Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionAleksander Mojsiu

more_horiz
Aleksander Mojsiu

Aleksander Mojsiu ishte nje nga figurat me te shquara te teatrit Shqiptar dhe atij Evropian. Ai lindi ne qytetin e Duresit. Babai i tij ishte me origjine nga Kavaja kurse nena ishte arbereshe.
Femijrine e tij ai e kaloj ne Dures dhe ne Triste. Ne moshen 20 vjec ai me nenen e tij dhe dy motrat shkuan ne Vjene. Aty njihet me aktorin austriak Josef Kainz, me ndihmen e te cilit u njoh si nje aktor i madh i fillimit te shek. XX. Me vone Mojsiu shkoj ne Prage dhe me vone ne Berlin, ku ndihmohet shume Max Reinhardt.
Me pas ai ndjek Reinhardt Asamble ne Rusi ku vlersohet nga kritiku dhe dramaturgu Anatoly Lunacharsky per interpretimin e tij tek " Oedipus"
Aleksander Mojsiu duket edhe ne role te tjera si: Hamlet ( ne teatrin popullor te Vjenes 1922), Fedya (e Tolstoit "The alive cadaver" ne Berlin 1913), Romeo (Shekspiri ne Berlin 1907)
Mojliun e shikojme edhe ne shume filma, me Kamillo Piloto ne filmin "lorencine de Medici".
Maz Brod shkruan: Hamlet eshte shkruar vetem per Mojsiun dhe vetem ai mund ta interpretoj.
Stanislavski ka then: Nje njeri dhe artist kaq i madh sa Aleksander Mojsiu i perket gjithe botes.
Luegji Pirandello thot: Pershendes Aleksander Mojsiun te cilit i jame gjithmon mirnjohes si interpretusi me i mire i shume nga karakteret e veprave te mija.
Megjith popullaritetin qe kishte ne bote, ai nuk e haroj kure vendin e tij dhe me kerkesen e tij me 1934 autoritetet shqiptare i japin passaporten shqiptare.
Aleksander Mojsiu vdiq ne mars 1935 dhe u varos ne Lake Lugano ne Zvicer.

descriptionRe: Aleksander Mojsiu

more_horiz
Aleksandër Moisiu, aktor i njohur me origjinë shqiptare, ishte i fundit nga plejada e tragjedianëve gjigantë që shkëlqyen në artin skenik botëror. Në qoftë se Zonental, Kainç, Baserman dhe Vegneri shkëlqyen në skenat e Berlinit dhe të Vjenës…Selvini, Rosin, Novelin, Dyze në Itali dhe Zhaklin Despre, De Maksin në skenat e Parisit apo Mortvinov, Kaçallov në teatrot e Rusisë…Aleksandër Moisiu korri triumfe në skenat e Evropës dhe kontinentet e tjera që nga Parisi në Rio de Zhaneiro, nga Londra në Çikago, nga Milano në Tokio, nga Meksiko në Gjenevë, Moskë, Stokholm, Pragë i brohoritur me entuziazëm nga miliona njerëz.
Në universitetin e tij skenik ndriçojnë rolet e personazhet e dramaturgjisë klasike e kontemporane të Eskilit, Sofokliut, Shekspirit, Molierit, Tolstoit, Gëtes, Shilerit, Ibsenit, Gorkit, etj. Mbi personalitetin e Moisiut, mbi krijimtarinë e tij e cila solli nivele të papara, mbi idetë përparimtare me të cilat gatuante personazhet mbi virtuozitetin e tij të mahnitshëm aktoresk, mbi magjinë e zërit të tij, mbi plastikën dhe maskën e tij, mbi konceptet e Moisiut për lojën e aktorit etj, janë shkruar qindra artikuj, studime e monografi. Kudo që vajti shtypi botëror dhe jehona e kohës e dhanë me vërtetësi forcën dhe vlerat ideoartistike e morale të krijimeve të tij artistike.
Kritikë të shquar si Emil Faktor e Julius Bab, Anatoli Lunaçarski e Artur Kahane, Renato Salvadori e Maksimilian Harden apo dramaturgë të mëdhenj si Pirandelo, Hauptmann, Bjornson, Fofmansthal etj, regjisorë të shquar si Stanislavski e Rajnhhard, shkrimtarë të shquar e njohës së artit skenik si Cvajg, T. Mann, F. Molnar e shumë të tjerë ishin të një mendjeje në vlerësimin e Aleksandër Moisiut. Ata i thurën kurora lavdie Moisiut.
Jehona e shtypit botëror dhe kritika e kohës e vlerësoi Moisiun si “artist i madhështisë së përjetshme”, “qytetar universal i mbretërisë së shenjtë të artit”, “zogu shtegtar më bujari, më fisniku i teatrit të kohëve tona”, “aktori këngëtar më magjepsës” “ylli i rinisë sonë, simbol i bukurisë në pamje e në mendim” Për të arritur në majat e artit skenik, Moisiut iu desh një punë kolosale. Iu desh të kapërcejë vështirësi të panumërta për të fituar nga roli në rol thellësinë dhe ndiesinë në dimensione europiane derisa të bëhej ai që u bë-aktori më i adhuruar i gjysmës së shekullit 20.

Moisiu, pjellë e tokës shqiptare
Fati i familjes Moisiu shpesh u rrukullis si një gur i shkëputur nga toka, në rrjedhën e një lumi të rrëmbyer që me vështirësi do të zërë një vend banimi. Gjithmonë në shtegtim, familja e tij me një zanafillë nga Kavaja shkon në Durrës, kalon në Trieste (ku lindi dhe Aleksandri) e më pas në Grac, në Vjenë e më në fund në gjermani. Këto shtegtime nga një qytet në tjetrin nuk e prekën përkatësinë kombëtare të kësaj familjeje. Tradita shqiptare u mbartën me vete, ngado ata shkuan. Aleksandër Moisiu mori nga Shqipëria, një trashëgim shumë të rëndësishëm, atë pasuri të brendshme shpirtërore. Rritur e kulluar gjatë jetës së brezave pararendës të etërve. Pikërisht në Gjermani, nën qiellin e Gëtes dhe të Shilerit, në shkollën e madhe të Rajnhardit u lëmua ky atlas i çmuar i natyrës shqiptare që më pas vezulloi në tempullin e madh të artit skenik botëror.

Në penën e kritikëve
Juluis Bab ka shkruar për Moisiun-“Brenda tij duket sikur digjet një flakë e pashuar, një zjarr i brendshëm që shkrin tërësisht lëndën jetike të këtij njeriu, që e ndryshon, e transformon atë në një figurë, në një portret të vërtetë e të mahnitshëm.”. Forca interpretuese e Moisiut u shpreh veçanërisht në zërin e tij. Për zërin e Moisiut, për timbrin dhe koloritin e pasur të tij kanë folur shumë kritikë të njohur të artit, e kanë krahasuar zërin e tij me “gjëmimin e një rrufeje”, me “mprehtësinë e majës së një kame” me forcën e “fshikullimit të një kamzhiku”, “drithërimën e një kënge të përmortshme”, me “freskinë e zgjimit pranveror”. “Moisiu me kantilenën e tij,-shkruante Bjorson,-ka hyrë në zemrat tona sepse gjuha e tij kumbon si një muzikë e bukur në vuajtje dhe në gëzim. Dhe kumbimin e kësaj muzike ne e ruajmë në kujtesën tonë si një akord të mrekullueshëm”. Duke mbyllur këtë shkrim rikujtoj fjalët e paharruara të shkrimtarit të madh austriak Stefan Cvajk: “Le ta rikujtojmë këtë çast me shpirt vëllazëror. Ta mbajmë fjalën që tek ai nuk mund të arrijë për të dëgjuar akoma në thellësinë e zemrës zërin e tij…Dhe atëherë nuk do të jetë i braktisur në vdekjen e tij, por midis nesh, mik i dashur, figurë e pavdekshme Aleksandër Moisiu, yll i rinisë sonë, simbol i bukurisë në pamje dhe mendim, mik dhe shok, të cilin e humbëm por që nuk duam ta humbim, Aleksandër Moisiun, artistin e madh të botës”.

Turnetë e Aleksandër Moisiut.
Viti vendi roli që interpretoi
Tetor 1911 Moskë Edipi mbret
Maj 1921 Pragë Hamlet, Edipi
Korrik 1921 Zvicër Otello Hamlet
Tetor 1922 Budapest Fedia, Edipi
Shkurt 1923 Hollandë Don Karlos, Hamlet
Prill 1923 Zvicër Dubedat, Hamlet
Gusht 1923 Spanje Don Karlos, Hamlet
Janar 1924 Pragë Edip, Fedia
Shkurt 1924 Zvicër Fausti, Oresti
Maj 1924 Moskë, Leningrad Fedia
Qershor 1924 Meksikë Don Carlos, Fedia
Qershor 1925 Pragë Dubedad, Fausti
Gusht 1925 Paris Fedia, Hamlet Dubedat
Shtator 1925 Spanjë Hamlet, Dubedat
Tetor 1925 Poloni Fedia, Fausti
Dhjetor 1925 Zvicër Hamlet, Fedia
Mars 1926 Hungari Jederman, Hamlet
Maj 1926 Hollandë Montezuma, Dubedat
Gusht 1928 Zvicër Fedia, Dubedat
Janar 1927 Hungari Prometeu, Fedia
Qershor 1927 Zvicër Jederman
Nëntor 1927 SHBA Oberon, Fedia
Mars 1928 Poloni Klavigo, Fedia
Qershor 1928 Chikago Nju Jork Hamlet, Fedia, Oberon
Mars 1928 Brazil Jederman, Fedia
Shkurt 1930 zvicër Dubedad, Jederman
Prill 1930 Çekosllovaki Fedia, Jederman
Janar 1931 Hollandë Jederman
Mars 1932 Jugosllavi Fedia, Jederman
Qershor 1938 Zvicër Fedia
Janar, Mars 1933-19935 Itali Hamlet, Dubedad, Fedia, Osvald, Jederman
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi