Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionVeshjet tradicionale shqiptare  

more_horiz
Veshjet tradicionale shqiptare
dhe 
Kultura Tradicionale në trojet Shqiptare

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.


Veshja me kemishe te gjate dhe perparje
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

descriptionRe: Veshjet tradicionale shqiptare  

more_horiz
Veshjet per burra

Veshja me fustanelle

Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.


Veshja me fustanelle
Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurtw me menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqiperise se Jugut.
Veshja me kemishe te gjate e dollame (ose cibun)
Pjeset me te rendesishme te kesaj veshje per burra jane; kemisha e me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjate prej shajaku. Ne stinen e veres ne vend te dollames vishej nje lloj xhamadani prej shajaku. Nen kemishe visheshin mbathje te gjata te shoqeruara me kelleinje. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime ne zona te ndryshme. Diku ishte e gjate deri mbi gju, diku tjeter deri ne pulpet e kembes. Diku me ngjyre te bardhe dhe e zbukuruar me gajtana te zi, e diku me ngjyre te zeze. Kjo veshje eshte perdorur ne Mirdite, Mat, ne Diber, ne Malesi te Madhe, ne Koree, Kolonje,Gjirokaster etj. Mbas Luftes II Boterore ky tip veshje u zevendesua me veshjen me tire. Dollama vazhdoi te mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tire ose perdoret ne raste kuvendesh.
Veshja me tirq
Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit te cilet kane formen e pantollonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe me menge te gjata, jelek pa menge dhe xhamadan me menge te gjata, te dy prej shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan vishej edhe nje xhakete me menge te shkurta dhe me jake marinari (prej shajaku me ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi, diku tjeter kaporane ose herke . Tirqit zakonisht jane mbajtur ne Shqiperine Veriore, ne Kosove dhe ne Shqiperine Verilindore, duke arritur deri ne rrethin e Beratit.
Veshja me Brekesha
Edhe ne kete tip veshjesh emertimi lidhet me pjesen e poshtme te veshjes, e cila ka formen e pantollonave te gjera, te bera me pelhur leshi ose pambuku te endura ne avlemend shtepiak. Gjithmone ato ishin te gjata deri ne nyjen e kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne pjesen e siperme te trupit vishej kemishe me menge te gjata dhe te ngushta. Ne stinet e ftohta pervee jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (nje lloj xhakete me menge te shumta). Kjo veshje eshte perdorur ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne Shqiperin e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, eermenikes etj.
Veshje me poture
Poturet kane formen e pantollonave te gjera e te gjata deri ne gju.


Veshje me tirq
Ndryshe nga veshjet e tjera keto lloj pantollonash kane mjaft ndikim (ne formen e prerjes) nga e njejta veshje e perdorur ne vendet orientale. Ne pjesen e poshtme te ke mbeve (poshte gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa ne pjesen e siperme vishej kemisha me menge te gjata e shoqeruar me nje jelek prej shajaku, i cili mberthehej ne pjesen anesore te gjoksit. Ne stine te ftohte vishej dhe nje xhamadan me menge qe i vareshin ne pjesen e pasme te trupit. Kjo veshje kishte edhe nje pjese tjeter qe dallonte nga krahinat e tjera, eshte pikerisht qeleshja e larte ose takija gjysme sferike.
Kjo veshje ka patur perhapje te kufizuar, kryesisht ne Laberi, Mallakaster, Myzeqe etj. Poturet kane zevendesuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX

Fustanella

Veshje popullore burrash ne vise te ndryshme, në JUG dhe VERI. Fustanella ka trajtën e një fundi të gjerë, me shumë kinde (pala) në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhure shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Kostumi me fustanelle përbëhet nga këmisha, fustanella, tirqit/kalcet, brezi, jeleku dhe xhamadani. Luftëtar te ndryshëm kanë veshur edhe fustanelle të murme dhe të zeza.
Fustanella është veshje që i përket një kohë shumë të vjetër. Dokumentohet të jetë që nga shek IV - III para erës sonë, në disa gjetje arkeologjike.

Xhubleta

Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi.Ne zonene nen shodrese deri ne Breg te mates ku malsoret e malsise se madhe rane . Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetar. XHUBLETA e MALSISE MADHE eshte trashigimi me i qarte i kultures tone Ilirjane ku vetem nepermjet saj ne paraqesim historine e humbur te kombit tone qe malsoret tona e percollen deri ne vitet 1950 -1960,pra e vetmja qe jep IDENTITETIN E KOMBIT SHQIPTAR,nepermjet SIMBOLEVE ku simboli ma i dukshem per te gjitha eshte SHQIPONJA pastaj ne MISTERINe XHUBLETES jane nje seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fene katolike besimin te zoti ,dashurine e bukurine e femres malsore me te vertete si nje PRINCESHE .
[redakto]Opingat

Dicka me shume per "kepucet me apo pa xhufka"


Opinga
Pjese perberese e veshjes popullore me tradite te vjeter dhe shtrirje mbare shqiptare. Llojet me te thjeshta beheshin prej nje cope te vetme lekure ne trajte katerkendeshi kenddrejte, buzet e se ciles rudheshin me retra lekure duke u afruar pas kembes e pastaj shtrengoheshin me gjalma prej leshi. Simbas menyres se si qepej maja, si viheshin rripat e gjuheza ose si thurej faqja e siperme e opinges e si zbukurohej ajo, dalloheshin variante te shumta: opinga lope, me retra, me gjuheze, opinga me perkresa, me tufeza, me xhufka, opinga me prroqe etj Deshmite me te hershme arkeologjike per opingat u perkasin shek V-IV para eres sone dhe tregojne se ato kane qene nje element i kultures ilire, dhe dalloheshin qarte nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe me vone nga llaptiet tipike te popujve sllave. Deshmi te mevonshme jane te shek XVI ne disa vepra te Onufrit. Opinga kane qene perhapur gjithashtu tek arbereshet e Greqise dhe te Italise.

Guna

Veshje dimri, ne forme manteli te gjere prej leshi, me menge dekorative (qe nuk visheshin) dhe me kapuç per koken. Njihej me disa emra: gune çile (e dhirte) per barinjte, gune larë ose laroshe, tallagane, tamare etj Te ngjashme nga funksioni dhe nga mateliali, por ne forme pelerine, ishin disa veshje te tjera dimri qe perdoreshin ne zona te ndryshme te vendit si: bërruci e sharku ne Laberi, japanxha e bardhe e burrave ne Kosove, tallagani i grave ne Malesine e Madhe etj
Riprodhimi është domosdoshmëria

Në fondet muzeale të Institutit të Kulturës Popullore ruhen


Xhubleta shqiptare

një numër i konsiderueshëm kostumesh popullore, dhe jo thjesht si numër, por variante të shumta që përfaqësojnë të gjitha tipet e veshjeve popullore shqiptare. Variante që konsistojnë në veshje ceremoniale, në veshjet e përditshme, në veshjet sipas grupmoshave, në veshje për fëmijë, vajza, për gra të një moshe të kaluar. Po, përsëri nevoja e riprodhimit është domosdoshmëri.

descriptionRe: Veshjet tradicionale shqiptare  

more_horiz
Veshjet më të lashta

Kostumi më i hershëm, që përcjell një mesazh qindravjeçar është xhubleta, e cila e ka origjinën përgjatë Alpeve dhe kalon deri në malësinë e Malit të Zi. Megjithëse etnografët më të shquar të Shqipërisë kanë bërë studime nga më të ndryshme, për të akoma nuk është arritur në një shpjegim konkret, pse kjo veshje ka qenë ekzistente vetëm në malësinë e Veriut. Ndërsa elemente të tjera të antikitetit, që përcillen nëpërmjet veshjes popullore, janë këmisha e gjatë, struka (pelerina e gjatë) dhe opingat me majë.

Pse duhen ruajtur kostumet popullore

Mbledhja e këtyre kostumeve popullore ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore, më saktë në vitin 1947. Për veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti i tyre, se janë një shprehje e qartë e identitetit shqiptar. Në një festival folklorik, të zhvilluar jashtë shtetit, ne duhet të përfaqësohemi me kostumin tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirëmban shumë. Është një element identiteti. Gjinden forma të ndryshme për organizimin e festivaleve folklorike. Me të vërtetë, një festival i bërë para 30 vjetësh nuk ngjan me një festival të bërë sot, por forma të tilla duhen ruajtur, pasi janë vlera të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli. Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të një fshati. Nëpërmjet një veshjeje ne kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit kulturor, si dhe psikologjinë e një vendi. Krahina e Zadrimës ka një kostum femëror në formë kokete dhe të zbuluar, gjë që tregon lirshmëri. Ky kostum në Kukës është ndryshe, i mbyllur deri në fyt. Në një formë, tregon fanatizëm. Të gjitha këto elemente, të marra një nga një, kompletojnë fizionominë e krahinës.

descriptionVeshjet tradicionale shqiptare  

more_horiz
Leka ose Aleksandri Madh ne Fustanelle :



Shqiptari me te njejten veshje , sot :


descriptionRe: Veshjet tradicionale shqiptare  

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi