, pra babe, - i ka thane –
Edhe duert me ia shpengue! –
As hiē krali prape s’ka besue!
Ma ka thirre ai balozin me shpate
Nder sy te tij Osmanin e ka lirue
Per mbi krye shpaten ia ka leshue
Sa mire Osmani shpaten e ka hetue*! (e ka pare)
Fluturim ne kambe asht ēue
Shpaten ne dore ai po e merr
Se i terbuem balozin po e pret
Kurkujt nder mend s’po i bjen me qendrue
Tmerr i madh te gjitheve u ka hy
T’tane te vdekun Osmani i ka ba;
Synin kralit trimi ia verboi
Krahin kralit trimi ia shkurtoi
Rrafsh ne toke kullat ia rrenoi
Dymbedhjete aget trimi i ēliroi…
Se atje une vete nuk kam qene
Si kam ndie e si me kane thane
Po burrat e forte gjithēka mund ta bajne.

Shale – Malesia e Madhe



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:30

Ne bjeshke te nalta Mujin e kapė nji dhimbe e forte e vdes. Kalojne shate vjet e kurrkush nuk din gja per te; nji baloz vec, tue mos ndie, se e permende kush Mujin per trimni, bahet nakėl per dekė te tij e shkon me ia kerkue vorrin. I a gjene e ia dhunon, tue i lype ma teper te dekunit bejleg.
Muji don m’u cue e s’mundet: atehere porosit nje qyqe, te shkonte me i lajmue Halilit per shka po i bante e po i thonte balozi.
Halili del e pret balozin, i cilė vorrin Mujit, te cilin e gjen gjalle e te forte, e merr me vedi e kthejne ne Jutbine.

Muji mbas deket

Kur ish’ kane Muji me Halilin
N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale
Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite
Edhe Muji Halilit te i ka thane:
-Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite
Nuk po muj n’kambe me qindrue’
Por qe jete, Halil, due me ndrrue:
E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane
Ne vorr mue si t’me shtish
E ne shpi kur t’bajsh me kthye
Se a dekė Muji kuj mos i difto
Se me ndie krajlica se un jam dekė
Aty vendin ty nuk t’a lane. –
Qaty jete Muji paska ndrrue
E ne vorr Halili te e ka shti
E n’shpi djali kenka shkue
Na jane mbushe shtat dit e net
Kan kalue e jane ba shtate vjet
Kush per Mujin gja nuk ka dijte
Por Halili, kur p’e pvetin
Thote: ka dale nder miq me shetite
I a bjerre, tha, pahi ageve te rij
S’ndihet kush ma per trimni
Kan nise shkjet me cue krye
Tha, deri zana po pevete:
Si nuk shkojme Mujin me e gjete;
Qe shtate vjet qi s’e kem pa
Edhe ndore s’i kem dhane
Kishte dale nji baloz prej deti
E te krajli kenka shkue
Edhe krajlit balozi i ka thane:
-Sa kopil Muji kenka kane
Qi n’bjeshke t’nalta qi ka deke
E Halilin e ka porosite
Qi kurrkuj mos me i kallxue
Due me dale vorrin me i a lype.-
N’bjeshke te nalta balozi ka hipe
Paska ndeje tri dit e tri net
I a ka lype vorrin, i a ka gjete
E ka nxjerre nji hu te gjate
T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe:
-Ēou, mor turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’a ēarti fen e Muhametit
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!”
Ka marre Muji per m’u cue
S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue
Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue:
“Amanet qyqes te i ka thane:
Shko e m’i thuej Sokol Halilit
Ka dale nji baloz prej detit
M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete
Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe
M’thote: Ēou turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit
Ndo t’a ēarti fen e Muhametit”
Fluturim, tha, qyqja kenka que
N’bahce Halilit m’i ka shkue
Ka marre pushken Halili per me e gjue
Atehere qyqja te i ka thane:
“Mo’ti djale, mue per me m’gjue
Se mue Muji me ka cue
Nji fjale t’keqe me t’difute:
Se i ka dale nji baloz prej detit
Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.-
Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue
Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra
Tim e mjegull gjogun m’a ka ba
E te vorri Mujos m’i ka shkue
Shpate ne qafe balozit m’i ka ra
Kryet ne toke balozit ia ka qite
Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue
Kambekryq Mujin m’a ka gjete…!
Mujin zanat e ki’n pa’ ēue
Se fort nakėl i’n kane ba
Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe
Doren Mujit Halili ia ka dhane
E prej vorrit Mujin m’a ka qite
E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe
Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra
Shum trimni bashke prap qi i kam ba

Curraj – Epėr



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:31

Ballada per Doruntinen

Balada per vellane e vdekur- Ky motiv i njohur ka te beje me rastin e marteses se motres shume larg. Ne Shqiperi kjo legjende gjendet me emrin Halil Garia ose kenga e Dhoqines. Pas nje fatkeqsie, qe ngjet ne shtepi, i vellai duke degjuar zerin e nenes qe i kerkon premtimin se do t’i sjelle vajzen kur te jete nevoja, ngrihet nga varri dhe shkon e ia sjell. Ne kete legjende tregohet edhe se sa e larte eshte fjala e dhene.

Kenga e Dhoqines

Diten e Pashkes ne dreke
Sec u therr nje ka ne fshat
Vajta e mora nj’oke mish
Dhe e hodha ne kusi
Te mar nje kecu te zi
Me vrap dolla ne avlli
Te me cpiket nje stihi
Me vrap m’u hodh ne kusi
Me helmoi djemt e mi
Nente djem e nente nuse
Te nenta me djem ne duar
Nente djepe c’mi permbyse
Nente paje c’mi zhurite
Nente dyfeke c’mi shite!
Kostandin, te arthet gjeme
Martove Dhoqinen lark
Lark e lark merguar
Tre male kaptuar!
Diten e Pashkes se madhe
Dhhoqina na hidhej valle
Kostandini u ngrit nga varri
Rrasa iu be kale
Balta i u be shale
Vrap e vrap te Dhoqina
“Mire se erdhe, o im vella
ne ke ardhe per te mire
te vishem si gjeraqine;
ne ke ardhe per te keq
te vishem si kallogre”
“Jo, moter , sikunder je”
I hipi ne vithe kalit
Zoqte udhes, thoshin:
“Cili – viu, viu-viu,
Kush ia ben, ia ben vetiu,
Kini par’e s’kini pare!
Shkon nje zogeze bishtbardhe
I vdekuri me te gjalle
Vete gjen te der’ e kishes,
“Ike moj Dhoqine,
Se kam pune n’ajo dhime
Se aty e kam shtepine”
Vate gjer te dera
Cek-cek ne porte
“C’je ti qe kercet ne porte?
Mos je bushter, e murtaje?
A mos je zonja murtaje
Qe me hengre djemt e mi?”
“Hap, moj nene, derene,
Jam Dhoqin’ e veteme!”
Me cin’erdhe, moj Dhoqine
“Un’ arce, me Kostandine”
C’Kostandin, moj t’arthte gjema?
Kostandini i vdekure,
C’ben tre vjet pa treture?”
Nje ne prak e nje ne dere
Plasne si qelqe me vere.

Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve t’Italise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer. Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te “Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?"



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:31

MOTRA ME NENTE VELLEZER

Kur ish ken' gruja e ve,
dhet' jetima zoti ja ki' fale,
'i cik', t'bukur ruja ma ki' pase.
Ka 'izet vjec te gjith' ju bane,
shojci-shojt besen ja kan' dhane,
c'per t'xajll, gra nuk dum' me marre.
Edhe motra u ka cjit' en u ka thane,
ci per t'xjall' fat nuk dua me marre,
vecme ju hyzmet dua me u ba.
Vllau ma i vogli kenka cua n'kame
edhe n'shpin' xjogut i ka ra
e n'pazar' paska dale,
has' em ka ni zotni t'rane:
lup' ja ka, motren, -- ja ka dhane.
Paska ble brishim e xjylpane
e n'saraj paska dale,
tue vu buk' **** na i ka thane:
- Ulu, moter, hyzmet mos me ba,
se n'pazar' sot ci jam kane,
lyp' te kan' edhe t'kam dhane.
Sot tri jav' nuse me u ba,
nan' dit' rrug' lark ci po jane.
- Zoti t'vraft', vlla, ci t'ka dhane
'Izet vjet bashk' ci i kem ba,
kurr' me hile s'em ke zane,
pse acj lark ti mua m'ke dhane?
Motres vet i paska thane:
- Hic marak moter mos u ban,
se nan' vllazen ci po jena,
kajher' n'vjet kem' me ardh' me t'marre.
Edhe motres ma marton.
Motra 'i fjal' jau paska thane:
- Ju nan' vllazen ci po u kam,
nan' murtaja ju u rashin,
tanvet shpirti ju u dalte
e n'oborr voret ja u pasha!
Edhe lgata kta po i kape,
tanvet shpirti po m'u del
edhe vorret n'oborr po m'i kene.
Kur a' mush' mueji taman,
pritte motra se shkojn' per me u pa,
kush me e pa nuk paska shkua,
se ken' dek' edhe marua.
Kur jan' mush' xjasht' muej taman,
pritte motra se shkojn' per me e marre:
sa marak motra ish ba
edhe xjogut po m'i bjen ne shpine,
ishte nis', per me ardh' n'xjini.
Kuntruoll* sarajit kur ki' dale,
sarajin e zi ma ki' pa.
Fill n'oborr paska shkua,
brim' t'madhe motra ka marre,
prej marakut motra po pelset,
prej nimdheetve fara na u ki' trete.
Kshtu e prallojn' ci' a' ken' motit,
por na pacim nimn e zotit.

Vrith, Shkrel (Shkoder), 1954

(*) Te vihet re trajta e mocme "uo," qe ne Malesi te Madhe degjohet, sado rralle. Zakonisht, atje perdorin "ua," por edhe "u."

Recitoi Leke Prele Vulaj.



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 12th February 2016, 21:32

Ca po thot' Halil Garria,
be mi zotin trimi bani,
"pse nan' vllazen na ci jemi,
vec nji moter, tjeter s'kemi;
nan' dit' rrug' larg do ta napim?"
C'a' cue djali fill prej shpie,
paska vot' ke 'i zotni i rane
e zotnis' na i paska thane:
- Mramja e mir', more zotni.
J'a dhan,[1] djalit, mren' ka hi,
plaku i shpis' na e pret Garrine:
- Amanet, mor djal' i ri,
as na e ke nji cik' ne voter?
- Un' e kam nje teme moter.
Be mi zotin por kam ba,
sa t'jem xhall'[2] mos me e martu.
- Sa fisnik, ti djal', po m'duke.
Pesdhet' qese qesh' tu i dhane.
Sa shpejt menja i kekna kthie,
fjalen mikut ja ka dhane
edhe paret ja ka marre.
Ka marr' rrugen, n'shpi ka shkue:
sa fort niska me u penue!
Se vesht motra paska marre.
- Pash nji zot si te ka dhane,
pse, bre djal', me m'marr' kac[3] rane,
nan' dit' rrug' larg ti me m'dhane?
- Shko, moj moter, - na i ka thane, -
pse nji bes' du me ta dhane.
Se kur t'mushish plot nan' dite,
po t'vjen vllau e t'shef me sy,
e kur t'mushish plot nan' jave,
vjen Halili e t'merr ne t'pane.[4]
Nandhet' krush[5] na paskan ardhe
me da motren prej vllaznie;
nandhet' krush, tan' kalori,
paskan pas' te bardhen li,
si[6] krejt vllaznit lija i mbiti.
Askurrxha motra s'ka dite.
Kundron motra rrugen s'largu,
askurrxha nuk shef me sy.
Ulet, rrin n'hije t'nji ahu,
ban kuven me nji zog malit:
- Amanet, o zogu i malit,
t'm'i thush vllaut tem, Halilit,
ku e lae besen si m'ke dhane?[7]
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Shtat' vjet motra nejt tuj kja,
shtat' vjet zogu tu fluturu,[8]
shtat' vjet vorrin tu kerku,
pr' udh' ke djali paska shku.
Zogu djalit na i ka thane:
- Ku e lae besen si ke dhane?
T'pret nji moter, t'pret nji nane.[9]
Dhim' ke zoti na i ka ra.[10]
Njater' djali del prej vorrit,
na i ka ra xjogut ne shpine,
nan' dit' rrug' larg tu shkektu,
fill ke motra paska shku.
Motra e vet kenka gazmu.
- Cou ti, moter, n'shpi me shku.
- Po, lum motra! - na i ka thane
edhe gati qenka bame.
Kur kan' vot' ni nji shej venit,
po i thot' motra vllaut, Halilit:
- Era dhe, bre vlla, po t'vjen.
- Hik, moj moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen jemi kane,
nan' saraje na i kem ba,
tu bajt' gur, tu ba kerqele,
prani era dhe me vjen.
Kur kan' vot' pak ma pertej,
motra vllaut na i ka thane:
- Po na i bjer ti fillit tan.[11]
- Hik, moj moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen si kim qane
e nan' fej na i kemi pase,
t'nanave bashk' na u kemi ra,
copa gjuhet na jan' ba.
Kur kan' vot' tek[12] ma pertej,
sh'po kuvenin dy zogj malit,
me 'i cudi, si sod,[13] po flasin:
- Shkon i dekmi rrugs me t'gjallin!
- Nij, bre vlla, sh'thon' zogjt' e malit.
- Hec, moj moter, zoti t'vrafte,
se n'marrsh vesh ti zogjt' e malit,
per shtat vjet nuk mrrin ke shpia.
Kur kan' dal' me nji lak kodre,
na i ka pa sarajt e veta,
te xhith' zi edhe vrugue;
fort konaqet kenkan rrzue.
Po i thot' motra vllaut, Halilit:
- Djal' i motres, - na i ka thane, -
kto sarajet kshtu si jane?
Djali motres i ka thane:
- E nan' vllazen si kem qane
e nan' nuse na i kim marre,
nanqin krush na i kimi pase,
t'xhith' tuj kcy e tuj lodrue,
der konaqet na i kan' rrzue,
timi i pushkve i ka vrugue.
Ma pertej, - tha, - kur kan' shkue,
me nji koder kan' kalue,
na i kan' pa nan' vorre t'bardha:
sa trishtim motra ka marre.
- Po kto vorre e shkaf jane?
Tash shtat' vjet ketu s'kam qane,
po ketu s'i kam pa' lane.
- Hec, bre moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen si kim qane,
nan' saraje na i kim ba,
nan' dibran'[14] na i kemi pase,
t'nan' kan' dek' e i kem vorrue.
Kan' marr' rrugen prap tuj shkue.
Afer shpis' kur jan' afrue,
nisin fjalt tuj bisidue,
djali motres na i ka thane:
- Majma kalin, - na i ka thane, -
se kam fjal' me nji njeri.
Ka dredh' rrugen, shkon ne shpi,[15]
ka xhet' nanen tuj qa n'hi.
- Sh'ke, ti, nan', - thot', - si po kjane?
Kush ma mir' se ti s'ka qane.
Ti nan' nuse m'i ke marre,
nan' saraje m'i ke ba.
- Shuj,[16] moj bi, zoti te vrafte,
se cish diten si ke shku ti,[17]
vllaznit tu jan' mlu me dhe!
Kap kuven[18] nana me t'bijn:
- Me ka erdhe? - na i ka thane.
- Me Halilin, - thot', - kam ardhe.
- Le,[19] moj bi, zoti te vrafte,
se Halili gjinet deke!
Kesh ta shof nji her' me si
e t'i nrrojm' me te di fjale!
Dor' per dor' na qenkan marre
e n'fun t'shkallve paskan ra:
kurkun djalin s'e kan' pa.
Por kan' vot' te vorri i djalit
e i bajn' za: "Halil Garri!"
Ma xhiall djali s'qenka ni,
vecse krahun jasht' ka shti,
besn e zotit mos me thi.
Nan' e bi jan' cu ne kame,
sa i kap' nji e madhe xhame, [20]
n'vorr t'Halilit dekun rane.

Rreja e Veles, Mirdite, 1951

[1] I eshte dhene, iu dha djalit.
[2] Sa t'jem gjalle (gj : xh).
[3] Perse te jam renduar kaq (q : c).
[4] Zakoni eshte qe nusja shkon, pas disa ditesh, te shtepia e saj "ne te pare."
[5] Krushq.
[6] Qe, - keshtu qe.
[7] Recituesi thote se vellezerit vdiqen nga lija, por me pas shton qe ata vrane njeri tjetrin.
[8] Duke fluturuar.
[9] Pret dhe nena qe djali t'i sjelli vajzen. Varg fort i bukur, qe s'e kemi hasur ne variantet e tjera.
[10] I ka rene, ka ndier nje dhimbje shume te madhe.
[11] Bjeri fyellit tend.
[12] Tek: pak.
[13] Zogjte po kuvendojne te cuditur si edhe ne sot.
[14] Nente mjeshter; mjeshtrit vinin nga anet e Dibres. Fjala "dibran" e ka edhe ate kuptim ne Mirdite e gjetiu.
[15] Eshte vajza.
[16] Shuej - pusho.
[17] Vargun recituesi e thote paroksiton, duke i vene theksin e fundit te gjate ne rrokjen 7, te "shku," dhe duke e bere te shkurter rrokjen 8, "ti." Procedim i rralle, por i njohur qe flet per shkathtesi te vecante ne krijimin e vargjeve nga kengetari.
[18] Ze, rrok kuvendin, - ze perseri.
[19] Lere, - pusho.
[20] Nje e madhe "gjame," - gjeme.

E mbledhur ne Rubik nga nje minator prej fshatit Rreja e Veles. Ai kendonte edhe me cifteli. Lahuta perdoret rralle ne Mirdite; ciftelia eshte bere vegla e vendit.



Shiko profilin e anėtarit


#14

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi