Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Shpėrthim i fuqishėm nė Ankara, 28 tė vdekur dhe shumė tė plagosur

Share

avatar

Posted prej 17th February 2016, 22:31



Njė shpėrthim i fuqishėm ėshtė verifikuar kėtė pasdite nė kryeqytetin e Turqisė, Ankara, duke lėnė 28 tė vdekur dhe rreth 60 tė plagosur.

Lajmin e bėjnė tė ditur mediat ndėrkombėtare, sipas tė cilave njė automjet i mbushur me eksploziv ka shpėrthyer gjatė kalimit pranė saj tė njė autobusi me ushtarė turk nė bord.

Ngjarja ka ndodhur nė njė zonė mes selisė sė Parlamentit dhe njė baze ushtarake. Pamjet qė vijnė nga vendngjarja tregojnė shtėllunga tė mėdha tymi. Ndėrkaq, ekipet e ndihmės sė shpejtė dhe zjarrfikėset janė mbledhur menjėherė nė zonė.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu anuloi njė vizitė tė planifikuar pėr nė Bruksel dhe deklaroi se qeveria ėshtė e angazhuar pėr tė zbardhur deri nė fund kėtė incident tragjik. Ndėrsa zėvendėskryeministri, Bekir Bozdag e quajti ngjarjen njė “akt terrorist”.

Turqia ėshtė goditur nga njė seri sulmesh terroriste sė fundmi, pėrfshirė atė tė njė atentatori vetėvrasės qė muajin e kaluar u mori jetėn 10 personave nė Stamboll. Ndėrsa nė tetor, njė sulm ndaj njė marshimi pėr paqen u mori jetėn tė paktėn 99 personave, po nė Ankara.

Sė fundmi Turqia ėshtė pėrfshirė akoma mė shumė nė konfliktin sirian dhe ėshtė pėrballur me kėrcėnime nga grupe tė ndryshme, pėrfshirė ISIS dhe Partinė e paligjshme tė Punėtorėve tė Kurdistanit, PKK.

/ Top Channel



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi