Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
“Asnjėherė dhe nga askush mė parė nuk ėshtė marrė guximi pėr tė shkruar njė vepėr tė tillė”

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 13th February 2016, 10:50

“Asnjėherė dhe nga askush mė parė nuk ėshtė marrė guximi pėr tė shkruar njė vepėr tė tillė”


“Asnjėherė dhe nga askush mė parė nuk ėshtė marrė guximi
        pėr tė shkruar njė vepėr tė tillė”
 (Mendim kritik)
 
nga Viktor Dervishi, studiues
Rencensė  pėr librin “Intelekt 2001…” 1
Mbajtur nė muajin Tetor 2001 nė qytetin e Durrėsit nė prezantimin e kėtij libri para anėtarėve tė Shoqatės Atdhetare – Kulturore “Ēajupi”, Dega Durrės).
Jam i preferuar sot  para jush  tė parashtroj disa konsiderata e mendime pėr njė nga librat e shkrimtarit tashmė tė talentuar,  tė afirmuar e tė nderuar zagorit, Kristaq F. Shabanit. Ėshtė fjala pėr vėllimin e parė tė librit “Intelekt 2001…”, botim i Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” Gjirokastėr. Ėshtė bėrė traditė nė degėn tonė qė tė promovojmė libra tė shkruar nga zagoritėt dhe anėtarė tė Shoqatės sonė Atdhetare – Kulturore  “Ēajupi”. Pas promovimeve tė dy vėllimeve me poezi, tė shkruara nga anėtarja e degės sonė Eftimi Mile dhe tė njė vėllimi me poezi tė z. Peēo Kagjini, tė cilin gjithashtu do ta quanim anėtar tė Degės sonė, poezi tė shkruara me shpirt, plot ndjenjė, embėlsi zagorite, i vjen radha tė flasim sot edhe pėr “Intelekt 2001…”
Analizėn time do ta filloj me njė mėnyrė tė pazakontė.
 Kopertina, Revanshi kohor  “2001…” dhe kontrasti ideor
Ju ftoj tė shihni kopertinėn e librit; kam arsye tė forta ta filloj me tė. Vallė cili komision  i kualifikuar do ta zgjidhte pėr “MISS” atė vajzėn e bukur me veshje karakteristike zagorite? Shiheni me vėrejtje dhe do tė mė jepni tė drejtė. Megjithėse ka njė pozicion nė profil mund tė dallohen mirė fytyra e saj e ėmbėl, e bukur, sytė e saj nga ku mund tė lexohen mendimet, qė venė e vinė nė kokė, goja e saj, vetullat, hunda e saj si dhe veshja edhe portretizimi i saj, gjithė trupi i saj, ashtu dhe veshja dhe portretizimi i saj, tė gjitha kėto mendoj se personifikojnė bukurinė, virgjėrinė, ėmbėlsinė, menēurinė, zgjuarsinė, dashurinė dhe intelektin zagorit. Pra, ato pėrkojnė me virtytet fizike, morale, intelektuale zagorite. Nuk mė kundėrshtoni dot se ashtu ėshtė. Po tani ju ftoj tė shihni nė fund tė kopertinės. Mos u nxitoni tė thoni se etimologjia e fjalės Zagori vjen nga sllavishtja “Prapa mali” edhe pse vende tė tjera e kanė kėtė fjalė. Ata po mund ta kenė nga sllavishtja, por ne kurrė. Zagori vjen nga bashkimi i dy gėrmave tė para tė togfjalėve zall + gorricė + rripė. Ky bashkimi togfjalėve na kujton ashpėrsinė e krahinės, vėshtirėsitė, mundimet, rropatjet e pėrjetshme tė  asaj zone, deri egėrsitė qė vinė nė pajtim me natyrėn e ashpėr tė vendit. Dhe ashpėrsitė dimėrore qė favorizojnė rritjen e  gorricave, jo tė dardhave, fatkeqėsisht, janė manifestuar edhe nė bėmat e zagoritėve, pra nė veset e tyre. Mos u ēuditni, e vėrteta ėshtė tamam kėshtu. Zagoritėt, krahas veprave tė mira qė i vlejnė krahinės dhe Atdheut e qė janė dhe i pėrshtaten natyrės zagorite, janė me siguri tė huaja.  Megjithatė mos u shqetėsoni; autori nuk ėshtė marrė aspak nė mėnyrė direkte me kėto paudhėsira tė zagoritėve. Mėnēuria  e autorit, intelekti i tij, stili i pėrdorur, dashamirėsia pėr tė shmangur dhe konfliktet mė tė vogla, ato veprat  e shėmtuara nuk na i thotė direkt, por na i lė t’i nėnkuptojmė. Kjo ėshtė njė nga meritat e tij mė tė mėdha nė kėtė vepėr. Duke lėnė mėnjanė shumė shumė meditime pėr kopertinėn, ju ftoj tė mos harrojmė idenė bazė: Duke parė atė, na bie nė sy se midis bukurisė fizike tė vajzės zagorite bashkė me revanshin kohor 2001… qė qėndrojnė lart, me tė cilat personifikuam virtytin e intelektin zagorit dhe nga ana tjetėr zalleve, gorricave, rripave qė qėndrojnė nė fund dhe me tė cilat personifikuam prapėsitė e padėshiruara tė zagoritėve, qėndron djepi zagorit me tė dhjetė fshatrat  me drejtimin VP – JL, nė tė cilėn u mendėn, u pėrkundėn, u ushqyhen dhe u burrėruan zgjuarsia, menēuria, dashuria, trimėria e mbi tė gjithēka intelekti zagorit. Mund tė zgjatesha mė shumė pėr tė zbuluar nė kopertinėn e librit edhe shumė gjėra tė tjera qė, sipas meje, simbolizojnė pėrmbajtjen e tij. Pra mund tė meditonim pėr tė parė mė tej, duke bėrė njė krahasim, me gjėrat e mahnitshme qė shohim nė sfondin e veprave tė Rembrandit apo tė thithnim atė mesazh, qė na vjen nga honet e thella tė shekujve nėpėrmjet isos sė kėngės labe. Sigurisht kėtu mund tė shohin dhe tė dėgjojnė ata, qė kanė sy tė shohin dhe mund tė dėgjojnė ata, qė kanė   veshė tė dėgjojnė.
E ndjej se nuk ėhtė e plotė kjo qė thashė, por autori dhe ju tė mė falni qė do tė mjaftohem vetėm me kaq. Dua t’i them autorit: “Tė lumtė mendja pėr kompozimin e kopertinės, pėr kontrastet ideore tė saj, pėr meditimin kohor 2001.. dhe jo 2000, e sa e sa tė tjera…, si dhe pėr fotografitė e punimet e piktorit, pėr pasqyrimin saktė dhe profesional tė kėsaj ideje, qė unė mendoj se ėshtė dhe ideja bazė e kėtij libri.
Mesazhet e kėtij libri me mjaft vlerė pėr Zagorinė e mė gjerė
Dhe tani le tė them dy fjalė ē’pėrmban e ē’mesazh  na jep ky libėr. Nuk e kemi tė vėshtirė ta nxjerrim. Autori na pėrgatit qė nė fillim se atje ka histori, kulturė, traditė, arsim, aktualitet, art skenik, reflektim, imnformim, jurisprudencė, letėrsi, anketim, art kulinar, studim, intervistė, reportazh, portret, ekonomi, humor, kėngė, kritikė, horoskop, art ushtarak, psikologji, pedagogji, replikė, ilustrim dhe me njė fjalė ēdo gjė e prodhuar dhe e nxjerrė nga mendja zagorite nė kėto fusha, dhe siē e shihni nuk janė tė pakta. Asnjėherė dhe nga askush mė parė nuk ėshtė marrė guximi pėr tė shkruar njė vepėr tė tillė. Falė brumit tė zgjedhur tė trevės, burim qė ka prodhuar e prodhon shumė, seri e botimeve tė tilla mund tė vazhdojė nė disa vėllime. Dhe merreni me mend do tė fitonim njė vepėr me tė vėrtetė  madhore, qė pa nguruar do ta quanim: “ENCIKLOPEDI E INTELEKTIT ZAGORIT”, enciklopedi pa kronologji alfabetike, por me njė kronologji tė brendshme historiko – kulturore. Me vėllimin e parė autori e ka nisur kėtė rrugė. Ne e mbėshtesim, ne jemi gati ta ndihmojmė, me ato qė dimė dhe hulumtojmė, po ta ndjejė tė nevojshme.
Nuk duam tė hyjmė nė komente tė veēanta, sepse fushat e shkrimeve, siē treguam, janė tė ndryshme dhe po ta nisim kėshtu do tė futeshim nė njė labirint qė do tė ishte vėshtirė  pėr tė gjetur perin e daljes me njė promovim tė thjeshtė, siē ėshtė ky qė bėjmė sot.
Por nja dy fjalė qė  e bėjnė kėtė libėr kaq me vlerė e qė meritojnė tė pėrmenden do t’i themi. Sigurisht  nuk do tė analizojmė shkrimet apo pjesė tė  veēanta tė librit. Ato janė kompozuar nė pėrputhje me mendimin subjektiv tė autorit apo tė autorėve tė veēantė dhe ne nuk kemi tė drejtė tė prekim kėtė fushė. (Ē’ėshtė e vėrteta s’ka asgjė pėr t’u prekur nga ana letrare, gjuhėsore, sindaktike) veēse, nė ndonjė rast, kur devijohet kuptimi dhe pėrmbajtja historike apo shkencore). Atėhere le tė fillojmė duke i pėrmbledhur nė pika kryesore:
1. Tė bie nė sy se protagonistėt e kėtij libri janė masa e gjerė e zagoritėve, i ēfarėdo rangu kulturoro – arsimor dhe qė kanė shfaqur e demonstruar zgjuarsinė dhe intelektin zagorit; sigurisht jo vetėm nė Zagorie, por kudo nė Shqipėri e nė botė. Atje do tė gjejmė emrat e tyre qė kontribuan e vunė gurė themeli nė thesarėt arsimorė, kulturorė, shkencorė e profesionalė nė Shqipėri e nė shtete tė tjera, gjer tek ai punonjėsi i thjeshtė zagorit qė bėri, shfaqi e demonstroi njė punė  a njė mendim intelekti me vlerė.
Pra, atje gumzhit intelekti zagorit, qė nga ai i sferave tė larta me vlera kombėtare e botėrore, gjer tek mendimi i zgjuar e i menēur i atij fshatarit tė thjeshtė. Atje bashkėjetojnė nė harmoni tė plotė, duke ruajtur individualitetin e sferave tė tyre gjuhėtari, juristi, punonjėsi i administratės, shkencėtari, piktori, oficeri, shkrimtari, muzikanti, kėngėtari, inxhinieri, arsimtari, punonjėsit e artit kulinar, poeti, aktori, bujku, ēobani e tjerė, e tjerė. Shkurt atje pėrshkruhet me origjinalitet qė nga ikonografitė me ēmime botėrore tė piktorit  Dhimo Dhima, gjer tek dylbitė e Kallo Qirjaqit, qė nga studimet filologjike e gjuhėsore tė Filip Shabanit gjer te poetėt popullorėt “burri i vogėl, moj kėrcure, hidhe moj nė djep e tunde…”i Lushit tė Nakaj, qė nga paketat ligjore tė juristit Jorgji Ēako, Perikli Shabanit e tjerė gjer tek avokati popullor Ndreko Deshe; qė nga Nėnkryetarėt e Lidhjes sė Prizrenit Mihal Harito e Jorgji Ēako gjer tek kryetari i Komunės; qė nga artistėt e Artit Kulinar Dhimosten dhe Perikli Konomi gjer tek petanikėt dhe ngastrat me dhallė tė gruas zagorite; qė nga oficeri i shkolluar nė Akademinė “Modena” tė Italisė Spiro Zheji gjer tek i shkolluari nė akademi shqiptare Dhimitėr Joanidhi; qė nga krijuesi i administratės sė gjendjes civile shqiptare Sokrat Dervishi gjer tek administratorėt e thjeshtė tė komunės; qė nga kapedani Kiēo Vlashi gjer tek kapedani trim intelektual Themo Vasi, qė nga poeti dhe shkrimtari i  madh Rilindjes Ēajupi gjer tek shkrimtari i ditėve tona, autori i librit qė promovojmė sot Kristaq F. Shabani  e tjerė. Dhe krahasimet mund tė vazhdonin pa mbarim. M’u desh t’i theksoja kėto pėr tė kuptuar se autori na pėrmend njė mori pa fund figurash zagorite, disa prej tė cilėve do tė ishin tė denja tė zinin vendet plotėsisht tė merituara nė “Fjalorin Enciklopedik Kombėtar”. Por siē e keni parė, janė harruar, janė injoruar, janė mohuar. U janė lėnė shteteve tė tjera tė shkruajnė nė enciklopeditė e tyre pėr ta, kurse nė atė tonėn, ose nuk shkruhet, pra janė mohuar kėto vlera kombėtare ose pėr ndonjė nė ėshtė shkruar, ėshtė shkruar aq keq, sa nuk e bėjnė dhe ata mė keqdashėsit e Shqipėrisė. E theksoj kėtė se nė atė enciklopedi ka dhe zagoritė, qė kanė shkruar duke u bėrė autorė dhe bashkautorė tė mohimit tė kėtyre vlerave. Mė jepet rasti t’u them se ne presim qė ata tė reagojnė sot nėse e ndjejnė, pėrndryshe mbeten militantė tė asaj  se historia fillon kur lindi Partia… Por le tė shpresojmė pėr mė tė mirėn.
2. Tani natyrshėm vimė te pika qė sapo pėrmendėm. Autori na e pasqyron shumė qartė se historia e mendimit intelektual zagorit ėshtė e lashtė, shumė e lashtė. Ajo nuk ndahet siē u bė kėto 50 vjet: nė atė para formimit tė Partisė dhe nė atė pas formimit tė saj. Nuk pėrshkruhet me tendencėn klasore dhe parimin shkatėrrues tė luftės sė klasave. Intelekti e intelektualėt e vėrtetė nuk njohin klasa nė armiqėsi. Armiqėsia dhe lufta ndaj njėri – tjetrit janė pjella tė injorancės dhe tė geneve kainiciane. Po tė flisnim drejt nė bazė tė fakteve historike ai simbol figurativ i shqiptuar nė kapakun e librit “zallet” “gorricat” dhe “rripat” do tė simbolizonin mirė kėtė periudhė tė fundit, por nuk ėshtė momenti tė flasim pėr kėtė. Autori ėshtė treguar inteligjent qė kėto momente historike na i ka paraqitur me kulturė tė lartė, duke gjetur pikat e pėrbashkėta tė afrimit  dhe tolerancės, duke na i lėnė t’i nėnkuptojmė tė tjerat. Duke qenė se qė nė fillim informohemi me fjalėn e parė se libri pėrmban “histori” dhe me qė dhe ato “gorrica”, janė pjesė e historisė sonė, personalisht do tė isha i mendimit qė edhe ato duhet t’i pėrshkruajmė, tė mos i kemi pėr turp t’i themi. Brezat duhet t’i dinė dhe nuk duhet t’i harrojnė se historia ėshtė filozofia e tė mėsuarit nga shembujt. Shembujt e shėmtuar  nė historinė e njė vendi ėshtė mirė tė mos ndodhin, por kur ndodhin, ngandonjėherė, sipas rastit, japin leksione shumė mė tė mira e shumė  mė tė vlefshme se shembujt pozitivė.
3.Shkrimtari dhe publicisti i dėgjuar Henry James (1843 – 1916) ka thėnė se: “Pėr tė prodhuar njė tregim tė vogėl duhet tė merret njė sasi e madhe  lėndė nga historia”.
Z. Kristaq nė veprėn “Intelekt 2001…” mė duket se e ka zbatuar kėtė porosi me zotėsi profesionale, thuajse nė tė gjitha shkrimet. Nė renditjen e tregimeve dhe copėzave tė veta apo tė autorėve tė tjerė, njėkohėsisht qėllon nė dy shenja: nė atė historike dhe atė letrare e edukative. Ndonjė mund tė kundėrshtojė me argumentin se njė vepėr letrare nuk mund tė pretendojė tė citohet si njė argument i njė vepre tė mirėfilltė zagorite. Ashtu ėshtė. Dhe konkretisht pėr veprėn qė prezantojmė sot mund tė hapej njė debat i gjerė nė favor tė asaj  qė njė vepėr letrare nuk mund tė jetė e besueshme si njė vepėr historike, edhe pse pėrmban dhe ėshtė bazuar nė kėtė tė fundit. Por unė nė rastin konkret mendoj ndryshe dhe, jo vetėm kaq, por gjithė veprėn, duke pėrfshirė edhe legjendat, guxoj t’i quaj njė panflet historik tė mendimit zagorit. Pa u zgjatur do tė mundohem ta argumentoj me njė shembull se edhe vepra letrare mund tė pėrdoret pėr vlerat historike. Autori Kristaq Shabani pėrmend njė ngjarje tė vėrtetė tė pjesėmarrjes sė juristit Jorgji Ēako nė konkursin e Akademisė franceze pėr pėrpilimin e paketės ligjore tė administrimit juridik tė kolonive franceze nė Afrikė, nė pėrshtatje edhe me traditat zakonore tė tyre. Veprėn ia pėrcjell Akademisė me njė letėr, tė cilėn e pėrfundon pak a shumė kėshtu: “Tė nderuar zotėrinj!… Ju lutem, tė mė falni, nė se konstatoni ndonjė gabim nė frėngjishten “time”… S’kam jetuar asnjė ditė nė Francė…”. Akademikėt mbetėn tė ēuditur me kėtė njeri qė nė kėto kushte e dinte aq mirė frėngjishten me termat juridike, letrare, sindaktike, ndoshta dhe mė mirė se shumica e intelektualėve  e profesionistėve tė shquar francezė. Prandaj dhe meritoi ēmimin e parė.
Kėsaj historie, tė cilėn z. Kristaq e njeh, besoj prej meje, nėpėrmjet kujtimeve tė babait tim qė  e kishte njohur tė nderuarin Jorgji Ēako personalisht dhe pėr tė cilin mė ka treguar disa ngjarje, i ka bėrė njė pėrpunim letrar dhe njė kombinim historik, edhe me ligjin e turizmit tė shtetit grek tė hartuar nga juristi zagorit Perikli Shabani. Kėto ligje, nė tė dyja vendet janė nė fuqi dhe sot. Pra me qė thelbi historik nuk humbet, ky tregim letrar mund tė pranohet pa hezitim dhe pėr informacion historik.
Kėshtu ėshtė ndėrtuar e gjithė vepra dhe kjo ėshtė njė nga meritat e autorit, qė na e bėn kėtė vepėr kaq tė ėmbėl dhe tė dashur. Kur njė zagorit e merr nė duar kėtė libėr pėr ta lexuar, nuk ndahet dot prej tij deri nė fund. Jo vetėm mėson shumė gjėra, por sikur flet personalisht me gjithė zagoritėt, tė kulturės sė lartė gjer tek ai mė i thjeshti.
4. Kjo vepėr, pra, “Intelekt 2001…”, sheh dritėn e botimit nė njė periudhė qė unė e mendoj se ėshtė shumė e trazuar dhe kritike, lidhur me mohimin dhe diskretitimin e disa figurave potenciale kombėtare. Kėto figura janė ato qė mbartin tradita shumė tė rėndėsishme tė identitetit kombėtar. Gjatė pothuajse 60 vjetėve, pa pėrjashtuar edhe periudhėn nė tė cilėn jetojmė, tė ashquajtur “tranzicion”, u qėllua rėndė nacionalizmi shqiptar. Ai u mohua duke qėlluar figura pėrfaqėsuese kolosė tė kombit si: Gjergj Fishta, Konica, Mit’hat Frashėri, Sejfulla Malėshova, Patėr Anton Arapi, Lefter Nosi, Ali Asllani, Lasgush Poradeci, akoma e sfumuar figura  e Ēajupit, e shumė e shumė tė tjerė. Kjo flamė antikombėtare erdhi deri nė trevėn tonė duke mohuar e persekutuar figura tė tilla si: Jorgji Ēako, Aristidh Ruci, Petro Harito, Kosta Marko, Dhespoti i Hoshtevės, Sokrat Dervishi, Spiro Zheji e sa e sa tė tjerė. Nuk e tepėroj po t’ju them se sot nė Shqipėri ka shpėrthyer njė valė antikombėtare, nė injorim dhe minimizim tė veprės sė ndritur tė disa kolosėve tė Kombit shqiptar. Kėshtu p.sh. Nolin na e pėrshkruajnė si njė shkatėrrues tė shtetit dhe tė institucioneve shtetėrore, si njė komunist, si njė nxitės e udhėheqės i revolucionit bolshevik nė Shqipėri, si njė njeri qė ka shitur interesat e Kombit tek Italia Fashiste pėr pesė kacidhe, si hajdut veprash, si njė person antikanonik nė krijimin e kishės Autoqefale Shqiptare, si njė person qė ka vlerė vetėm si prift. Pėr Luigj Gurakuqin, pasi vėnė nė dyshim figurėn morale tė tij, shkruajnė dhe thonė se vlera e tij qėndron vetėm si arsimtar, pra si mėsimdhėnės. Pėr Bajram Currin thonė se ka vlera  vetėm si luftėtar, veē tė tjerave. Ndėrsa pėr Isa Boletinin ėshtė si njeri i lidhur me jugosllavėt, Avni Rustemi cilėsohet si atentator e vrasės, e tjera. Tė tilla shkrime kobzeza sot janė me okė. Populli shqiptar, qė pėr 50 vjet ėshtė mbajtur nė errėsirė pėr tė njohur tė vėrtetat e tij historike, ėshtė ēorientuar dhe ēoroditur pėr identitetin e tij kombėtar. Qėllimi ėshtė i qartė: ēkurorėzimi i Shqipėrisė nga kolosėt e tij tė mendimit, mbytja dhe fshirja e ndjenjės nacionale me qėllim ēpersonalizimi tė shqiptarėve, rezultat e tė cilėve sot, fatkeqėsisht, nuk ėshtė vėshtirė t’i kuptosh menjėherė. Tema ėshtė shumė e gjerė  dhe nuk dua tė zgjatem mė tej; vetėm dua t’ju them se nacionalizmi qė ata tė djeshmit dhe kėta tė sotmit e quajnė mėkat, ėshtė shkencė dhe rruga e shkencės ėshtė e vetmja rrugė e sė vėrtetės dhe pėrparimit. E ashquajtura shoqėri civile ėshtė vetėm njė aspekt i kėsaj shkence pa tė cilėn mbetet njė ēorbė bajate, e rrezikshme, ēorientuese dhe e dėmshme. Qė nga flamuri i ēdo kombi dhe gjer tek elementėt e shoqėrisė civile, tė gjitha pa pėrjashtim, janė pjesė tė asaj shtylle kurrizore qė quhet nacionalizėm.
Na u desh t’i thoshim kėto qė t’ju tregoj se, Z. Shabani duke vjelė nga treva e  Zagorisė legjenda, histori, art, kulturė, mendime e punė serioze nė shkencė, ushtri, nė profesione tė ndryshme, nė mendimin filozofik, juridik, tradicional zakonor, sociologjik dhe duke na i dhėnė ato si prodhime tė njė mase tė gjerė zagoritėsh me emra konkretė, s’ka bėrė gjė tjetėr, veē ka ngjallur e ka ngritur lart ndjenjėn e nacinalitetit tonė, krenarinė pėr vendin tonė, dashurinė pėr tė. Nė kėtė mėnyrė ai ka vėnė njė gur tė ēmuar nė atė murin tashmė tė rrėnuar, nė atė shkencėn e quajtur nacionalizėm, tė cilėn disa sharlatanė tė shitur duan tė na i paraqesin si karakatinė tė dėmshme tė njė epoke tė kaluar. Kėtyre pseudomodernėve do t’u sugjeroja tė studionin mirė kėtė shkencė qė merr fillimin e vetė qė kur tė tre bijtė e Noes zbritėn nga varka e tyre, mbas pėrmbytjes sė madhe dhe u pėrhapėn me nacionet dhe gjuhėn e tyre nė tė gjithė Botėn. Qė atėherė kanė kaluar  mijėra vjet dhe kjo shkencė ka pėrballuar kohėn dhe ka kaluar provat. Ajo ėshtė shtylla kurrizore e qėndrimit nė kėmbė tė ēdo kombi, ndryshe vendi kthehet nė njė plastelinė qė e shtyp, e deformon dhe e copton kushdo. Mirėpo tradhtarėt dhe sharlatanėt nėn emrin e “modernes” duan tė mohojnė nė Shqipėri, nė njė kohė qė askush nė botė nuk e bėn kėtė. Askush nuk e pranon qė shkencat vjetėrohen, vdesin, Jo! Ato vetėm zhvillohen, pėrparojnė dhe pasurohen me elementė dhe ligje tė reja dhe Z. Shabani e ka dhėnė kėtė kontribut. Pėr njė vepėr tė tillė edhe nė aspektin, qė sapo treguam duhet ta falenderojmė Z. Shabani.
Tė nderuar zonja e zotėrinj! Mund tė vazhdoja me analiza mė tė gjata dhe mė tė hollėsishme pėr veprėn se ajo ka njė brumė tė tilla qė sado tė flasim, prapė mbetet, diēka pėr tė thėnė. Veē kėsaj vepra ėshtė ndėrtuar nė njė mėnyrė tė tillė qė tė lė shtigje pėr tė analizuar nga shumė drejtime. Unė zgjodha mė tė pėlqyer kėtė, qė po parashtroj e mendoj se kam prekur ato qė janė mė kryesoret.
Disa gabime dhe mungesa qė duhen eliminuar
Le tė themi edhe pėr nja dy gabime e mungesa qė unė mendoj se bien nė sy dhe nuk duhet tė kishin ndodhur.
Nė faqen 43 thuhet se Evien Peri ėshtė nga Sheperi. Nuk ėshtė ndonjė gabim i madh, por fundja edhe Sheperi nė Zagorie ėshtė, por pėr saktėsi e vėrtetėsi historike, e vėrteta nuk ėshtė kėshtu.
Ndėrsa nė faqen 84 tė librit  shkruhet: “Andrea Marko, apo Kostika i famshėm evidentohet si njė nga diamantet e fushės ekonomike me origjinė nga Hoshteva. Ai ka qenė Ministėr i Financave nė Qeverinė Kuislinge. Deri kėtu kemi tė bėjmė me njė tė vėrtetė histroike. Po mė poshtė autori vazhdon: ”Nė kohėn e mėpastajme ėshtė aktivizuar nga qeveria e Shehut pėr probleme ekonomike nė sajė tė profesionalizmit dhe tė teknicizmit tė tij nė fushėn ekonomike”. Kjo thėnie ėshtė jo vetėm njė  falsitet historik, por pėr rregjimin e Hoxhės edhe tė Shehut, gjithė pėrmbajtja e kėsaj fraze ėshtė njė “nonsens”. Besoj jeni tė bindur, pa qenė nevoja tė japim shembuj, qė janė me mijėra se Shehu po ta kishte gjetur gjallė Kostikėn do ta piqte nė hell si Ali Pasha Caush Hormovėn, e jo mė ta aktivizonte pėr probleme ekonomike nė sajė tė profesionalizmit e teknicizmit tė tij. Por Kostika ishte me fat se vdiq mė 1943, duke ia bėrė tė gjitha nderimet dhe nuk arriti dot tė “shijonte” frutet e profesionalizmit dhe teknicizmit tė tij nga Shehu dhe rregjimi i tij. Ali Qopeku i parė, siē thotė Noli, ishte nga njė soj i veēantė qeni  (qopek, turqisht, do tė thotė qen) qė nuk i duheshin njerėzit e ditur dhe tė aftė, por ata qė ishin besnikė tė Partisė. Madje tė aftit  e tė shkolluar nė Evropė tė viteve ‘20-30 e 40 Hoxha dhe Shehu i eliminuan, i burgosėn ose i mbėshtetėn diku fermave. Ua dontė puna qė ēobanin e dhive tė Kalivaēit, ta bėnin ministėr dhe jo modelet e Kostikės, qė vėrtet ishin brilante, por u vrisnin sytė, se vetė vinin nga honet e  errėsirės. Shembuj tė tillė ka me mijėra, ndaj tė cilėve historia jonė hesht.
Zoti Shabani me njė “deus ex machina” tė tillė, mbase kėrkon tė na bindė pėr njė vazhdueshmėri tė “butė” pėr njė preferencė tė atij pushteti ndaj aftėsive profesionale dhe kulturės, por e vėrteta historike nuk ėhtė kėshtu. Gjėja e fundit qė analizohej e qė mund, nė ndonjė rast, tė merrej nė konsideratė ishin kultura dhe aftėsia profesionale. Jo rrallė herė kėta faktorė i hanin kokėn dhe atij qė i kishte. Shkruesi i kėtyre radhėve  i ka hequr nė kurrizin e vet, gjer nė ndalimin e tė drejtės sė ushtrimit tė profesionit. Ja dhe pse vendosja e titullit ireal “Kandidat i shkencave kimike” m’u duk njė shaka e neveritshme e pėshtirė. Ne ishim tė privuar nga tituj tė tillė. Kriteri i parė dhe bazė pėr tė merituar njė titull ishte kredia politike. Ne duhet tė punonim dhe me punėn tonė tė titulloheshin tė tjerė. I pėrmenda kėto qė, kur  tė lexoj ndonjeri historinė e tė ndjerit Kostika, apo tė ndonjė tjetri tė ngjashėm, tė mos krijojė iluzione.
Kur 2000 vjet mė parė Jezusi propagandonte fjalėn e Zotit te njerėzit, nė sheshe dhe sinagoga, thoshte: “ Menēuria ėshtė provuar e drejtė nga veprat e saj (Mateu, Ilia). Nuk besoj se ka zagorit qė tė ketė minimumin e pragut tė menēurisė dhe tė mendojė se veprat tona i kemi bėrė gjithmonė tė mira. Pėrkundrazi! Ja pse nė historinė e vėrtetė janė tė domosdoshme tė thuhen edhe “zallet” edhe “gorricat” edhe “rripat”. Ne ia sugjerojmė z. Shabani t’i ketė nė konsideratė kėto tė dhėna, kur tė shkruaj volumet e tjera.
Mė nė fund ėshtė edhe njė vėrejtje e vogėl: Shumė figurave e tė cilėve pėrmenden nė ndonjė ravijizim tė zbehtė tė dimensionit tė tyre intelektual, kulturor dhe profesional, do tė ishte mirė t’u portretizohej mirė figura, ndėrkohė, p.sh. qė mund tė mos ishte e nevojshme nė kėtė libėr qė, figura e Filip Shabanit, tė mbulonte rreth 1/3 e librit. Ndoshta pėr figura tė tilla, ku vlera intelektuale merr dimensione mė tė mėdha, monografitė do tė ishin mė tė pėrshtatshme. Megjithatė, jam i bindur se e drejta e shkrimeve tė autorit nuk mund tė diktohet.
Njė sentencė  pėrfundimtare
Mė nė fund kam dėshirė ta pėrfundoj fjalėn time me njė thėnie tė filozofit Bacon: “Njerėzit dinakė i pėrēojnė studimet, njerėzit e thjeshtė i admirojnė ato, ndėrsa njerėzit e menēur i pėrdorin ato” dhe unė ju them: “Merreni nė dorė librin “Intelekt 2001…” dhe lus tė bėni pjesė nė kategorinė e njerėzve tė menēur.
Tė faleminderit, Kristaq F. Shabani!
Ju faleminderit edhe juve qė mė dėgjuat!



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi