Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionMimoza Duda, Kosturi... Këngetare e talentuar nga Andon Pango

more_horiz

MIMOZA DUDA , KOSTURI… KËNGËTARE E TALENTUAR nga Andon Pango


MIMOZA DUDA , KOSTURI…
Nga Andon Pango
Folkloristika, sidomos ajo zagorite, në kohën e sotme, ka ndikim edhe nga krijimtaria e Çajupit. Një nga përfaqësueset dinjitoze të këngës zagorite dhe më gjerë, e cila origjinohet nga kjo trevë, është këngëtarja e talentuar MIMOZA DUDA, KOSTARE… Tekstet e fuqishme dhe intepretimi i nivelit, krijojnë atë “duet” fantastik, i cili shfaq në përmasa një bukurim të veçantë. Evidentimi i kësaj vlere, nëpërmjet teksteve të këngëve e dëshmon qartësisht këtë. Kush e mban të gjallë këngën, këtë magji të madhe të të shprehurës me melodi të botës shpirtërore njerëzore, e cila sjell, në mënyrë përmastive gëzimin, lumturimin, shpresën, besimin dhe shpreh, katërcipërisht, dëshirën për vijimin e jetës? Vetkuptohet këngëtarët e talentuar të saj, vetë këngëtari popull, i cili përjeton “shtysëvijimin“ e bukur jetësor, përcjelljen në breza… Një zë i bukur përfaqësues i këngës, pra ky i këngëtares së talentuar, Mimoza Kosturi.
Ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve, për Kanto, në vitin 1992… Qysh e vogël është shquar në artin e interpretimit të këngës, duke ngjasuar me të ëmën e saj, Tefta Duda, e cila shquhej për zërin e saj brilant në vitet‚ 70 të shekullit që lamë pas… Mimoza, duke u arsimuar dhe duke u perfeksionuar në interpretimin e këngës, arriti të shkëlqejë në shumë koncerte të suksesshme, brenda dhe jashtë vendit. Ajo është një Kryepërfaqësuese e denjë edhe e këngës së trevës së saj të magjikshme. Kur bashkohen dy magji, sikundërse thuhet perëndimisht, krijojnë Kryemagjinë… Këngët e saj janë plot dritë, plot diell, në to shkëlqen agimi i mëngjeseve dhe prania e gjithë bukurive të jetës njerëzore, dritimi i hënës pesëmbëdhjetshe dhe refleksionet ylberore. Ambientet, ku ka koncertuar Mimoza, janë drituar, janë bukuruar edhe më shumë nga kjo këngëtare, e cila i ka të gjitha bukuritë në natyrën dhe personalitetin e saj. I ka provuar këngët dhe kënduar ato të përpunuara në koncerte të bukura e të suksesshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, të shoqëruara me orkestra, kore dhe instrumente të praruar. Plotësia e saj “mbushet“ me frymëmarrje të pamatë me këngët e trevës së saj, me motivet çajupiane, produkte a po “improvizime“ tekstive këtij mjeshtri të madh të penës kombëtare . Ja tharmi i substratit të kreaturës së saj.
1. Kënga e nënës
Udhë e gjatë më kish marrë,
Gji e zemër më kish tharë,
Nënë, moj e mira nënë !…
Det i thellë e i pamatur dhembshurie,
Sa më prite atë natë, ti e dije,
Nënë, moj e mira nënë !…
Era vjen më thotë dy fjalë,
Ulërinte si e marrë,
Nënë, moj e mira nënë !…
Det i thellë e i pamatur dhembshurie,
Sa më prite atë natë, ti e dije,
Nënë, moj e mira nënë !…
Erdha të gjeta të gjallë,
Nënë, moj e mira nënë !…
Të putha gjirin e tharë,
Po dot nuk ta nxora mallë-ë,
Nënë, moj e mira nënë !…
2. Ç’ka bari që s’mbin në qafë ?!
Ç’ka bari që s’mbin në qafë?!
Nga lotët që derdhin gratë…
Ju të ligj e hu sakatë,
Amanet ju lëmë gratë.
Amanet ju lëmë gratë,
Se marrim rrugën e gjatë.
Se marrim rrugën e gjatë.
Dhe vallë a kthehemi prapë.
3. Legjenda e urës…
Atje tek ura në lumë,
Hoj-hoj,
Ustallarët bëjnë një mur,
Hoj-hoj, e mjera unë….
Ç’i flet vjerra nuses së vogël,
Hoj-hoj,
Shpjeru bukë ustallarëve
Hoj-hoj, e mjera unë….
Ma lini përjashta gjinë,
Hoj-hoj,
Se lashë të vogël fëminë,
Hoj-hoj, e mjera unë….
4. Nina- nina djalin-o
Nina – nana djalin-o,
Të voglin e nënëso…
Ç’i rrit foshnjat çiliminjtë,
Dashuri e nënës dhe përkëdhelitë…
5. Për të venë në kadife…
Një natë fjeta përjashta,
Një natë të tërë,
Ç’bukuri që kishte nata,
Një magji të tërë !
Ish një natë e pikuar,
Pranë buzës së kulluar…
Për atë qiell,
Për atë dhe,
Për të venë në kadife…
Përkëdhele veshur, mëndafsh kadife.
E veja si Afërdita,
Rrinte kryq i heshtur
Siç e hante natën dita,
Ngjallja në të qeshur.
Nga të tjerat ishte ndryshe
Ish si piramidë Egjipti,…
Pse më iku goja,
Botën e shikoja,
Qenka bota tërë sekrete,
Tërë ëndrra, tërë qejfe…
Për atë qiell,
Për atë dhe,
Për të venë në kadife…
Përkëdhele veshur, mëndafsh kadife.
« O boboo, me vete thashë,
O boboo, ç’pësova,
Në kërthizë të botës rashë,
Humba u harrova,
Se kush vdes, ikën, harrohet,
Ai që rron dashurohet… »
Për atë qiell,
Për atë dhe’,
Për të venë në kadife…
Përkëdhele veshur, mëndafsh kadife .
6. Ç’u ngrita me natë…
Ç’u ngrita me natë…,
Vajta tek burimi.
Lava sytë e zesë,
Me ujë trëndafili.
Më humbi sahati,
Më mbeti zinxhiri…
Hesht, mos qaj , moj bijë,
Se ta blen bandilli.
E kishe të argjendtë,
Ta blen prej floriri…
7. Vogëlushe hane – hane
Vogëlushe hane – hane,
Aman, mike kapedane.
Leshrat si evropiane,
Aman, mike kapedane,
E hollë, qafë sorkadhe,
Të kam thënë nazemadhe,
Na trete me ato naze,
Zemrën se ç’ma more fare,
Aman, mike kapedane…
Na trete me ato naze,
Aman, mike kapedane…
Zemrën se ç’ma more fare,
Aman, mike kapedane…
8. O Çajup, o vend i bukur…
O Çajup, o vend i bukur,
U ula të putha në ballë,
O bahçe e luleve,
Fusha e rrethuar me male,
Të bukur klime që ke.
Ujët e ftohtë, si bora,
Ilaçi i sëmundjeve.
Pi pak qumësht dhe ke pirë
Erë të trëndelinave.
Ta ka ënda që të rrish,
Mu në mes të luleve.
9. Vito, pëllumbesha….
Vito, erdhe si pëllumbi,
Erdhe më zgjove nga gjumi,
Ç’bën kështu Vito të thashë,
Pse më zgjove, unë sa rashë,
Vito, Vito pëllumbesha,
Në krahët e tua fjetsha.
Vesë e yjeve ka rënë,
Do na lagë, s’kemi ç’bëjmë,
Po lësho flokët e gjata,
Të mos ftohemi nga nata,…
Vito, Vito pëllumbesha,
Në krahët e tua fjetsha.
Vetëm mos më vra me supe,
« Mos më thuaj, ik tutje…, ».
Me flokët e tu mbulomë,
Në fryftë e rarë borë.
Vito, Vito pëllumbesha,
Në krahët e tua fjetsha.
Në flokët e tua,
Të vështron një fshat i tërë,
Atje gjumi më bën mirë,
Atje shkofsha djalërinë.
Vito, Vito pëllumbesha,
Në krahët e tua fjetsha.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi