Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare » 
265 mije vete tentuan te ikin nga Shqiperia!

#1

Amelia

avatar
 

Posted prej 25th February 2016, 22:00

 

265 mije vete tentuan te ikin nga Shqiperia!

Nga Elva Shima

Rreth 65 mijė shqiptarė kėrkuan azil nė vendet e BE-sė, gjatė periudhės tetor 2014 – tetor 2015, sipas revistės britanike The economist.

Shqipėria ėshtė renditur, kėshtu, e pesta nė botė pėr numrin e azilkėrkuesve nė BE gjatė kėsaj periudhe, pas Sirisė me rreth 319 mijė azilkėrkues, Afganistanit me 146 mijė, Irakut me 104 mijė dhe Kosovės me 93 mijė.

Ndėrsa Shqipėria ėshtė vend kanditat pėr nė BE, vendet e tjera tė pesėshes janė vende jo europiane, nė gjendje lufte apo tė dalė nga lufta.

Nė total, shqiptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės pėrbėnė 13 pėr qind tė numrit total tė azilkėrkuesve nė BE, pėr periudhėn tetor 2014- tetor 2015.

Ndėrkohė, gjatė muajit tetor 2015, gati 200 mijė shqiptarė aplikuan pėr llotarinė amerikane, direkt ose si familjarė te aplikuesve.

Kjo do tė thotė qė numri i personave qė kanė kėrkuar tė emigrojnė nė BE dhe SHBA, gjatė periudhės njė vjeēare nė fjalė, ka qenė rreth 265 mijė ose gati 10 pėr qind e popullsisė.

Numri total i emigrantėve apo atyre qė kanė tentuar tė emigrojnė ėshtė akoma mė i lartė, pasi gjatė kėsaj periudhe, mijėra qytetarė kanė emigruar nė BE dhe SHBA pėrmes proēedurave tė bashkimit familjar, ose kanė aplikuar pėr emigrim nė vende jashtė BE-sė dhe SHBA-ve, veēanėrisht nė Kanada.

Nėse do tė shtonim edhe qytetarėt qė kanė emigruar ilegalisht, pra pa aplikuar formalisht pėr emigrim, numri bėhet edhe mė i lartė

Njė prirje e kėtyre pėrmasave pėr emigrim ėshtė, deri diku, e zakonshme pėr vende tė pėrfshira nė konflikte tė mėdha sociale ose luftra, apo tė goditura nga katastrofa tė mėdha natyrore.

Shqipėria ėshtė, pa asnjė dyshim, pėrjashtim botėror pėr njė vend nė paqe.





#2

Monroe

avatar
 
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 29th October 2016, 10:20

 
Normal qe po ikin se ktu ska pun as lek e asgje.Korrupsioni esht sheshit,e cdo gje po ecen ters.Shpresojm tbehet me mir Very Happy





#3

File

avatar
 
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 29th December 2016, 22:39

 

*
POPULAR

ashtu si iken shume nga ata po kthehen se e kuptojne se emigrimi nuk eshte "shesh me lule" si i thojne disa. Duhet te mendosh ta perballosh situaten ne vendin ku jeton. Kam vite i larguar nga shqiperia dhe ketu ku jetoj kan ardhur kohe te veshtira per shkak te emigrimit te mbipopulluar por gjithmone ka nje zgjidhje per situatat e veshtira.





#4

virusi

avatar
 
Anėtar Vip

Posted prej 4th January 2017, 21:35

 

*
POPULAR

duhet ikur nje ore e me pare nga ky vend qe per 100 vjet qeveriset nga hajdute, maskarenj dhe kodosha Stambolli





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi