Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionMes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Po shfaq në këtë temë, për mikeshat e miqtë dashamirës të artit të fjalës se shkruar, vargje nga tre librat me të njëjtin titull, "VETAPOLOGJI", të gatshëm për botimet në vazhdim.

Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

Nuk isha yll i qiellit, që më kërkon aty
As rreze Dielli s’isha, që pret ta sjellë mëngjesi
Unë isha pika e lotit, që nuk ma pe në sy
Sepse u tret me ëndrrën, që vetëm ëndrrës erdhi.

Nuk isha breg’ i detit, që po i kthehesh valë
As fshehtësi e natës, që Hënë po i shfaqesh
Unë isha, jo nuk mundem, ta them tani me fjalë

Sepse nuk krijoj dot, një dashuri mes vargjesh.


@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Dikush

Dikush e pëlqen veten mes pezhishkës
Diçka ka nga kënaqësia e merimangës
Nga instikti i saj pritës
Për viktimën ushqim të rradhës.

Dikush e pëlqen veten mes jargëve
Diçka ka nga kënaqësia e kërmillit
Udha e jarguar i ngjan mes asfalteve
Vilë mes parajsës, guacka e shpirtit.

Dikush e pëlqen veten si nuk është
Diçka ka nga e mosqena e vetes
Diçka që shumohet e bëhet e tërë

Dhe ashtu e tërë, në askushi kthehet.


@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Për femrën nuk ka krahasime

Prapë për femrën po thurrën vargje
Për gjinjtë e saj krahasuar me dardhë
Për sytë e saj ngjarë me bajame
E të tjera fruta e shpendësh vërdallë?

I vura në sërë të gjitha figurat
Në fund mbeta i llahtarisur
Ajo që u shfaq se nxenë pikturat
Se nxe as fantazia më e krisur.

Vrapova i çmendur drejt femrës sime
I thashë të xhvishej më shumë se lakuriq
U binda, për femrën nuk ka krahasime
Femra ka trupin e saj krahasim.


@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Shiu po m’i bën qull mendimet
Saharën e mendimeve, shiu ma bën qull
Mendimet e heshtura, m’i zgjojnë gjëmimet
Të pangjyrtat mendime, ylberojnë në fund.
 

@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
KUNDRA

Përditë shkoj kundra, nesër gjithashtu
Nuk di sa miq humba, sa nesër do humb
Pasnesër të tjerë, në rradhë për t’i humbur
Pushim të djelë, për humbjen e bukur
Për humbjen e madhe, kaluar fitores
Nuk ka më fatale, se miqtë prej gjoje.


@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Dimë mosditjen
E zbërthejmë
deri në absurditet
Dhe ashtu mosditshëm flasim,
bindshëm se dimë vërtet.

@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
[ltr]Dhe më thanë…[/ltr]


[ltr]Dhe më thanë, çfarë s’më thanë[/ltr]
[ltr]Ja, këtu, në emigrim[/ltr]
[ltr]Sado femrën ta kesh pranë[/ltr]
[ltr]As ta puthësh s’do kesh fuqi.[/ltr]


[ltr]Se do lodhesh e stërlodhesh[/ltr]
[ltr]Nëpër punëra angari[/ltr]
[ltr]Do fillosh që të ankohesh[/ltr]
[ltr]Më dhemb trupi der’ në shpirt.[/ltr]


[ltr]As në ëndërr nuk do mundesh[/ltr]
[ltr]Të kënaqesh sadopak[/ltr]
[ltr]Si kërmilli do të strukesh[/ltr]
[ltr]Kthyer shtratin në guack’.[/ltr]


[ltr]U tmerrova lebetitur[/ltr]
[ltr]Si do bëja, çfarë do bëja?[/ltr]
[ltr]Si do rri me femrën ngjitur[/ltr]
[ltr]Pa më ndodhur ajo gjëja?[/ltr]


[ltr]Ajo gjëja aq magjike[/ltr]
[ltr]Që i thonë dashuri[/ltr]
[ltr]Sa hap sytë në qiell më shpie[/ltr]
[ltr]Dhe më kthen në Perëndi.[/ltr]


[ltr]Ikën ditë e ikën netë[/ltr]
[ltr]Ikën javë edhe muaj[/ltr]
[ltr]Ikin vitet me të shpejtë[/ltr]
[ltr]Emigroj i dashuruar. [/ltr]


[ltr]@Edmond Shallvari[/ltr]

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
[ltr]TEK SHEKSPIRI[/ltr]


Ku e ke shaminë që të fala
Për hundët, për buzët, për lezet?
Mos më bëj t'i kthehem Shekspirit prapa
Tragjeditë krijohen në moment.

Mos më bëj të krijoj një Otello
As më duhet Desdemona e tij
Për mua ai ishte një leshko
Të mbytësh dashurinë s'ësht' guxim.

Pra, mos u tremb për shaminë
Qoftë dhe dhuratë për dashnorin
Unë kam një tjetër më të mirë
Të t'fshij nga vetja ty apo xhelozin.

Nëse kthehem prapa tek Shekspiri
Do rishkruaj tragjedinë nga fillimi.

@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Mos u nxito për hapin e mëtejshëm
Për hapin e pahedhur mos u dëshpëro
Mund të jetë jetik dhe një hap i vetëm
Sikurse mijra hapa t’i kesh hedhur kot.

@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Dallgëzon deti, bashkë me mendimet e mia
Bashkë me ndjenjat e mia, era fryn
Mes dy gjendjesh, e dashur, të prisja
Jashtë dy gjendjesh isha me ty.

@Edmond Shallvari

descriptionRe: Mes vargjesh nuk krijohet dashuria

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi