Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionÇUDITSHMËRIA NË POEZINË KULDEEP K. SRIVASTAVA

more_horiz

ÇUDITSHMËRIA NË POEZINË KULDEEP K. SRIVASTAVA



 
 
ÇUDITSHMËRIA NË POEZINË  KULDEEP K. SRIVASTAVA
Nga KRISTAQ F. SHABANI IWA, WPS, ALBANIA
 
Kumtim në Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE PEGASI 2010” ME OBJEKT “MAGJIA E PËRKTHIMIT
TIRANË 11.04.2010
Poezia indiane
Në fokus:
Poetika e zotit K.K. Srivastava  është një lule e freskët në  kopshtin indiano-anglez.
Speech in the international symposium “Muse of Peotry Pegasi 2010” with object “magic of translation TIRANË 11.04.2010
Indian poetry in focus:
The art of poetry of Mr. K.K. Srivastava is a fresh flower in the Indian – English garden.
The contemporary Indian Literature has many representatives who are distinguished in the branch of the world literature such as  Tholana Ashok Chakravarthy, Dew Bhardwaj, Biplab Mbajumbar , Pronab Kumar Mujumber
In the speech prepared by Patrick Sammut, Maltë  he makes a short analysis of thre modern indian poetry in the direction of the stylistic diversity:
 
What can be said about the poetry of K. K. SRIVASTAVA’S
 
Letërsia e sotme indiane ka mjaft përfaqësues që shquhen në lëmin e letërsisë botërore
Si: Tholana Ashok Chakravarthy, Dew Bhardwaj, Biplab Mbajumbar , Pronab Kumar Mujumber
 
Në kumtin e përgatitur nga Patrick Sammut, Maltë  i bëhet dhe një analizë e shkurtër poezisë moderne indiane në drejtim të diversitetit stilistikor:
 
…Gjithashtu interesant  është  edhe komenti i poetit Tholana Ashok Chakravarthy drejtpërdrejt nga Hyderabad INDI: “Poezia ndoshta është gjuha e vetme, e cila është e shprehur nga poetë të ndryshëm, në  gjuhë të ndryshme me   shumllojshmëri dhe ndjenja të gjera,  të cilat vijnë duke u  kufizuar. Gjuha angleze nuk ka përjashtime për këtë”.
Shprehjet ose ndjenjat përmes  mendimit,  që dallon pamje në pamje, pjesa më e madhe e shprehjeve janë të nënkuptueshme në  një shpirt të drejtë, që zotëron një shmangie në drejtim të letërsisë dhe është familjare me termat letrare. Dhe në këtë kontekst dhe gjendje, fjalët e shkrimtarit të menduara thellë, fjalët e  shkruara të poetit, jo vetëm që duken të ngatërruara, por në madhësi shtrirje të  gjerë duken të mashtruara, të prira në rrugë të shtrembër, të hutuara  dhe të ngatërruara për lexuesin. Kështu pra,  ndjenja e jo të “bindurit” zvarritet brenda mendjes së lexuesit dhe diversiteti stilistikor, stili i prezantimit të poetit, të shkrimtarit, duket e çrregullt, i turbulluar dhe i padallueshëm, aty duke rralluar elementin e interesit në një lexues.
Ngjashmërisht, fenomeni i të jetuarit  ose i të thënurit të disa shkrimeve të shquara nga njerëz të shquar lidhur me shkrimet në individualitetet të tilla,  e cila koha sërish inspiron pjesën e lexuesve për gjenerata e gjenerata. Kjo prirje apo tendencë individuale e veçantë, koha ose motivimi në fund të fundit, ndan ose konturon shkrimin e poetit, shkrimtarit të  veçantë për të mbetur një fenomen i të jetuarit, siç mund të jetë i qëndrueshëm duke mbetur, pra në kohë drite, në rrethe ose cikle letrare.
Tholana Ashok Chakravarthy duke jetuar thjesht dhe duke menduar shumë. Unë jam i sigurt se duke ndjekur deklaratën (pohimin) nga Tholana Ashok Chakravarthy (Anëtar i Lidhjes së Poetëve të Botës) do të ndihmoj për të kuptuar më mirë poezinë e tij: “Koncepti i të bashkuarit të artit me poezinë do të bashkohen të gjitha klasat (shtresat) e njerëzve, pavarësisht për nga mosha, kasta, besimi, raca dhe krahina… Po unë preferoj  poezinë me pasqyrime (reflektime) artistike të temës (çështjes) në të cilën unë do të ndiej përfundimisht për të përgatitur terrenin për të vënë në dijeni fëmijët dhe të rinjtë në veçanti. Poemat e paqes dhe arti i harmonizimit, nëse këto të dyja bashkë prezantohen së bashku, fytyra e humanizmit do të jetë zbukuruar me zjarrin (flakën) e Paqes Universale. Në lidhjen me rregullaritetin e formës në poezinë e tij  Tholana Ashok përgjigjet: “Po është të zgjedhurit tim e zgjedhjeve për të të tërhequr (joshur) dhe për ta zhytur (kredhur) lexuesin (lexuesit) dhe për ta përfshirë lexuesin, lexuesit thellë brenda zemrës sime duke prekur kuptimet e plota në thellësitë. Kështu pra, me disa përjashtime, unë preferoj formën ose rrymën për në pjesën më të madhe të poemave të mia, për këtë unë jam i sigurt, kjo kënaq bashkë zemrën dhe mendjen e lexuesit.
Si një individ ai  përshkruan vetveten duke jetuar thjesht dhe duke menduar shumë. Dhe kjo është se çfarë ndodh në poezinë e  tij gjithashtu, një miksim (përzjerje) e një gjuhë të thjeshtë me mendime të thella rreth gjerave të thjeshta (fëmijëri,harmoni, natyrë) dhe gjera që reflektojnë vuajtjen e humanizmit (greva  e urisë, lufta, abuzimi fizik dhe brutalititeti në fëmijë, vdekje , lypësat e rrugës, orfanët (jetimët), në një dorë gjendet  poetja poeti  fëmijë duke iu drejtuar gjyqit për drejtësi (këtu ka ndërhyrë), mëshirë (falje) dhe kualitet (cilësi), në dorën tjetër është duke mburrur (lavdëruar) veten  pseudocivilizuar, hi-tech të shoqërisë së sotme. Thjeshtësia është gjetur gjithashtu në përdorimin e shembëlltyrës: “Retë e luftës”, “Tentakulat e urrejtjes”, ‘Vuajtjet e tokës mëmë”, ‘Retë e errësirës”, ‘Livadhet e së ardhmes”, “Jetët e ngatërruara  në  sinjalet e grevës së urisë dhe vdekjes” “Dritat e rrugës me shikim shqiponje”, “Pëllumbat e paqes”, “Thelbet e paqes”, “Oqeani i varfërisë”, “Thelbet e mosbesimit”; “Lulet e paqes” dhe “Petalet e besimit”. Gjithçka që duhet të bëj me botën e natyrës” , por në të njëjtën kohë shumë zbavitje në aspektin negativ të shoqërisë së sotme, në të cilin njeriu jeton ose përfytyron diçka, e cila do ende të vijë ( i tillë, e tillë  si paqja).  Në njërën prej poemave të patitulluara Th. A shkruan në këtë mënyrë:” Lerëni  vetë e brendshmja të flasë përmes majës së penës,  të penës sonë tonë./ Lejojeni (lereni) poezinë tonë …
 Vetë e brendshmja të flasë përmes majës së pendës sonë. Lejojeni poezinë tonë të krijojë një kulturë të paqes të mbushur  me vision. Ne zotërojmë  aftësinë  për të arritur,  për të kryer  të shprehurit e fjalës. Po, na lerni  ne t ë qëndrojmë në këmbë qëndrueshëm të kësaj ore, me vendosmëri./ Pastaj vetëm mundet që ne të sigurojmë paqen, për të ndihmuar gjithsecilit. Në këtë mënyrë Th. A. C flet për poetë të tjerë të paqes si Teresinka  Pereira dhe Ada Aharon, por ndoshta në emër të të gjithë poetëve, ku në zemrat e tyre dëshirojnë  botë më të mirë.
 
 
Ç’mund të thuhet rreth poezisë së K. K. SRIVASTAVA’S
 
 
Referenca mbi librat e K.K. Srivastava’s (I) “An Armless Hand Writes” [Një dorë e vrarë shkruan” (2008)   (Ii) “Ineluctable Stillness” [Heshtje e pashmangshme(2005)]
 
An Armless Hand Writes “Një dorë e vrarë shkruan”
(1)
 
Çuditshmëria në poezinë e SRIVASTAVA
 
 
“Një dorë e vrarë” shkruan, përmbledhja e dytë poetike e zotit K.K. Srivastava, ashtu si dhe përmbledhja e parë, “Heshtje e pashmangshme”,  është shprehje e ndërgjegjësimit.  Koncepti i simbolit në kopertinë e prezanton këtë çështje. Ndërkohë që titulli i librit është diçka tjetër.
Zoti Srivastava shkruan në këto tematika dhe pse ato nuk janë eksploruar plotësisht ose mund të konsiderohen si jo poetike. Ai i prezanton këto tematika me një stil tepër individual.  Çështjet që e shqetësojnë në jetën e tij personale i japin formë poezisë së tij. Shumica e temave nuk janë të zakonshme dhe po ashtu mendimet dhe stili i tij. Për shembull: “Të shtypesh prej hicit” (Cool. “Fytyra e shenjtë”, “Anarkia” (34), dhe “Vetvete e copëzuar” (48). Keto lloj çudish do të përshkojnë gjithë poezinë e tij, ashtu si dhe parathënien.
Poetit i pëlqejnë të përdorë mbiemrat. Atij gjithashtu i pëlqejnë që të përdorë të njëjtat shprehje herë pas herë. Kjo përsëritje është me e qartë në poemën në faqe 12. Poeti përdor këte metodë (menyrë) për të përforcuar temën e tij. Dhe një arsye tjetër e kësaj përsëritje është të krijuarit e muzikës. Ka disa mënyra për të krijuar muzikë dhe poeti e sheh këtë si më të volitshëm.
Poetika e zotit K.K. Srivastava  është një lule e freskët në  kopshin indiano-anglez. Lulja ka çuditshmerinë e vet në shpirtin e tij, në pamje dhe në aromë. Kjo çudi ka mbirë në mënyrë të heshtur në gjelbërimin e “Heshtje e pashmshmangshme” dhe është maturuar në përbledhjen e dytë “Një dorë e vrarë shkruan”. Titulli simbolizon ambicjen e një poeti që i shërben muzës së tij. Autori i “Një dorë e vrarë shkruan” nuk mund të injorohet dhe nuk duhet të ndodhë ashtu “.
        
                                                                                       Dr. Stephen Gill
                                                              32,Cornwall  Ont. K6H 5R9, Canada
                                                                          In Contemporary Vibes 
                                                                     (në atmosferën bashkëkohore)
 
 (2) “Iluzioni i letërsisë, filozofia, dilema e moralit dhe e mitologjisë lindore, (e shpjeguar në shënimet) shpjegon pse poezia e tij është e vështirë  dhe kërkon lexues me aftësi dhe kërkesa intelektuale. Duke qenë se në poezitë e tij ka shumë iluzion, (disa të shpjeguara dhe nga shënimet e tij), mendoj se sa më shumë ta lexosh poezinë e tij, aq me shumë do të arrish ta kuptosh atë. Shpesh herë, duket se emocionet e tij kujtohen në mënyrë te qetë, por sipas metodës së rikthimit pas (vice-verse). Një gjendje e diçkaje të largët dhe të pasigurt duket se ngërthen poezitë e tij. Momentet duken se janë te rrufeshme duke lenë një ndikim të pashlyeshëm te lexuesi. Për të kuptuar poezinë e tij, përveç durimit dhe inteligjencës, një marrëveshje me njohuritë në fushën e letërsisë dhe historisë, është e detyrueshme për të mbërthyer nuancat e thella që spikaten në vargun e tij. Ai tregon në parathënien e tij (në prozë) zejtarinë e Joseph Conrad, dhe pëlqimin e tij ndaj vizionit poetik te Sylvia Plath  dhe trajton djallëzinë historike përmes kujtesës së Czeslaë Milosz.”
                                                                              P.K.Majumder
                                            In ejournal  www.museIndiacom Issue 27, Sept-Oct 2009
                                                             (reviste letrare ne internet)
 
(3)  “Një dorë e vrarë shkruan” përmbledh një mori përshtypjesh të ofruara nga jeta me një urtësi dhe vërtetësi të thellë dhe me pamjen e gjerave esenciale – të prekshme dhe provokuese. Të gjitha të shprehura me një nivel gjuhësor të lartë. Mendoj se autori kërkon të sjellë drejtësinë, të shpërndajë të vërtetën,  të përkrahë rekordin historic, të eksplorojë  errësirën dhe korrupsionin, të pastrojë shoqërinë nga një kend i ri, dhe të nxisë përparimin e civilizimit njerëzor “.
Prof Kurt F. Svatek, kandidati austriak për Çmimin “Nobel” në Letërsi
Poetcrit, Janar 2009, Nr. XXII                                              

 (4) “Në vazhdimin të suksesit të tij të famshëm të librit të parë, “Heshtje e pashmangshme”, një libër sfidues intelektual, i shumëvlerësuar nga kritika ndërkombëtare dhe shkrimtarë të letërsisë botërore, K.K.Srivastava, me shumë talent ka ndjekur një strukturë poetike të eksplorimit të thellë, por dhe kompleksitetit gjuhësor. Nuk ka më dyshime që ky poet i përsosur është një orator me aftësi të rralla krijuese dhe shpesh herë të lë të mbetesh pa frymë. Gojëtaria e tij dhe mjeshtëria e zërit janë çelësat binjake të manifestimeve në vargun e lirë karakteristik të tij, dhe lexuesi i gatshëm për të kuptuar botën e poetit, ndien se ky poet mbresëlënës në asnjë mënyrë nuk i deh me boshllëk oratoresk. Në të kundërt, poezia e Srivastavës, është e pajisur me esenca të sinqeritetit të patrembur dhe me njohurinë e një dijetari, një kurs intuitiv i zvhillimit të mëtejshëm. Toni komandues në shumicën e shkrimeve të këtij autori, tërheq lexuesit me forcën autoritare ëmbëngulëse ndaj punësimit.
“Një dorë e vrarë” shkruan, një përmbledhje prej 51 poezish, disa prej të cilave janë më të gjata,  merren me aspektet e bashkëveprimit kompleks të aspekteve të ndërgjegjshme dhe të pandërgjeshme, dhe të psikikës se njeriut; dhe Srivastava si një Tiresius (profet në tempullin e Zeusit) virtual Sofoklezian i botës moderne, bota dekadente në të cilën ai kërkon të hyjë (dhe qe ende nuk i përket) shprehet qartë mbi fasadën egoiste, duke maskuar guackën e një shoqerie të zbrazët dhe të qëllimshme. Sërisht, si dhe në përmbledhjen e parë poetike, vërehen gjurmë të dallueshme të T.S. Eliot”.
Bernard M. Jackson (U.K)
                                       in ezine e TIPS Winter Issue Number 12 (December 2009 )
                edited by Wendy Webb, U.K and In Bride- In –Making July                                                    
                                        2009 (ISSN 0975-1610)
                                        
 (5) Idetë dhe mendimet janë shtylla e zellit poetik të Srivastavës. Jetët e njerëzve dhe marrëdhënia mes burrave dhe grave, arritjet e tyre më të fundit në këto marrëdhënie përshkruhen përmes një procesi analitik dhe llogjik, të cilat përbëjnë trupin e poemës së tij. Për të njohur njeriun, ai shpesh herë kërkon thellë qenies së vet dhe sjell “UNË” në sipërfaqe që është dhe mënyra më e mirë për të njohur temën. Natyra dhe peizazhet, qielli, toka dhe uji, dielli dhe hëna nuk e shqetësojnë shumë poetin. Mjedisi dhe ekologjia ose qeverisja hyjnore nuk kanë ndonjë masë te konsiderueshme rendësie. Ai merret me psikologjinë moderne të njeriut duke iu referuar Frojdit dhe të tjerëve. Të gjitha poezitë e librit janë poezi prozaike. 
    “  Dhimbjet e jetës bëhen muza e krijimit, bindjet e vërteta ashtu si ai i eksperimenton, kthehen në llavë poetike, megjithëse poezia e tij sjell trishtim, është bindëse, ritmike dhe artistike. Ne mënyrë të pashmangshme na kthen drejt tij. Që t’i pëlqejmë poezitë e tij duhet të kuptojmë ato që lexojmë, sepse, siç ka forcë shprehëse, ka dhe dobësi gjithashtu. Në çdo hap ai nuk është i sigurt se çfarë ju do të thoni, kështu që ai paraqet teorinë e tij poetike dhe arsyen e shkrimit të tyre. Shiko parathënien.
     “Unë kam provuar më të mirën për të mos i lënë hapësirë keqkuptimeve të pashpjeguara për të përmbysur çfarë kam deklaruar” thotë ai dhe vazhdon të shpjegojë procesin e brendshëm mental dhe psikologjik, që një poet ka si forcë për t’iu nënshtruar. Përveç tyre, ideja, logjika, mendimet dhe arsyet kërkojnë një vlerë të madhe si rezultat i diskutimit apo shqyrtimit që ai bën. Ai shton në fund: “Ky është, shkurtimisht, botëkuptimi im poetik. Unë mund të jem totalisht i gabuar, por deri tani, mbështes atë që unë kam shkruar, të cilës dhe i besoj: kotësia e një opinioni nuk armiqëson opinionin e opinionmbajtësit“.
Në procesin e përcaktimit se çfarë dhe si është poezia, ai disaherë shpreh fjalë shumë të vlefshme dhe plot shpresë, si “Literatura më e mirë do të kishte pasë vdekur kohë më parë, do të kishte poetë që nuk do të kërkonin largimin nga këto çështje botërore dhe do t’i largoheshin drejtimit për të eksploruar gjërat unike dhe antipoetike”.
Shpresë, dhimbje, sterilitet, vdekja,  janë çështje me të cilat ne ballafaqohemi përmes poezisë së K.K.Srivastavës. Megjithatë ka diçka që na mban të lidhur si me magji. Le të kujtojmë Shelley: “Këngët tona më të dëshiruara janë ato që na tregojnë mendime të trishta”.
Aju Mukhopadhyay in
                                                                             ejournal www.Authorsden.com
                                                            Dated12.11.2008  and                                                                                                                       
                                                                    Indian Journal of Post Colonial Literatures
                                                                          Vol 9No 1 (ISSN 0974-7330)
     
   (6) “Dora e vrarë shkruan” është e krahasueshme me vendet perëndimore (letërsinë)”.
Pioneer
                                                                                 A Leading Daily
 (7) “Emocionet dhe çrregullimet emocionale janë shqetësimi kryesor i Srivastavës. Poezia për të është përgjithësisht një vegël për analizën e vetvetes dhe të botës jashtë saj i shërben mendimit më të lartë të të qenit katalizator që inspiron mendimet dhe perspektivën e tij… Nuk ka asnjë dyshim që shumica e poezive kanë merita të vërteta, një thellësi e brendshme që reflekton dhe iluminon memorjen dhe kushtet e njeriut ”.
                                                                                      Indian Literature
                                                                 March- April 2009
 
(Cool “Ka ndikim njohurish nga mitologjia dhe filozofia perëndimore, ka kredibilitet gjithashtu, por volumi më shumë përshkohet nga një filozofi e ftohtë”. 
                                                                               The Tribune on Sunday
                                                                                A Leading Daily
   (9) “Shumica e 51 poezive shprehin ankthin e njeriut kontemporan brenda kontekstit të ndërveprimit të aspekteve të ndërgjegjshme dhe te pandërgjegjshme të njeriut…Cilësia e vizionit  në këto poezi të shtangin në vargje me thellësinë dhe kompleksitetin e tyre… Në këtë volum ne shohim me shumë modesti, por ndoshta dhe diçka të hekurt, të shprehur në vargjet e këtij poeti ”.
 Patricia Prime, New Zealand                                                                                                                               In Re-Markings Vul 7 No 2 September 2008
 
         “Heshtje e pashmangshme”                                              
 (1) “Libri i Srivastavas është një sfidë e rregullt intelektuale në poezi me varg të lirë, unik në stil, ritmikë dhe një lojë e këndshme aliterative fjalësh…Disa nga poezitë e tij të gjata kanë gjurmë të dallueshme të T. S. Eliot “Toka e mbeturinave” me, ndoshta, një shtesë aromatizmi të dramave të Samuel Beckett…”
Bernard M Jackson
                                                                                In Bridge-In-Making
 (2) “Poezitë e tij shpërndajnë një guxim të rrallë, guximin për të sfiduar nocionet e zakonshme.  Ai nuk është një poet i sjellshëm, ai është një poet i trazuar, që synon të zhbëjë mendjen e njerëzve nga konceptet false, nga maskimi i hipokrizisë deluzive që sillet si emocion i vërtetë ”.  
                                                                                             Hindustan Tmes
                                                                                              A Leading Daily
 (3) “Emocionet e njeriut me dufet e tij të ndryshme, sigurisht intelektuale dhe të konceptuar poetikisht nga poeti nuk mund të kuptohen në një atmosferë të qetë dhe me durim. Ndjenja e thellë humane që spikatet në nivelin me të lartë të ndërgjegjes kozmopolite është martuar me linjat e vargjeve”.
  Contemporary Vibes
 (4) “Srivastava është në më të mirën e tij te poezitë e gjata…. që dhe posedojnë një spastrim të habitshëm të forcës dhe zjarrit poetik….duke çuar talentin e tij të arrijë majat më të larta me shkathtësi në zhvillimin e mençur të temave të tija.”
Indian Literature
(5) “I shkëlqyer, një libër me mendime të thella”.
                                                                                      Dr. Carla Kraus,
                                                                                         Vienna
 (6) “Kjo është poezi, që na tërheq ne në një mënyrë të re të të parit, në forma të reja që na nxisin ne për ta lexuar, dhe për ta vazhduar leximin, derisa s’ka më për të “ngrënë”. Puna e tij e thellë na sqaron, dhe na bën që të dëshirojmë, të lexojmë përpjekjet e tij të ardhme me kënaqësi.”
Rosemary C Wilkinson
                                                                                               U.S.A
 (7) “Në këtë përmbledhje, Srivastava insiston në të padeklaruarën, të nënkuptuar dhe fragmentar. Një nga aspektet më të mrekullueshme në poezitë e Srivastavas merr dritë në dimensionin muzikor të poezisë. Ai përdor poezinë për të krijuar një njeri pozitiv, të ekspozuar totalisht ndaj jetës. Ai ka bërë të pranueshme disa nga çështjet më të rëndësishme dhe më problematike të jetës edhe ndaj atyre lexuesve që nuk kanë njohuri në filozofi apo në dilemat e moralit”.
          Patricia Prime, New Zealand
                             In Poetry International
 
 
* * *
Padyshesë kontakti i drejtpërdrejt ose i kërthët ka dinamikën e vet, pasi bashkësia kreative bashkohet dhe nisin  relatat poetike, falë pëlqesës të poezisë së shkruar. Jo më kot një poete shprehet se poetët i lidh një  dritë e brendshme shpirti… Kështu ndodhi dhe midis nesh. Poezia e Srivastavës, siç del edhe nga mendime kritike, cituar më lart,  aspak zbukuruese, por reale të shprehura nga poetë të njohur sot të Letërsisë moderne, është një poezi moderne e tejkaluar në sensin e raportit me të tjerët dhe kjo shkallinë arrihet që me gjelbërimin e parë poetik dhe arrin stade pjekurie në librin e tij të dytë. Kjo tregon, parasëgjithash, se  formohet profili poetik, tejthellohet  “aventura” e operacioneve kirurgjikale poetike, gjimnastikimi mendor me një bisturi suksesive dhe mbushamendëse… Duke marrë për analizë dhe përfaqësues të letërsisë sotme moderne indiane  Srivastavën, ne hedhim vështrimin “prapa” në kohë, por me një objeksion të qartë ardhmërinë e poezisë indiane me theks të jashtëzakonshëm indiano-anglez…
Srivavstava operon ndjeshëm dhe figurshëm me stilin e tij në dukje prozaik, por rrëmbyes dhe figurativ  i “pakrehur” i dalë nga një spontaniitet i lindur, si shtysë e ngacmimeve të vogla apo të mëdha të fenomeneve jetësore… Në vëllim shihet dhe dilet në përfundim tërësor, në rast se lexon gjithë përshtypshmërinë që krijon në mendësi vëllimi, por edhe duke analizua vetëm  tri poezi të tij  të papërzgjedhura në arkitekturën poetike mund të dalësh në një përfundim në rrugë lirike, filofozike dhe figurative…
Kështu në analitikë kemi marrë shqyrtesën e tri poezive të tij: “Lotët e fëmijës”, “Bukuria nuk është e mjaftueshme”, “Tempujt (Faltoret) dhe tavernat.
 
 
 
*   *  *
 
Without doubt, the direct contact has its own dynamics, as the creative feelings are joined and the poetic relations begin, owing to the favor of the written poetry. Not vainly a poetess is expressed that an inner light of the soul binds the poets together… this happened with us. The poetry of Srivastava, as it comes from the critical thoughts, without adornments, but real and expressed by distinguished poets of modern literature, is a modern poetry which has surpassed the other poets and this standard is reached with the first poetic greenness and reaches standards of maturity with his second book. Above all this shows that the poetic profile is created, the “adventure” of the surgical poetic operations is over – deepened, mind gymnastics with a successful and convincing lancet… By analyzing other representatives of the contemporary modern Indian literature, with Srivastava we throw our look “back” in time, but with a clear object, the future of the Indian poetry with extraordinary Indian – English emphasis…
 
Srivavstava operates sensibly and figuratively with his style seemingly prosaic, but ravishing and figurative “uncombed” coming out of a spontaneity born as a drive of the small or big provocations of life phenomena… IN the volume it is observed and come to a total conclusion, if all the impression that the volume creates in the mind is read, and only three from his poems are analyzed one reaches to a conclusion in lyrical, philosophical and figurative way…
Thus in analytics we have taken to analyze three of his poems: “Tears of the child”, “Beauty is not enough”, “Temples and taverns”.
 
 
Në poezinë e parë krijohet një “anomali”  e bukur natyrore, por një bukuri figurative në metaforizimin e proceseve dritë – errësirë (natë – ditë), duke i procesizuar në një bashkim kundërshtish dhe mbi këtë trazirë  lotët e fëmijës që përzgjedhin flakërimin…
 
A beautiful natural “anomaly” is created in the first, but a figurative beauty in the metaphorism of the processes light – darkness (night – day), by processing them into a junction of oppositions and above this mixture the tears of the child which select the glow…
 
 
 

  1. 1.      Lotët e fëmijës

 
 
Lotët e fëmijës
Një flakërim drite
natën.
Një terr errësire
ditën.
Femija lotoi
mbi rrugën e ngushëlluar
e padëgjuar
Që të dy flakërim
dhe errësira
shkrihen .
Lotët e tij
riprezantojnë
zjarrmi  të shkrira
dhe errësirë të shkrira
thellimi.
 
Faqe 125
 
 
E njëjta procedurë ndodh edhe në poezinë e dytë: ku shumfishi (pra, i përbëri), treti bukurinë, ndërsa i veçuari ( i vetmuari) treti shëmtimin… Një analitikë tejet e motivuar dhe që leksionon… Një ndërrim vendesh, por edhe një trazirë plot pikëpyetje: Bukuria dhe bukuri dhe shëmti, shëmtia dhe shëmti dhe bukuri…. Një pleksje, një realitet i marrë, i bukur apo i hidhur, një e drejtë e detyruar gjykimi…
Një dilemë e drejtë dhe e shpjegueshme, konfigurim modern dhe përsiatje e mendimit me një thelb e ide të thellë vepruese…
 
*The same procedure occurs in the second poem: where the multiple (thus, the composite), dissolved the beauty, while the individual (the solitary) dissolved the ugliness… an over – motivated analytics which delivers a lecture… A change of places, but also a dissorder full of queries: the beauty and beauty and ugliness, the ugliness and ugliness and beauty…. A mixture, a mad reality beautiful or nitter, an obligatory right of judgement…
A just and explainable dilemma, a modern configuration and meditation of thought with an essence and deep acting idea…
 
 
2. Bukuria nuk është e mjaftueshme
 
 
Ajo veshje e brendshme e imët
bukurie dhe shëmtie,
lidhje
 e pandashme
kundërshtare.
 
I shumëfishti
arriti kulmin e bukurisë,
I vetmi
arriti kulmin e shëmtisë ,
logjika vdes.
 
Në shkrifje
në bukuri,
në lidhje logjike 
në shëmti,
jete gazmore
vetëlevizëse.
 
 
Në mpirje të zgjuar
bukuria është shëmti,
shëmtia bukuri
në qetësi kokëfortë.
 
 
Dëshirat tona të lartësuara
vatër i bukurisë mashtruese,
në kryqëzim synimesh,
barazisht me shëmti mashtruese.
Faqe 126
 
 
Në poezinë e tretë  poeti vendos në një përballje roli Faltoret dhe Tavernat
Ku nuk vihen në dyshesë ekzistenca e faltoreve (tempujve) që vijojnë të jenë në shumicë, por kanë humbur frymën, ndërsa tavernat janë ekzistenete dhe më të “populluara” kanë dhe efektin ngushëllues… Ka humbur shkëlqimi i dikurshëm dhe ngushëllimi vjen nga filxhani, në një “lumturi të pambarimtë” të rremë…
 
*In the third poem the poet brings the confrontation of the roles of the Temples and the Taverns
Where there is no doubt in the existence of the temples which are plenty, but have lost their breath, at a time when the taverns are existent and more “populated” and have condoling effect… the old – time brillance is lost and the condolence comes from the cup, in an “endless false happines”…
 

  1. 3.      Tempuj dhe tavernë

 
Ne nuk kemi dëgjuar për shumë gjatë
Këto këngë të bukura
Që na ndriçuan ne…
Që njëherë…..
Jo sepse tempujt (nuk gjenden
Por se Tempujt janë shndërruar
Pa frymë,
Ne jemi ngushëlluar
më shumë me tavernat
sesa në tempuj
Më pas e më vonë
na shikojnë Zotat
në forma dhe trajta….
….vetvetet e tyre
Duke luajtur
Me shpirtin e pamaskuar
Në formues
M e … të tjerët
Në një formë…
Duke mos e ditur,
se për çfarë ose përse,
në lidhje me këtë
në Tempull,
Një fillim qëndron nga filxhani…
Në Tavernë gjithçka fillon
Dhe asgjë nuk mbaron
Pambarimi,
Lumturi e pambarimtë.
 
Faqe 161
 
 
 

  1. 4.      Dashuri dhe marrëdhënie

 
Një ditë
i ulur aty,
ai vend,
ai vend i lirë,
Unë do t’i përgjigjesha dyshimeve tuaja.
 
Dashuri në marrëdhënie,
lidhje familjare  në dashuri,
nuk kanë pyetje,
as përgjigje.
 
Memecëri
dhe memecëria e tyre e vetme
krijon dashuri të padyshimtë,
marrëdhënie të dyshimtë,
lidhje familjare  të dyshimtë
dashuri e padyshimtë.
 
Ti tashmë po kërkon  përgjigjet?
 
 
* * *
‎’I tell my beloved,
My love for you is dead. It
is too late. I am busy in enlivening
my dead persona.
Gracefully, she deserts me.’
From my poem “Oppressiveness of Nothingness”.
 
 

  1. *

I kallëzova të dashurës sime:
“Dashuria ime për ty ka përfunduar.
Eshtë shumë vonë.
Jam i zënë në të gjallëruarit e njeriut tim të vdekur”.
Hijshmërisht, ajo më braktisi.
 
Shkëputur nga poema ime “Mbytje e asgjësisë”.
 
 
Analitika e paraqitur më lart tregon se K.K.Srivastava është një poet potent në letërsinë bashkëkohore dhe në rrugën e përvijuar ka ende shumë për të thënë.
 
*The analytics presented above shows that K.K.Srivastava is a potent poet in the contemporary poetry and there is more to be said in the outlined road.
 
Përkthyer nga: Majlinda  (Aleksandra) Shabani
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi