Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
“Sfinksi” i germave KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 13th February 2016, 10:43

POEZIA BASHKĖKOHORE SHQIPE

=

POEZIA BASHKĖKOHORE SHQIPE


“Sfinksi” i germave
Hap kanatėn
a.
A mund tė rrihet
me mendim kėmbėkryq,
nė kėtė situatė plot mjegull,
sjellėse stuhie?!
b.
Kur nė shkallinat e larta
tė arit, tejet tė florizuar,
u ngjitėn, tashmė ,dhe ata
qė dikur quheshin
me njė emėr tė pėshtirė: “MINJ”?
c.
Ēfarė ngjyrje, nė fleta drogimi
dhe pluhur drogimi?!
ē.
Ngre kokėn tė shoh pastėrti qielli,
dėshira mė fluturoka,
me njė oreks dallėndysheje,
korbimi pret i fshehur
nėn veladone resh tė paskrumbullta…
d.
Ē‘mantelizim me fije kėrpi!
Ē‘mbėshtjellim – situate mjegullore,
nė njė majė tė padukur,
ku dielli nuk dėrgoka rrezet e tij!…
dh.
(Ē’qenka kėshtu ky vend i humbur!)
ngjason me njė polizim verior,
ku prezente qenka:
ngrirja e dėshirave pėr ngjitje,
ku kėmba rrėshqet
nė njė ngulitje arritjeje
tė padafinizuar …
e.
Tė tjerėt (tė pėrzgjedhurit)
kampionizojnė
nė tė tilla vende
me shtytje resh,
ku pret veē ngulje thike
nė prapashpinė …
Prapashpina gatuar
nė gjithė epokimet,
e kėnaqur vetėm me gjak
e heqje shpirti,
ku s’dėshiron as tė dėgjojė
pasthirrmimet e ikjes…
ė.
E bukura, ēbukurohet
nė njė tė dhjetėn e sekondės,
shėmtirėzohet djallėsisht…
f.
E shėmtirėzuara “bukurohet”
me njė djallėzi tė kundėrt,
nė njė transplantim qeshės,…
Dielli vendos gishtin
nė kokėn e tij tė menēur
tė zbulojė enigmatiken
fshehur nė labirinte,
ku janė thyer gjithė ndriēimet …,
si nė njė konkavitet djegės…
g.
Bukuria konceptohet
si njė shtirane e lėkundur
nė njė kahje rreziku,
veshur me rroba banje dalėboje,
ku vorbulla tė merr si flutur
dhe tė nxjerr baldosė…
gj.
Letrat e fallxhimit pėrsėritin nė infinit:
“Shtrigė… shtrigė, shtrigane”,
pėrkulen dhe thyhen fate,
Horoskopin e deformon
me zotėrim miu, derri, a ku di unė
tė figurojė nė qiell,
ku gati, veē njė goditje do
dhe thyhet qelqėsisht,
h.
Globi, nga stėrmundimet e njerėzimit,
thyen qetėsinė e fituar qyshkur,
Toka zjen nga llavat,
Polet po ngatėrrojnė emėrtimet…
i.
Njeriu i tulatur nė njė kodrushkė
habitet i lebetitur,
teksa i ngrihet njė shtėllungė shpirti,
sikur po i digjet …
ai shpirt i vogėl, relik i mbetur,
sikur del nga njė kafaz kraharori
qė “ishte”…
j.
Nė tavolina mashtrimi,
asqė mund tė mendohet
se mund tė ulesh i veshur
me veshje pėrditore…
I zoti qenka ai, pėrdoruesi i njė manteli
a veshje profiri…
k.
Kėrcimtari i malluar
i njė tangoje ,disa rrotullime vėrtitėse;
l.
Asqė duhet tė merresh vesh,
duhet tė jesh mjeshtėror
nė mbajtjen e maskės,
ll.
ku shfaq profilin e njė kafshe
mė shumė tė egėr, se egėrimi….
Me njė pasthirrmė
tė panjohur mė parė ,
nė tinguj nxjerrės
as shkronjat s’e rreshtojnė,
pasi vija e tyre
u lakohet krejt papritur…
m.
Kėrcen, dėshirim ,
s’tė lė maska
tė tė ofrojnė puthje,…
bredh nė ėndėrr,
paspak e gjakosur,
nė sytė ėndėrrorė
shfanitesh si njė jetė maske…
n.
Njerėzit po ikin
nga mirėsia,
nga ndjenjėmirat.
dėshirimet
pėr kaltėrsi
e hapėsirė mendimi,
nj.
ua hipin mllefeve,
delirimeve,
psikopative
tė quajtura tė hatashme,
nė njė hipje pėrsėprapthi
kalit gri;
lulet i hedhin,
tashmė e mė shpesh,
nė arkivole “lulėrina”
nė shenjė hakmarrje
qė kodifikohet “NDERIM”….
o.
Janusi plak kundron ,
nė tė njėjtėn kohė,
tė dy kahjet e ikjes dhe tė fluturimit,
pi aspirinėn
e dhimbjes sė tokės -Janus…
p.
Ē’njerėz kaq tė vegjėl,
me inat e mllef,
tė paprodhur kaq egėrsisht mė parė ,
(harruar tė parėt drejt e sy)
Me sytė e ulur pėrdhe,
duke i thėnė tokės…:
q.
“Eshtėrzoje,
zhdukja farėn!….”
Eliminimi ka zjarrmi tė madhe,
ka kraharorė tė ngushtė,
zemėr tė zezė,
buzė tė paputhur kurrė,
mall tė arratisur,
programim e taktikė heqėse,
me ēdo kusht , mosqėndrim
nė dy kėmbė Zoti…
r.
Dyshja e vendosur
nė skenė aktrimi
interpreton,
firmon prapa kuintash,
tani ti e pastaj unė….
rr.
Ata njė herė nė katėr vjet
do t’ju ngjyejnė gishtin me bojė,
nė katėr vjet
do tė pėrdorin kartė identiteti,
nė katėr vjet
s.
do tė zgjerojmė hapėsirėn e trilleve,
mashtrimin tonė
me nėntė kokė gorgonje,
me tė folur memece pėr njė tė ardhme
tė ndryshuar,
sh.
pėr njė buzėqeshje
mbi buzėqeshjet,
pėr moskorruptim
e burokracira formale,
pėr njė pushtet
t.
tėrėsisht nė “dorė” populli,
Metafora fryhet si “glasė”
th.
gjatė katėr vjetėve,
duke u bėrė e para e stilistikės,
u.
duke konkurruar
me hiperbolėn dinake…
v.
Fjalė tė nimfėzuara
tė pėrrallisin
me aftėsinė e treguesit
paradoks tė pėrrallės:
x.
“ Preket ndryshimi,
preket ardhmėria…”.
xh.
Xhuxhmaxhi tellallon nė pėrrallė,
Ngrė kėshtjella rėre…
y.
Ylberi rresht ngjyrat e spektrit
Loton mbi reshtjen …
z.
Zėri humbet vibrimin, melodinė
zh.
I zhurmshėm bie nė humnerė,
kėnaqet me jehonėn pėrcjellėse
tė kohėtymtės…
nga njė portal i hapur, papritur,
dancon “dhelpėrisht” “Sfinksi” i gėrmave…
*
Mbyll kanatėn e dimrit…
Me ndihmon germa “e” dhe “r” e “Sfinksi”- t tė gėrmave…
Marrė nga vėllimi im poetik ” Peneli i llavės pikturon” (Tritip i ftohtė) 2011



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi