Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptiontagLiqeni i Prespës, thesari i tre shteteve

more_horiz
Liqeni i Prespës, thesari i tre shteteve

Prespa e Madhe ndan kufijtë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Në lindje ndodhet mali i Peristerit. Kthjelltësia e liqenit është një nga më të spikaturat në Evropë, ndërkohë që përgjatë vijës ujore të liqenit mund të shohësh ishuj të vegjël, brenda së cilëve fshihen vende mistike dhe kulti, të ndikuara dukshëm nga feja ortodokse. Nga Gollomboci duket ishulli i vogël me pyll, i Golemgradit. Ky ishull iu dha si dhuratë Mbretit Aleksandër i Jugosllavisë nga mbreti Kostandin i Greqisë para se të fillonte lufta. Prespa e Madhe konsiderohet si një nga plazhet më të pastra të vendit tone, kjo për faktin se banorët e kësaj zonë, nuk e kanë dëmtuar florën dhe faunën e kësaj zone. Gjatë viteve të fundit është vënë re një frekuentim i madh i plazheve të Prespës së Madhe, ndërkohë që si motra e saj, pra Prespa e Vogël, prej vitesh ka degraduar, duke humbur bukurinë dhe vlerat e saj historike dhe arkeologjike. Për ujërat, florën dhe vlerat e rralla të Prespës, janë angazhuar qeveria shqiptare, greke dhe ajo maqedonase. Në qendër të Prespës së Madhe ndahen kufijtë e Shqiperisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Kjo zonë është zona e fundit e banuar nga pelikani Dalmat dhe zogj tq tjerë të rrallë dhe manaxhohet nga UNESKO. Nga Gollomboçi duket ishulli i vogël me pyll i Golemgradit, afër kufirit midis 3 vendeve. Afër kufirit me Maqedoninë midis Liqenit të Prespës dhe Ohër, ngrihet kisha e Shën Naumit, e cila iu dha jugosllavëvë si dhuratë nga mbreti Zog. Në ujarat shqiptare ndodhet edhe një tjetër ishull i vogël, ai i Maligradit, me një kishë të shekullit të 14. Katër kilometra nga Bilishti në rrugën që të çon për në Prespën e Vogel ngrihet fshati Tren. Gërmimet këtu në shpellën e Spilies në vitet 1966-67 janë nxjerrë në drite se kjo zonë ka qenë vendbanim i hershëm i epokës së Hekurit, kultura Maliqi II, si kocka dhe qeramika. Këtu janë gjetur piktura të epokës së hershme të hekurit si me kalorës dhe qen që kanë dalë për gjueti, punime arti nga më të hershmet të gjetura në Shqipëri. Rrënojat qeramike tregojnë lidhjet tregtare që ky vend ka pasur me Greqinë gjatë Periudhes Gjeometrike.

descriptiontagRe: Liqeni i Prespës, thesari i tre shteteve

more_horiz
kam  qen   ne  keta  pjese  liqen  prespes

descriptiontagRe: Liqeni i Prespës, thesari i tre shteteve

more_horiz

descriptiontagRe: Liqeni i Prespës, thesari i tre shteteve

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi