Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Krimet e regjimit komunist nė Shqipėri »
“Unė, korrieri i Qemal Stafės, dėshmoj vrasjen e tij nga Enveri”

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 22nd February 2016, 22:36

Dėshmia e rrallė dhe e bujshme e 75-vjeēarit Beqir Ramazan Xhepa. Ku strehohej Qemali, marrėdhėniet me Enverin dhe tė gjitha prapaskenat e eliminimit tė tij…

— nga Dashnor Kaloēi,

Por miqėsia jonė me familjen e Qemal Stafės, u shtua akoma dhe mė tepėr pas vitit 1935, kur pak kohė para vdekjes, babai i tij, kolonel Hasan Stafa, e la me amanet qė baba jonė Xan Xhepa, tė kujdesej pėr fėmijėt e tij. Nisur nga kjo miqėsi e madhe qė ne kishim me atė familje, nė 6 prillin e vitit 1939 kur pritej tė zbarkonte Italia fashiste dhe u shpėrthyen burgjet, Qemal Stafa i palgosur erdhi dhe u strehua nė shtėpinė tonė Aty vinte vazhdimisht pėr ta mjekuar, daja i tij, Dr. Qemal Sejdini. Nga shtėpia jonė, Qemal Stafa u largua vetėm dhjetė ditė para se tė vritej, pasi Prefekti i Tiranės, Qazim Mulleti, i cili ishte shok i babės sonė, Xanit, i dėrgoi fjalė atij me anė tė Shefit tė Policisė sė Tiranės, Man Kukaleshit e dy oficerėve tė tij, Xhelal Pezės e Gėzim Latifit, duke i thėnė qė ta largonte Qemalin nga shtėpia e ta niste pėr nė Pezė, pasi shokėt e tij e kishin spiunuar atė nė Kuesturė dhe ai kėrkohej me qiri. Pas kėsaj baba mezi ia mushi menjen Qemalit, qė tė largohej nga shtėpia jonė dhe ai iku e u vendos nė njė bazė tjetėr, tek shtėpia e L.D., ku dhe u rrethua e u vra mė datėn 5 maj 1942.

Sapo mėsoi pėr vrasjen e Qemalit, baba ynė Xani, shkoi nė dyqanin “Flora” dhe i tha Enver Hoxhės: “Gjakun e Qemalit e kėrkoj vetėm tek ty”. Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr “Gazetėn”, pėr njė nga ngjarjet mė tė pėrfolura qė nga periudha e Luftės, ėshtė 75-vjeēari Beqir Ramazan Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafės, i cili rrėfen tė gjithė misteret e asaj ngjarje tė bujshme tė ndodhur nė 5 majin e largėt tė vitit 1942, ngjarje qė tronditi jo vetėm komunistėt shqiptarė, por dhe mbarė qytetin e Tiranės. Po kush ėshtė Beqir Xhepa, cila ėshtė e kaluara e tij, ēfarė lidhjesh kishte ai me Qemal Stafėn dhe ēfarė detyrash iu ngarkuan nė atė kohė kur ai shėrbente si korrier i tij personal? Pėrse Prefekti i Tiranės, Qazim Mulleti, i kishte thėnė Ramazan Xhepės, pėr Enver Hoxhėn: “Ky ėshtė i yni”? Kush ia shtyu Qemal Stafės udhėtimin e tij pėr nė Vlorė me datat 4 e 5 maj tė vitit1942, dhe nė ēfarė rrethanash u rrethua dhe u vra Qemali nė shtėpinė e L.D. Pėrse shoqėruesi personal i Qemalit, Vanēi Bajraktari, apo siē njihej ndryshe me pseudonimin “Hekuri”, mė datėn 4 maj u nis me “shėrbim” pėr nė qytetin e Shkodrės, cili ishte debati i ashpėr qė ai bėri me Enver Hoxhėn nė dyqanin “Flora” tė nesėrmen e vrasjes sė Qemalit dhe pėrse qė nga ajo ditė ai u tėrhoq nga Lufta e nga Partia? Kush ishte J.K., personi qė spiunonte Qemalin nė Kuesturė dhe si e vrau atė me atentat, Kajo Karafili, pasi ia nxorri nė vėndin e caktuar, Shefi i Policisė sė Tiranės, Man Kukaleshi?

Qemal StafaPėrse nė mbrėmjen e asaj dite qė u vra Qemali, Ramazan Xhepa, shkoi nė dyqanin “Flora” dhe i tha Enver Hoxhės: “Gjakun e Qemalit e kėrkoj tek ty”? Si u shfajėsua Enveri pas akuzave tė Xan Xhepės e Vanēi Bajraktarit dhe cilin nga komunistėt akuzoi ai si spiunin e Qemal Stafės dhe si urdhėroi ekzekutimin e tij pas daljes nga burgu i Tiranės? Cilat ishin marrėdhėniet e familjes sė Qemal Stafės me Enver Hoxhėn pas Luftės dhe pėrse nėna e motrat e tija refuzuan ta prisnin Enver Hoxhėn nė shtėpinė e tyre me rastin e 5 majit? Si i eleminoi Enver Hoxha, duke i ekzekutuar tė katėr personat qė e akuzuan atė pėr vrasjen e Qemalit dhe si i burgosi, internoi apo ekzekutoi edhe tė gjithė ata persona qė u rrethuan nė shtėpinė e L.D. ditėn e 5 majit 1942?

Pėrse e masakroi Enver Hoxha tė gjithė familjen e Xhepėve, duke i burgosur, torturuar dhe ekzekutuar e pėrse vetė Beqir Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafės i cili kishte vuajtur nė kampin nazist tė Mathauzenit, u burgos katėr herė duke vuajtur vite tė tėra nė burgjet dhe spitalet psiqiatrike tė regjimit komunist, prej nga doli vetėm nė vitin 1988? Pėr tė gjitha kėto mistere dhe plot fakte tė tjera rreth njė prej historive mė tė pėrfolura qė nga periudha e Luftės, na njeh dėshmia ekskluzive e Beqir Xhepės, 75-vjeēarit tiranas, i cili edhe sot e kėsaj dite ruan mė shtėpinė e tij shumė, letra, foto, dokumenta dhe sende personale tė heroit tė famshėm, ditėvdekja e tė cilit simbolizon edhe ditėn e pėrkujtimit tė gjithė dėshmorėve tė Shqipėrisė.

Beqir XhepaZoti Beqir, cila ėshtė origjina e familjes suaj dhe ku keni banuar ju nė qytetin e Tiranės?

“Origjina e familjes sonė, Xhepa, ėshtė autoktone tiranase dhe tė paktėn qė nga fundi i shekullit tė XVIII, shtėpia jonė ka qenė diku prapa ish-kafe “Flora”, nė mes Rrugės sė Durrėsit dhe asaj “Mine Peza”. Ajo ka qenė njė shtėpi e vjetėr tiranase njė katėshe prej qerpiēi dhe familja jonė ka banuar aty qė nga periudha e Monarkisė sė Zogut, e mė pas gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Ajo shtėpi tani nuk ekziston mė, pasi ėshtė prishur vetėm para pak muajsh”.

Cilat ishin lidhjet e familjes Xhepa me familjen e Qemal Stafės?

“Lidhjet e familjes sonė me familjen e Qemal Stafės, e kanė zanafillėn diku aty nga viti 1922, kur xhaja jonė, Bahri Xhepa, ishte ushtarė nė qytetin e Shkodrės dhe shėrbente si ordinancė e kapiten, Hasan Stafės, babait tė Qemalit. Duke qenė se Hasan Stafa kishte krijuar njė konsideratė mjaft tė mirė pėr Bahriun, pas lirimit tė tij nga ushtria, Hasani mor si ordinacė babėn tonė, Ramazanin. Si xhajėn ashtu dhe babėn tonė, Hasan Stafa i konsideronte dhe i trajtonte jo si ordinanca, por njėlloj si tė gjithė fėmijėt e tij”.

Vetėm kjo gjė u bė sebep qė familja juaj tė ruante njė miqėsi tė gjatė me familjen e Hasan Stafės?

“Jo vetėm kjo gjė, por miqėsia e familjes sonė me familjen e Hasan Stafės, u shtua akoma dhe mė tepėr pas vitit 1935, kur pak kohė para vdekjes, Hasani e la me gojė qė babai ynė, Xani, tė kujdesej pėr familjen e tij. Nė atė kohė qė vdiq Hasan Stafa, i cili mbante gradėn e Kolonelit dhe shėrbente nė detyrėn e Kryetarit tė Zyrės sė Rekrutimit tė Qarkut tė Shkodrės, familja e babait tonė shkoi pėr tė marrė pjesė nė varrimin e tij dhe aty nėna e Qemalit, Tabja, (Sabria) i tha Xanit, qė Hasani, ia kishte lėnė amanet qė tė kujdesej pėr fėmijėt e tij”.

Ēfarė bėri babai juaj pas kėsaj?

“Pas varrimit tė Hasan Stafės, baba, Xani, shkoi pėrsėri nė qytetin e Shkodrės dhe i tha nėnės sė Qemalit, se ai nuk kishte mundėsi qė tė kujdesej pėr familjen e saj nė atė qytet dhe pėr atė arsye kishte vendosur qė t’i tėrhiqte tė gjithė nė Tiranė. Atė vendim qė kishte marrė baba, nėna e Qemalit e aprovoi dhe kėshtu ata erdhėn familjarisht nė Tiranė.”

Kjo ishte arsyeja qė familja e Qemal Stafės erdhi nė Tiranė?

“Po, vetėm pėr kėtė arsye ata erdhėn nė Tiranė”

Qemal Stafa

Ku u vendos familja e Qemal Stafės kur erdhi nė Tiranė?

“Duke qenė se shtėpia jonė ishte shumė e vogėl dhe familja e Hasan Stafės pėrbėhej nga shumė frymė, baba, Xani, i sistemoi ata si fillim tek shtėpia e Hoē Kėllezit (babait tė Abdyl kėllezit, ish-zv / kryeministrit qė u pushkatua mė pas nga Enver Hoxha) tė cilin baba e kishte mik tė vjetėr si tiranas autokton qė ishin. Pasi qėndruan pėr disa kohė nė atė shtėpi ku ishin shumė ngushtė, baba i hoqi prej aty dhe i rregulloi nė njė shtėpi tjetėr nė Rrugėn e Kavajės, tek Llagamėt. Edhe pas vendosjes nė atė shtėpi, baba jonė, Xani, shkonte vazhdimisht dhe interesohej pėr ta, pėr ēfardolloj problemi qė tė kishin”.

Po ju, a e mbani mėnd Qemalin nė ato vite dhe kur e keni njohur atė pėr herė tė parė?

“Kur erdhėn Stafajt nė Tiranė, unė kam qenė rreth tetė vjeē dhe e kam parasysh Qemalin qė ishte rreth shtatė-tetė vjeē mė i madh se unė, por pėr ta fiksuar e pata fiksuar nė vitin 1938, kur ai doli nė gjyq si komunist bashkė me Vasil Shanton e shumė tė tjerė. Gjyqi ndaj tyre, nė mos gaboj u zhvillua aty nga shtatori i vitit 1938 nė Bashkinė e Tiranės dhe baba jonė, Xani, i gjeti Qemalit dy avokatė pėr tė mbrojtur atė nė gjyq”.

Cilėt ishin ata dy avokatė?

“Dy avokatėt qė zgjodhi baba pėr Qemalin, me sa mė kujtohet ishin Spiro Stringa dhe Vasil Dilo, por Qemali nuk pranoi tė mbrohej me avokat dhe deshi tė mbrohej vetė”.

Babai juaj, Ramazani, a mori pjesė nė ndonjė seancė tė atij gjyqi?

“Nuk e di, por mua mė kujtohet se nė njė nga seancat e atij gjyqi, baba mė kishte marrė edhe mua me vete dhe kur po dilte Qemali nga Bashkia pėr t’u futur nė makinė i shoqėruar me xhandarė, ai ia bėri Xanit me dorė. Nė atė moment, baba mė tha mua se ai djali me syze qė na bėri me dorė, ishte Qemali”

“Po pas asaj kohe kur e patė pėrsėri Qemalin?

“Qemal Stafėn unė e pashė pėrsėri aty nga fundi i marsit i vitit 1939. Atė kohė ndėrsa Qemali vuante dėnimin nė burgun e Beratit, atij i vdiq vėllai, Veliu, i cili ishte shtruar pėr t’u kuruar nė njė spital tė Parisit. Me tė marrė lajmin pėr vdekjen e tij, baba jonė, Xani, u interesua pranė Mbretit Zog, i cili vendosi qė trupi i Veli Stafės tė kthehej nė Tiranė dhe shteti do t’i paguante gjysmėn e shpenzimeve, ndėrsa gjysmėn tjetėr do ta paguante familja e tij”.
Qemal Stafa
Si e rregulloi dot babai juaj qė qeveria e Zogut t’i paguante familjes Stafa gjysėmėn e shpenzimeve tė varrimit tė vėllait tė Qemalit qė ishte dėnuar si komunist?

“Qeveria e Zogut nuk i shikonte shumė ato gjėra, por baba ndėrhyri pranė tij meqė ai kishte njė miqėsi tė madhe me Mbretin, pasi gjyshja jonė qė ishte njė guzhuniere e njohur, thėrritej vazhdimisht nė Pallatin Mbretėror pėr tė gatuar nė ndonjė rast kur jepeshin dreka apo daraka. Por Zogu, jo vetėm qė i pagoi gjysmėn e shpenzimeve tė sjelljes sė trupit tė Veliut nė Shqipėri, por ai i dha leje Qemalit, i cili mori pjesė nė varrimin e tė vėllait dhe nė pritjen e njerėzve pėr ngushėllime”.

Po pas asaj dite kur e patėt parė pėrsėri Qemalin?

“Rreth njė javė pas varrimit tė Veli Stafės, ndodhi pushtimi fashist italian i Shqipėrisė dhe mė datėn 6 prill 1939, Qemal Stafa erdhi pėrsėri nė shtėpinė tonė. Atė ditė u shpėrthye burgu i Tiranės, ku ndodhej Qemali pas transferimit nga burgu i Beratit me rastin e vdekjes sė vėllait dhe gjatė ikjes sė tė burgosurve politikė, rojet e burgut kishin qėlluar me armė dhe Qemali kishte mbetur i plagosur prej tyre”.

Sa kohė qėndroi Qemali aty nė shtėpinė tuaj?

“Pasi doli nga burgu i vjetėr ashtu i plagosur, Qemali qėndroi pėr rreth dy muaj nė shtėpinė tonė, por edhe pasi u shėrua nga mjekimet qė i bėnte aty tek ne, daja e tij, Dr. Qemal Sejdini, ai vazhdoi tė qėndronte pėrsėri nė shtėpinė tonė. Qemali ishte njėlloj si djali i shtėpisė”.

“A mbani mėnd ndonjė bisedė me Qemalin nė atė kohė?

“Nė atė kohė ne dilnim nė bahēen e shtėpisė dhe luanim e bisedonim me tė. Tamam aty nga pranvera e vitit 1939, Qemali mė thirri mua nė oborr dhe mė tha qė tė shkoja tek nėna e tij, Sabrija, apo Tabja siē i thėrrisnim ne nė atė kohė dhe t’i kėrkoja asaj revolverin e babait, Hasan Stafės.”

A shkuat ju pėr ta marrė revolverin dhe pėrse e donte Qemali atė?

“Unė shkova menjėherė tek Tabja qė asokohe banonte tek Llagamėt nė Rrugėn e Kavajės dhe i thashė pėr porosinė qė mė kishte dhėnė Qemali. Ajo nė fillim nuk pranoi tė ma jepte, revolverin, duke mė thėnė: “Nuk ta jap, ē’e do ai kėtė le, tė vij vetė po tė dojė dhe ia tregoj unė atij. Ne i dhamė shkollė, kurse ai merret me tė tilla gjėra”. Por pasi unė nuk lėviza qė aty, ajo u detyrua dhe ma dha revolverin e Hasanit, i cili ishte me firmėn e Mbretit Zog. Qemali e donte revolverin, pasi ai ishte komunist dhe donte tė mbrohej prej atyre qė e ndiqnin”.

Gjatė asaj kohe qė ishte Qemali aty, a vinin komunistė tė tjerė pėr ta takuar atė?

“Qė nga prilli i vitit 1939 qė Qemali erdhi nė shtėpinė tonė e deri nė majin e vitit 1942, aty vinin pėr ta takuar atė shumė komunistė, si Mustafa Gjinishi, Vasil Shanto, Gogo Nushi, Shyqėri Peza, Kajo Karafili, Enver Hoxha, Hasan Reēi etj. Gjatė atyre tre-katėr vjetėve, shtėpia jonė u bė njė nga bazat mė tė rėndėsishme tė Luftės”.

Po Nexhmije Xhunglini, a vinte aty tek baza juaj?

“Jo Nexhmija nuk vinte asnjėherė aty nė shtėpinė tonė, por i vėllai i saj, Fehmi Xhunglini vinte vazhdimisht dhe streohej aty”.

Nga komunistėt qė vinin asokohe nė shtėpinė tuaj, kush dukej tė ishte mė i rėndėsishmi prej tyre?

“Unė nė atė kohė nuk mund tė merrja pjesė nė mbledhjet qė bėheshin nė shtėpinė tonė nga komunistėt, po kėshtu as baba im, Xani, nuk merrte pjesė nė mbledhjet e tyre. Ne vetėm sa kujedeseshim pėr ta, duke u pėrgatitur dhomėn qė bėnin mbledhjet, ushqimin qė hanin aty, si dhe ruanim jashtė shtėpisė nė mėnyrė qė ata tė mos diktoheshin. Por duke qenė se shtėpia jonė ishte pėr njė kohė tė gjatė njė ndėr bazat kryesore tė komunistėve, nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje se njė nga personat me mė tė rėndėsishėm qė vinin tek ne, ishin Qemal Stafa me Mustafa Gjinishin. Qemali ishte i njohur si komunist qė nė vitin 1938 kur ishte dėnuar me gjyq dhe ai e kishte pranuar botėrisht para trupit gjykues se ishte komunist. Ajo gjė i kishte dhėnė atij njė famė dhe autoritet tė padiskutueshėm ndėr tė gjithė komunistėt e tjerė. Ndėrsa Enver Hoxhėn nė atė kohė nuk e njihte njeri si komunist. Qemali me Gjinishin ishin dy mė kryesorėt dhe ajo dukej pasi ata jepnin urdhėra dhe porosi pėr gjithshka dhe ēfarė thonin ata bėhej”.

Po Enver Hoxha, ēfarė autoriteti kishte nė atė kohė ndėr ata komunistė qė vinin aty nė shtėpinė tuaj?

“Nga ata komunistė qė streoheshin nė shtėpinė tonė, Enveri si tė thuash ishte ndėr tė fundit pėr nga rėndėsia. Po t’i marrim njė pėr njė emrat e tyre, si Qemal Stafėn, Vasil Shanton, Gogo Nushin, Mustafa Gjinishin, Hasan Reēin, apo dhe Kajo Karafilin, tė gjithė kėta pa dyshim, kishin njė autoritet mė tė madh se Enver Hoxha. Madje deri aty nga pranvera e vitit 1942, Enveri ishte krejt i panjohur, madje atė nuk e njihte fare as Myslym Peza”.

Qemal Stafa

Kush e solli pėr herė tė parė Enverin nė shtėpinė tuaj dhe pėrse thoni qė Enverin nuk e njihte as Myslym Peza?

“Pėr herė tė parė Enver Hoxhėn nė shtėpiė tonė e pati sjellė Qemal Stafa dhe ajo ka ndodhur aty rreth pranverės sė vitit 1942. Ndėrsa pėr atė qė Myslym Peza, nuk e pati njohur Enver Hoxhėn fare deri nė pranverėn e vitit 1942, mua ma pati thėnė vetė Myslym Peza”.

Kur ua ka thėnė Myslym Peza kėtė gjė dhe nė ē’rrethana?


“Kjo gjė ka ndodhur diku aty nga fundi i pranverės sė vitit 1942. Nė atė kohė, Esat Dishnica i ēoi fjalė babės tim, Xanit, qė tė shkonte pėr ta takuar atė nė dyqanin “Flora”. Pas kėsaj baba shkoi nė dyqanin “Flora” dhe takoi Esatin i cili i tha se Enver Hoxha, donte t’i ēonte njė palė dylbi Myslym Pezės. Xani e mori pėrsipėr qė t’ja ēonte dylbitė Myslymit dhe atė gjė ma ngarkoi mua. Unė i futa dylbitė nė njė ēantė dhe u nisa e shkova nė kėmbė nė fshatin Pezė e Vogėl, ku rrinte Myslym Peza nė atė kohė. Lymin e takova nė njė hije tė madhe pemėsh ku ai ishte duke pirė raki me meze, me disa nga njerizit e tij. Sapo mė pa, ai m’u drejtua: “Ouu ēuni i Xanit, po ē’paske dalė mėr babė”.

Pasi mė takoi dhe mė pyeti pėr babėn e njerzit e tjerė tė shtėpisė, unė i nxorra dylbitė nga ēanta dhe ia dhashė nė dorė, duke i thėnė se ato ia kishte ēuar Enver Hoxha. Ndėrsa ai filloi t’i shihte dylbitė duke i rrotulluar mbarė e prapė, mė tha: “Po kush ėshtė ky Enver Hoxha mėr babė se nuk e njof”. Unė i thashė se Enveri ishte ai burri qė rrinte tek dyqani “Flora” me Esat Dishnicėn. Por edhe pas atij shpjegimi qė i dhashė unė, Myslymi nuk kujtohej se kush ishte Enver Hoxha dhe m’u pėrgjigj: “Vallai se njef baba atė, por kėto dylbitė i paska tė mira” dhe i mori ato e i futi nė ēantėn e tij”.

Po Enver Hoxha nė kujtimet e tij thotė se me Myslym Pezėn ėshtė njohur qė nė korrikun e vitit 1939?

“Nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė ka shkruar Enver Hoxha nė kujtimet e tij, sepse nė atė kohė Myslymi ka qenė nė emigracion nė Jugosllavi dhe ai ėshtė kthyer nė Shqipėri vetėm nė dhjetorin e vitit 1939. Kėtė gjė unė e di shumė mirė, sepse nė atė kohė qė u kthye nga Jugosllavia, Myslymi pėr herė tė parė ka ardhur nė shtėpinė tonė. Unė e mbaj mėnd si tani atė ditė dhjetori tė vitit 1939, sepse nė atė kohė kishte filluar Lufta italo-greke dhe baba jonė na kishte nisė ne fėmijėt tek njė miku i tij nė fshatrat e Tiranės. Kur u ktheva unė nė shtėpi, pashė tek dera shumė opinga fshatarėsh dhe kur pyeta se kush kishte ardhė, nėna mė tha se ishte kthyer Myslym Peza nga Jugosllavia dhe aty nė shtėpinė tonė kishin ardhur pėr ta pritur disa fshatarė pezakė qė i kryesonte Dyl Ēelmeta, miku i ngushtė i Myslymit”.

Po vetė Qemali me ēfarė detyrash tė ngarkonte ty nė atė kohė?

“Qė pas vitit 1941, Qemali mė ngarkoi mua me detyrėn e korrierit kryesor tė tij. Ai mė jepte vazhdimisht dhe mė besonte mua ēfardolloj porosie qė tė kishte. Ato porosi ai m’i jepte herė me letra dhe herė me gojė, pėr t’i ēuar nė baza tė ndryshme si nė dyqanin “Flora”, apo tek Shtėpia e Bretkosave, e cila ishte njė bazė e rėndėsishme e komunistėve qė ndodhej diku aty ku sot ėshtė Agjensia Telegrafike Shqiptare. Ajo shtėpi ndodhej buzė Lumit tė Lanės dhe nga qė gjithė natėn dėgjoheshin zhurmat e bretkosave, asaj shtėpie i mbeti “Shtėpia e Bretkosave”.

Vasil Shanto

Thatė mė sipėr se Qemal Stafa me Mustafa Gjinishin ishin ndėr komunistėt mė kryesorė nga tė gjithė ata qė vinin e streoheshin aty nė shtėpinė tuaj dhe ēfarė thoshte Qemali bėhej. Si e shpjegoni kėtė mė konkretisht?

“Ka shumė fakte qė mund t’ju them rreth kėsaj, por po ju jap vetėm njė shembull. Nė fundin e tetorit tė vitit 1941, Enver Hoxha donte qė mbledhja themeluese e Partisė Komuniste Shqiptare tė bėhej nė shtėpinė tonė, por Qemal Stafa me Gjinishin nuk ishin dakort dhe u bė ashtu si thanė ata”.

Pėrse nuk deshi Qemali qė tė bėhej aty ajo mbledhje?


“Qemali nuk pranoi, sepse shtėpia jonė ndodhej fare pranė ndėrtesės sė Xhandarmėrisė, e cila ishte nė Rrugėn e Durrėsit atje ku ka qenė Gjykata e Tiranės dhe sot janė zyrat e avokatėve. Nga ajo mbledhje qė do tė bėhej aty, shtėpia jonė edhe mund tė binte nė sy tė spiunėve dhe mund tė dekonspirohej si bazė, prandaj nuk deshi Qemali. Ai donte ta ruante shtėpinė tonė si njė bazė kryesore tė komunistėve”.

Thatė qė mund tė jepni shumė fakte qė vėrtetojnė se Enver Hoxha, nė atė kohė, nuk kishte ndonjė funksion determinant ndėr krerėt kryesorė tė Partisė Komuniste, dhe qė Qemali e Gjinishi kishin mė shumė autoritet nė Parti. Ē’mund tė na thoni tjetėr rreth kėsaj?

“Pėrveē sa thashė mė lart, qė Enverin, deri aty nga pranvera e vitit 1942 nuk e njihte as Myslym Peza, po ju them edhe kėtė tjetrėn, se edhe nė fundin e vitit 1943, Enveri pėrsėri nuk kishte autoritetin dhe prestigjin qė gėzonte Mustafa Gjinishi ndėr shokėt kryesorė tė Partisė”.

Si e shpjegoni kėtė gjė?

“Pėr kėtė jam vetė dėshmitar. Aty nga nėntori i vitit 1943, Kryeministri Ibrahim Biēaku me Prefektin e Tiranės, Qazim Mulletin, i thanė babės sim Xanit, qė t’i ēonte fjalė Myslym Pezės, pasi forcat gjermane po pėrgatiteshin pėr njė goditje tė rreptė ndaj forcave partizane, nė kuadrin e njė Operacioni tė pėrgjithshėm, qė mė pas u njoh si “Operacioni i Dimrit”. Pas kėtij njoftimi qė mori baba nga dy miqtė e tij tė ngushtė, ai mė dha mua njė letėr dhe mė tha qė ta dėrgoja nė Pezė, duke ia dhėnė nė dorė, ose Spiro Moisiut, ose Mustafa Gjinishit. Pra baba nuk mė tha qė letrėn t’ia jepja Enverit dhe kėtė gjė ai nuk e bėnte me kokėn e vet, por ishte konsultuar dhe me krerėt e tjerė komunistė qė vinin nė shtėpinė tonė. Sipas porosisė qė mė dha baba, unė letrėn ia dhashė nė dorė Mustafa Gjinishit dhe nė atė rast qė shkova atej, u plagosa dhe u arrestova mė pas nga gjermanėt”.

Deri nė ēfarė kohe pati qėndruar Qemal Stafa nė shtėpinė tuaj?

“Qemali nė shtėpinė tonė qėndroi deri nė fundin e prillit tė vitit 1942 dhe ai u largua nga shtėpia jonė pėr nė njė bazė tjetėr, vetėm dhjetė ditė para se tė vritej”.

Pėrse u largua Qemali nga shtėpia juaj?

“Aty nga fundi i prillit tė vitit 1942, Prefekti i Tiranės, Qazim Mulleti, i ēoi fjalė babės sim, Xanit, duke i thėnė qė ta largonte Qemal Stafėn nga shtėpia, pasi Kuestura kishte rėnė nė gjurmėt e tij dhe e kėrkonte gjithė ditėn duke e gjurmuar pėr tė parė edhe bazat e tjera ku futej ai”.

Me kė i dėrgoi fjalė Qazim Mulleti babės suaj, Xanit?

“Qazimi e lajmėroi babėn me anė tė Shefit tė Policisė sė Tiranės, Man Kukaleshit dhe dy oficerėve tė Kuesturės, Xhelal Pezės e Gėzim Latifit”.

Ē’farė i thanė ata Xanit?

“Man Kukaleshi i shkoi Xanit tek dyqani dhe i tha: “Mė ka thėnė Qazim beu, qė ta largosh atė djalin nga shtėpia dhe ta nisėsh pėr nė Pezė, pasi nuk kam ē’tė bėj, sepse atė po e spiunojnė shokėt e tij”. Sipas porosisė sė Qazim Mulletit, Man Kukaleshi i tregoi babės sim qė nė bazė tė spiunimve qė i bėheshin Qemalit prej shokėve tė tij, Kuestura kishte ngarkuar agjentin e saj, Jani K. (me origjinė nga Pėrmeti) i cili e gjurmonte atė nga pas, duke survejuar tė gjitha lėvizjet e tij”.

A e kishte pyetur babai juaj, Xani, Shefin e Policisė, Man Kukaleshin apo Qazim Mulletin, se kush ishte shoku i Qemalit qė e spiunonte atė tek italianėt?

“Baba e kishte pyetur Manin se kush ishte komunisti qė e spiunonte Qemalin nė Kuesturė, por as ai, dhe as Qazimi nė atė kohė nuk dinin gjė. Nė atė kohė ata nuk e njihnin atė person me emėr, sepse komunisti qė spiunonte Qemalin, e bėnte atė me anė tė letrave pa shkuar vetė nė Kuesturė”.

Po ndonjė dyshim a kishte babai juaj, se kush mund ta spiunonte Qemalin nė Kuesturė?

“Qė kur ia tha Man Kukaleshi atė gjė, Xani kishte dyshime pėr Enver Hoxhėn”.

Ku i mbėshteste ato dyshime pėr Enverin babai juaj?

“Xani dyshonte pėr Enver Hoxhėn, pasi kur kishte shkuar njėherė tek shtėpia e mikut tė tij tė ngushtė, Qazim Mulletit, ai e kishte parė atje Enver Hoxhėn, i cili rrinte tek kunati i tij, Bahri Omari qė ishte qeraxhi tek Mulletėt. Kur e kishte parė Enverin, baba i kishte thėnė Qazimit se ai djalė nuk i dukej njeri i mirė. Pas kėsaj Qazimi i kishte thėnė: “Lene, lene, Xan, Enveri ėshtė i yni”.

Pas porosisė qė i dha Xanit, Qazim Mulleti, a iku Qemali nga shtėpia juaj?

“Nė fillim Qemali nuk deshi qė tė ikte nga shtėpia jonė, duke i thėnė babės: “Si tė jetė kismet, dasėm pa mish nuk ka”. Por baba i tha se kur ishte mundėsia qė tė behej dasma pa mish, pse tė bėhej me mish”. Duke parė insistimin e babės, Qemali pranoi tė ikte nga shtėpia jonė dhe shkoi e u strehua tek shtėpia e komunistit L.D., ku dhe u rrethua e u vra mė datėn 5 maj 1942″.

Kur Qazim Mulleti me anė tė Man Kukaleshit, i dėrgoi fjalė babės suaj, Xanit, qė ta largonte Qemalin nga shtėpia dhe ta niste pėr nė Pezė, pasi atė po e spiunonin shokėt e tij nė Kuesturė, a mori takim Xani me Qazim Mulletin pėr ta pyetur atė pėr mė tepėr?

“Si fillim desha t’ju them se si me Prefektin e Tiranės, Qazim Mulletin, ashtu dhe me Shefin e Policisė dhe nėnkuestorin, Man Kukaleshin, baba jonė Xani, kishte njė miqėsi tė madhe familjare dhe pėr ēdo sebep e mbanin njėri-tjetrin nė krye tė vėndit. Nisur nga kjo miqėsi e madhe qė ekzistonin nė mes tyre, ata i dėrguan fjalė qė ta largonte Qemalin nga shtėpia, pasi atė po e spiunonin shokėt e tij nė Kuesturė dhe Qazimi nuk kishte mundėsi qė ta urdhėronte Kuesturėn, pasi atje komandonte vetė Kuestori Papalilo. Si Qazimi ashtu dhe Man Kukaleshi nuk mund ta arrestonin Qemalin nė shtėpinė tonė, kjo gjė as qė mund tė mendohej, se ajo do ishte njė turp i madh qė do u ngelej atyre nė derė. Prandaj pėr burrėrinė dhe karakterin qė kishin Qazmi me Man Kukaleshin, i dėrguan fjalė babės pėr largimin e Qemalit nga shtėpia jonė”.

A mori takim baba juaj, Xani me Qazimin pėr ta pyetur konkretisht se kush mund tė ishte njeriu qė spiunonte Qemalin?

“Po, atė ditė qė baba u njoftua me anė tė Man Kukaleshit, ai shkoi dhe e takoi vetė Qazim beun dhe me tė foli gjerė e gjatė. Unė nuk i di hollėsirat e bisedės sė tyre por baba na ka pas treguar se Qazim Mulleti i pati thėnė se Kuestura dhe ai vetė, e dinin se ku hynte dhe dilte Qemali dhe sa kafshata bukė hante ai nėpėr ato shtėpi ku futej. Pėr tė gjitha ato lėvizje tė Qemalit, sipas Qazim Mulletit, Kuestura informohej nėpėrmjet njėrit prej shokėve tė tij komunistė qė e spiunonte me anė tė letrave. Pas kėsaj Kuestura kishte ngarkuar agjentin e saj Jani Kristo (me origjinė nga Pėrmeti) i cili e survejonte dhe e ndiqte kėmba kėmbės, Qemalin, nė mėnyrė qė tė diktonte bazėn tjetėr ku fshihej ai pas largimit nga shtėpia jonė. Dhe kėtij qėllimi, Kuestura ia arriti, sepse Qemali u rrethua nė shtėpinė e atij personi L. D.,qė u arrestua nga Kuestura nė paraditen e 5 majit 1942”.

Si e dini ju ngjarjen e vrasjes sė Qemalit mė 5 maj 1942?

“Siē thashė mė lart, pas largimit nga shtėpia jonė, Qemali shkoi dhe u strehua nė njė bazė tjetėr, tek ishte shtėpia e komunistit L. D., i cili kishte dy shtėpi, njė ku banonte vetė dhe tjetrėn qė mė duket e kishte marrė me qera, ku streoheshin komunistėt e tjerė tė celulės sė tij. Paraditen e 5 majit 1942, Kuestura shkoi tek Pazari i Vjetėr dhe arrestoi L.D., i cili punonte si shegert tek njė dyqanxhi tiranas. Gjatė arrestimit atij i gjetėn me vete njė revolver dhe sipas rregullit, Kuestura e mori atė me vete duke i thėnė qė t’i ēonte nė shtėpinė e tij, pėr t’i bėrė kontrollin e banesės. Por L.D. nė vėnd qė t’i ēonte agjentėt e policėt e Kuesturės, nė shtėpinė e tij ku nuk kishte asnjė komunist tė strehuar, u tregoi atyre nga larg, shtėpinė tjetėr tė tijėn, atė ku ndodhej Qemal Stafa me disa shokė tė tjerė?

Kush ndodhej tjetėr nė atė shtėpi bashkė me Qemalin?

“Me sa di unė, nė shtėpinė e L.D. bashkė me Qemalin, streoheshin dhe njė grup i vogėl komunistėsh, si Kristo Themelko, Marie Lezhja, Gjystina Sata, Fiqėret Sanxhaktari, Isuf Keēi e ndonjė tjetėr. Nė atė celulė komunistėsh bėnte pjesė edhe Nexhmije Xhunglini, Naxhije Dume dhe i zoti i shtėpisė L.D.”.

Si e mendoni arrestimin e L.D., pikėrisht paraditen e 5 majit, pak para vrasjes sė Qemalit?

“Ka mundėsi qė gjatė survejimeve qė i bėheshin Qemalit nga ana e Kuesturės, ai tė jetė parė duke u takuar me komunistin L.D. dhe kėshtu Kuestura ka arrestuar L.D. dhe e ka detyruar atė qė t’ju tregonte shtėpinė ku fshihte Qemal Stafėn”.

Pas kėsaj u bė rrethimi i shtėpisė nga Kuestura?

“Po menjėherė pasi Kuestura mėsoi se ku fshihej Qemal Stafa, ajo bėri rrethimin e shtėpisė, gjė tė cilėn Qemali me Kristo Themelkon, Drita Kosturin, Marije Lezhjen e Gjystina Satėn, e kuptuan vetėm nė ēastet e fundit kur karabinierėt e policėt dukeshin nga dritarja e shtėpisė sė tyre. Pas kėsaj ata tentuan tė largoheshin nga shtėpia dhe duke ikur, vetėm Qemali mbeti i vrarė”.

Po tė tjerėt?

“Tre vajzat u arrestuan, kurse Themelko mundi qė tė largohej pa u ndjekur fare nga karabinierėt”.

Ėshtė thėnė se Qemal Stafa ishte ngarkuar nga Partia pėr tė shkuar me shėrbim nė Vlorė dhe ajo gjė iu shty pėr dy ditė me rradhė nė datat 4 dhe 5 maj 1942. Dini gjė ju rreth kėsaj?

“Po, kjo gjė ėshtė njė fakt i njohur qysh nė atė kohė. Qemali kishte marrė njė detyrė Partie pėr tė shkuar nė qytetin e Vlorės ku do tė organizonte lėvizjen antifashiste, por ajo qė nuk dihet ėshtė se kush ishte personi qė ia shtyu udhėtimin pėr nė Vlorė, dy herė nė datat 4 dhe 5 maj?

Po ju ēfarė mendoni, nga babai juaj, Xani, a patėt mėsuar ndonjė gjė rreth kėsaj?

“Babai im, Xani, ėshtė marrė shumė me kėtė gjė, pra me tė vėrtetėn e vrasjes sė Qemalit, sepse vrasja e tij e tronditi rėndė Xanin, pasi ai e konsideronte Qemalin, njėlloj si djalin e tij. Sipas tė gjitha atyre qė arriti tė mėsonte Xani nga bisedat e shumta qė bėri nė atė kohė me tė gjithė bashkėpunėtorėt e afėrt tė Qemalit, tė gjitha dyshimet binin mbi Enver Hoxhėn. Ai dyshohej si njeriu qė ia shtyu atij dy herė udhėtimin pėr nė Vlorė nė datat 4 dhe 5 maj 1942, sepse pėrveē atyre qė bisedoi baba, nuk kishte njeri tjetėr qė ta urdhėronte Qemalin, pėrveē Enverit”.

Pas vrasjes sė Qemali a u takua babai juaj, Xani, me Enver Hoxhėn dhe a i pati shprehur atij ndonjė dyshim pėr tė gjitha ato qė dinte ai pėr vrasjen e Qemalit?

“Qė mbrėmjen e 5 majit 1942, pasi Xani kishte marrė vesh mbi vrasjen e Qemalit, ai shkoi nė dyqanin “Flora” dhe atje u takua me Enver Hoxhėn me tė cilin bėri njė debat shumė tė ashpėr. Fjalėt e para qė Xani i tha Enverit ishin kėto: “Enver, gjakun e Qemalit e kėrkoj tek ty, sepse e di mjaft mirė qė ai ėshtė tradhėtuar nga shokėt e vet”.

Cila ishte pėrgjigjia e Enver Hoxhės pas asaj akuze qė i bėri Xani?

“Enver Hoxha e mohoi qė tė kishte gisht nė atė vrasje, duke i thėnė babės: “Po gabohesh Ramazan”. Por babai nuk hiqte dorė nga dyshimi i tij sepse atė gjė ia shtoi akoma dhe mė shumė edhe shoqėruesi i Qemalit, Vanēi Bajraktari, i njohur me pseudonimin “Hekuri”.

Kush ishte ky person?

“Vanēi Bajraktari ishte njė djalė i ri dhe me trup shumė muskuloz, i cili ishte ngarkuar nga Partia me detyrė qė tė shoqėronte nė ēdo hap, Qemal Stafėn. Vanēi ishte me origjinė nga Korēa dhe ai kishte ardhur shumė herė nė shtėpinė tonė gjatė kohės qė Qemali streohej aty. Vanēi ishte njė djalė shumė besnik dhe atė kishte qejf ta prisje nė shtėpi, sepse ai ishte njė tip qė tė bėnte pėr vete me mirėsinė dhe komunikimin qė shprehte me njerzit. Dy ditė para vrasjes sė Qemalit, nė datat 4 dhe 5 maj, ai ishte ngarkuar me njė detyrė Partie pėr tė shkuar nė qytetin e Shkodrės. Kėshtu qė ai nuk ndodhej nė qytetin e Tiranės ditėn e vrasjes sė Qemal Stafės. Por sapo mėsoi lajmin e vrasjes sė Qemalit, ai erdhi menjėherė nė Tiranė dhe shkoi tek dyqani “Flora” ku bėri njė debat tė ashpėr me Enver Hoxhėn”.

Ēfarė ka biseduar ai me Enverin gjatė debatit qė bėri me tė?


“Gjatė asaj bisede ndėrmjet Enverit dhe Vanēi Bajraktarit, nuk ka pasur njeri tjetėr prezent aty, por tė gjithė ato qė ai pati biseduar me Enverin, ia tregoi babės sim, Xanit, kur baba i tha atij: “Vanēi, pse ma le Qemalin vetėm, kisha shumė besim tek ty”. Pas atyre fjalėve qė baba i pati thėnė Vanēit, ai i ishte pėrgjigjur: “Unė nuk kam qenė kėtu dhe sa po u ktheva nga Shkodra ku mė ēuan me shėrbim. Tani sapo u ktheva nga dyqani “Flora” ku bėra shumė debat me Enverin”. Kėshtu i pati thėnė Vanēi babės atė ditė. Unė nuk e di tė them gjithė bisedėn qė Vanēi pati bėrė me Enverin, por baba mė ka treguar se ai e kishte akuzuar direkt atė si pėrgjegjės kryesor pėr vrasjen e Qemalit dhe nė fund tė debatit qė kishte bėrė, ai i kishte deklaruar Enverit se nė shenjė proteste ndaj vrasjes me tė pabesė tė Qemalit, qė nga ai moment ai jepte dorėheqjen nga Lufta dhe nga Partia”.

A u largua vėrtet Vanēi nga Lufta dhe ē’u bė mė pas me tė?

“Po, menjėherė pas asaj bisede me Enverin, Vanēi u largua nga Lufta dhe Partia e punoi si hidraulik deri nė mbarimin e Luftės nė fundin e vitit 1944. Edhe pas Luftės ai vazhdoi tė punonte disa kohė si hidraulik, por mė pas e arrestuan dhe e futėn nė burg pėr politikė. Gjatė vuajtjes sė dėnimit ai u sėmur rėndė dhe vdiq nė Sanatoriumin e Tiranės nė rrethana tė panjohura, nė mos gaboj aty nga viti 1950, kur kishte dalė nga burgu”.

Po pas largimit nga Lufta dhe Partia, a erdhi mė nė shtėpinė tuaj Vanēi Bajraktari dhe ēfarė bisedonte ai me babanė tuaj?

“Edhe pas largimit nga Lufta, Vanēi vinte nė shtėpinė tonė dhe problemi i vetėm qė ata diskutonin me babėn, ishte vrasja e Qemalit. Si Xani ashtu dhe Vanēi, ishin tė njėjtit mendim se Enver Hoxha ishte pėrgjegjėsi kryesor dhe njeriu qė kishte gisht direkt nė vrasjen e Qemalit”.

Po nga krerėt e tjerė komunistė qė streoheshin nė shtėpinė tuaj, a pati dyshime pėr Enver Hoxhėn, lidhur me atė vrasje?

“Pėrveē Vanēi Bajraktarit, qė nė mbrėmjen e 5 majit 1942, nė bisedat qė bėnė me babėn tonė, dyshimet mbi Enver Hoxhėn i hodhėn dhe disa komunistė tė tjerė. Por ndėr ata qė ishin mė tė ashpėr nė kėto dyshime dhe qė e akuzonin direkt Enverin, ishin Vasil Shanto, Mustafa Gjinishi dhe Hasan Reēi”.

Edhe Vasil Shanto ishte i atij mendimi pėr Enver Hoxhėn?

“Jo vetėm qė Vasil Shanto ishte i atij mendimi, por qė nga ajo kohė e deri ditėn qė u vra, ai i kishte tė ftohura mardhėniet me Enver Hoxhėn. Kėtė gjė e dinė mirė shumė nga komunistėt e asaj kohe qė jetojnė akoma edhe sot, tė cilėt e dinė qė edhe Vasili u vra gjatė njė shėrbimi qė i kishte ngarkuar Enver Hoxha”.

Po nga familja e Qemal Stafės a bisedoi njeri me babanė tuaj atė ditė pas vrasjes sė tij?

“Nė mbrėmjen e 5 majit nė shtėpinė tonė erdhi Alajdini, vėllai i Qemalit dhe i tha babės: “Ramazan, na e vranė Qemalin”. Baba me kokė ulur iu pėrgjigj: “E di”. Po atė natė baba shkoi tek Qazim Mulleti pėr t’i kėrkuar qė ta merrnim trupin e Qemalit pėr t’i bėrė ceremoninė e varrimit”.

A ia dha Qazim Mulleti trupin e Qemalit?

“Kur e takoi baba Qazimin, ai i tha: “Trupin e Qemalit nuk ua jap dot ta merrni nė shtėpi, sepse kam frikė se na bėjnė ndonjė demostratė Rinia Komuniste, por le tė shkoj familja tek morgu dhe aty tė bėjė ritet e rastit dhe ceremoninė e varrimit duke e ēuar direkt nė Varrezat e Bamit”.

Qemal Stafa

Ēfarė bėri babai juaj, Xani, pas asaj qė i tha Qazim Mulleti?

“Pas lejes qė i dha Qazim Mulleti, babės, qė sė bashku me familjen e Qemalit tė shkonin tek spitali dhe aty t’ia bėnin ritet e rastit dhe ceremoninė e varrimit, e gjithė familja jonė, sė bashku me djalin e dajės sė Qemalit, Fejzo Sejdinin, dy motrat, Jalldizi e Drita, vėllai i tyre, Alajdini dhe dado Shahja qė i kishte rritur, shkuan tė gjithė tek spitali ku ndodhej trupi i Qemalit. Aty pasi pritėn disa nga njerzit qė erdhėn pėr ngushėllime, e morėn trupin e Qemalit dhe e varrosėn tek Varrezat e Bamit. Pas varrimit pothuaj tė gjithė pjestarėt e familjes sonė qėndruan pėr disa ditė tek familja e Qemalit ku prisnin njerzit qė i vinin pėr ngushėllime”.

Po pas asaj dite a u takua mė babai juaj, Xani, me Enver Hoxhėn?

“Qė tė nesėrmen e varrimit tė Qemalit, Enver Hoxha shkoi vetė tek dyqani i babės”.

Ēfarė patėn biseduar ata tė dy me njėri-tjetrin dhe a u hap pėrsėri debati pėr vrasjen e Qemalit?

“Siē mė ka pas treguar baba, Enver Hoxha shkoi kastile atė ditė tek dyqani i tij, sepse Xani e kishte akuzuar direkt pėr vrasjen e Qemalit dhe ai donte tė shfajsohej pėr atė gjė. Por pėrsėri baba i qėndroi asaj ēka i kishte thėnė qė nė fillim, sepse ai kishte njė bindje tė plotė se Enveri kishte gisht nė atė vrasje”.

Ēfarė qėndrimi mbajti Enver Hoxha nė lidhje me vrasjen e Qemalit dhe ēfarė shpjegimi u dha nga Partia Komuniste pėr antarėt e saj a po pėr popullin. Kė bėnė fajtor ata dhe si e justifikuan atė vrasje. Me njė fjalė, cili ishte qėndrimi zyrtar i Partisė Komuniste pėr vrasjen e Qemalit?

“Pas akuzave qė iu bėnė Enver Hoxhės si nga baba, ashtu dhe nga shoqėruesi i Qemalit, Vanēi Bajraktari, apo dhe dyshimet qė hodhėn krerėt e tjerė tė lartė tė Partisė Komuniste, si Mustafa Gjinishi, Hasan Reēi, Vasil Shanto e ndonjė tjetėr, Enveri krijoi njė alibi, duke thėnė se Qemali ishte spiunuar nga komunisti Zef Ndoja. Ky ishte dhe njoftimi qė u bė nga Enveri dhe Partia Komuniste nė lidhje me vrasjen e Qemalit dhe kjo gjė u mundua tė popullarizohej sa mė shumė prej tyre”.

Kush ishte Zef Ndoja dhe pse u akuzua ai nga Enver Hoxha si personi qė kishte spiunuar Qemalin. Si qėndron e vėrteta rreth kėsaj?

“Zef Ndoja ishte njė i ri komunist i Grupit tė Shkodrės dhe nė atė kohė qė u vra Qemali, ai kishte rreth katėr muaj qė ishte arrestuar dhe mbahej nė qelitė e burgut. Por ajo akuzė qė hodhi Enveri pėr Zef Ndojėn, nuk qėndronte aspak dhe kjo gjė ka disa shpjegime. Po mė kryesorja ėshtė se Zefi duke qenė i arrestuar, ai nuk kishte asnjė lloj dijenie se ku fshihej Qemal Stafa dhe atė gjė s’kish nga ta dinte”.

Ē’u bė mė pas me Zef Ndojėn dhe si rrodhi fati i tij?

“Zef Ndoja qėndroi nė burg deri aty nga pranvera e vitit 1943 dhe ai arriti qė tė arratisej nga burgu i Tiranės sė bashku me Koci Xoxen e shumė komunistė tė tjerė nė aksionin e famshėm qė dihet nga tė gjithė, pėr tė cilin ėshtė bėrė dhe filmi “Njėsiti Gueril”. Pas kėsaj me urdhėr nga Partia, ai u caktua qė tė shkonte si partizan i thjeshtė nė Ēetėn Krujė-Ishėm, por pa tė drejtė mbajtje arme. Nė atė kohė qė e dėrguan Zefin nė atė ēetė, e pata njohur dhe unė personalisht nga afėr, pasi unė nė atė kohė shėrbeja si korrier dhe qėndrova disa kohė pranė asaj ēete. Zefi mbante njė palė zyze me numėr tė madh dhe natėn nuk shikonte fare, sa detyrohesha unė dhe e mbaja pėr krahėsh pėr tė lėvizur nga njė vėnd nė tjetrin. Ashtu pa armė, nė gjysėm arresti, Zef Ndoja qėndroi pranė asaj ēete deri aty nga shtatori i vitit 1943, kur erdhi urdhėri nga Partia qė ai tė ekzekutohej. Pas atij urdhėri njė skuadėr partizanėsh e mori dhe e ekzekutoi diku nė njė pėrrua nė fshatin Priskė, rrėzė Malit tė Dajtit”.

Kush e dha urdhėrin pėr ekzekutimin e Zefit dhe me ēfarė motivacioni u ekzekutua ai?

“Kuptohet se urdhėri pėr ekzekutimin e Zef Ndojės, mund tė jepej vetėm nga Enver Hoxha, sepse nė atė kohė, askush tjetėr nuk kishte tė drejtė tė jepte urdhėr pėr ekzekutimin e partizanit mė tė thjeshtė dhe jo mė njė komunisti tė njohur siē ishte Zef Ndoja. Ekzekutimi i tij u bė me motivacionin qė kishte spiunuar Qemal Stafėn. Kjo ishte akuza qė e ēoi atė nė plumb”.

Po njeri tjetėr a u bė pėrgjegjės pėr vrasjen e Qemalit dhe a pati ekzekutime tė tjera?

“Sipas tė dhėnave qė kishin marrė prej Qazim Mulletit dhe Man Kuka-leshit, qė Qemal Stafa ishte gjurmuar prej agjentit tė Kuesturės Jani Kristo me origjinė nga Pėrmeti, Partia Komuniste vendosi ekzekutimin e tij dhe atė gjė ia ngarkoi Kajo Karafilit. Aty nga viti 1944, Jani Kristos iu bė njė atentat nga Kajo Karafili, por ai mundi tė shpėtonte pėr mrekulli pa e kapur plumbat. Komunistėt u irrituan shumė pėr dėshtimin e atij aksioni dhe u kėrkua qė me ēdo kusht ai tė vritej me njė atentat tjetėr. Nė mbėrmjen e asaj dite ndėrsa Jani Kristo ishte duke pirė nė njė lokal me Man Kukaleshin dhe Qazim Mulletin, (pėr shyqyr qė kishte shpėtuar nga atentati i paradites) aty hyri Kajo Karafili dhe e qėlloi disa herė me revolver, duke e lėnė tė vdekur nė vėnd”.

Si ėshtė e mundur qė nė atė tavolinė ku ishin dhe Qazim Mulleti me Man Kukaleshin u vra vetėm Jani Kristo?

“Kajo Karafili nuk mund tė qėllonte kurrė mbi Qazim Mulletin dhe Man Kukaleshin, pasi ata jo vetėm qė ishin dy miqtė mė tė ngushtė tė Shyqėri Pezės, vajzėn e tė cilit, Kajo e kishte tė fejuar, por Qazimi me Manin, kishin bėrė shumė ndere duke nxjerrė me dhjetra komunistė nga burgjet. Madje thuhet se edhe agjentin e Kuesturės, Jani Kriston, Qazimi me Manin ia nxorrėn Kajos nė shteg pėr ta vrarė”.

Po me komunistin L.D., nė shtėpinė e tė cilit u rrethua dhe u vra Qemal Stafa, ēfarė u bė me tė dhe si rrodhi fati i tij?

“Pas mbarimit tė Luftės, L.D., pati punuar si Drejtor i NTLUS nė Tiranė dhe mė duket se aty punoi deri sa doli nė pension. Por ai u pėrjashtua dy herė nga Partia, pėr atė gjė qė i tregoj Kuesturės, shtėpinė ku fshihej Qemali me shokėt e tjerė”.

Por lidhur me atė thuhet, se Kuestura i gjeti nė xhep kontratėn e shtėpisė sė marrė me qera, dhe nė bazė tė adresės qė ishte shkruar aty, ajo bėri rrethimin e shtėpisė?

“Kėtė gjė e kam dėgjuar edhe unė, mundet tė jetė edhe ashtu”.

Po tė fejuarėn e Qemalit, Drita Kosturin a e patėt njohur ju nė atė kohė?

“Qemali e pati sjellė Drita Kosturin edhe nė shtėpinė tonė ku streohej ai nė atė kohė dhe kur e pyeti baba, se kush ishte ajo vajzė, ai e prezantoi duke i thėnė se ishte e fejuara e tij. Baba i tha: Mirė mor Qemal, po shikoni kokėn njėherė dhe pastaj merruni me kėto gjėra. Pas kėtyre fjalėve tė Xanit, Qemali i tha se ajo ishte njė vajzė shumė e mirė dhe ai njihej me tė qė nga koha kur ishin tė dy me studime nė Itali”.

Dėshmia e Enverit pėr vrasjen e Qemalit


“Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin, ishte mė katėr maj. U poqėm nė bazėn numėr 66 nė Rrugėn e Shėngjergjit, nė shtėpinė e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjėm tėrė ditėn brenda nė dhomė dhe punuam. Plaku na solli tė hanim. Unė po pėrgatisja njė leksion pėr Ushtrinė e Kuqe, Qemali pėrgatitej se tė nesėrmen, qė nė mėngjez duke gdhirė 5 Maj, do tė nisej pėr nė Vlorė. Ramė e fjetėm afėr njeri-tjetrit, nė njė minder tė mbulura me batanije. Nė mėngjez u pėrqafuam dhe u ndamė. Ai u nis pėr nė Vlorė, unė pėr njė mbledhje me shokėt. Sido qė ne bartnim ēdo herė, si thotė populli, “me qefin nė kokė”, me kobure nė brez dhe me bomba nė xhepa, as nuk mendonim pėr vdekjen qė na priste nė ēdo qoshe rruge.

Si mund tė mendoja unė se e putha dhe e shtėrngova pėr herė tė fundit nė kraharorin tim, shokun nga mė tė mirėt e Partisė, shokun dhe bashkėluftėtarin tim tė dashur, Qemal Stafėn?! Nė bazėn ku isha, erdhi njė shok dhe, duke qarė mė tha: Armiku na vrau Qemal Stafėn! Vura duart nė kokė dhe nuk i mbajta dot lotėt. Ku e vranė? I thashė. Nė Tiranė, mė tha shoku, nė njė shtėpi nė bregun e lumit tė Tiranės. U ngrita nė kėmbė dhe me shpresė i thashė: S’duhet tė jetė e vėrtetė, Qemali qė nė mėngjez u nis pėr nė Vlorė. Pėr kėtė jam i sigurtė, mos e besoni se armiku hap parrulla. Mjerisht, – mė tha shoku, – kjo ėshtė e vėrtetė. Qemali ra duke luftuar heroikisht dhe mbrojti tėrheqjen e shokėve qė shpėtuan. Ai harxhoi tė gjithė municionin qė kishte. Dhe mė tregoi tėrė historinė e ngjarjes qė ka pėrshkuar historia”.

(Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga kujtimet e Enver Hoxhės, tė botuara nė librin “Pėr shokėt e mij pionerė”, Tiranė, 1985.)

Po pėrpara vitit 1964, si kanė qenė mardhėniet e familjes sė Qemal Stafės me Enver Hoxhėn dhe si u trajtuan nėna, motrat dhe vėllai i Qemalit nga regjimi komunist?

“Siē thashė dhe pak mė lart, qė nga periudha e Luftės, familja e Qemal Stafės e kishte fare tė qartė se kush ishte pėrgjegjėsi kryesor pėr vrasjen e djalit tė tyre, mirpo siē rrodhėn ngjarjet mė pas, ato ishin tė detyruar qė tė heshtnin dhe tė mos shpreheshin publikisht pėr mllefet e tyre qė kishin ndaj Enverit. Mirėpo hera-herės, nėna dy motrat e Qemalit si dhe i vėllai, Alajdini detyroheshin dhe shfrynin dufin e tyre. Kjo gjė duhet tė ketė qenė edhe arsyeja kryesore qė Enveri nuk ia dha pėr njė kohė tė gjatė atyre, pensionin e “Heroit tė Popullit” qė i takonte Qemalit. Ajo gjė u rregullua vetėm pas shumė kėrkesave tė motrave tė Qemalit dhe u desh ndėrhyrja e Gogo Nushit, pranė Enverit qė atyre t’u jepej pensioni i vėllait. Po kėshtu desha tė them se familjes sė Qemal Stafės jo vetėm qė iu mohua pensioni, por atyre nuk iu bė asnjė lloj privilegji si shumė familjeve tė tjera tė dėshmorėve, qė pėrfituan vila, bursa, punė tė mira dhe lehtėsira tė tjera.

Familja e Qemal Stafės banoi pėr njė kohė tė gjatė aty tek, Llagamėt, ku i pati rregulluar baba im, Xani, qė nė vitin 1935 dhe mė pas vetėm dy motrat e tij dolėn nė shtėpi mė vete. Po kėshtu edhe Alajdini, ndonėse ishte me universitet, nuk gėzoi asnjė privilegj tė veēantė, por u la tė punonte nė njė punė tė zakonshme dhe vetėm aty nga viti 1952, atė mezi e pranuan nė Parti. Alajdini ka qenė nė njė gjendje ekonomike shumė tė keqe dhe pėr tė rritur kalamajtė, ai kishte blerė njė lopė tė cilėn e kulloste pasi kthehej nga puna. Mė pas ai bleu dhe njė lopė tjetėr dhe ngrihej qė nė 5 tė mėngjezit dhe dilte fushave tė Laprakės me thes nė krah pėr tė mbledhur bar pėr lopėt, e pasi e mbushte thesin, vinte dhe e linte nė shtėpinė tonė dhe ikte nė punė. Kur kthehej nga puna, vinte e merrte thesin e barit dhe e ēonte nė shtėpi nė mėnyrė qė tė mos e shikonte njeri”.

Si e lejonin Alajdinin qė tė mbante lopė nė mes tė Tiranės?

“Pėr problemin e lopės qė mbante Alajdini nė shtėpi, u bė problem i madh dhe puna shkoi deri tek Kryeministri Mehmet Shehu, i cili nė njė rast i shkoi Alajdinit nė shtėpi dhe i tha qė nuk po vepronte mirė qė mbante lopėn, pasi Partia po mundohej qė t’jua hiqte dhe fshatarėve lopėt e t’ua tufėzonte ato. Por Alajdini iu pėrgjigj Mehmetit, duke i thėnė se ai nuk e hiqte lopėn, pasi nuk mund ta mbante dot familjen me 7 mijė lekė qė merrte nė muaj. Kur iku Mehmet Shehu, disa nga partiakėt qė mbetėn aty, i thanė qė nuk bėre mirė qė iu pėrgjigje ashtu shokut Mehmet dhe Alajdini ua ktheu atyre duke u thėnė: “Jo Mehmet Shehu tė japi urdhėr qė unė tė heq lopėn, por edhe babai i Mehmetit, unė nuk e heq lopėn nga shtėpia, pasi nuk i lė fėmijėt tė mė vdesin nga uria”.

Po me ju dhe familjen tuaj si u soll Enver Hoxha pas Luftės?

“Familja jonė u godit rėnsė nga Enver Hoxha. Kėshtu pasi i kishin arrestuar qė mė 2 majin e vitit 1945, Xanin, me xhajėn, Ademin, i mbajtėn pėr 40 muaj nė hetuesi tek “Shtėpia me gjethe” duke i torturuar barbarisht. Pas arrestimit tė tyre, Sigurimi na bėnte presione tė ndryshme dhe na kontrollonte shtėpinė herė pas here. Unė nė atė kohė isha nė shkollė dhe u detyrova ta ndėrpres e ta vazhdoja natėn dhe u futa nė punė nė Shoqėrinė Shqiptaro-Jugosllave, me qėllim pėr tė mbajtur familjen me bukė. Xanin me Dem Xhepėn, i akuzuan sikur ishin tė lidhur me Grupin e Deputetėve. Xani doli nė gjyq nė shtator 1948 dhe u dėnua vetėm me ato 40 muaj qė kishte bėrė hetuesi, ndėrsa Demi u dėnua me 10 vjet, por u lirua mė pas me njė gjyq tjetėr. Nė qershorin e vitit 1952, Xani me Demėn u arrestuan pėrsėri, por kėtė rradhė akuza ishte pėr probleme floriri. Ajo ishte vetėm njė sebep pėr arrestimin e tyre dhe pas asaj akuze, atyre u konfiskuan 400 napolona floriri dhe 2000 franga ari. Nė atė kohė ato u mbajtėn pėr tre-katėr muaj nė tortura dhe Dema, nga qė nuk duroi dot, u hodh nga kati i tretė i Degės sė Brendshme, pėr tė vrarė veten. Pas kėsaj atė e nxorrėn nga burgu dhe Dema vdiq pas tre muajsh nė njė hotel, pasi ia kishin shtetėzuar dhe vilėn e dyqanin, me paratė e tė cilit ai kishte ndihmuar Enverin dhe Luftėn”.

Po njeri tjetėr nga familja Xhepa, a ėshtė dėnuar atėhere?


“Pas arrestimit tė Xanit dhe Demės, nė vitin 1951, u arrestua dhe djali i xhajės sė tyre, Qazim Xhepa, i akuzuar pėr incidentin e bombės nė ambasadėn sovjetike. Arrestimi i tij erdhi pasi ai kishte qenė student i Fultzit dhe u akuzua sikur kishte marrė pjesė me Regjencėn e Lartė nė kohėn e pushtimit. Po kėshtu nė atė kohė qė ishte Xani nė burg, u arrestua dhe vėllai im, Petriti. Nga torturat qė iu bėnė, Petriti kaloi nė njė depresion tė thellė dhe ashtu jetoi deri sa vdiq nė vitin 1972, duke qėndrura sa nė shtėpi dhe sa nė spitalin psiqiatrik. Por nga familja jonė, persekucionin mė tė rėndė prej regjimit komunist e pėsova unė, dukė u arrestuar dhe dėnuar katėr herė dhe tė gjitha arrestimet e dėnimet e mia, u bėnė direkt me porosi tė Enver Hoxhės. I gjithė ai persekucion i egėr qė u bė ndaj familjes sonė, erdhi si pasojė e hakmarrjes qė bėri Enveri ndaj tė gjithė atyre qė e akuzuan si pėrgjegjės pėr vrasjen e Qemalit”.

Pėrveē familjes suaj, kush e vuajti tjetėr dhe kush u persekutua pėr atė ngjarje tė 5 Majit 1945?

“Tė gjithė ata qė e akuzuan Enverin qė kishte gisht nė vrasjen e Qemalit, u ekzekutuan prej tij nė periudha kohe tė ndryshme. Po kėshtu dhe tė gjithė ata komunista qė ishin atė ditė nė shtėpinė ku u vra Qemal Stafa, pa pėrjashtim pėrfunduan burgjeve dhe internimeve. Tė gjitha kėto Enveri i bėri pėr tė fshehur gjurmėt e krimit qė kishte bėrė me vrasjen e shokut tė tij, Qemal Stafės, tė cilin ai e shihte si pretendentin kryesor qė mund t’i zinte vėndin nė krye tė Partisė”.

Mė konkretisht, si u hakmorr Enveri ndaj kėtyre personave qė thoni ju?

“I pari qė ra viktimė e intrigave dhe kurtheve qė ngriti Enveri pėr tė bėrė tė besueshme alibinė e tij qė nuk kishte gisht nė vrasjen e Qemalit, ishte komunisti i Grupit tė Shkodrės, Zef Ndoja, tė cilin siē e kam thėnė mė lart, Enveri e ekzekutoi qė nė vitin 1944 nė fshatin Priskė. Pas tij, me urdhėr tė Enverit, Liri Gega vrau pas shpine, Mustafa Gjinishin, mikun mė tė ngushtė tė Qemalit dhe njėkohėsisht tė babės sim. Pas vrasjes sė Gjinishit, baba im, ia pat thėnė copė Enverit, qė ai kishte urdhėruar Lirinė pėr vrasjen e tij, por Enveri iu pėrgjigj se nuk ishte e vėrtetė ajo gjė. Mė pas serinė e eliminimeve, Enveri e vazhdoi me Hasan Reēin, tė cilin e ekzekutuan nė vitin 1946 kur ai punonte nė Ministrinė e Arsimit, ku merrej me bursat e studentėve. Pak kohė para se tė hynte baba nė burg, aty nga fillimi i 1945 kur unė akoma nuk isha kthyer nga internimi, Hasan Reēi kishte ardhur nė shtėpinė tonė dhe i kishte folur Xanit pėr ato qė po bėnte Enveri.

Por baba i kishte thėnė: “Mos fol shumė se s’ta bėn tė gjatė ai”. Sikur ta dinte baba qė edhe Hasan Reēi do shkonte nė plumb. Pas kėtyre dhe babės sim, Xanit, tė cilėt e kishin akuzuar direkt Enverin pėr vrasjen e Qemalit, Enveri e vazhdoi hakmarrjen me Kristo Themelkon, Gjystina Satėn, Marije Lezhjen e deri tek ish e fejura e Qemalit, Drita Kosturi, tė cilėt pėrfunduan burgjeve dhe internimve. Tė gjithė kėta Enveri i dėnoi qė tė mbyllnin gojėn pėr ngjarjen e Qemal Stafės, gjė e cila si duket e mundoi atė pėr gjithė jetėn si njė fantazmė e keqe. Kjo gjė shpjegohet edhe me faktin se Enveri nė vitin e fundit tė jetės sė tij, kur po e shihte se po ikte nga kjo dynja, u kujtua qė tė botonte kujtimet ku bėnte fjalė pėr vrasjen e Qemalit dhe aty ai pėrsėri nuk thotė tė vėrtetėn”.

Pėrse konkretisht?

“Enveri aty thotė se me Qemalin ėshtė takuar nė datėn 4 maj, njė ditė para vrasjes, nė njė bazė nė Rrugėn e Shėngjergjit. Nė fakt nuk ėshtė kėshtu, se Qemali nuk ka dalė fare nga ajo shtėpi qė disa ditė mė pėrpara. Pėr kėtė po tė doni shkoni dhe pyeteni Gj. S. njė nga ato komunistet qė jeton akoma dhe ka qenė atė ditė me Qemalin e dy shoqet e saj nė atė shtėpi”.

Po ndaj jush si u hakmor Enver Hoxha?


“Persekucioni ndaj meje filloi qė nė vitin 1951, kur unė punoja nė Zyrėn Konsullore tė Ministrisė sė Jashtėme. Aty mė provokuan pėr bombėn nė ambasadėn sovjetike dhe unė u thashė se ajo ishte bėrė vetėm pėr tė hequr qafe disa njerėz. Pas kėsaj unė fillova punė nė Ministrinė e Komunikacioneve dhe nė vitin 1952, pa bėrė fare lutje, Gogo Nushi mė futi nė Parti. Nė vitin 1952, mė propozuan tė mė fusnin nė njė zyrė sekrete nė Ministrinė e Brendshme, por unė nuk pranova se e dija qė ishte kurth pėr tė mė dėnuar. Pas 7 muajsh, mė 22 korrik 1953, mė arrestun duke dalė nga stadiumi. Kjo erdhi pas provokimit qė mė bėri Koloneli F. S. (Shef i Sigurimit tė udhėheqjes) me tė cilin u zumė fizikisht. Pasi mė torturuan pėr 24 orė, mė liruan se u ankua organizata ime e Partisė ku punoja. Pas kėsaj unė u ankova me letra tek Enveri, Mehmeti, Fiqėrteja dhe Prokurori i Pėrgjithshėm. Mehmeti mė dha tė drejtė dhe e transferoi F.S. nė Kukės pėr dy vjet dhe H. XH. qė mė rrahu bashkė me tė, u dėrgua nė Gjirokastėr”

Po Enveri ju ktheu pėrgjigjie?

“Pas shumė letrash ai mė priti nė zyrė ku unė i tregova gjoksin e gjakosur, duke i thėnė se atė nuk ma kishin bėrė as nė Mathauzen. Ai mė tha: “Lere, lere se edhe ti e ke hapur gojėn pak si tepėr”. Pas asaj unė i thashė: “Ėshtė e kotė qė po ankohem tek Partia, se kjo qėnka porosia e jote” dhe ika pa i dhėnė dorėn.

Po arrestimet e tjera si ndodhėn?


“Pasi mbarova universitetin pėr Histori, unė punova nė Kinostudio nga viti 1962 deri nė 13 nėntor 1970 kur dhe u arrestova duke u akuzuar pėr agjitacion e propagandė dhe pas 17 muajsh hetuesi, u dėnova me 8 vjet burg. E gjitha kjo erdhi pas takimi tė rastėsishėm qė pata me Enverin kur ai bėri njė vizitė nė Kinostudio dhe mė mė pyeti: “Hė ē’thotė Xani”. Unė i thashė se ai kishte vėrejtje nga qė i vinin katunarėt dhe i kėrkonin me ju ble bukė. Pas kėsaj ai mė tha qė ato t’ja shkruja me njė letėr. Nė letrėn qė i bėra, unė ia shkrujata tė gjitha duke i thėnė se ishte fatkeqėsi e madhe qė fshatarėt vinin pėr tė kėrkuar bukė nė qytet. Atė letėr qė ia nisa me postė, ma quajtėn anonime dhe mė dėnuan si pėrfundim me 6 vjet burg. Ndėrsa kisha dy muajt e fundit tė burgut nė Ballsh, mė 15 korrik 1976 mė arrestuan pėrsėri me tė njėjtėn akuzė dhe gjykta e Fierit mė solli pėr ekzaminim nė Psiqiatrinė e Tiranės.

E gjitha ajo bėhej pėr tė mė nxjerrė mua tė papėrgjegjshėm, kjo ishte skemė e njohur. Por me gjithė insistimin tim pėr tė mos ma dhėnė atė diagnozė, Dr. Afrim Dangėllia ma firmosi atė duke mė thėnė qė mė mirė ashtu se tė haja 10 vjet burg. Pas tetė muaj hetuesie mė liruan nė 25 nėntor 1977. Pas kėsaj pėr disa vjet ma lanė me shit cigare nė Rrugėn e Kavajės dhe pėr herė tė katėrt mė arrestaun mė 28 nėntor 1986, me akuzėn e agjitacion e propagandės dhe pas 6 muaj hetuesie, gjykata vendosi tė mė ēonte pėrsėri nė Psiqiatri, nga ku unė u lirova mė 16 tetor 1987. Ky arrestim i imi erdhi pasi Sigurimi kishte futur nė shtėpinė tonė tė vjetėr njė person pėr tė kontrolluar nė se kisha letra anonime dhe pėr disa relike tė Qemal Stafės qė mi kishte kėrkuar Muzeu dhe unė nuk i jepja. Gjatė kontrollit nga Sigurimi, mua mė gjetėn njė album dhe bust tė Zogut si dhe disa antikuare tė vjetra e ikona. Po kėshtu mua mė gjetėn dhe 40 kg sheqer qė m’i kishin sjellė njerzit pėr vdekjen e babės. Ato m’i quajtėn tė vjedhura dhe mezi shpėtova nga ajo akuzė”.

Po reliket e Qemalit, t’i morėn?


“Jo ato nuk i gjetėn, sepse i kisha futur nė tokė. Unė e dija se pėr ato mė arrestonte Sigurimi, pėr t’ė mi marrė se ato ishin dokument i gjallė qė unė kisha pasur lidhje me Qemal Stafėn. Opingat e Qemalit qė i pat punuar Ramazan Balluku, dy stilografėt e tij dhe hirin vėllait tė Gogos, Kozma Nushit, unė i ruaj edhe sot si pasurinė mė tė madhe tė jetės sime”.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi