Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Mė 2017 nisin punimet nė hekurudhėn qė do ta pėrshkojė Kosovėn

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 22nd February 2016, 20:43



Pas 40 vjetėsh, dora e investimeve pritet tė hyjė nė hekurudha.

Komisioni Evropian, Banka Evropiane pėr Investime dhe Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim pjesėn dėrmuese tė parave i kanė dhėnė me kredi tė buta dhe njė pjesė tjetėr nė formė tė granteve.

Nėpėrmjet fondeve tė ndara, Kosova do tė rregullojė gati nga fillimi tė gjithė trasenė hekurudhore nga Hani i Elezit deri nė Leshak.

Kjo pjesė ėshtė e ndarė pėr t’u rregulluar nė tri lote.

I pari nga Hani i Elezit deri nė Fushė Kosovė, pritet tė nisė sė rregulluari nga tremujori i parė i vitit tė ardhshėm.

Kryeshefi i ndėrmarrjes publike Infrastruktura e Hekurudhave tė Kosovės, Agron Thaēi, ka shpjeguar njė varg punėsh qė do tė kryhen nė infrastrukturėn hekurudhore.

Pjesa e tretė e investimit pėrfshin pjesėn nga Mitrovica e Jugut deri nė kufi me Serbinė nė Leshak.

Thaēi ka thėnė se garantues tė kėsaj marrėveshjeje, pėrpos tri institucioneve financiare, janė edhe organizatorėt e konferencės sė Ballkanit Perėndimor, pėr tė detyruar Serbinė qė tė heqė dorė nga kontrollimi i hekurudhave nė veri, raporton KTV.

Pėrpos kėsaj pjese, Kosova po planifikon qė tė marrė kredi pėr rregullim tė hekurudhės pėr nė Podujevė dhe dy tė reja nė Gjilan dhe Gjakovė, si dhe atė pėr Shqipėrinė dhe Malin e Zi, por se kėto varen nėse dy shtetet pajtohen pėr tė bėrė financimin nga ana e tyre.

Gjithashtu plan ka edhe pėr ndėrtimin e hekurudhės qė e lidh Prishtinėn me Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

Kohavisioni ka kėrkuar nga zyra e BERZH-it informata rreth kėtij projekti dhe projekteve tjera qė do t’i mbėshtesė, por nuk ka marrė pėrgjigje.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi