Vargje të epikës gojore shqiptare

Material që është lexuar në Ditën e Studimeve Gege,Universiteti i Londrës,24 maj 2003

Cikli më i njohur i epikës gojore shqiptare, "Këngë Kreshnikësh," është produkt i një kulture pak të njohur dhe të një gjuhe të vështirë dhe të studiuar rrallë. Si e tillë, epika shqiptare ka pasur tendencë të mbetet nën hijen e epikës serbo-kroate, apo më saktë, epikës boshnjake, me të cilën ajo ka afërsi të pamohueshme.

Shumë është shkruar për antikitetin dhe origjinat e epikës shqiptare dhe raporteve të saj me epikën boshnjake. Nga narracioni dhe për arsye të tjera, sot ekziston një konsensus i përgjithshëm se "Këngët Kreshnike" janë kristalizuar në shekujt 17 e 18 në një rajon kufitar të Ballkanit që ndante Krishtërimin nga bota islamike, ndonëse në këto këngë jane të pranishme shtresa shumë më të vjetra. Ne kemi të bëjmë, si të tilta, në rend të parë me një reflektim letrar të Turkenkriege, luftërave midis Perandorisë Otomane dhe Habsburgëve. Heronjtë tanë janë rebeiët myslimanë që jetojnë në krahinë e të cilët kënaqen me kalimin e maleve për të sul-muar në krajli, mbretërinë e kristianëve, dhe në mundjen e mbretit dhe luftëtarëve të tij sllavë. Emrat e vendeve që përmenden në këngë, Judbina dhe Kotori i Ri etj, janë identifikuar në rajonin e Likës dhe të luginës Kërbava në lindje të Zarës në Kroaci, jo larg kufirit aktual boshnjak. Ka referenca edhe për lumin Danub dhe për rojat dhe veshjet hungareze, që të gjitha larg nga zonat e vendbanimeve tradicionale shqiptare. Nga kjo dhe nga terma të dalluar sllavë ne disa prej këngëve, duket e qartë se kemi të bëjmë me një grumbujl materialesh gojore që. mbase pas shekujsh zhvillimi, u kristalizuan në një rreth sllav dhe u bartën nga këngëtarë dygjuhesh tek (disa do të thoshin përsëri) një rreth shqiptar. Eshtë e kuptueshme prandaj se ka shumë paralele midis vargjeve epike shqiptare dhe boshnjake. Ato kanë origjinë të përbashkët, dhe në thelb, reflektojnë një kulturë të përbashkët. Megjithatë, pas bartjes, epika shqiptare u zhvillua vetëm në rrethin shqiptar dhe mori shumë karakterlstika të pastra shqiptare, vlera dhe forma jashtëgjuhesore të shprehjes, dhe pikërisht kjo e bën atë sidomos të jashtëzakonshme. Ndonëse toponimet mbetën, konflikti në sfond në narracion u zhvendos nga lufta midis myslimanëve dhe të krishterëve midis shqiptarëve dhe shkijeve, dmth sllavëve.

Studuesit shqiptare, gjithmone të garsnenj të theksojnë lashtësinë e kuturës së tyre mbi atë sllave, vënë në dukje elementet e vjetra të kulturës heroike shqiptare që mund të kenë ndikuar në zhvilimin e këtyre vargjeve shumë kohë para periudhës së kristalizimit. Ata theksojnë se vargjet epike të këtij lloji u zhvilfuan vetëm ndër fiset sllave që jetonin në afërsi të ngushtë gjeografike me popullatat autoktone, parasllave të Ballkanit, dmth me paraardhësit e shqiptarëve dhe disa vëzhgues kanë supozuar një shtresë parasllave. Por, fatkeqësisht, debatet rreth origjinave te vargjeve epike të Ballkanit janë zhvilluar në një mënyrë tipike ballkanike, "unë isha i pari!" Pas shekujsh zhvillimi paralel dhe kontaktesh, nuk ka të ngjarë që të siguro-jmë një pamje të qartë dhe paekuivoke të shtresimit të epikave.

"Këngët Kreshnike" nuk janë përkthime të vargjeve epike serbo-kroate

Përkundër bartjes nga një rreth sllav boshnjak, "Këngët Kreshnike" në asnjë mënyrë nuk janë thjesht përkthime të vargjeve epike serbo-kroate. Ato i janë nënshtruar zhvillimit të vazhdueshëm dhe të pavarur që nga periudha e kristalizimit dhe prandaj nuk janë as boshnjake, as malazeze, herce-govase, serbe, e as të Shqipërisë së jugut, por një produkt i gjenialitetit krijues të malësisë së veriut të Shqipërisë.
"Këngët Kreshnike" u regjistruan për herë të parë në dekadat e para të shekullit njëzet nga priftërinj dhe studiues françeskanë që shërbenin në bjeshkët e Shqipërisë së Veriut. Prej tyre më i shquari ishte Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) i cili tani konsiderohet si baba i studimeve të folklorit shqiptar. Gjeçovi u lind në Janjevë, në jug të Prishtinës në Kosovë dhe u edukua nga françeskanët në Bosnjë. Ai u kthye në Shqipëri tnë 1896, pasi u emërua prift, dhe kaloi pjesën më të madhe të viteve më prodhuese të tij (ca 1905-1920} ndër fiset e malësisë në vendbanime të ndryshme ku mblodhi dhe kompletoi material mbi letërsinë gojore, ligjin fisnor, arkeologjinë dhe folklorin në përgjithësi. Ndonëse ai mbahet mend në rend të parë për kodifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, kodi më i njohur i ligjit zakonor shqiptar, arritjet e tij në fushën e letërsisë gojore janë po aq mbresëlënëse.

Nga viti 1919 e tutje, puna e Gjeçovit në mbledhjen e vargjeve gojore u vazhdua nga një françeskan tjetër, Bernardin Palaj (1894-1947). I lindur në rajonin e Shllakut ne malësinë e veriut dhe i arsimuar në Austri, Palaj u emërua prift më 1918. Sikundër Gjeçovi, ai mblodhi këngë folklorike gjatë udhëtimeve të veta këmbë nëpër bjeshkë, dhe shkroi artikuj mbi tra-ditën dhe kulturen gege (të Shqipërisë Veriore) dhe zakonet fisnore. Ai u dha sidomos pas "Këngëve Kreshnike", të cilave u kushtoi pjesën më të madhe të energjisë. Bashkë me Donat Kurtin (1903-1983) ai" botoi koleksionin më të rëndësishëm të vargjeve epike shqiptare deri sot, Kangë kreshnikësh dhe legjenda , të cilat u botuan në Tiranë në ciklin Visaret e Kombit më 1937 për të shënuar 25vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë.

Puna e Françeskanëve dhe e Jezuitëve në Shkodër i caktoi drejtimin studimit të kulturës shqiptare nga pjesa e dytë e shekullit 19 deri në Luftën e Dytë Botërore. Ishte hulumtimi i tyre që frymëzoi Atë Gjergj Fishtën (1871-1940)një tjetër studiues françeskan dhe poet, që të shkruante kryeveprën e tij me 15,613 vargje, epiken letrare Lahuta e Malcis, e cila u botua në një botim definitiv në të njëjtin vit me koleksionin e lartëpërmendur të Palajt dhe Kurtit.

Kjo epokë e artë e kulturës dhe studimeve shkodrane u ndërpre përnjëherë me ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri më 1944. Të gjitha institucionet kulturore dhe arsimore të Kishës katolike u mbyllën dhe shumica e studiuesve dhe shkrimtarëve më të mirë të Shqipërisë, mes tyre edhe Bernardin Palaj, Ndoc Nikaj (1864-1951), Vinçenc Prenushi (1885-1949), Anton Harapi (1888-1946) dhe Gjon Shllaku (1907-1946), u likuiduan fizikisht ose vdiqën në burg. Periudha menjëherë , pas lufte ishte " bërë një apokalips për shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë. Babai i folklorit shqiptar, Shtjefën Gjeçovi ishte vrarë nga ekstrem-istët serbë dy dekada më parë në afërsi të Zymit në Kosovë.

Hulumtimet në fushën e letërsisë gojore shqiptare rifilluan në Shqipëri në vitet 1950 me themelimin e Institutit Shqiptar të Shkencave ne Tiranë, pararendësi i Akademisë së Shkencave. U aftesua një gjeneratë e re e ekspertëve, u kryen ekspedita në veri, dhe u botuan një varg monografish dhe antologjish, të cilat dokumentonin rezultatet e aktiviteteve kërkimore. Më 1961, një Institut i posaqëm i Folklorit (Instituti i Kulturës Popullore) u themelua në Tiranë i cili, pëfkundër izolimit të vazhdueshëm të vendit, ia doli të kryejë hulumtime dhe aktivitete botuese në një nivel të kënaqshëm studimor. Këtu, epika shqiptare ka qenë në fokus të kërkimeve sidomos të Zihni Sakos (1912-1981), Qemaf Haxhihasanit (1916-1991), Gjergj Zhejit (lindur 1926), Alfred Uçit (I. 1930), Jorgo Panajotit (I. 1936), dhe Shaban Sinanit (I. 1959).

Baraz me këtë apo ndoshta më me rëndësi për letërsinë gojore shqiptare ka qenë themelimi më 1967 i Institutit Albanologjik në Prishtinë. Seksioni i Folklorit i këtij instituti ka botuar një numër të madh veprash mbi epikën shqiptare. Përkundër largimit me forcë të Institutit nga lokalet e veta, rrahjes së egër të studiuesve dhe anëtarëve të personelit nga paramilitarët serbë më 8 mars 1994, dhe shkatërrimit të qëllimshëm të një pjese të madhe të materialit folkorik shqiptar dhe incizimeve gjatë muajve të rëndë të fundit të pushtimit serb të Kosovës, Instituti shqitar ka mbijetuar dhe vazhdon punën e tij. Sidomos duhet përmendur botimet e Anton Çettës (1920-1995), Demush Shalës (1929-1988), Rrustem Berishës (1.1938), Anton Berishës (I. 1946), Zymer Nezirit (I. 1946) dhe Enver Mehmetit (I. 1948).

Përkundër materialit të pasur që tashmë është botuar në gjuhen shqipe në Prishtinë, Tiranë dhe gjetiu, barriera gjuhësore ka penguar epikën shqiptare të bëhet e njohur për publikun ndërkornbëtar. Disa monografi të mira mbi këtë temë megjithatë janë botuar në anglisht. Ndër to janë: Albanian and South Slavic Ora! Epic Poetry (Philadeiphia 1954, New York 1969) nga Stavro Skendi (1905-1989), Aibanian Folk Verse, Structure and Genre (Munich 1978) nga Arshi Pipa (1920-1997), dhe më së fundi The Bilingual Singer, a Study of Albanian and Serbo-Croatian Oral Epic Traditions (New York 1990) nga John Kolsti i Universitetit të Texasit në Austin. Edhe më tej është i përdorshëm libri gjermanisht Die Volksepikder Albaner (Halle 1958) nga Maximilian Lambertz (1882-1963). Shpresoj qe së shpejti t'i shtoj kësaj tradite një përkthim anglisht të vargjeve epike shqiptare me tituilin Songs of the Frontier Varriors: Albanian Epic Verse in a Bilingual English-Albanian Edition (Wauconda 2003).

Siç e theksova në fillim, epika e sllavëve të jugut ka gëzuar më shumë vëmendje të opinionit ndërkombëtar sesa ajo sqhipe. Përveq faktit shumë të dukshëm se shumë pak të huaj kuptojnë shqip apo lodhen ta mësojnë atë, Shqipëria si vend dhe në përgjithësi kultura shqiptare tradicionalisht kanë qenë shumë më të largëta dhe më të izoluara nga bota përendimore sesa Jugoslavia dhe kulturat e sllavëve të jugut. Ishte studiuesi i Homerit, Milman Parry dhe asistenti i tij Albert Lord nga Universiteti i Harvardit të cilët pushtuan imagjinatën e një gjenerate të terë studiuesish me zbulimin e tyre të bardëve analfabetë në Bosnjë dhe një Sanxhak, të cilët, në mënyrën e mirëfilltë homerike, ishin në gjendje të recitonin vargje epike me orë të tëra pa u ndalur. Përgjithësisht mendohet se Parry dhe Lord shërbyen si model për protagonistë në romanin Dosja H të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Mifman Parry, i cili fillimisht në rend të parë ishte i interesuar në Homerin, u mahnit nga format, shprehjet formulare që mundesonin këgëtarëve të recitonin me orë të tëra pa shikuar tekstin e epikave të tyre. Parry për nje qëndrim më të gjate nga tetori 1934 deri në shtator1935, këte në ndihmësin e vet Albert Lordin. Gjate udhëtimit në Bosnjë, Hercegovinë, Maire dhe Sanxhak, ata regjistruan 12,500 tekste, shumë prej të cilave janë ruajtur si incizime me zë në disqe alumini. Ky material përbënte bazën për botimin e tyre dy vëllimësh Serbocroatian Heroic Songs (Cambridge MAdhe Beograd 1954, 1953).

Eshtë shumë interesant se katër nga pesë këngëtarët kengët e të cileve paraqiten në këtë vëllim ishin shqiptarë: Salih Ugljanin, Djema Zogic, Sulejman Makic dhe Alija Fjuljanin. Këta këngëtarë nga Novi Pazari në Sanxhak ishin të gatshëm dhe në gejndje te riprodhonin këngët e njëjta epike në gjuhën boshnjake (serbo-kroate) dhe në shqip.

Më 1937, pas vdekjes së parakohshme të Parry-t, Albert Lord u kthye në Ballkan vetë, filloi të mësonte shqip dhe udhëtoi nëpër malësinë shqiptare, ku mblodhi një numër të konsiderueshëm të vargjeve heroike shqiptare, që tani ruhen në Koleksionin Milman Parry në Universitetin e Harvardit.

Për këtë ndërmarrje, ai shkroi: "Derisa ishte në Novi Pazar, Parry kishte regjistruar disa këngë shqiptare nga një këngëtar që këndonte në të dyja gjuhët. Instrumenti muzikor që përdorej për të shoqruar këto këngë ështe lahuta por vargu është më i shkurtër se sa dhjetërrokshi serb dhe një lloj primitiv i rimës është i rregulltë. Vërehej se një studim i këmbimit të formulave dhe pjeseve tradicionale midis dy poezive do t'ishte i dobishçm sepse do të tregonte se çfarë ndodh kur një poezi gojore kalon nga një grup gjuhësor në një tjetër që është pranë tij. Megjithatë, nuk kishte mjaft kohë më 1935 për të mbledhur shumë material apo për të mësuar gjuhën shqipe. Derisa isha në Dubrovnik në verën e vitit 1937, unë pata një rast të mësoja shqip dhe në shtator e tetor të atij viti udhëtova nëpër malet e Shqipërisë Veriore nga Shkodra në Kukës përmes Bogës, Thethit, Abatit dhe Tropojës, duke u kthyer nëpër një rrugë më në jug. Mblodha rreth njëqind kengë narrative, shumë prej tyre të shkurtëra, por pak prej tyre midis peseqind dhe një mijë vargjesh gjatësi. Kuptuam se janë disa këngë të përbashkëta çdhe për traditën ser-bokroate edhe atë shqipe dhe se një numër i heronjve myslimanë të poezise jugostlave, siç janë Muja dhe Halil, Hërnica dhe Gjergjelez Alia, hasen edhe në shqip. Shumë punë mbetet për t'u bërë në këtë fushë para se të mund të themi saktësisht se cili është raporti mes këtyre dy traditave."

Sa i përket Koleksionit Milman Perry, është e qartë se shumica e studjuesve që vizitojnë Harvardin për ta parë atë janë të interesuar vetëm në materialin serbo-kroat. Dhe megjithatë, Koleksioni i Lordit me materialet shqip të pabotuara është tejet unik. Ai përbëhet nga 12 fletore të cilat i përpiloi Albert Lordi më 1937. Këta libërtha të shkruar me dorë përmbajnë 53 këngë heroike, 4 balada, 18 këngë historike dhe dy këngë lirike -gjithsejt 22,645 vargje (lines of verse). Nga krejt kjo 20,445 vargje, apo 90 përqind, mund të konsiderohen vargje epike apo heroike e llojit të ''Kangëve Kreshnike". Të regjistruara në këtë koleksion janë kënget nga Malësia e Madhe, sidomos nga Kelmendi, Plava dhe Gucia, si dhe nga Shala, Merturi, Malësia e Vogël, dhe Rugova. Kënga më e gjatë në koleksion është 2100 rrjeshta. Përveç fletoreve, Koleksioni Milman Perry ka dhe disa regjistrime audio në shqip. Pasi i kishte mbuluar pluhuri për 65 vjet, materiali shqiptar tani do të digjitalizohet plotësisht, do të botohet dhe do t'i ofrohet ne dispozicion publikut. Një projekt ndërkombëtarë ka filluar kohët e fundit për këtë qëllim, dhe nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit, ai do të kompletohet deri në shtator 2004.

Epika serbo-kroate, si traditë e gjallë, duket se ka vdekur që nga ditët e Perryt dhe të Lordit. Më nuk mund të gjenden këngëtarë analfabetë në kafenetë e Novi Pazarit dhe të Bjello Poljes dhe asnjë nuk është në gjendje të bartë traditën e epikës gojore të sllavëve të jugut. Por epika shqiptare, për befasinë e shumë njerezve, është ende shëndoshë e mirë. Madje edhe në këto ditët e hershme të shekullit 21, mund të gjendet një numër i madh i lahutarë[ve në Kosovë, sidomos në Malësinë E Rugovës në perëndim të Pejës, dhe në Shqipërinë veriore, ashtu si dhe disa të rrallë në Mal të Zi, të cilët janë në gjendje të këndojnë dhe recitojnë bëmat heroike të Mujos dhe Halilit dhe tridhjetë agallarëve të tyre. Këta janë këngëtarë që kanë trashëguar repertorin e tyre si pjese të traditës së pashkëputur gojore të bartuar nga gjenerata në gjeneratë. Me siguri mund të mendohet se këta burra të moshuar përbëjnë kengëtarët më të fundit tradicional autokton të vargut epik në Evropë!

Fatkeqësisht, lufta e 1997-1999 në Kosovë la vrragë të thella, sidomos në atdheun aktual të vargut epik, malësi të Rugovës. Shumë fshatra shqiptare u shkatërruan nga fqinjtë e tyre sllav të cilët kishin ardhur nga bjeshkët e Malit të Zi fqinj për te bastisur e plaçkitur. Shumë vendbanime të tjera janë djegur sistematikisht deri në themel nga trupat dhe paramilitarët serbë. E gjithë popullata u dëtyrua të largohej, shumë fshatarë ikën këmbë nëpër borën e thellë të dimrit. Një numër i jashtëzakonshëm i shqiptarëve u plaçkitën, dhunuan dhe vranë ndërsa po iknin nga fshatrat e djegura, dhe është lehtë të paramendohet se numri i viktimave ishte më i larti ndër pleqtë, është ende shumë heret të vlerësohet efekti i këtij shkatërrimi të panevojshem mbi kulturën tradicionale fisnore të malësisë së Rugovës. Shqiptarët e Kosovës megjithatë janë shume të lidhur për vendin e vet dhe traditat e tyre kombëtare, shumë më shumë se sa që janë popullata e Republikës së Shqipërisë. Në Shqipëri, kultura autoktone e bjeshkëve veriore mori grushtin e fundit, thënë në këtë mënyrë, me kryengritjet e 1997 që rezultuan me një valë përfundimtare të emigrimit masiv të popullatës së malësisë në paralagjet e Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera bregdetare. Për të ruajtur trashëgiminë e këtyre këngëtarëve të fundit autoktonë të vargut epik në Europë, Instituti albanologjik i Prishtinës ndërmori në vitin 1979-1988 një projekt ambicioz botues me titullin Epika Legjendare e Rugovës, bazuar në mbi 100,000 rrjeshta material të mbledhur, secili vëllim në këtë seri i kushtohet një kengëtari dhe veprës së tij, dhe në këtë mënyrë ka për qëllim të ofrojë një përmbledhje të plotë të gjendjes së vargjeve epike dhe heroike shqiptare para zhdukjes së pashmangshme. Për shkak të përkeqësimit të situatës politike në Kosovë dhe Jugosllavi në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, që çoi deri te lufta e 1997-1999, vetëm një vëllim është botuar deri më tani. Ai i eshtë kushtuar lahutarit Haxhi Meta-Nilaj (1912-1994), Shtupeq i Vogël. Ndër lahutarët e tjerë kryesorë të rajonit janë Ramë Çaushi-Elesaliaj (1908-2000), Shtupeq i Madh, Misin Nimani-Sejdaj (I. 1912) nga Kuqishta, Rrustem Tahiri-Metujkaj (1919-2000), Rieka e Allagës, Isuf Veseli-Dreshaj (1926-2000) , Bogët, Rrustem Bajrami-lmeraliaj (I, 1932), Shtupeq i Madh, dhe Isë Elezi-Lekëgjekaj (I. 1947), Koshutan. Mustafë Isufi-Broçaj (1939-1998), Shtupeq i Vogël, student i lahutarit të shquar Shaban Groshi-Husaj (1923-1997) nga Shkreli, u vra bashke me motrën e vet nga serbët. Ndonëse një pjesë e materialit të regjistruar në terren në Institutin Albanologjik mund të jetë shkatëruar nga forcat serbe që pushtuan ndërtesën në pranverë të vitit 1999, duhet shpresuar se një pjesë e konsiderushme e projektit edhe më tej mund të kompletohet. Aktualisht, është vetëm cështja kyçe e fondeve. Gjërat pra po lëvizin. Duhet shpresuar se librat e tjerë të ciklit të Epikës Legjendare të Rugovës do të botohen në Prishtinë dhe e dyta, Koleskioni i Lordit në Harvard së shpejti do të jetë në dispozicion te publikut. E treta - poaq me rëndësi - do të ishte më shume se e dëshirueshme të pakten që një pjesë e materailit shqip të përkthehet në anglisht. Nëse të gjitha këto kryhen brenda disa viteve të ardhshme, Këngët Kreshnike shqiptare përfundimisht do të mund të zënë vendin e tyre pranë materialit më shumë të njohur serbo-kroat, jo vetëm si përfaqësues te barabartë të traditës mahnitëse të letërsisë epike të Balikanit, por edhe si zëri i fundit dhe kapitulli permbyllës në historinë e gjatë dhe dramatike të vargut epik gojor evropian.