Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Shqipėria do tė strehojė edhe 2 mijė muxhahedinė

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 15th February 2016, 21:13

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri falėnderoi qeverinė pėr strehimin e anėtarėve tė njė grupi opozitar iranian tė njohur si muxhahedinė e Khalq ose MEK.

Gjatė dy viteve tė kaluara, Shqipėria ka pranuar rreth 1 mijė muxhahedinė e do tė strehojė edhe 2 mijė tė tjerė. Lajmi ėshtė publikuar tek agjencia e lajmeve ‘Zėri i Amerikės’, e cila citon njė zyrtar tė Departamentit Amerikan tė Shtetit. Pėrpara vizitės tė sė dielės nė Tiranė, zyrtari tha se Kerry nuk do tė flasė publikisht pėr pėrpjekjet e zhvendosjes sė muxhahedinėve nė Shqipėri, e cila ėshtė njė ēėshtje e ndjeshme.

Grupi qė pritet tė strehohet nė Shqipėri, ka mbėshtetur Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė operacionet ushtarake nė Lindjen e Mesme dhe nė luftėn e saj kundėr terrorizmit. “SHBA do tė akordojė njė fond prej 20 milionė dollarė pėr vendosjen e muxhahedinėve nė Shqipėri. Ato do tė shėrbejnė pėr tė ndėrtuar objekte ku do tė strehohen iranianėt”, tha zyrtari i Departamentit Amerikan tė Shtetit./express



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi