Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Natyra dhe bukuritė shqiptare »
Berati

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 20th February 2016, 15:56

Berati


Berati ėshtė qytet me rreth 65.000 banorė dhe njėra nga dy bashkitė e Rrethit tė Beratit qė bėn pjesė nė Qarkun e Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologėve kanė qenė tė banuara nga njerėz tė civilizuar qė nga shekulli VII para erės sonė.

Gjeografia
Qyteti i Beratit ėshtė ngritur fillimisht si kėshtjellė, mbi kodrėn shkėmbore me lartėsi 187 m mbi nivelin e detit, nė krahun e djathtė tė lumit Osum, para se ky tė dalė nė fushėn e Myzeqesė, mė e madhja e Shqipėrisė. Rrethi i Beratit shtrihet nė Krahinėn Malore Qendrore e pjesėrisht nė Ultėsirėn Jugperėndimore tė Shqipėrisė, nė koordinatat: gjerėsi gjeografike: Veri 40 gradė 52'24”; Jug 40 gradė 29'30” (qyteti 40 gradė 41'06”); gjatėsi gjeografike: Lindje 20 gradė 10'51”; Perėndim 19 gradė 44'30” (qyteti 19 gradė 56'40”). Rrethi mbulon njė sipėrfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).

Relievi

Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht nė njė territor me reliev malor e kodrinor, me lartėsi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen nė krahun veri-perėndimor tė rrethit, nė luginėn e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushėn e Myzeqesė. Nė mjedisin natyror tė Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuēovės, mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai i Shpiragut (Perėndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricės. Zona fushore dhe ajo kodrinore janė baza e zhvillimit tė prodhimit bujqėsor, ndėrsa malet dhe luginat pėrfaqėsojnė burime tė mėdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende tė pashfrytėzuara si potenciale tė rėndėsishme tė zhvillimit ekonomik e mjedisor.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 20th February 2016, 15:59

Historia

Berati u pėrket qyteteve tė rrallė ku jeta fillon qysh nė lashtėsinė e thellė dhe vazhdon pa u ndėrprerė deri mė sot. Dy ēekanė guri e datojnė fillimin e jetės nė tė para Periudhės sė Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dėshmitė arkeologjike tregojnė se nė shek. VII-VI P.Kr. Kėtu ėshtė zhvilluar njė vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij tė qeramikės dhe me njė jetė shoqėrore tė diferencuar. Nė kufijtė e legjendės dhe tė historisė, ky vendbanim thuhet tė ketė qenė Orestiada e lashtė, i quajtur kėshtu ngaqė aty banonin njė fis i pellazgėve, orestėt, i pari i tė cilėve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirėfilltė u themelua mė 313-310 P.Kr. si qytet-kėshtjellė i Dasaretisė, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandėr nė kujtim tė gjeneralit mėkėmbės tė Lekės sė Madh. Ky ėshtė emri i parė i qytetit. Pas pushtimit romak nė shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbėrve). Nė shek. V, nėn perandorinė Bizantine, u pėrforcua dhe e ndryshoi emrin nė Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarėt nė shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhė) – Berati i sotėm.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar

Posted prej 21st February 2016, 20:50



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 21st February 2016, 20:52



Shiko profilin e anėtarit


#5

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi