Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
Papa Kristo Negovani, martiri i gjuhės shqipe dhe i lirisė sė Shqipėrisė (1875-1905)

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 17th February 2016, 18:31

Papa Kristo Negovani, martiri i gjuhės shqipe dhe i lirisė sė Shqipėrisė (1875-1905)
[You must be registered and logged in to see this image.]
Nė mesin e martirėve tė gjuhės shqipe dhe tė ēlirimit tė Shqipėrisė, njė vend meritor zė edhe mėsuesi e prifti shqiptar, Papa Kristo Negovani, i cili tėrė aktivitetin e tij intelektual e atdhetar e kishte derdhur nė dobi tė rizgjimit tė shqiptarėve, nė shkrim-kėndimin e gjuhės shqipe dhe pėrhapjen e diturisė laike por edhe fetare. Pėr shkak tė aktivitetit tė tij iluminist nė pėrhapjen e dijes dhe diturisė nė gjuhėn shqipe, Papa Kristo Negovanin e masakruan andartė grekė, tė cilėt prore kanė pretenduar dhe pretendojnė se tė gjithė tė krishterėt ortodoksė kanė qenė dhe janė grekė. Kjo ksenofobi dhe urrejtje e ēmendur fashiste ka gjetur terren nė Shqipėrinė e dy decenieve tė fundit, ku forcat nacionaliste e fashiste greke kanė shprehur dhe po shprehin haptas synimet pėr greqizmin e Shqipėrisė sė jugut. Ata kanė uzurpuar kreun e Kishės Ortodokse Shqiptare, mbajnė nėn kontroll po thuajse tė gjitha kishat e manastiret, kanė ngitur obelisqe e memoriale gjigante pėr grekėt qė masakruan shqiptarėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kanė shpallur Himarėn si Zonė tė Greqisė dhe krejt haptas po synojnė krijimin e njė shteti tė ri grek tė Epirit tė Veriut.

Papa Kristo u lind nė fshatin Negovan afėr Follorinės, njė trevė shqiptare nė Greqinė veriore, njė fshat qė, bashkė me Bellkamenin fqinjė, kishte qenė banuar nė mesin e shekullit tė nėntėmbėdhjetė nga shqiptarė tė Plikatit tė krahinės sė Kolonjės. Shkollėn e bėri nė Athinė, ku e dėrgoi i ati Harallamb Ēali, qė ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundėr synimeve shkombėtarizuese tė kishės e tė qarqeve shoviniste tė borgjezisė greke. Propagandoi idenė e bashkimit tė forcave patriotike nė luftėn kundėr lakmive tė shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartėt grekė.

Vdekja e tė atit, tė cilin e vranė banditėt grekė mė 1891, e shtrėngoi Kristo Negovanin tė braktisė studimet e tė punojė si mėsues nė njė shkollė fillore greke, nė Leskovik, me qėllim pėr tė mbajtur familjen. Mė 1894 emigroi nė Braila tė Rumanisė ku punoi tre vjet si zdrukthėtar. Po kėtu ra nė kontakt me lėvizjen kombėtare dhe mėsoi tė shkruajė shqip, me alfabetin e Stambollit. Mė 1897 u kthye nė fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punėn si mėsues. Shtėpinė e vet Negovani e ktheu nė shkollė dhe u mėsoi shkrim e kėndim shqip mbi njėqind fėmijėve e tė rriturve. Ai edhe meshėn e mbante shqip, gjė qė nuk i pėlqeu aspak hierarkisė ortodokse greke.
Ditėn e 10 shkurtit tė vitit 1905, ditėn e kremtimit ortodoks tė Shėn Harallambit, kleriku atdhetar kendon nė shqip Ungjillin nė kishėn e Negovanit. Nė kėtė ceremoni ndodhej edhe dhespot Karavangjeli. I gjendur i pafuqishėm pėr tė ndalur veprimtarinė atdhetarė tė Papa Kristos, thuhet se Karavangjeli, para se tė dalė prej kishės, i ėshtė drejtuar shqiptarit me fjalėt: “Mos tė gjettė viti tjetėr mes tė gjallėve!”. Mė datėn 11 shkurt 1905, Papa Kristoja shkruan njė artikull me karakter patriotik me titull “Mot i ri fat-bardhė” dhe ia dėrgon gazetės shqipe “Drita” nė Sofje, shkrim me tė cilin uron shqiptarėt pėr hyrjen e vitit tė ri 1905. Tė nesėrmen, duke u gdhirė e diela e 12 shkurtit 1905, andartėt grekė me ndihmėn e kusarėve dhe tė dėrguarve tė dhespotit, shkuan nė Negovan. Nė errėsirėn e natės, ashtu si shpirti i tyre i errėt sterrė, ata rrėmbyen nga shtėpia Papa Kriston, vėllain e tij Papa Theodhosin si dhe katėr veprimtarė tė tjerė, veprimtarė tė gjuhės shqipe nga Bellkameni dhe i nxorrėn nė bregun nė tė dalė tė Negovanit. Duke i tėrhequr zvarrė nga rrobat priftėrore dhe nga mjekra e gjatė, andartėt e pamėshirshėm dhe gjakėsorė provuan forcėn e tyre me thika, hanxharė e sopata mbi trupin e martirit tė gjuhės shqipe, atdhetarit Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar tė 30 vitet e jetės sė tij. Tė njėjtin fat patėn edhe tė tjerėt… Tė mbuluar nga gjaku e tė shqyer, kėta dėshmorė tė gjuhės sonė u lanė tė dergjen mbi kodėr, pėr t’u treguar tė tjerėve se ky ėshtė fundi qė andartėt grekė u pėrgatitin punėtorėve tė gjuhės shqipe. Dhe ky nuk ėshtė rasti i vetėm qė na tregon historia. Petro Nini Luarasi, Papa Llambro Ballamaēi, Spiro Kosturi e shumė tė tjerė janė dėshmorėt e rėnė martirė nga andartėt grekė dhe veglat e tyre.

Kjo vrasje tinėzare dhe barbare zgjoi me tė drejtė mllefin e luftėtarėve tė lirisė sė Shqipėrisė, tė cilėt u zotuan se do t’ia marrin hakun mėsuesit e priftit tė devotshėm Papa Kristo Negovani. Pėr tė qenė ironia dhe mė cinike Mitropolitia e Korēės vrasjen mizore tė andartėve ua pėrshkruan komitėve shqiptarė. Nė vit nė pas martirizimit tė Papa Kristos, vėllait tė tij dhe pesė shqiptarėve tė tjerė ortodoksė, atdhetari dhe luftėtari i lirisė, Bajo Topulli likuidoi djallin e Mitrpolitisė sė Korēė, at Fotisin, i cili kishte ēkrishėruar Papa Kriston dhe kishte yshtuar andartėt grekė tė masakronin atė.

Papa Kristo Negovani me tė drejtė quhet dėshmor i gjuhės dhe i ēėshtjes shqiptare, mėsuesi dhe letrari, i pari qė futi meshėn shqipe nė kishė, atdhetari i njohur i njė shekulli mė parė. Ai vlerėsohet pėr krijmtarinė letrare dhe pėr punėn e tij tė madhe nė ndihme tė atdheut. Pasi mbaroi shkollėn nė Athinė tė Greqisė, ai u kthye nė vendlindje dhe shėrbeu si mėsues i Negovanit dhe i Bellkamenit, dy vatra tė qėndresės shqiptare kundėr egėrsisė sė shovinistėve grekė tė Megal-Idesė. Megjithėse ai e dinte qė jeta e tij do tė kishte njė fund tragjik, qysh nė moshė fare tė re nuk u ndal por vazhdoi tė ndiqte deri nė fund punėn qė kishte nisur. Dy orė para se ta vrisnin, ai i shkruante njė miku tė tij nė Rumani se tri herė e kishin gjykuar dhe orė e ēast e kėrcenonin pėr shkakun e gjuhes shqipe, por kujdesi i tij s’ishte aq tė ruante veten sesa tė pėrhapte shkrimet e tij dhe tė forconte lėvizjen kombėtare shqiptare: “Merrni edhe kėto vjersha. Ngutem t’i dėrgoj sa kam shkruar se mos mbeten, ndėqoftėse ndėrrojmė jetėn, pas menyrės qė u thashė”. Nė krijmtarinė letrare tė Negovanit pėrveē disa librave fetare, pėrfshihen edhe pėrmbledhja poetike “Vjershė shkresėtoreja”, poema “Prishja e Hormovės” novela “I vogėli Donat Argjėndi” etj. Nė krijmtarinė poetike tė tij mė shumė vlerė kanė fabulat, pėrshtatje tė lira nga Ezopi dhe La Fonteni. Me anė tė tyre Negovani godet veset njerėzore, ushqen veti tė mira tek bashkėatdhetarėt, dhe bėn pėrpjekje pėr ta vėnė pendėn nė shėrbim tė lėvizjes patriotike. Tek fabulat e tij pėrfundimet morale dhe hollėsitė e shtjellimit u pėrqasen fateve historike tė popullit dhe nevojės pėr vigjilencė, bashkim dhe solidaritet.

Duke folur pėr Negovanin sot, gazetari i mirėnjohur i Top Channelit, Marin Mema shkruan: Njė histori e harruar, me simbole tė shkatėrruara, figura kombėtare tė braktisura, monumente tė shpėrfytyruara si refreni ku shteti shqiptar po mbėshtet themelet e tij tė vjetra e tė reja. Politika vasale me fqinjė qė shtrinė e tėrheqin kėmbėt sipas dėshirės, me varreza ushtarėsh, kisha ilegale e eshtra tė grabitura.
Kjo ėshtė korniza e deformuar mbi tė cilėn po ngjyroset ekzistenca shqiptare. Fqinjėt kėrkojnė historinė e tyre nė tokėn tone, ndėrkohė qė autoritetet shqiptare gjithmonė kanė hezituar tė mbledhin copėzat e saj tė mbetura jashtė kufinjėve zyrtarė…
Ne dalje te fshatit Negovan ndodhen varrezat. Ndalemi, ne perpjekje per te gjetur gjurmen e fundit te Papa Kristo Negovanit, trupi i te cilit prehet ketu. Por eshte e kot, asgje nuk ka mbetur nga patrioti i madh. Edhe familja e mbeses rrefuzon te tregoje varrin e Papa Kristos. Shqiptaret ketu jane te detyruar te mohojne veten e tyre, te shkuaren, prejardhjen, si e vetmja menyre per te jetuar ne kete toke te blere nga paraardhesit e tyre diku rreth 1840.

Ndryshe nga ē’ndodh nė Shqipėri ku nuk njihet asnjė lloj diskriminimi ndaj minoritetit grek, i cili megjithatė vazhdon tė perdoret nga qarqe greke si pretekst per te justifikuar nacionalizimin ekstrem dhe kerkesat e vazhdueshme ekspnasioniste. Te bindur se kane ē’te fshehin, grekėt kujdesen qe te krijojne edhe barriera per gazetaret shqiptare si kur shkojne ne tokat e Ēamerise, ashtu edhe ne vise te tjera te banuara nga shqiptare.

Largohemi nga Negovani fshati ku shqiptaret kane frike te thone se jane te tille. Kane frike te thone se jane shqiptarė, pasardhes te Papa Kristo Negovanit, patriotit te madh qe sot nuk ka as emrin mbi varrin e tij.


Shqiptarja: Suplementi RILINDASI, 9 shkurt 2013, (Jeta dhe vepra e Papa Kristo Negovanit)


Nė evokim tė luftės pėr ēlirim kombėtar me pushkė dhe penė, luftės pėr shkollėn shqipe, pėrjetėsimit tė saj nė libra, botime e shkrime, nė rradhėn e personaliteteve tona me pėrmasa kombėtare, padyshim qė njė vend nderi e respekti i takon figurės sė shquar tė shkrimtarit patriot e klerikut atdhetar, martirit tė gjuhės shqipe Papa Kristo Negovani. Origjinar nga zona e Kolonjės, Kristoja ėshtė lindur nė verėn e vitit 1875 nė fshatin shqiptar tė Negovanit, toponim ky tė cilin Harallambi, babai i Papa Kristos e pėrdori si mbiemrin e famijes sė tij. Nė atė kohė, Negovani numėronte rreth 300 familje shqiptare, tė shpėrngulura nga fshati Plikat i Ersekės nė vitin 1861. Gjatė viteve 1888 deri mė 1891 Kristoja vazhdoi shkollėn e mesme nė Athinė. Por nė vitin 1891, shovinistėt grekė me anė kusarėsh i vranė tė atin, Harallambin, pėr ndjenjat e tij patriotike, duke i rrėmbyer edhe kursimet monetare tė familjes. Kristoja u detyrua tė lerė mėsimet qė ndiqte nė Athinė dhe u kthye pranė familjes, mes gjėmės qė i shkaktoi dora gjakatare dhe filloi tė punojė si mėsues i thjeshtė i gjuhės greke nė fshatin Leskovec, qė ndodhej nė atė zonė. Pas njė viti, mė 1893 e shohim mėsues tė greqishtes nė fshatin Bellkamen. Por tė ardhurat ekonomike ishin tepėr tė pakta. Kėshtu, Kristoja vendos qė tė shkojė nė qytetin Braila tė Rumanisė nė vitin 1894, me qėllim qė tė mėsonte profesionin e drugdhendėsit. Nė kėtė ambjent tė ri, ku ndihej atmosfera e shoqėrive shqiptare me karakter patriotik, Kristoja pėrqafoi idetė patriotike, u bė pjesė e shoqėrisė sė atjeshme tė shqiptarėve “Shpresa” dhe u angazhua nė veprimtaritė e saj. Duke studiuar me vėmendje zhvillimet aktuale politiko-shoqėrore tė kohės, u mendua qė nė propagandimin e gjuhės shqipe, njė rol kryesor tė luante edhe feja, pėrmes sė cilės liturgjitė qė deri atėhere mbaheshin nė greqisht, tė jepeshin nė shqip. Me kėtė detyrė tė shenjtė dhe me mbrojtjen e Zotit, Kristoja kthehet nė Negovan, ku u shugurua prift dhe filloi tė lexojė ungjillin nė shqip, tė meshojė nė gjuhėn shqipe e tė pėrhapė tė shkruarit e shqipes. Viti 1897 shėnon kthimin e tij nė Negovan dhe vėnien nė jetė tė detyrės patriotike. Njėkohėsisht, pėr interesin patriotik tė shqiptarėve dhe pėr mos rėnien nė sy tė kishės greke, vazhdoi tė punojė edhe si mėsues i greqishtes. Gjatė kėsaj kohe nuk kanė qenė tė pakta orėt kur Papa Kristoja jepte edhe mėsimin e shqipes, nė fėmijė e tė rritur. Abetaret e gjuhės shqipe dhe librat e tjerė nė shqip, tė cilat ai i solli nga Rumania, i shpėrndau nė Negovan e Bellkamen, e deri nė Follorinė e Kostur. Gjuha shqipe filloi tė zinte rrėnjė tė shėndosha nė kėto zona falė punės sė palodhur tė Papa Kristos. Interesant ėshtė fakti qė kleriku patriot nė kthimin e tij nga Rumania, arriti tė siguronte gėrma latine me tė cilat shtypeshin e botoheshin tekstet nė shqip. Nė mungesė tė teksteve tė shqipes, Papa Kristoja, nė fletoret qė pėrdornin nxėnėsit, shtypte dhe shumėfishonte mėsimet. Kėshtu veproi ai edhe nė pėrkthimin nė shqip tė pjesėve tė Ungjillit, tė cilat mė pas i fliste nė kishė.

Nė aktivitetin e Papa Kristos pėr zhvillimin e shkollės dhe gjuhės shqipe shėnohet edhe ēelja e shkollės shqipe tė natės nė Negovan, ku numri i nxėnėsve nuk ishte mė pak se 100.
Veprimtaria patriotike e patriotit shqiptar shqetėsoi Mitropolitin e Kosturit, i cili nė vitin 1899 e thirri nė Kostur, ku pasi mohoi ekzistėncėn e gjuhės shqipe, e kėrcėnoi klerikun atdhetar shqiptar se do e pushonte nga detyra e priftit dhe do e shkrishtėronte. Pėrgjigjja e shqiptarit Papa Kristo ishte: “Unė do tė vazhdoj tė punoj pėr gjuhėn e nėnės edhe nėse ju nuk do tė mė lejoni tė jem prift. Do tė vazhdoj tė punoj pėr shkollėn e gjuhėn shqipe pasi ne jemi shqiptarė e jo grekė apo bullgarė.” Kjo ėshtė pėrplasja e parė me autoritetet e Mitropolisė greke, tė cilat do tė vazhdonin herė pas here deri sa hanxharėt dhe sopatat do tė realizonin pushimin e veprimtarisė patriotike tė priftit shqiptar. Duke parė aktivitetin e tij nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, kundėr Papa Kristos u vunė osmanėt, qarqet shoviniste greke dhe Patrikana e Stambollit. Pėr t’i mbyllur gojėn shqiptarit ata i prene fletė-arrestin Papa Kristos nė nėntor tė vitit 1904 nė Manastir, ku kishte shkuar nė hotel “Liria” pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje me karakter patriotik. Pas burgosjes pėr dy muaj nė burgjet e Janinės, Papa Kristo Negovani u kthye nė fshatin e vet, ku vazhdoi rrugėn e shenjtė qė kishte nisur vite mė parė.
Ditėn e 10 shkurtit tė vitit 1905, ditėn e kremtimit ortodoks tė Shėn Harallambit, kleriku atdhetar kendon nė shqip Ungjillin nė kishėn e Negovanit. Nė kėtė ceremoni ndodhej edhe dhespot Karavangjeli. I gjendur i pafuqishėm pėr tė ndalur veprimtarinė atdhetarė tė Papa Kristos, thuhet se Karavangjeli, para se tė dalė prej kishės, i ėshtė drejtuar shqiptarit me fjalėt: “Mos tė gjettė viti tjetėr mes tė gjallėve!”. Mė datėn 11 shkurt 1905, Papa Kristoja shkruan njė artikull me karakter patriotik me titull “Mot i ri fat-bardhė” dhe ia dėrgon gazetės shqipe “Drita” nė Sofje, shkrim me tė cilin uron shqiptarėt pėr hyrjen e vitit tė ri 1905. Tė nesėrmen, duke u gdhirė e diela e 12 shkurtit 1905, andartėt grekė me ndihmėn e kusarėve dhe tė dėrguarve tė dhespotit, shkuan nė Negovan. Nė errėsirėn e natės, ashtu si shpirti i tyre, ata rrėmbyen nga shtėpia Papa Kriston, vėllain e tij Papa Theodhosin si dhe katėr veprimtarė tė tjerė, punėtorė tė gjuhės shqipe nga Bellkameni dhe i nxorrėn nė bregun nė tė dalė tė Negovanit. Duke i tėrhequr zvarrė nga rrobat priftėrore dhe nga mjekra e gjatė, andartėt e pamėshirshėm dhe gjakėsorė provuan forcėn e tyre me thika, hanxharė e sopata mbi trupin e martirit tė gjuhės shqipe, atdhetarin Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar tė 30 vitet e jetės sė tij. Tė njėjtin fat patėn edhe tė tjerėt… Tė mbuluar nga gjaku e tė shqyer, kėta dėshmorė tė gjuhės sonė u lanė tė dergjen mbi kodėr, pėr t’u treguar tė tjerėve se ky ėshtė fundi qė andartėt grekė u pėrgatitin punėtorėve tė gjuhės shqipe. Dhe ky nuk ėshtė rasti i vetėm qė na tregon historia. Petro Nini Luarasi, Papa Llambro Ballamaēi, Spiro Kosturi e shumė tė tjerė janė dėshmorėt e rėnė martirė nga andartėt grekė dhe veglat e tyre.
Gjėma e vrasjes sė Papa Kristo Negovanit helmoi zemrat e shqiptarėve kudo nėpėr kolonitė e tyre nė botė. Nekrologji tė shumta u botuan nė shtypin shqiptar tė kohės mbi kėtė figurė tė shquar tė lėvizjeve pėr ēlirim kombėtar. Nė ndihmė tė jetimėve tė klerikut atdhetar, shumė organe shtypi tė shqiptarėve ēelėn shtyllėn e “Ndihmėtarėve nė tė holla pėr jetimėt e Papakristos”, mbledhjen e fondeve pėr botimin e librave qė ai kishte pėrgatitur si dhe tė hollat pėr pėrgatitjen e varrit tė dėshmorit kombėtar. Pėr kėtė ngjarje tė tmerrshme, patriotėt e shprehėn hidhėrimin e tyre edhe me vjersha. Pėr kėtė shkruan Mihal Grameno, nėn pseudonimin “Guri i Cjapit”, poezinė “Mbi varr tė dėshmorit Papakristo”; shkroi Petro Nini Luarasi, nėn pseudonimin “Petro Raullasi”, poezinė “Vajtim pėr dėshmorėt e Negovanit”; u dėgjua zėri i shqiptarėve tė Italisė pėrmes elegjisė qė botoi arbėreshi Zef Skiroi me titull “Vrasja e Negovanit”. Njė nga krijimet e veēanta kushtuar kėsaj ngjarjeje makabre i takon Loni Logorit. Nė mars 1906 ai shkroi elegjinė “Papakriston e vranė”:

“Papakriston e vranė/ S’ra pėr tė asnjė kėmbanė/ Dhe malet e Shqipėrisė/ Dhe shpellat e malėsisė/ Thėrresin an’ e mbanė/ Papakriston e vranė/ Merrni gjaknė, thirrnė pyet aty pranė/ Dhe malet buēitnė, merrni gjakėn thanė”.
Numrin e saj tė datės 14 shkurt 1905, gazeta “Drita” qė botohej nga Shahin Kolonja nė Sofje, u rrethua nga njė shirit i zi, me titullin kryesor: “E madhe gjėmė”. Aty botohen tre kronika rreth vrasjes sė Papa Kristos.

Papa Kristo Negovani nė gjallje tė vet arriti tė botonte pesė libra nė gjuhėn shqipe. Pasqyra e plotė e librave tė Papa Kristos, tė cilat u botuan, pėr bėhet nga: “ Histori e Dhjatės sė Vjetėr”, Bukuresht 1899; “ Vjershė shkresėtoreja”, Sofje 1899; “ Hijejėtore istori”, Sofje 1903; “ Prishja e Hormovės”, Sofje 1903; “I vogli dhonat argjėndi”, Sofje 1904; “I drunjti kryq”, Sofje 1906; “Bėnjatė tė shėnjtorėve dėrgimtarė”, Sofje 1905; “Istori shkronja e Plikatit”, Selanik 1909; “Kryqi i margaritartė”, Korēė 1910.

Shumė shkrime tė tjera tė Papa Kristos janė botuar nė shtypin e kohės, sidomos nė numrat e pėrvitshėm tė revistės “Kalendari Kombėtar”, gjithashtu edhe nė organe tė tjera shtypi. Njė pjesė e mirė e krijimtarisė sė tij u dogj pas bastisjes qė bėnė andartėt grekė nė kohėn kur kryen ekzekutimin e tij mė 1905. Ndėrsa shumė tė tjera kanė humbur nė Bukuresht dhe nė Sofje, ku u dėrguan pėr t’u botuar. Kėto mungesa pėrbėjnė njė boshllėk nėn dritėn e trajtimit tė veprės laike ose jo tė Papa Kristo Negovanit. Gjithashtu, sipas botimeve tė kohės kuptojmė qė ka pėrkthyer e pėrshtatur nė shqip fabula nga La Fonteni dhe Ezopi, tė cilat i ka ndėrtuar nė strukturėn e dialogut me rimė.

Edhe pse i nderuar me titullin “Mėsues i Popullit” figura e atdhetarit Papa Kristo Negovani sot pėrndiqet nga njė heshtje e nėnvlerėsim, duke mos u pėrmendur emri i tij nėpėr shkrime apo studime, duke mos iu kushtuar kėsaj figure tė shquar asnjė kronikė televizive apo nė shtypin e shkruar apo vepėr pėrkujtimore. Dhe si pėr ta ēuar deri nė fund kėtė mėri tė ēuditshme ndaj tij, ende sot, nė ish-fshatin Negovan, sot tė greqizuar, eshtrat e martirit tė gjuhės shqipe nuk kanė asnjė shenjė dalluese, pėrveē njė kryqi tė vjetėr guri e tė thyer, kryq i cili iu vendos varrit tė tij qė nė vitin 1905. Asnjė shėnim identifikues nuk ndodhet sot nė vendin ku prehet Papa Kristoja ndėrsa nė shtėpinė e tij tė rrafshuar, sot ėshtė vendosur si pėr injorim njė kosh hedhurinash nga ana e komunės Flamuria, emri i sotėm i Negovanit. Njė apel vjen nga tė gjithė intelektualėt e ditėve tė sotme, tė Korēės dhe Shqipėrisė qė eshtrat e dėshmorit tė gjuhės shqipe Papa Kristo Negovani tė vendosen nė Shqipėri, me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare, pse jo nė varrezat e dėshmorėve tė qytetit tė Korēės, nė parcelėn e patriotėve tė Rilindjes Kombėtare, vend ku kleriku patriot doemos qė do tė prehet i qetė pranė bashkėluftėtarėve tė ēėshtjes, sė cilės ai i fali gjithēka, pėr Shqipėrinė qė luftoi dhe u pėrpoq aq shumė, deri nė grahmat e fundit tė jetės.

Literatura:
Historia e Shqipėrisė,
Wikipidia,



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi