Qëndrimi gjatë në rrjetet sociale po kthehet në një ankth për të rinjtë të cilët shfaqin shenja depresioni, kanë ankthe dhe probleme me gjumin.

Përmes një studimi të realizuar nga profesorët e Universitetit të Glasgow ku janë pyetur 460 persona të moshave 11 deri 17 për përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos gjatë natës, për gjumin që kanë, emocionet dhe kënaqësitë që përjetojnë nga rrjetet sociale.
Rezultatet treguan se shumica e të rinjve ndihen të lodhur, të mërzitur dhe kanë ankthe kur nuk mund të kyçen në rrjete sociale për të parë se çfarë po ndodh në internet.
Një nga studiueset, Dr. Heather Cleland Woods, thotë se adoleshenca mund të jetë një periudhë e rrezikshme për depresionin, me kualitetin e dobët të gjumit që ndikon më së shumti në të.

Holly Scott, që po ashtu punoi në studim, ka thënë se ata fëmijë që u kyçën në rrjete sociale gjatë natës kishin më shumë probleme. “Kjo i bie që duhet të mendojmë për atë se si fëmijët tanë përdorin rrjetet sociale dhe kur duhet të ndalin pajisjet teknologjike”.

Si pjesë e studimit, doli se 88 për qind e 12-18 vjeçarëve kanë përjetuar momente stresi gjatë 12 muajve të fundit duke përdorur rrjetet sociale me arsye kryesore se si të duken mirë në rrjete sociale, të jenë të famshëm në shkollë dhe të gjejnë të dashur.