Ne këndvështrojmë ardhmërinë me syrin e bukur dhe dëshirën e mirë. Kujdesemi dhe për selvinë dhe filizin e bukur e të vrullshëm.
Nga Kristaq F. Shabani, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Prishtinë , 24 janar 2016 në ceremoninë e shpërndarjes së titujve dhe çmimeve për vitin letrar 2015 të LPSHA “PEGASI” KOSOVA të akorduar  nga AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE  
 
Përshëndetje  këtij auditori  prestigjioz  dhe inteligjent!…
Prezenca elitare e shpreh më së miri këtë .
 Kënaqësia ka kufij të epërm, në moment nxitëse, impulsuese, ngjyrore, sikundërse  është “arkitekturuar” kjo ceremoni pegasiane me teh dhe kahje vlerësuese.
Vlerësimi i kontributit, edhe në sferën e produktit mendimor, është i nevojshëm, sinjifikativ, pasi kjo rrjedh nga roli parësor, lideror i këtij produkti.
Të vlerësosh do të thotë të nderosh “Ajkën’ dhe vetveten.
Të vlerësosh do të thotë të evidentosh pozitivitetin; do të thotë të  gjallosh jetën dhe ecjen.
Të vlerësosh  individin, grupimin, shëmbëlltyrë e “galerisë” së personazheve aktivë, do të thotë të sfumosh përhumbjen, të gjallosh ekzistencën, t’i shtosh asaj ritmet dhe të shndërrohesh në modul e pse jo dhe dhe në idhull.
Duke mos përdorur vlerësimin, stimulin një shoqëri është e vakët, mos vlerësuese,  apatike, pa nerv, me shterrim klorofile dhe me rendje ndaj meititetit  dhe atrofizimit, duke trajtuar individin e saj përpjekes me syrin e “Njerkës”, duke i rrëzuar  gjelbërimin e shpirtit. Kështu ndodh dhe përftohet keqas :  venitja, stepja, shtangia, cungimi, verbëria e tjerë.
Në këtë kontekst diagramues, kryefjalëzon e sfidon në teatrin e veprimit ndërgjegjësor lulëzimi i asaj parabolike profetike,  shprehur vite më pare te “Virtyti i thyer” : Rivrasja e Profetit,/ Kacavarrja e Majmunit…/ Ringjallja e Profetit,/ Ditën e lexoj përsëmbari.
Ndaj, ne pegasianët, në dy dekada, lëvizim vrullshëm,  gjallojmë në këtë pluralitet mendimi; nuk njohim hapësirë të ndarë nga “Vilarët e Verdhë” që dramacitetet e kohëve të plakura dhe të shushatura nga prapësitë e kukafshehtësive, prerjeve, copëtimeve, i kemi sfiduar me lartësi intelektuale dhe kreative  duke rikonturuar gjithë hapësirën shqip.
Sa ëmbël është të shkruash dhe të këngërosh të lashtën, gjuhën amë, atë që dha kontribut tipik në Perandorinë fjalës!
Ndaj jemi sot këtu të çelemi,
Ndaj jemi sot këtu të gazmohemi,
Për më të shquarit e Vitit.
Ndaj na lulojnë kopshtet e syve,
Ndaj rrugëtimi ynë i kthjellët : Synimi  drejt qiejve.
Titujt dhe çmimet pegasiane mbartin me vete:  qindra romane,  vëllime, qindra studime, këngë poezi, proema, anekdota, anuarë, skica tregime, gjini muzikore, ese, hajk, pikturë, skulptura, pozime, mendime kritike , nota melodiuese në pentagrame, koncerte këngësh e tjerë. Ne këndvështrojmë ardhmërinë me syrin e bukur dhe dëshirën e mirë. Kujdesemi dhe për selvinë dhe filizin e bukur e të vrullshëm.
Pasthirrma  shpërthyese në kahje kënaqësie… Pikëçuditëset shumohen. Akademia Pegasiane vlerëson, pasi dhe vlerësimi është gjetje.
Shkrimtarja, poetja, studiuesja, Migena Arllati, me veprimtarinë e saj polidimensionale ka projektuar dhe realizuar një agmi vlerësuese në Kosovë, ashtu sikundërse po ndodh në të gjithë hapësirën pegasiane. Dita e sotme duhet konsideruar si një ditë ogurmirë, e cila hap Kanata të reja , lidhësi e prurje të reja nga kudo, nga çdo kush…
Ne vijojmë rrugëtimin tonë të prezantimit  dhe të  promovimit te vlerave.
Suksese të çmuarve!