Pule me perime


Kuzhina aktuale per stinen e vjeshtes ju ofron specialitet me pulë dhe perime

Ju nevojiten:

pule
qepe
speca
hudhra
karrota
ose cfare perime verore qe t'ju doje zemra.

Pastrojini perimet, pritini ne copa te medha. Pastrojeni pulen dhe cajeni ne menyre te tille qe e hapurte duket si lakuriq nate (shih foton). Shtrojini zarzavatet ne tave, hidhini kripe, piper dhe vaje ulliri. Beni te njejten gje me pulen. Futeni taven ne furre te paranxehur ne 180°C dhe piqeni derisa sa pula te kete marre nje ngjyre te bukur ari. Ndajeni pulen ne thela, shoqerojeni ne pjate me zarzavate, dhe sipas deshires mund ta shoqeroni me rizoto ose thjesht me buke.

Ju bëftë mirë