Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description LËVIZJA PEGASIANE ” PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE”

more_horiz

LËVIZJA PEGASIANE ” PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE”



Gjuha shqipe (-II-)
LËVIZJA PEGASIANE ” PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE”
Janar – Dhjetor 2013

Të zbatojmë me përgjegjësi rregullat drejtshkrimore

 
 
 
 
 
 
Nga Kristaq F. Shabani

Ne Krijuesit duhet të jemi të parët, të parat, të cilët, të cilat, duhet t’i zbatojmë këto rregulla dhe të mbajmë qëndrim kategorik ndaj shkeljeve të patolerueshme .Të gjitha publikimet kanë gabime ortografike të tmerrshme… Po shkojmë kështu në një anormalitet gjuhësor…
Në krijimet,të cilat publikohen ka skandale gjuhësore, drejtshkrimore. Këto skandale reflektohet totalisht te ata , nxënësit,studentët që mësojnë gjuhën shqipe. Fenomen i tmerrshëm: Studenët nuk dinë të shkruajnë me rregulla drejtshkrimore. Ka dhe mjaft pedagogë të tyre, të cilët nuk i njohin ato, madje,dhe shënjat e pikësimit… Arrihet deri atje sa në vend të dypikëshit, vendoset pikëpresja . O tempora, o Mores!…
Pegasi po aktivizon nje grup mësuesish, mësuesesh të gjuhës shqipe, të cilat do të ndërhyjnë vrullshëm në korrigjimin e materialit të publikuar dhe do të vendosin notë në DREJTSHKRIM…. Ato nuk do të identifikohen, por do të jenë në kuadër të kësaj lëvizje pegasiane” PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE” S’duhet të abuzojmë me gjuhën shqipe…
Të nderuar miq , mundohuni t’i korrigjoni poezitë tuaja, duke zbatuar rregullat drejshkrimore dhe paraqitni ato pastër .
Apel

Domosdoshmëria e pikësimit në një vepër të shkruar

Nga Flutura Dervishi, mesuese e gjuhes shqipe

Është më se e vërtetë. Gjithkush është ndier i lumtur, teksa në duar ka marrë një libër të bukur, i ri apo i vjetër qoftë ai. Ndodh që të tërhiqesh nga emri i autorit, titulli apo dhe kopertina e librit, por më pas vëren se brendia lë për të dëshiruar.
Libri është i veçantë, është i bukur, të ngelet në kujtesë, kur të gjithë komponentët janë në kompleksitet, duke mos harruar edhe shenjat e pikësimit, të vogla në dukje, por të mëdha për nga rëndësia.
Të rastis shpesh kohët e fundit të lexosh libra, kryesisht me poezi, ku forca e fjalës shprehëse – emocionale e autorëvë depërton brenda teje e ti si lexues, dehshëm, tërhiqesh nga tematika e zgjedhur, trajtimi me profesionalizëm i temës nga autori, nga magjia e figuracionit artistik, por në kontradiktë me to qëndron fakti se pothuajse pikësimi në këto poezi mungon.
Natyrshëm lindin pyetjet:
– A thua të jetë në “modën” e kohërave “moderne” edhe kjo gjë, ku dhe shenjat e pikësimit t’i lëmë për në askund, se njeriu i sotëm, njeriu i internetit s’ka nevojë më për to?
– Po si mundet të lexohet e të kuptohet një material i shkruar pa shenja pikësimi? A nuk do t’i shkonte kësaj shprehja “shkrimet pa pikesimin, si gjella pa kripë”?
Librat shkruhen për t’u lexuar nga të gjithë. Kush është i stërvitur, falë profesionit më në kontakt me librat apo dhe pasionit për librat, arrin të kuptojë atë ç’ka autorët përcjellin përmes vargjeve, por jo t’i përjetojë ato emocionalisht, pasi e vëren që s’janë aty, ato, të domosdoshmet, shenjat e pikësimit, të cilat tregojnë shumë.
Po masa tjetër e lexuesve, që për arsye të ndryshme të mosmarrrjes shume me lexime, e ka të vështirë t’i lexojë këto poezi për t’i kuptuar, për t’i shijuar, si t’ia bëjë? Nga se të orientohet?
Përse të ketë mungesë të shenjave të pikësimit apo keqpërdorim të tyre në disa prej librave artistikë, të cilët mbajnë vulën e autorëve, redaktorëve e të korrektorëve letrarë? Ku është profesionalizmi i këtyre të fundit?
A nuk është për të ardhur keq që të zbehet talenti, puna gjithë pasion e autorëve të ndryshëm prej neglizhencës së punës që bëhet në drejtim të përdorimit të shenjave të pikësimit?
Gjithsecili, kur merr përsipër të shkruajë diçka, të mos harrojë shenjat e pikësimit, rëndësia e të cilave është e padiskutueshme në paraqitjen dinjitoze të asaj që lexuesi merr në duar të lexojë.
Ato s’duhen nënvlerësuar, edhe për faktin se libri dhe interneti duket sikur konkurojnë me njëri – tjetrin, për vetë zhvillimin e vrullshëm të teknologjive në ditët e sotme dhe, kur të rinjtë rendin më shumë pas tyre.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi