Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Pjesė nga romanet e botuar dhe ata tė gatshėm pėr botim

Share

avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 17th February 2016, 08:51

Vetapologjia e Dhimitrit
Ti ishe dhe je e vetmja parajsė qė ekziston, Lediana ime.                                 Tani je dhe ferri im i merituar.                                                                         Nuk mė ka trembur kurrė fantazma e gjyqit nė botėn e tė vdekurve, qoftė nga virgjėria e dikurshme, qoftė dhe nga ēvirgjėrimi mė pas, sepse vėrtetėsinė e dy gjendjeve tė tilla tė trupit e tė shpirtit, vetėm nga ty e njoha dhe me ty e provova.                                                                                                    Bashkė krijuam edhe ferrin tonė, pėr tė provuar mėkatin ndaj njeri-tjetrit, vetgjykimin dhe vetdėnimin tonė. Nė flakėt e kėtij ferri ne ndizeshim dhe digjeshim mė shumė, pėr t’u munduar e vuajtur mė pak jashtė tij. Sepse jashtė tij e jashtė nesh, fshihet dhe josh pėr mijra e mijra vjet, njė tjetėr mėkat, njė tjetėr gjykim e dėnim apokaliptik. Ne kemi luajtur e jemi tallur sa herė me tė, pėrmes ferrparajsės sonė, duke qėnė engjėj e demonė ndaj njeri-tjetrit.             Pse je kaq e mirė, Lediana ime, pse?                                                                 Pse mė bėre tė bie nė grackėn e kėsaj tė mire? A mund tė ketė e mira grackėn e saj?                                  
Mė plagosi, mė gjakosi dhe vazhdon tė mė dhembė kjo grackė e sė mirės.           Ajo mė ngjau me ty. Mos u ēudit, ja qė kėshtu mė ngjau dhe mė bėri ta ndjej veten nė njė provė tė re ndaj teje. E njėjta provė nė dy kohė tė largėta. E njėjta gjendje e besimit dhe mosbesimit ndaj vetes nė relacionin e saj me femrat. E njėjta femėr e metamorfosur dhe tjetėrsuar nė njė tjetėr.                        
Dhe s’ka pse ta mohoj, e njėjta ego e mashkullit nė metamorfozėn e saj tė moshės. Gjysmėshekullori pėrballė njė tė tretės sė shekullit. Ashtu si dikur me ty. I njėjti sinjal, i njėjti ngacmim, i njėjti besim, por kursesi e njėjta botė. Sepse e vetmja botė reale e imja je ti e vetėm ti.                                            
Po ajo?                                                                                                  
Pse, pse Ledi mė bėre tė prek tjetėrbotėn, tjetėruniversin tim, me njė tjetėr si ty?                                                                                          
Po tė rrėfehem mė shumė se njė mėkatar para priftit. Por a mundesh ti tė mė kuptosh e gjykosh mė shumė se njė prift?                                                
E megjithatė unė guxoj tė rrėfehem, duke u vetgjykuar e vetdėnuar mė parė se nga ty. Sepse mė parė se rrėfim ndaj teje, vetrrėfehem.                          
Unė e di gjithashtu qė nė fund do vetvritem mė shumė se nga vetdėnimi im, nga egoja tėnde. Ti i thua xhelozi, asaj qė unė e quaj ego. Jo, nuk je ti fajtorja e fatit tim tragjik, sepse burimi i egos tėnde jam unė, qysh ēastin kur rrėfimi im tė ngjashmėroi me njė tjetėr. A mund tė pranoje ti tė dytėn tėnde tek njė tjetėr, qė hyri tjetėrbotės sė burrit tėnd?                            
Burri tėnd nuk kompesonte mungesa ndjenjash tė tijat, as nuk linte mangėt ndjenja tek ty.                                                                                
Nga e njihja unė atė qė guxoja ta ngjashmėroja me ty? Kur, siē thua ti, ajo mund tė jetė njė kurvė e shkuar kurvės, qė edhe nėse nuk tallet me mua, plotėson njė tekė, njė synim e dėshirė tė saj pėr tė flertarur me njė njeri si mua, tė menduar mė parė si tė paarritshėm pėr tė. Dhe nė vazhdim tė kėsaj logjike, sado tė fitojė e humbasė ajo, i vetmi qė humbet mė shumė jam unė.                 Po unė s’kam lidhje as njė grimė me kėtė anė tė fshehtė apo tė hapur tė njė femre, qoftė dhe miss bota, moj Ledi.                                                
Unė krijoj imazhin tim jashtė pisllėkut qė mund ta ndotė atė. Jetoj e veproj sipas kėtij imazhi dhe vetėm atij i pėrket tjetėrbota ime. Imazhe tė tilla, rrallė, shumė rrallė, mund tė pėrputhen me realen, ndaj unė i shmangem asaj.                                                                      
Gėnjej veten?                                                                                        
Nuk ka gėnjim botės sė imazheve, sepse ato nė mos burofshin nga tė vėrteta reale, burojnė nga realja e tė vėrtetės sė shpirtit tim.                              
Mes mosbesimit tė lindur nga egoja tėnde, beso tė paktėn vetėm kėtė qė po tė them nė fund tė apologjisė sime.                                                                
Nuk ka imazh tė mė largojė nga dashuria ime pėr ty, veē nė mė largofsh ti mua nga dashuria tėnde.
Dhimitėr S


-Shef, njė dokument interesant e domethėnės, qė shton bindjen tonė pėr vetvrasjen e Dhimitrit. Sado simbolikė qė ka nė tė shprehur, ndjeshmėria e shkrimtarit tė bėn ta besosh kėtė fund tragjik tė tij.              
-Diēka e rėndė, konfliktuale, duhet tė ketė ndodhur mes tij dhe tė shoqes, pazgjidhshmėria e sė cilė ėshtė zgjidhur me dhėnien fund tė jetės. E ēuditshme kjo pėr njė ēift tė tillė kaq tė dashuruar.      
-Mbase Dhimitri nuk ka duruar cėnimin e kėsaj dashurie, ėshtė munduar ta justifikojė e mbrojė atė cėnim para Ledianės, duke e quajtur si pjesė e njė tjetėr bote tė largėt nga realja, por kjo pėrbėn gabimin e tij fatal. Lediana preket aty ku as nė ėndėrr s’ishte prekur. Kjo e bėn tė humbė besimin, por jo dashurinė qė ka ndaj Dhimitrit.                                                                              
-Fundi i apologjisė, pėr mendimin tim, fsheh mė shumė tė vėrteta se gjithė apologjia.                                                                                      
-Ku tė shkon mendja, shef?                                                              
-S’jam i sigurt, por mė ngjan me njė klithmė tė shkrimtarit, klithmė paralajmėruese, si klithma e korbave. Diēka ndodhte mes tyre me siguri, qė e ka ēuar atė nė njė mbyllje tė tillė tė frikshme.


@Edmond Shallvari



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 18th February 2016, 10:42

Kthimi i Princit sykaltėr

Ai kishte vite qė flinte nė ėndrrėn e saj. Edhe kur ndonjėherė ėndrra zgjohej, ai kthehej nga ana tjetėr, duke vazhduar endjen botės gjumore. Endrrės i vinte keq ta zgjonte, edhe pse nė shpirt i pėrvėlonte malli pėr tė parė qiellin e syve tė tij. Mjaftohej me imagjinatėn vajzėrore tė atij qielli tė dytė, qė ishte shfaqur papritur universit tė jetės sė saj dhe e kishte fluturuar universit tė tij. Atė ēast tė herės sė parė, kishte pyetur e mahnitur.
"Ekziston vėrtet tjetėr qiell, tjetėr planet, tjetėr univers, mė i bukur se ky i imi?"
Drithėrima e ēuditshme e kishte mbledhur dhe shtrėnguar pas vetes, me dėshirėn pėr tė vazhduar pafundėsisht magjinė e ndjesisė kėnaqėsore nė ēdo grimcė tė trupit. Mos kishte zbritur ai nga universi i tij nė tė sajėn, apo ajo kishte hyrė nė tė tijėn?
E ē'rėndėsi kishte? Mbase ishin bashkuar nė njė tė dy universet.

Ishte koha jashtė kohės reale, kur ajo nisej drejt tij dhe ai drejt saj dhe...
Ajo sa kishte gjetur kėshtu Princin sykaltėr. Ja tha dhe shoqes mė tė ngushtė kėtė lajm lumturie. Por, pėr herė tė parė ajo do ndjente xhelozinė e femrės, kur edhe shoqja i tha tė njėjtėn gjė pėr Princin e posa gjetur. Tė dyja u panė shtrembėr, me dyshim, dyshim qė u kthye nė bindje pas sqarimeve tė secilės pėr Princin e gjetur.
Ai ishte i njėjti. Tė zhgėnjyera me Princin, ato u ndanė me ftohtėsinė e zhgėnjimit dhe ndaj njera-tjetrės. Edhe pse me dufin e zhgėnjmit tė dyfishtė, ajo e quajti para shoqes, tė sajėn e vetėm tė sajėn, Princin sykaltėr. Tė njėjtėn gjė ngulmoi dhe shoqja.
Po ai pse heshtte dhe vetėm qeshte para tė dyjave?
Atė natė ajo nuk u struk si herėt e tjera me duart bashkuar mes kėmbėve, nė pritje tė drithėrimės takuese me Princin sykaltėr.
I qahej.
Por, tek ndjeu piklotin nė faqe dhe zgjati dorėn pėr ta fshirė, ai ndriēoi si pikė vese nė gishtin e Princit. Ai ishte pranė saj, ashtu, me qeshjen e tij tė mėparshme. Ē'i kishte bėrė ajo pėr tė qėnė kaq tallės me tė?
Deshte ta shtynte, largonte, por s'kishte fuqi. Pikloti nė gishtin e Princit, u kthye nė kristal tė ndritshėm verbues. Nuk po shikonte asgjė veē shkėlqimeve kristalore, si tė ishte mes njė bote tė bardhuar e ndriēuar nga dėbora dhe forma magjepėse akujsh tė tejdukshėm.
Ndjeu prekje nė trup. Shikimi u qartėsua. Princi i mbante dorėn, duke afruar unazėn me gurin e ēmuar tė piklotit tė saj.
I foli.
"Dmth, ti, dmth, unė, ohh, dmth ne..."
Zėri ju ngatėrua drithshėm, ndėrsa nė gisht sa kishte ndaluar unaza e Princit.
"Shshsht, princesha ime!"
Pastaj..
Ooh, pastaj...
Kulmi drithėrues e zgjoi nga gjumi. Mes kėmbėve, duart e mbledhura mbanin fshehur njomėsinė e parė, tė ndjesisė magjike tė femrės.

Ai vazhdon tė flerė bashkė me ėndrrėn. Edhe ēastin kur ajo e ngacmon pėr zgjim ėndrrėn, ai s'bėn gjė tjetėr veēse kthehet i fjetur nga ana tjetėr. Sa i pamėshirshėm qė ėshtė. Tė paktėn vetėm njė herė, njė gjysmė here tė zgjohet, aq sa tė qiellohet brenda syve dhe universit tė tij. Sa e ka marė malli pėr atė qiell, pėr atė univers tė Princit sykaltėr..
Ndjen prekje nė trup, si atė kohė tė piklotit tė kthyer nė gur diamanti nė unazėn e dhuruar nga Princi.
Po zgjohet vėrtet? Jo, nuk ėshtė nė ėndėrr. Po preket, e ndjen prekjen. Ja tani, kėtė ēast, po fillojnė drithėrimat e para, po shtohen mė shumė, kur duart e tij e ledhatojnė nė pjesėt mė ndezėse tė trupit.
Eshtė ai, sytė e tij, universi i tij.
Pas kaq vitesh, ohh, sa shumė vitesh munguar!
E deshte, e kėrkonte, e priste kėtė zgjim. Pėr ta patur mė pranė, pėr ta prekur dhe ajo me paturpėsinė e sotme, pėr tė ēvirgjėruar si dikur virgjėrinė e ėndrrės vajzėrore.
Dhe ajo po ndodh vėrtet, vėrtet po ndodh. Sa janė bashkuar nė njė dy universet e tyre, pėr tė krijuar universin e ri.
Shpėrthimi orgazmor mbush me shkėlqime yjore qiellin e ri.

"Sot qenke vullkan, moj grua".
.....
"Moooj, ty po tė flas, apo je akoma mes...".

Zėri i tė shoqit e sjell nė vete. Megjithatė nuk flet, por me sytė ngulur diku pėrtej hapėsirės sė dhomės, ajo vazhdon udhėtimin magjik nė universin e ri tė posa krijuar vetėm pėr tė dhe Princin e saj sykaltėr.

Nga Dhimitėr S
Ajo jam unė Dhimitėr, s’mė vjen turp ta them e pranoj, por dua ta dėgjoj dhe nga goja tėnde, qė ajo jam unė edhe pėr ty.
Princi sykaltėr je ti Dhimtėr, prapė s’mė vjen turp e ndrojtje ta pranoj, por dua ta dėgjoj dhe nga goja tėnde, qė ai princ je ti e vetėm ti.
Gėrmat marrin formėn e drithėrimės sė duarve tė Besires. Gjoksi kėrcen mbi sutjenat, ndėrsa shalėt e shtrėnguara fort, shtojnė mė shumė shpėrthimin e brendshėm tė kraterit vullkanik mes tyre.
E pamundur t’i rezistonte rrezatimit tė kėsaj energjie kozmike, qė i depėrtoi brenda trupit. Fjalėt e Besires e ēuan Dhimitrin pėrtej ėndrrės dhe fantazisė sė tij. Vetėm aty mund t’i ndodhte ajo qė s’i kishte ndodhur mė parė, e shkuara me njė femėr tjetėr, veē Ledianės sė tij.
Ē‘ishte kjo ‘vetėm aty’, qė e ēvirgjėroi pėr tė dytėn herė pėrtej realitetit, pėrtej ėndrrės dhe fantazisė? A s’janė kėto tė vetmet pėrmasa tė botėve nė tė cilat jeton trupi dhe shpirti i njeriut? A nuk ka shkruar vetė ai me aq pathos pėr to, i bindur nė ekzistencėn e vetme , absolute, pa asnjė lloj tjetėr ekzistence jashtė tyre? Po tani ē’po ndodh me tė dhe me kėto pėrmasa? Mos paska ekzistencė tjetėr pėrtej tyre?
Thuaja vetes, pranoje, qoftė absurditet apo ēmenduri, kėtė ekzistencė. Ti posa u preke nga njė imazh, e pranove atė brenda teje, u ēvirgjėrove prej saj.
-Si, ėshtė Lediana? Mos u tall me tė vėrtetėn Dhimitėr. Eshtė Besirja.
-Jo, ju betohem qė ėshtė Lediana, qoftė dhe nė imazhin e Besires, mė besoni, Lediana ėshtė, nė tjetėr pėrmasė tė jetės sonė.
-Nuk e njohim kėtė pėrmasė, ajo ėshtė krijesė e fantazisė tėnde.
-Fantazia ime kurrė s’ka patur tjetėr veē Ledianės, edhe nė ēastet mė tė shkrehura tė intimitetit tonė.
-Avash se na binde.
-Ju betohem. Gjithēka bėjmė e fantazojmė ėshtė vetėm pėr kėnaqėsinė tonė e jo tė ndonjė tjetri apo tjetre.
-Dmth fantazoni tjetrin e tjetrėn pėr qejfin tuaj?
-Puna jonė, ē’ju duhet ju intimiteti tonė! Ne dimė tė kėnaqim e lumturojmė vetėm njeri-tjetrin.
-Qartė, tė besojmė ty, por besojmė dhe Besiren. Ti je pėr tė tani princi i ėndrrės sė saj, edhe pa qėnė ajo pėr ty princesha e ėndrrės tėnde.
-Nuk mund t’ju bind mė shumė, se letra qė do i nis pak mė vonė Besires.



@Edmond Shallvari
Nga romani, FACEBOOK-KOOBECAF.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 22nd February 2016, 09:47

Nga romani alternativi gatshem per botim, "UNE NE DY"


I kompleksuari njeri, mes vorbullės sė ngjarjeve kthesamane, ndodh qė ta pėsojė si lojtari nė pozicionin jashtė loje. Kaq afėr arritjes sė njė dėshire, suksesi, pse jo dhe lavdie, ndalet papritur nga fėrshėllima e bilbilit tė arbitrit tė kohės, nė lojėn e madhe tė jetės.
Tund kokėn i revoltuar, proteston pėr padrejtėsi, por e pėson akoma mė keq. Nė fillim me vėrejtje paralajmėruese e nėse ngre zėrin mė shumė kondra, i jepet i verdhi karton, duke e pritur mė tej i kuqi, qė tė nxjerr jashtė fare nga loja.
I ndodh apo jo kjo masė, ai ndjehet dhe me kaq i pėrjashtuar, i padrejtėsuar, ofenduar, nėpėrkėmbur. Nė njė kohė qė dikush tjetėr, me manovrim arrin tė shėnojė gol me dorė e tė bėjė emėr dhe para.
I kompleksuari njeri, e sheh veten nė udhėkryq dhe pret e pret njė sinjal orientues ē'rrugė tė marė. Por ai i shfaqet si drita urgjente e autoambulancės, qė e rrotullon rreth boshtit tė vetes, duke e lėnė nė qendėr tė udhėkryqit.
I kompleksuari njeri ndjehet sa i lirė nė vetveprim, aq i burgosur nga liria e tepruar. I ēprangosur nga pranga shoqėrore, e shikon veten shtrėnguar nga dhjetra mikropranga tė dukshme e tė padukshme, qė e ē'individualizojnė nė dhjetra mikroqenie Un-esh, nė trupin burg tė tij.
Ēuditėrisht ėshtė vetburgosur.
Kėrkon thelbin e ekzistencės, por kjo e ēon nė ato dhjetra qelira mbartėse tė mikroekzistencave tė tij.
I vjen tė ulėrijė shpėrthyeshėm, t'i tregojė botės persekutimin, por bota i kalon tangent orbitės ekzistenciale tė tij, me indiferentizmin e saj, qė e tėrbon akoma mė shumė. 
Shikon veten sipėrfaqshėm. Ajo s'ka dallim nga e sipėrfaqshmja e botės. Ai dhe bota s'kanė ē't’i bėjnė mė njeri-tjetrit. Sepse bota ėshtė individualizuar e njėsuar me tė, sikurse dhe ai me vetė botėn.
Botė komplekse e njeriut individualist. 
Botė individualiste e njeriut kompleks.
Liria ndjen dhimbje nga e kundėrta e shtrėngesės dhe kufizimit tė saj.
Muri berlinez i njė ndarjeje botėsh mes qeniesh njerėzore tjetėrlloj shoqėrizuar e individualizuar nė dy anėt e tij, paska qenė njė hiē, para murit psiqik nė trurin e qenies njeri.
Buldozerėt shembės tė murit-beton, vetshemben porsa prekin sipėrfaqshėm murin psiqik.
I kompleksuari njeri, perpelitet dhimbshėm tė vetēmuroset, por gjendet nė paradoksin e ri mes lirisė pas hapit tė parė fitues dhe rimurosjes nė hapin pasardhės. Gjithēka e lirė e gjithēka e rimurosur, e personalizojnė tjetėrlloj atė. Ai ėshtė dhe s'ėshtė i mėparshmi.
Personaliteti i tij ėshtė tashmė njė amalgamė individualitetesh tė cunguara e tej tė lira. Ndeshja mes tyre e shfaq nė shoqėri tė shtresuar nė origjinalitete tė maskuara dhe maska tė origjinalizuara. Mbizotėrimet dhe nėnzotėrimet e efekteve tė koshiencės dhe subkoshiencės, vartėsojnė dyzimin e mėsipėrm.

@Edmond Shallvari



Shiko profilin e anėtarit


#4

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi