Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Poezi nga Edmond Shallvari

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

#41

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:02

Vetmia

Akuzė vetmisė i bėra
Dėnim tė pėrjetshėm, gjykata i dha
Gjykova mėkatet e tėra
Ky ishte i vetmi "mėkat".

S'besoja kurrė nė fantazmat
S'mė trembnin me to, historitė
Kur pashė njė natė nga prapa
Tė kthyer fantazmė, vetminė.

"S'tė ndahem!", mė tha, duke thirrur
"Kujtove se brenda mė mbylle?
Nga mua dhe burgu ka lindur
Veē unė s'kam hekura e murre!"

Pėr natė vetmia-fantazmė
Pendesėn nga mua e pret
Mė kot perpelitet aty jashtė
Dhe vetė kur jam, nuk jam vet'!





#42

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:03

I dytesuari njeri

Ku hapat trupin e hedhin
Ku truri mendjen le pas
Ku enderrat jashte gjumit bredhin
Ku vetja vetveten s'e qas....

....Aty i dytesuari njeri
Truphijen e tij s'e merr vesh
Kush valle ekziston brenda tij
Kush jashte arratisur bredh.

Aty eshte gjithshka e asgjese
Asgjeja e gjithshkase gjithashtu
As vete nuk e di eshte a s'eshte
Gjysmuar ne ashtu dhe keshtu.

Dhe ecen i paecuri njeri
Dhe ndalen ne pandalesine e jetes
Hije ne trup dhe trup ne hijesi
I dytesuar jashtbrenda vetvetes.





#43

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:04

O Skenderbe!

Nuk te beme ne legjende
Ne gojedhena e te shkruar
Mangut mbetesh per cdo pene
Madheshti e pambaruar.

Nuk te beme ne hero
Neper tituj, dekorata
As qe ke nevoje per to
Sa te ndrit ne dore shpata.

Nuk te beme ne me emer
Neper sheshe, monumente
Kaleruar je Ti vete
Historia pas te vete.

Nuk po bejme sic na the
Se vazhdojme me principata
C'na mungon, o Skenderbe
C'derdemene te ndoqen prapa!





#44

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:04

Oaz vargjesh

Duna mendimesh te thatesuara
Oazin e njomjes kerkojne
Germa e fjale te grimcuara
Karvanin e shpreses krijojne.

Me diellin puthitur ballin
Grimcat ne grushte i mbledh
Pik-pik bulza uji dalin
Hap grushtat dhe derdhen rreke.

Atehere njerin sy i shkel diellit
Tjetrin sy shkretetires ja shkel
Oaz vargjesh shkretetirash do me gjeni
Edhe castin e vdekjes do ta vdes!





#45

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:05

Per nje cike

Per nje cike mend ju dhashe
Pa e marre vesh as une
Fjalen e burrit pas e lashe
Tjeter fjale dridhej ne buze.

O, bo, bo, c'po me afrohet
C'force terheqese do kete gjetur
Graviteti po zhvendoset
Edhe pak me paska mbetur!

Edhe pak, oh, sa pak
S'ka as rroba per vonese
Nga t'ja nis, e nga t'ja mbaj
Lakuriq mbi kete krijese?

Qenke ti moj zemra ime
Kaq e humba une i shkreti?
Po ti s'paske syte jeshile
Vec per ta e rruaj qejfin!





#46

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:05

Une e ti, ti e une

Ti me prek e une dridhem
Une dridhem, ti me ndjell
Ti me ndjell e une sulem
Une te sulem, ti me ndez.

Ti me ndez e une s'duroj
Une s'duroj, ti mezi pret
Mezi pret e une renkoj
Une renkoj, ti me therret.

Me therret e une prape
Une prape e ti si une
Ti si une e une i zjarrte
Une i zjarrte, ti me shume!





#47

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:06

A e dinte Zoti valle?

A e dinte Zoti valle
Kur te solli prane meje
Do te desha si me pare
Do te rendja pas nje tjetre?

Une besoj qe nuk e dinte
Ndaj cuditet sot me veten
Dhe pse iken kaqe vite
Une ne tresh se ndava zemren.

A e dinte valle Zoti
Kur me solli prane teje
Do me deshe mot pas moti
Dhe s'do ndaheshe prej meje?

Ti beson qe nuk e dinte
Ndaj cuditet me ne sot
Se dy zemrat qe po lidhte
Djalli vete si ndau dot!





#48

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:06

Ndrysho, o Zot..!

Llaf i palare qe veshet m'i ndot
Me plehra zanore te shpirtit te baltuar
Nese vertet na ka krijuar nje Zot
Akoma s'e gjej ne c'lloj shpirti ka gabuar.

Mos valle dhe Zoti e pesoi si njeriu
Qe bashke me krijimin dhe ckrijimin mbart?
Mbetjet e krijeses nga hapesira s'i fshiu
Dhe ato u ngjizen ne njeriun-balt.

Ndrysho o Zot, ligjet e gjithesise
Levizjet e universit mbase duhet te shpejtosh
Te flaken jashte orbitave baltformat e njerezise
Te mbetet perjete, NJERIU-NJEREZOR!





#49

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:07

Refreni im

Le te zhgryhem, le te ndotem, i perzjere djerse e pluhur
Te pengohem, te rrezohem, gjak koricka ne trup mbushur
Nene dhe a permbi dhe, i llucuar, i baltuar
Veshurzhveshur, mbathurzbathur, copra arnesh i arnuar!

Ka burime Toka ime, te me laje e te me shplaje
Ne mes pyjesh, ne mes malesh, te me ndeje e te me thaje
Peshen e dheut te ma beje dhe te rende dhe te lehte
Te me ngrohe ne te ftohte dhe freskoje ne te nxehte.

Mos cenofsha, mos coptofsha, trupin e jetes-shpirtin tim
Mos gabofsha dhe lendofsha, asnje qenie me qellim
Mos gezofsha, u mallkofsha, nese shpirtin tjetersoj
Ne parajse kurre mos shkofsha, veten ferrit ja dhuroj!

S'ke c'e do nje trup te lare, qelbur brenda nga nje shpirt
Per te qeshur, per te qare, ekzistent me keq se hic!





#50

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:07

Zemra jote, mik

M'u ngaterua mendja sot
Per permasat e kesaj bote
Vec nje mase, ama, kuptoj
C'madhesi ka zemra jote.

Kaq e vogel dhe e nxene
Cfare magjie mban te fshehur
Jashte kurre s'me ka lene
Esell hy dhe dal i dehur.

* * *





#51

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:08

Mos e ndiqni hijen!!!

Asgjene e asgjese do te shkelni
Boshesine e nje materieje boshe
Trupesine e nje trupi pa trup
Qe vec hije i beri kesaj bote.

Aty gjigandoi permasat
Me xhuxhmaxhuci i trurit njerezor
Ai dhe hijen e vet ndoqi prapa
Dhe pa te hija hije leshon.

Mos ndiqni hijen e hijes
Ajo shpirtin e ferrit ka
Durimin kanibal te pritjes
Qe dhe pjellen e vet e ha!





#52

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:08

I dyti Atdhe

Pavaresi e mbikqyrur
Mbikqyrje e pavarur
Shpine gjysmekrusur
Ne plotesine e paardhur.

Me mire se dje
Me keq se neser
I dyti Atdhe
Me ke gjak ne zemer.





#53

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:09

Mendja e corientuar

Mendja e corientuar
Si kazan i shpuar
Ne dime me c'mbushet
Ne rrjedhje nuk duket.

Nuk dime se c'mbetet
Sa marrin rrjedhjet
Nga vrime e kazanit
Zanat i shejtanit.





#54

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:09

Ku jam?

Me zemer andej
Ku trupi s'ka vend
Me trupin ketej
Ku zemra me dhemb.

Me syte pa sy
Ne te errten drite
As ketu, as aty
Ku rrojne te gjithe.

Ku jam, ku s'jam
E gjitha me hesht
I gjalle vec qaj
I vdekur do qesh!

* * *





#55

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:10

Ditnata dhe koha

E sotmja dite
Mezi priste te vinte
Ne kohen e saj.

E sotmja kohe
Iku bashke me diten
Dhe naten la pas.

E pasmja nate
Morri kohen dhe fjeti
Si nje lesbike.

E pasmja kohe
Me naten u marua
Dhe s'desh t'i shqitej.





#56

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:11

Hijeberesi

Ne fillim....
Urrejtes i cdo hijeje
Qejflli ne shkeljen e tyre
Vrases ne miniaturen e instiktit
Triumfator i zhdukjes se hije-hicit.

Pas fillimit...
Nevrastenik i krijeses frojdiste
Ndjekes lakmitar i hijeve
Shtrirazi ne kerkim te formemarrjes
I stonuar ne permasat e qasjes.

Me tej...
Hijesim i vetvetes-hije
Antimaterie e materies se humbur
Skeletmbetur i hijes se tij
Hijekrijues i skeletit-njeri.

Ne fund!
Gelltites i hijes mekatare
Mekatar i vetvetes se mohuar
Lavdirrojtes i ekzistences skeletore
Hijeberesi i fundit i kesaj bote!





#57

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 22:11

O, trishtim!

Keput qafen trishtim
O qafmangut i ndjesise
Shkurtabiq ne gezim
O mole e miresise!

Hengsh koken trishtim
O vampir i shpirtit
Dhe ne varr, krimb
O pangopesi e hic-it!





#58

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 13:06

Kunderti krijuese

Brylat e mbremjes
Drejt djeshmerise diten e shtyne
Te pafuqishme vec mbeten
Nga brylat e te nesermes dite.

Brylat e enderrave
Trullavitur logjiken e lane
Ne castin e fundit fitues
Nga mengjesi logjikor humben.

Brylat e epshit
Orbitrash trupore na cuan
Dritherimash materia u ndez
Po ndodhte krijimi i universit.





#59

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 13:07

Rini!!!

Te kerkoj, rini!
Thirrjes migjeniane te gjeta
Boten ne ty e zbulova
Me ket' enderr i qete fjeta.

Te shikoj, rini!
Syte ne okulisti vizitova
Ashtu sic te dua, te pashe
Shikimin dhimbjes pengova.

Te degjoj, rini!
Oh, veshet e mi c'po me lene
Qorr e shurdh qofsha tani
Kurban per rinine e vertete!





#60

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 13:07

Antistatukuo!

As qiell, as toke, as dite, as nate
Shikimi devijon ekzistencen e universit
Konfiguracion i nje materieje amalgame
Pjelle hibride nga mitra e parajsferrit.

As tingull, as ze, as zhurme, as heshtje
Degjimi devijon melodite e botes
Boshllek shurdhues nga lindja ne vdekje
Simfoni pa orkester e qeshqarjes se Kohes.

As para, as prapa, as ec, as ndal
Hapat devijojne trajektoren ne hapesire
Nuk di ne ka ndodhur shperthimi i madh
Vec di qe ne ndodhte, do jete me i mire.





#61

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 3 e 7)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi