Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionTiranë, Kristian Prenga kampion Europe në “kickbox”

more_horiz

Shqipëria fitoi titullin e pare madhor, kampionin të Europës në sportin e “kickbox”.

Kjo eshte arritur falë triumfit të Kristian Prengës të arritur mbrëmjen e së premtes në “Asllan Rusi” të Tiranës kundër rivalit të tij grek, Vasilis Karagianidis, me KO.

Ndeshja me 4 raunde e vlefshme për peshat 100 kg, e zhvilluar nën një atmosferë të nxehtë dhe e transmetuar drejtpërdrejt në paketën Supersport në Digitalb, ishte e dyluftuar deri në raundin e fundit, ndërkohë që “kickboxer”-i shqiptar siguroi avantazh me pikë që në raundin e parë dhe të dytë, edhe pse u deshën sekondat e fundit që greku të dorëzohej pa mbaruar sfida.

Pas fitimit të gjerdanit të artë të Europës, i akorduar nga Federata Ndërkombëtare e “Kickbox”-it, 23-vjeçari shqiptar u shpreh i lumtur për arritjen e suksesit dhe falënderoi publikun shqiptar që e mbështeti gjatë duelit me rivalin grek.

Edituar për herë të fundit nga Admin në 16th October 2016, 02:44, edituar 1 herë gjithsej

descriptionRe: Tiranë, Kristian Prenga kampion Europe në “kickbox”

more_horiz
Urime Shqiperia,Urime Kristian Prenga,uroj t'i realizohet edhe deshira qe shprehu...Smile Flag
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi